Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA është duke nisur një mision për të studiuar një asteroid me vlerë më shumë se 10,000 kuadrilion dollarë, i cili thuhet se përmban aq shumë metal të çmuar saqë të gjithë në Tokë do të ishin miliarderë nëse ari që ka do të ndahej midis njerëzimit.
Kjo do të thotë se nëse do të sillej në Tokë, do të shkatërronte ekonominë botërore. Scott Moore, i cili drejton EuroSun Mining, tha se sasia e madhe e arit në asteroid do të kërcënonte të fusë industrinë e arit në kaos.
Për fat të mirë, agjencia hapësinore ka ndërmarrë misionin për qëllime shkencore dhe nuk po planifikon të “hapë minierë” në objektin qiellor.
Asteroidi Psyche është një shkëmb hapësinor i gjerë 124 milje që do të jetë fokusi kryesor i projektit të NASA -s, i cili do të nisë në gusht të vitit 2022. Anija do të mbërrijë në asteroid katër vjet më vonë në fillim të vitit 2026.
“Ndryshe nga shumica e asteroidëve të tjerë që janë trupa shkëmborë ose të akullt, shkencëtarët mendojnë se asteroidi i tipit M (metalik) 16 Psyche përbëhet kryesisht nga hekuri metalik dhe nikeli i ngjashëm me Tokën,” tha NASA në një deklaratë.
Asteroidi është vendosur midis Marsit dhe Jupiterit. Sipas Daily Mail, besohet se janë “mbetjet e një protoplaneti të shkatërruar kur u formua sistemi diellor.”/KultPlus.com