Mark Aureli: Mbaj mend se ti ke pushtet mbi mendjen, jo anasjelltas

Thënie nga Mark Aureli

“Mbaj mend se ti ke pushtet mbi mendjen, jo anasjellas”.

“Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve të tua”.

“Çdo gjë që dëgjojmë nuk është fakt, por opinion. Çdo gjë që shohim nuk është e vërtetë, por perspektivë”.

“Mos e harxho kohën tënde duke argumentuar se si duhet të jetë një njeri i mirë. Thjesht bëhu i tillë”.

“Gëzo bukurinë jetës. Shiko yjet dhe vrapo me ta”.

“Prano gjërat dhe dashuro njerëzit me të cilët të lidh fati, por bëje me gjithë zemër”.

“Kur zgjohesh në mëngjes, mendo se çfarë privilegji është të jesh gjallë, të mendosh, të gëzosh, të dashurosh”.

“Hakmarrja më e mirë është të bëhesh e kundërta e atij që të ka lënduar”.

“Njeriu nuk duhet t’i frikësohet vdekjes, por mosgëzimit të jetës”.

“Mos u shqetëso për të ardhmen. Nëse është e shkruar do ta takosh, i armatosur me të njëjtën arsye me të cilën përballesh me të tashmen”.

“Shpesh kam vrarë mendjen se si është e mundur që njeriu e do veten më shumë sesa të gjithë njerëzit e tjerë bashkë e megjithatë i jep më pak vlerë opinionit të tij për veten sesa opinionit të të tjerëve”.

Mark Aureli, perandori-filozof i Doktrinës Stoike

Marcus Aurelius, (26 prill 121 – 17 mars 180 të epokës sonë) që në moshën 8 vjeçare u pranua nga Këshilli Klerikal i Romës. U edukua në retorikën greke dhe atë latine nga Frodo dhe Herod Attiko. Filozofia Stoike, e joshi tejmase, dhe që në moshën 12 vjeçare veshi uniformën stoike, duke adoptuar mënyrën e thjeshtë të jetesës së tyre. U bë njeri nga filozofët stoikë më të njohur.

Kryesisht e kishte influencuar mësimdhënia e Epiktitit. Forma që zgjodhi për ti dhënë veprave të tija, duhet të ketë prejardhje nga Herakliti, pasi Mark Aureli me gjithë qejf i afrohet filozofisë së tij dhe zhvillon dhe më tej mendimet e filozofit, në një formë meditimi personal.

Për jetën dhe mënyrën e të menduarit të tij, shumë informacione dalin nga libri i tij “Mbi Vetveten” që ai vetë shkruajti në greqisht, gjatë periudhës 170 – 178 para erës sonë, tashmë si perandor, libër i cili përmban fjalë të urta, me xhentilesë në shprehje, natyrale, se në mënyrën që përdor dhe një thjeshtësi klasike.

12 librat e meditimeve të tij vërtetojnë se sa qetësi brendësore dhe lehtësim mund ti ofronte Doktrina Stoike dhe sidomos në kohë të vështira me përplasje dhe trazira.

Veprat e tija janë shpëtuar në minimumin e mundur, që në realitet nuk është asgjë tjetër përveç ditarit të tij personal, i cili nuk është i shkruar në mënyrë që mund të lexohet lehtë, por megjithatë duket dëshira e përgjegjshme e këtij filozofi – perandor për të ofruar shërbimet e tij kundrejt njerëzve, dhe detyrimi pozitiv të bashkëpunojë nga posti i tij dhe me të gjitha forcat e tij për mirëmbajtjen e komunitetit.

Si perandor ishte tejmase i drejtë, i dashur me njerëzit dhe i durueshëm, pavarësisht se përballonte problemet më të vështira. Ai vdiq me 17 mars 180 të epokës sonë./KultPlus.com

‘Po s’qe e drejtë, mos e bëj…po s’qe e vërtetë, mos e thuaj’

Disa thënie të mençura nga Mark Aureli:

“Shpesh gabon, jo vetëm ai që vepron, por edhe ai që ngurron”.

“Hakmarrja më e mirë është të mos bëhesh si personi që të shkaktoi dëmin”.

“Kur dikush të shan apo të urren, shko tek shpirti i tyre, futu brenda dhe shih se çfarë lloj njerëzish janë. Do të kuptosh se nuk ka nevojë të merakosesh për opinionin që ata kanë për ty”.

“Ti ke fuqi vetëm mbi mendjen tënde, jo mbi ngjarjet e jashtme. Kuptoje këtë, dhe do të gjesh forcë”.

“Pasojat e tërbimi janë më të rënda se shkaqet e tij”.

“Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve që ke”.

“Po s’qe e drejtë, mos e bëj! Po s’qe e vërtetë, mos e thuaj!”

“Opinion i dhjetëmijë vetave nuk ka asnjë vlerë, nëse asnjë prej tyre nuk di asgjë rreth argumentit”.

“Shpirti merr ngjyrën e mendimeve të tua”.

“Të jesh i lumtur është një fuqi e brendshme e shpirtit”.

“Mos humb kohë duke debatuar se si duhet të jetë një njeri i mirë. Bëhu një njeri i mirë!”