Travis Scott nis iniciativën për sigurinë e ngjarjeve pas koncertit tragjik të ‘Astroworld’

Gjatë ngjarjes tragjike që ndodhi në koncertin e “Astroworld”, këngëtari Travis Scott ka marrë një iniciativë tjetër për t’i bërë më të sigurta koncertet, përcjell KultPlus.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjete sociale së fundmi, ylli i shumë këngëve ka bërë të ditur se koncertet e ardhshme do të jenë më të sigurta.

“Gjyshi im ishte një edukator që bëri një ndryshim në jetët e mijëra të rinjve… Është në frymën e tij që ne po krijojmë projekte dhe programe që do të shikojnë nga e ardhmja e komuniteteve tona”, ka shkruar Scott.

Gjatë këtij viti, Travis Scott pritet që të mbajë edhe një koncert tjetër. /KultPlus.com

Familjarët e viktimave të festivalit “Astroworld” refuzojnë ofertën e Travis Scottit

Familjet e gjysmës së viktimave të festivalit të Travis Scottit, “Astroworld”, e kanë refuzuar ofertën e reperit për t’i paguar shpenzimet e funeralit.

Disa ditë pas tragjedisë e cila ndodhi muajin e kaluar në mesin e turmës së koncertit të Travisit dhe mikut të tij, Drake, ku mbetën të vdekur 10 njerëz dhe qindra të tjerë të lënduar, reperi u ofrua për t’i marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit të viktimave. Sidoqoftë, revista “Rolling Stone” ka bërë të ditur se familjet e pesë personave që kanë humbur jetën në këtë tragjedi, nuk e kanë pranuar ofertën e Scottit.

Në fillim të kësaj jave, familjarët e 9-vjeçarit, Ezra Blount, thanë se nuk do ta pranojnë ofertën e reperit përmes avokatit të tyre, Bob Hilliard, i cili deklaroi se ai nuk dyshon që Travis Scott ndjen keqardhje për incidentin që ndodhi gjatë performancës së tij.

“Rrugëtimi i tij tutje do të jetë i dhimbshëm. Ai duhet të ballafaqohet me pasojat dhe gjërat që e presin në të ardhshme, dhe shpresojmë se do ta kuptojë se është paksa përgjegjës për këtë tragjedi”.

Tani, më shumë avokatë janë deklaruar rreth vendimit të familjeve të viktimave, për ta refuzuar ofertën e yllit të muzikës rep.

Travis Scott po përballet me disa padi ligjore të ngritura kundër tij, bashkë me kompaninë “Live Nation” që merret me organizimin e koncerteve dhe persona të tjerë të përfshirë në përgatitjen e festivalit “Astroworld”. Në njërin rast gjyqësor, reperi akuzohet për neglizhencë dhe ballafaqohet me padi në vlerë prej 2 miliardë dollarësh, e ngritur në emër të 282 personave. / KultPlus.com