Sezoni turistik këtë vit, ka ardhur me risi në muzeun Ikonografik Onufri, Berat për turistët vendas dhe të huaj.
Turistët përveç shërbimit që jepet nga guida profesionale e stafit të muzeut, ata kanë mundësi që në udhëtimin drejt thesareve të pajisen me audioguidë personale të realizuar në katër gjuhë shqip, anglisht, italisht dhe gjermanisht.
Muzetë e Beratit dhe gjatë këtyre ditëve vijojnë të tërheqin një numër të lartë turistësh ku të huajt e kanë një ndër destinacionet e preferuara.
Këto muze i ofrojnë vizitorëve një itinerar mjaft interesant turistik, një rrugëtim njohës mes historisë dhe objekteve me vlera për trashëgiminë tonë që gjenden në to.