Ekspozita “Athua ëndërr ishe ti” e kuruar nga kuratorja Arta Agani do të shënoj hapjen e edicionit të katërt të “Rame Lahaj International Opera Festival”, në Galerinë e Fakultetit të Arteve.
Ekspozita shpërfaq kryevepra të koleksionit privat të Rasim Mrlakut, përfshirë ato të artistëve të njohur si Adem Kastrati, Engjëll Berisha, Hamdi Bardhi, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Simon Shiroka dhe Zake Prelvukaj.
Ekspozita hulumton simbolet e thella dhe shpesh të fshehura që artistët përdorin për të përfaqësuar ëndrrat, dashurinë dhe nostalgjinë. Duke eksploruar këto tema përmes pikturës, “A thua ëndërr ishe ti” synon të zbulojë gjuhën universale të simboleve që flet për thellësitë e përvojës njerëzore. Pikturat e koleksionit të z. Mrlakut përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe shprehjesh; megjithatë disa prej tyre në veçanti lidhen për nga poetika që përmbajnë e që korrespondon me festivalin dhe temën e sivjetme “T’knoft zemra”.
Hapja e ekspozitës do të bëhet më 21 korrik, në Galerinë e Fakultetit të Arteve. Ndërsa hapja për publikun do të 22- 31 Korrik, nga ora 12:00-19:00/ KultPlus.com