SpaceX kthen katër astronautë në Tokë

Katër astronautë u kthyen në Tokë të hënën me kapsulën e kompanisë SpaceX, duke i dhënë fund një misioni 200-ditor në stacionin hapësinor që filloi në pranverë.

Kapsula e tyre zbriti në mbrëmje pranë brigjeve të Gjirit të Meksikës në Pensakola të Floridës, pas një udhëtimi tetë orësh nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Kthimi i tyre i hap rrugën nisjes të mërkurën të katër astronautëve të tjerë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Nisja e astronautëve, që do të zëvendësojnë kolegët e tyre të sapokthyer, ishte planifikuar të ndodhte më herët, por NASA ndryshoi planet për shkak të motit të keq dhe gjendjes mjekësore të njërit prej astronautëve.

Katër astronautët që pritet të nisen të mërkurën, do të qëndrojnë gjashtë muaj në hapësirë. Ata do të mirëpriten nga vetëm një astronaut amerikan dhe dy rusë, që tani ndodhen në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. / KultPlus.com

Dy astronautë të NASA’s realizojnë ecjen e pestë në hapësirë

Dy astronautë të NASA’s dolën jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar këtë të shtunë, për të kryer përditësime të sistemeve në ndalesën orbitale.

Inxhinierët e Expedition 64 Flight, Victor Glover dhe Michael Hopkins i kaluan kostumet e tyre hapësinore në energji baterie dhe nisën ecjen e tyre në hapësirë, që zgjati afro 6 orë e gjysmë.

Dyshja e inxhinierëve zëvendësuan një antenë pa tel në modulin Unity dhe kabllot që sigurojnë lidhjen ethernet për kamerat me rezolucion të lartë të këtij stacioni, ndërsa kryen edhe të tjera detyra sipas NASA’s.

Ky mision u krye nën masa të larta sigurie, pasi astronautët rrezikonin që amoniaku helmues nga sistemi i jashtëm i ftohjes së stacionit hapësinor të ngjitej në kostumet e tyre. Kjo është ecja e pestë hapësinore e kryer gjatë këtij viti. / KultPlus.com