Gega kampione Ballkani, atletja e madhe shqiptare fiton dy të arta në Stamboll

Pretendimet ishin pikërisht të tilla. Luiza Gega nuk e vuri në diskutim famën, si atletja “numër 1” e Evropës në disiplinën e saj të preferuar, duke fituar dy medalje të arta në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura.

Turneu u mbajt në Stamboll, dhe kampionia në fuqi e Europës, triumfoi në 1500 metra dhe në 3 000 metra.

“Veterania” 34-vjeçare nuk i vuri aspak në diskutim fitoret e saj, ndërsa në këtë Ballkaniadë mori pjesë vetëm për të shtuar numrin e medaljeve, për të marrë më shumë përfitime financiare, dhe për të testuar veten në prag të sezonit veror që do të jetë shumë I rëndësishëm.

Në të dyja garat, taktika e Gegës ishte për të sulmuar në xhirot e fundit, diçka që dha rezultat sidomos në 3 000 metra.

Edhe pse ishin 3-4 atlete pretendente deri dy xhiro para mbërritjes, atletja e kombëtares shqiptare bëri një shkëputje spektakolare duke e lënë vendin e dytë shumë sekonda prapa. Tashmë, Gega do të synojë të përgatitet për konkurrimet e verës.

Në qershor do të jetë kampionati europian, ku ajo do të mbrojë titullin kontinental në 3000 metra me pengesa, dhe në korrik e gusht mbahen Lojrat Olimpike në Paris, ku Luiza synon të jetë në 5 të parat po në 3 000 metra me pengesa. /abcnews.al/KultPlus.com

Atletet e shitura më shtrenjtë në histori i përkasin Michael Jordan


Një palë atlete të veshura dikur nga legjenda e basketbollit Michael Jordan janë shitur në ankand për 2.2 milionë dollarë, duke u bërë këpucët më të shtrenjta të shitura ndonjëherë.

Atletet e firmosura, të cilat Sotheby’s i kishte vlerësuar se do të kushtonin 2 deri në 4 milion dollarë, janë ndër artikujt më të shtrenjtë të Jordan të shitura në ankand.

Një fanellë që ai veshi në finalet e NBA-së në vitin 1998 u shit në vitin 2022 për 10.1 milionë dollarë.

Shitja e fundit vulos pozicionin e Jordan si sportisti më i vlefshëm në ankandet për relike të veshjeve sportive.

“Rezultati rekord i sotëm dëshmon më tej se kërkesa për relikeve sportive Michael Jordan vazhdon të jetë më e mirë dhe të kapërcejë të gjitha pritjet,” tha Brahm Ëachter, Shefi i Sotheby’s.

Rekordi i mëparshëm për këpucët Jordan ishte 1.47 milionë dollarë për një palë Nike Air Ships të tij të shitura në ankand në 2021.

Air Jordan XIII të shitura të martën ishin veshur nga ylli i basketbollit gjatë sezonit të tij të fundit në kampionat me Chicago Bulls në 1997-98. / a2cnn / KultPlus.com