Baleti Kombëtar i Kosovës hap thirrje për audicion

Baleti Kombëtar i Kosovës, hapë thirrje për angazhimin e 60 (gjashtëdhjetë) fëmijëve për shfaqjen e baletit “Peter Pan” me koreografi nga Olga Pango.

Ky projekt do të realizohet si premierë me dt 01.06.2024, në Ditën Botërore të fëmijëve.

BKK, fton të gjithë të interesuarit për të aplikuar në audicionin e hapur, I cili do të mbahet me dt 27.04.2024 (e shtunë) në sallën e AKV Shota në Prishtinë me fillim në ora 13:00.

Koha e realizimit të projektit është nga dt 02.05.2024 deri me 01.06.2024

Provat e shfaqjes përgjatë këtyre ditëve, do të mbahen çdo ditë me fillim në ora 17:00 dhe orari i provave do të zgjasë në varësi të nevojave të procesit të punës. Puna përgjatë fundjavave, nuk përjashtohet!

Detaje për audicion:

Mosha e kërkuar – 9 deri në 15 vjeç.

Audicioni do të mbahet në grupe, në varësi të numrit të pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit në audicion, do të vlerësohen nga Komisioni profesional, në krye me koreografen e shfaqjes.

Prindërit, së bashku me fëmijët, duhet të paraqiten në objektin e AKV shota, të paktën një orë para fillimit të audicionit, për t’i kryer procedurat e regjistrimit për audicion dhe për të gjithë fëmijët e interesuar, prindërit ose personat përcjellës të fëmijëve, duhet të paraqesin certifikatën e lindjes në momentin e regjistrimit për audicion.

Mënyra e vlerësimit, do të bëhet përmes mbajtjes së klasës së baletit (ushtrimet në levë dhe në mesin e sallës, në varësi të kërkesave të Komisionit)./KultPlus.com

Hapet audicion për filmin “Vdekja e një të pafajshmi” me regji të Visar Morinës

Është hapur audicion për filmin e metrazhit të gjatë “Vdekja e një të pafajshmi” të regjisorit Visar Morina, ku janë ftuar të gjithë aktorët dhe jo aktorët që të marrin pjesë në këtë audicion që do të mbahet me 27 prill.

Sipas njoftimit, kërkohen burra të moshës 35 deri në 75 vjeçar dhe gra të moshës 30 deri në 75 vjeç.

Për të aplikuar është e nevojshme që të dërgohen disa të dhëna personale ku përfshihen emri, mbiemri, mosha, një fotografi, CV dhe gjatësia e trupit.

Data e fundit për aplikim është 23 prill 2024. / KultPlus.com

Hapet audicion për filmin ‘DUA’ të Blerta Bashollit

Është hapur audicion për filmin e metrazhit të gjatë artistik nga regjisorja e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli dhe produksioni Ikonë Studio.

Vendosur në periudhën e luftës së Kosovës filmi rrëfen për Duan, një adoleshente, e cila nis një udhëtim për të zbuluar miqësinë, dashurinë dhe në fund të fundit veten e saj. Si një vajzë 14 vjeçare dhe duke qenë një nga vajzat e përjashtuara nga shoqëria. Dua është mjaft e turpshme dhe mundohet të përkufizohet në shoqëri, duke filluar nga stili e deri te gjërat dhe djemt që i pëlqejnë.  

Kushtet për aplikim:

Vajza dhe djem nga mosha 13 deri në 20 vjeç

Talent për aktrim

3 foto aktuale (pa grim, me dritë natyrale)

Video prezantuese rreth vetes (pa grim, me dritë natyrale)

Aplikimi mund të bëhet në: [email protected]

Data e fundit për aplikim: 05/04 2024/KultPlus.com

Hapet thirrje për audicion për filmin “Me fjalë tjera” me regji të Val Jasharit

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se është hapur thirrje për audicion për filmin e metrazhit të gjatë “Me fjalë tjera” me regji të Val Jasharit.

Ftohen të gjithë aktorët të marrin pjesë në audicion për filmin në fjalë, në datat 21. 22 dhe 23 Qershor 2023.

Për të aplikuar në audicion ju duhet të dërgoni të dhënat: emrin, mbiemrin, moshën, një fotografi, video prezantuese dhe CV (për ata që kanë punuar më herët) në e-mail: [email protected]

Audicioni mbahet në Prishtinë dhe data e fundit e aplikimit është 18 qershor 2023. / KultPlus.com

Thirrje për audicion për filmin ‘Brenda’ të regjisores Burbuqe Berisha

Regjisorja Burbuqe Berisha ka bërë publike thirrjen për audicion në filmin ”Brenda”, skenari i të cilit është realizuar nga Xheraldina Vula, kurse me Agron Vulën si producent të filmit, përcjell KultPlus.

Audicionet do të organizohen për disa role, që përfshijnë ato kryesore, rolet e dyta dhe të treta.

Më poshtë gjeni listën e plotë e kritereve të kërkuara për audicion. / KultPlus.com

Thirrje për audicion, ‘Armadale Landing’ kërkon një djalë nga 8-13 vjeç për filmin ‘Koagulim’

Shtëpia filmike ‘Armadale Landing’ ka ftuar të gjithë kandidatët e interesuar t’i përrgjigjen thirrjes për audicion në interpretimin e rolit kryesor në filmin e metrazhit të shkurtër ‘Koagulim’. Filmi është nën regjinë dhe skenarin e Noar Sahitit, përcjellë KultPlus.

Materialet e mëposhte për audicion, duhet të dërgohen në [email protected]

-Emri i plotë, data dhe vendi i lindjes

-3 fotografi (1 foto frontal, ku shihen kthejllët atributet fizike të kandidatit; 1 foto nga profili dhhe 1 foto nga një kënd i lirë. Fotot mund të realizohen me telefon)

-Një video xhirim (max:1 minut), ku djaloshi flet për një temë të preferuar (një aktivitet që i pëlqen të bëjë, apo temë që e entuziasmon. Klipi mund të xhirohet me telefon dhe të ngarkohet në link privat në Youtube apo Vimeo, ose të dërgohet si attachment)

Roli është me pagesë. Filmi do të xhirohet në Prishtinë.

Materialet duhet të dërgohen deri më 22 janar të këtij viti. Ndërkaq, brenda dhjetë ditësh pas këtij afati, kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për një lexim para kamerës (cold reading)

E obligueshme: Materialet e mësipërme pranohen vetëm nga prindi, kujdestari/ja ligjor/e, apo në rast se fëmija përfaqësohet nga një shkollë/kurs aktrimi, nga agjenti përkatës. Ju lutem në e-mail të bashkangjisni edhe emrin e juaj, relacionin me kandidatin dhe numrin e juaj të telefonit.

Për çfarëdo pyetje, ju lutem drejtohuni në adresën [email protected] ose në Whatsapp: +383 44 103 386. / KultPlus.com

Regjisori Luan Kryeziu fton aktorët për audicion për filmin “Loja e jetës”

Regjisori Luan Kryeziu ka hapur audicion për aktorët për filmin artistik të metrazhit të gjatë “Loja e jetës”, përcjellë KultPlus.

Kërkohen aktorë për rolet kryesore, rolet përkrahëse meshkuj, femra dhe fëmijë. Mosha e kërkuar 9 deri në 60 vjeç.

Filmi është kooproduksion Kosovë – SHBA, ndërsa xhirimet planifikohen në USA, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni.

Për tu bërë pjesë e filmit të ardhshëm, ju duhet të dërgoni portfolion tuaj me të dhënat, bashkangjitur CV-në, showreel dhe tri fotografi në e-mail [email protected]. / KultPlus.com

Hapet audicion për filmin e metrazhit të gjatë artistik “Hotline”

 “N’art  + woof films” është një nga studio më të mëdha multidisiplinare në Kosovë, veprimtaria e së cilës e përfshinë industrinë e filmit, marketingut si dhe dizajnit grafik.

Qëllimi i kësaj studioje është t’i rrënojë kufijtë e komunikimit vizual, por njëkohësisht të injektojë vlera narrative dhe artistike në këto fusha.

Ideja bazë është që të krijohet mundësia për të fuqizuar imagjinatën dhe për ta ruajtur energjinë krijuese si edhe potencialin.

E gjithashtu të krijohet dëshira për inovacion dhe përvoja të reja.

Prodhimet e studios kanë dalë edhe jashtë hapësirave shqiptare, e janë përzgjedhur për pjesëmarrje në festivale të njohura ndërkombëtarisht.

Kjo studio së fundmi ka hapur një audicion për filmin e metrazhit të gjatë artistik “Hotline” me skenar dhe regji të Dren Zherkës.

Për të konkuruar në këtë audicion, detajet mëposhtë.

Për filmin e metrazhit të gjatë artistik “Hotline” me skenar dhe regji nga Dren Zherka.
Për role të ndryshme, duke filluar nga kryesore, dytësore e role të treta.
Ftojmë dhe inkurajojmë të aplikojnë edhe personat që nuk janë aktorë apo nuk janë duke studiuar aktrimin.
• Aktore / Femra (Mosha 20-60)
• Aktorë / Meshkuj (Mosha 20-60)

Të interesuarit të dërgojnë në email adrësen e produksionit: [email protected] së paku 3 foto të kandidatit/es me këto informata:
• Emri dhe mbiemri i plotë i kandidatit/es
• Data e lindjes dhe vendbanimi aktual
• Informatat e kontaktit (emaili dhe telefoni)

Aktorëve profesional ju rekomandohet të dergojnë “showreel” apo skena te shkëputura nga filmat e xhiruar paraprakisht.
Rekomandohet por nuk është obligative edhe një video e shkurtë e kandidatit/es (jo më e gjatë se 3 min. ku tregon diçka rreth vetës ose tregon ndonjë eksperincë të veçantë që ka përjetuar).

Në subjekt të emailit të specifikohet emri dhe mbiemri, gjinia dhe mosha.
Pas shqyrtimit të materialit të dërguar, produksioni do t’i kontaktojë kandidatët potencial për audicion. /KultPlus.com

Audicioni për hapjen e dyerve drejt ëndrrave të mëdha

Programit BRICK 1 (“Building Resilience in Individuals and Communities in Kosovo”), i krijuar nga organizata CDF, zbatuar nga organizata “Integra”, CCPA Kosova, ICK dhe instituti “Columbus”, ka filluar zbulimin e atyre që duan të këndojnë ose t’u bien instrumenteve me qëllim të krijimit të “klubit muzikor” me nxënësit e këtyre dy shkollave në Kaçanik. Jo pak janë ata që kanë ëndrra të mëdha, e audicioni është një mundësi që ua hap dyert. Aroma Troni ëndërron të ngjitet në një skenë të madhe. E adhuruara e saj është Dua Lipa, prishtinasja që rroku vëmendjen e botës menjëherë pas publikimit të këngëve të para në Londër. Ëndrra e Tronit, 16 vjeçe, është që një ditë të këndojë krah për krah me Lipën, e cila kthen sytë e botës nga Kosova kur organizon koncerte në Prishtinë. Për kaçanikasen Troni s’ka rëndësi se ku do të këndonin bashkë.

“E adhuroj Dua Lipën”, thekson Troni, me emocione në korridorin e gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik, pasi këndoi në ambientet e bibliotekës para jurisë së përbërë nga instrumentisti e profesor universitar Edon Ramadani dhe Adelina Haxhani. Troni ka zgjedhur këngë të artistëve të tjerë botërorë që t’ia mbushë mendjen jurisë se ka zë të fuqishëm.

Reagimet e Ramadanit dhe të Haxhanit i kanë dhënë zemër tinejxheres nga qyteza jugore e Kosovës.

“A mund të na këndosh edhe diçka tjetër?”, i drejtohet Ramadani fytyrëqeshur, i mahnitur me zërin e Tronit. Rioshja merr edhe më shumë zemër nga reagimet e jurisë. Ia thotë një kënge të fuqishme të artistes britanike Adele.

Me shpresë se emri i saj do të jetë në mesin e të përzgjedhurve, Troni kishte hedhur të premten çantën krahëve dhe lëshohej shkallëve të gjimnazit për në shtëpi. “Gjithsesi e kam mbështetjen e familjes”, thotë Troni jashtë. Pret ta shohë emrin në listën përfundimtare të të pranuarve. Troni është një prej dhjetëra nxënësve të gjimnazit “Skënderbeu” dhe të shkollës profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka”, për të cilët Ramadani e Haxhani kanë mbajtur shënime.

Shansi “provokues”

Ata janë nxitur nga njoftimi i vendosur në hyrje të shkollave për “audicion”, që fillon me pyetje që t’i inkurajojnë nxënësit e talentuar në muzikë.

“A keni dëgjuar për performanca muzikore? Nuk e keni problem të këndoni apo të luani me ndonjë instrument para një audience më të madhe? Përkundrazi, ju pëlqen? Jeni person kreativ dhe i hapur? Keni zë të bukur dhe ju pëlqen të performoni? Dëshironi të zbuloni ndonjë talent të fshehur dhe të zhvilloheni në mënyrë individuale?” – ishin pyetjet që shtuan kureshtjen e atyre që e kanë pasion muzikën.

“Bëhu pjesë e audicioneve për klubin muzikor në shkollën tënde!” – shkruan me të zezë të theksuar në njoftimin e madh. Nëpërmjet programit BRICK 1 (“Building Resilience in Individuals and Communities in Kosovo”), krijuar nga organizata CDF, zbatuar nga organizata “Integra”, CCPA Kosova, ICK dhe instituti “Columbus”, ka filluar zbulimin e atyre që duan të këndojnë ose t’u bien instrumenteve me qëllim të krijimit të “klubit muzikor” me nxënësit e këtyre dy shkollave.

“Të përzgjedhurit do të kalojnë nëpërmjet një procesi mentorues, kreativ dhe krijues”, thuhet në njoftimin për projektin. “Si produkt final do të jetë një performancë muzikore dhe shfaqja e saj para publikut (me një numër reprizash)”.

Troni dhe gjimnazistja tjetër, Ardita Bilalli, shpresojnë se do të jenë në mesin e të përzgjedhurve me të cilët do të punojë Ramadani. Bilalli tashmë ka përvojë pozitive nga projekti paraprak i BRICK-ut, që përfundoi me një performancë teatrale me disa repriza në Kaçanik.

“Ka qenë përvojë shumë e mirë, dhe pasi që dua të shkoj në aktrim, më ka ndihmuar shumë”, thekson Bilalli, derisa pret në radhë në korridor për të provuar talentin e saj edhe në muzikë. Pasion e ka kitarën. I di disa gjëra elementare, por shpreson se do të pranohet, dhe të marrë njohuri profesionale.

Profesori Ramadani thotë se juria do të përzgjedhë nxënësit më të talentuar.

“Ne thjesht po kërkojmë nxënës që kanë talent, dhe ndonjë njohuri bazike në ndonjë instrument dhe do të jetë më lehtë që të krijohet ansambli më i madh”, thekson ai.

Aktivitete jashtëshkollore

BRICK-u ka për qëllim që nëpërmjet artit të krijojë kushte për përfshirjen e të rinjve të Kaçanikut në aktivitete ekstra-kurikulare, me “qëllim të nxitjes së kreativitetit, zhvillimit profesional dhe individual, talentit dhe rekreacionit (argëtimit) të tyre, që ndikon direkt në krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë e këtij qyteti, të cilat fatkeqësisht mungojnë”.

Ibush Vishi, drejtor i “Skënderbeut”, thotë se edhe në të kaluarën ka pasur aktivitete në qytezën që shtrihet në këmbët e Sharrit, por e pranon se performanca e fundit teatrale në kuadër të BRICK-ut “është organizuar me plot sukses dhe janë dhënë disa repriza”. Thotë se personeli i shkollës është munduar që të mos pengohet procesi mësimor. Njëherësh, thotë ai, nxënësit kanë pasur mbështetjen e stafit.

Bilalli thotë se përfitoi shumë si pjesë e performancës artistike.

“Më ka ndihmuar shumë, meqë dua të shkoj në aktrim”, thekson me qeshje Bilalli, teksa mundohet të fshehë pak emocionet para se ta hapë derën e bibliotekës. Brenda shpreson të përzgjidhet për një tjetër përvojë nga fusha e artit.

Vishi ka mirëpritur projektin e radhës që po zbatohet në shkollën e tij. “Projekti i dytë është shumë i qëlluar dhe i mirëseardhur për ne, aq më tepër që po presim të realizojmë edhe një projekt tjetër për pajisjen me instrumente muzikore dhe me kapacitete që kemi ne dhe me profesoreshën e muzikës, të kultivojmë edhe më tutje këto vlera”, thekson ai.

Në posterin para shkollës, nxënësit njoftohen nga organizatorët se nga dy shkollat do të krijohet një klub muzikor dhe do të prodhohet një performancë muzikore, e cila do të shfaqet dhe reprizohet për audiencën e re të Kaçanikut. Projekti realizohet në bashkëpunim edhe me Komunën e Kaçanikut.

Flakron Dusha shpreson të jetë pjesë e klubit muzikor. Me klarinetën e tij do ta ndihmonte grupin.

Erjon Daka ka pasion kitarën klasike. Gishtat i lodron lirshëm nëpër tela derisa luan pjesë të “Wonderful Tonight” të Eric Claptonit. Këngët e preferuara të Erjonit e nxisin Ramadanin t’i shtrojë pyetje profesionale. Erjoni u përgjigjet gojarisht e praktikisht. Kitarës i bie edhe Lartësoni. Në gjimnaz numri i vajzave të interesuara është më i madh se i djemve.

Motiv për rininë

Thuajse barabar është numri i të interesuarve në shkollën profesionale. Ky interesim e ka habitur profesoreshën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Remzie Dardhishta, për shkak se në drejtimet profesionale janë hequr lëndët e muzikës dhe të artit. Dardhishtës i bie mbi shpatulla krejt organizimi i manifestimeve të ndryshme të shkollës.

“Edhe e bëj për shkak të aspekteve të recitimit të lidhura me lëndën time, por edhe shkaku se nxënësit më nuk kanë art e muzikë. Është edhe punë e vullnetit tim”, thekson ajo. Tregon se përvoja ia ka dëshmuar se nxënësit që mund të mos jenë të shkëlqyer në mësime obligative, i habisin mësimdhënësit në fusha të tjera.

“Kjo është mundësia e vetme. Është punë vullnetare. Kemi shumë nxënës që, për çudi, nuk ia kap hiç në drejtime të tjera, por ta zëmë me dramë ka qenë i shkëlqyer”, thekson ajo.

Nxënësja Kanita Fera thotë se ka kënduar prej fëmijërisë, porse ka qenë i vogël numri i atyre që e kanë përkrahur. “Familja gjithsesi”, thekson ajo. “Unë e shoh veten shumë lart në të ardhmen, por këtu nuk po çmohet mjaft”, thekson ajo, kur pyetet për mundësitë që ofron Kaçaniku.

Vishi ngulmon se kushtet në qytezën e tij “janë analoge me vendet e tjera, përjashto qendrat e mëdha, apo Prishtinën si kryeqendër”. Thekson se Kaçaniku ka artdashës. Këtë ia dëshmuan edhe reprizat e performancës teatrale të “Skënderbeut”.

Nxënësja Saranda Berisha shpreson se do të ngjitet në skenë për performancën e klubit muzikor. I ka mbetur merak që nuk ishte realizuar një koncert i autoriteteve komunale për Ditën e fëmijëve, megjithëse ishte përgatitur fort dhe po e priste me padurim. “Kisha pasur dëshirë të arrija më shumë në muzikë, por shkaku i kushteve nuk kemi mundur”, thekson ajo.

Ramadani, profesor universitar e pjesë e jurisë, ka mbajtur shënime të hollësishme edhe për performancën e saj. Berisha mund të jetë njëra prej të përzgjedhurve për performancën finale muzikore.

Ramadani është optimist. Madje mendon se performanca mund t’u japë shtytjen e nevojshme të rinjve që ëndërrojnë skenat e mëdha muzikore e teatrale.

“Besoj se dikush do ta gjejë rrugën e vet, dikush do të vendosë për solo karrierë, dikush në aspektin e studimit më teorik e pedagogjik”, thekson ai. “Por kontakti me muzikën, provat, sidomos akti i koncertit, e di prej përvojës 13-14-vjeçare në arsim e katërvjeçare në fakultet, ndikon shumë pozitivisht dhe jep shumë motiv për rininë”, shton ai.

Troni thotë se nuk heq dorë prej ëndrrës së madhe. Edhe e adhuruara e saj u përball me shumë sfida derisa ngjiti majat botërore të muzikës. Kjo vetëm sa i jep më shumë forcë Tronit, sepse, përsërit ajo: “Dua të bëhem si Dua Lipa”./KultPlus.com

Hapet audicioni për pranimin e fëmijëve në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Prishtinë

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Prishtinë, hap konkurs për fëmijët e shkollave fillore të Komunës së Prishtinës, të cilët janë të interesuar për tu bërë pjesë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Audicioni është i hapur në këto drejtime: Kor, Sport, Ansambël Folklorik dhe Klubi i Ambasadorëve të Rinj.

Pjesëmarrësit në audicion do të testohen për aftësitë e tyre në:

– Kor (Këndim dhe Ritëm)
– Sport (Ping pong, Badminton)
– Ansambël Folklorik (Vallëzim folklorik, Ritëm…)
– Klubi i Ambasadorëve të Rinj (Suksesi i shkëlqyeshëm, njohja e një gjuhë të huaj, njohuri të përgjithshme…)

Mosha e nxënësve duhet të jetë nga 7 – 16 vjeç, kurse në Klubin e Ambasadorëve të Rinj 12-16 vjeç. Data për audicion është më 2 tetor 2017 nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në 16:00. Audicioni mbahet te Qendra Kulturore e Fëmijëve-Pallati i Rinisë dhe Sporteve kati i II, Prishtinë./ KultPlus.com