Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor të 2016-ës, në rrethana ende të pasqaruara, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
E sot në katër vjetorin e vdekjes së tij, Vetëvendosje duke filluar në ora 09:30 do të bëjnë homazhe tek varri i Astrit Deharit në Zllatar.
Ndërkohë që në ora 12:00 Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media për rastin Dehari.
E në ora 20:00 të gjithë aktivistët, anëtarët e simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje por edhe qytetarët janë ftuar që të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive e banesave në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari. / KultPlus.com
Sot janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbënor Dehari.
Në kujtim të tij anëtarë të subjektit të cilin e përfaqësonte, bënë homazhe, e të shoqëruar nga paria e Vetëvendosjes, u panë edhe prindërit e Arbënorit, Avni e Xhemile Dehari.
Veç tyre në mesin e familjarëve, duke dhuruar lule tek varri i axhit të saj, në gjashtëvjetorin e ndarjes nga kjo botë, shihet edhe vajza e të ndjerit Astrit Dehari, Arsa.
Profesoresha Teuta Skenderi përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se edhe në Angli ashtu sikur edhe në Kosovë, është mbajtur tubimi protestues për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, shkruan KultPlus.com
“U mblodhëm sot në Londër, para ambasadës sonë, në të njejtën kohë sikur bashkëatdhetarët tanë në Prishtinë, për të kërkuar #DrejtësiPërAstritin! Kisha nderin të lexoja poezinë ‘PESHA E DHEMBJES, të shkruar nga babai i Astritit, Avni Dehari”.
Më lejoni të vallzoj me valsin e vdekjes bukur madhrishëm e vertikalisht tej pragut tjetër jam dashuaruar në dhimbjen njerëzore ç’moti edhe nesër kurrë s’do tua shohë më surratin hijenave me fytyrë njeriu që kundërmojnë gjak djaloshi të njomë vrarë me pahir në ditën që veç hijenat atë e pane Veshur me këmishën e trishtit po ndihem e fortë vetëvetja Miq më lejoni të çmendem sonte t’i shkulë flokët në valsin e vdekjes një baladë mënxyre më është ngjitur në shpirt e po ma zë frymën po më pëlqejnë lotët dhe ofshamat zëshëm nuk po e ndjejë më dëshirën për jetuar rrethuar me çakej… /KultPlus.com
Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, rrëfen se si babi i tij u zhduk në burg kur ai ishte vetëm 2 vjeçar. Ai rrëfen një ngjarje tragjike se si pushteti i atëhershëm ia burgosi babain i cili nuk u kthye më asnjëherë i gjallë, transmeton KultPlus.
“Dy vjet kur i kam pasur si fëmijë babin tim e kanë arrestuar dhe nuk e dimë më çfarë ka ndodhur me të”, tregon Dehari. ”Unë jam rrit pa babë, vëllau im ka lindur 6 muaj pasi është mbyllur babai në burg” rrëfen Dehari.
Kujtojmë se të njëjtin fat si të gjyshit të tij e kishte edhe Astrit Deharit i cilu u arrestua nën akuzën për terrorizëm dhe më pas vdiq në burg nën rrethana ende të paqarta./insajderi.com/ KultPlus.com
Trupi i molisur, eshtrat fund fuqie. Sonte ishte dritëhëna e mëndafsht, E sot erdhën retë e errëta, Dhe shiu pikëmadh bie, rëndë .
O erë , motër erë. Zgjeroi krihët e tu të mëdhenj. Dhe fryj. Largo këtë qiellnaj të plumbt Që sytë e mi të shikojnë Kthjelltësinë kaltëreme për herë të fundit.
Erë, motra ime, po vdes riosh. Përëndi, bëjë që qiellnaja Mbi mua të buzëqesh, kthjellët, Kur sytë më shuhen,qelqnorë. Zgjeroj krihët e rëndë,erë Krah hapur, motra ime. Shkyej retë e zeza. Le të zhurmërojnë qetë qiparisët e jeshilt.
Të hënën më 28 tetor do të mbahet një aktivitet simbolik në përkujtim të Astrit Deharit, shkruan KultPlus.com
Ai pritet të fillojë nga ora 18:00 në rrugën Rexhep Luci (afër Kino ABC) në Prishtinë, aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Astrit Deharin.
“Do të mblidhemi së bashku në një aktivitet përkujtimor për ta shprehur solidaritetin dhe dhimbjen tonë me familjen Dehari. Derisa familja Dehari do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e grupit organizativ të marshit “Unë jam Astriti!”
“Për kujtimin ndaj Astritit, do të mbulojmë rrugëkalimin me qirinj, lule dhe kartolina me mesazhe për familjen e tij”.
Një marsh solidarizues me familjen Dehari, pritet të ndodhë në ditët në ardhshme dhe vjen pas raportit zviceran, i cili konstaton se Astrit Dehari është vrarë.
Iniciativa për marshin solidarizues ka nisur në rrjetet sociale, ku edhe kanë njoftuar se për detajet rreth organizimit të ngjarjeve gjatë ditëve në vijim dhe marshit për drejtësi për Astrit Deharin, do të njoftohen me kohë.
“Luteni që të përcillni faqen ‘Unë jam Astriti’. Shpërndajeni fjalën sa më shumë tek shoqëria. Institucionet duhet ta dëgjojnë zërin e qytetarëve për drejtësi”, thuhet në njoftim.
Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, ka ardhur në përfundim se gjasat janë të vogla që Astrit Dehari, aktivist i Vetëvendosjes, ta ketë vrarë veten në burg.
“Ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Astrit DEHARI. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasjeje e Astrit DEHARIT përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë, duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në procesin fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në raport.
Astrit Dehari ishte arrestuar si i dyshuar për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, e që Prokuroria e kishte cilësuar si vepër penale e terrorizimit.
Derisa po mbahej në paraburgim, ai nuk kishte ende aktakuzë zyrtare për këtë. Pasditen e 5 nëntorit të 2016-s, Astrit Dehari u gjet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Koha.net / KultPlus.com