“Le Matin” ka botuar, të dielën e 31 majit 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Turhan Pashën, kreun e qeverisë shqiptare, në lidhje me trazirat e brendshme asokohe në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Imbroglio shqiptar
Një intervistë me Turhan Pashën
Durrës, 29 maj – Shkresë nga i dërguari special i “Matin”. — Sot u prita në audiencë nga Turhan Pasha, kreu i qeverisë shqiptare.
Pavarësisht ngjarjeve të ditëve të fundit, ai nuk e shikon situatën në një këndvështrim pesimist.
— Trazira brendshme, më tha gjatë bisedës sonë, është padyshim rezultat i një agjitacioni fiktiv, por që është ende e pamundur të përcaktohen autorët. Këto ngacmime, duke u bashkangjitur vështirësive ekonomike, prodhuan lëvizjen aktuale.
Kërkesat e paraqitura nga të pakënaqurit, pra mbrojtja e fesë myslimane dhe mbrojtja e shkollave janë të pajustifikuara. Unë vetë jam mysliman dhe nuk do të lejoja që feja ime të kërcënohej.
Prandaj, në rrethanat aktuale, duhet t’u bëjmë të pakënaqurve të kuptojnë se frika e tyre është e pajustifikuar dhe se qeveria dëshiron, përkundrazi, zhvillimin e shkollave.
Një tjetër kërkesë e kryengritëseve për kthimin e Shqipërisë nën sundimin turk është padyshim e paarritshme. Evropa ka folur dhe Turqia, për më tepër, tashmë e ka hedhur poshtë një zgjidhje të tillë. Shpresoj që të pakënaqurit ta kuptojnë këtë.
— Po këta të pakënaqur a nuk e ngritën flamurin fetar në Tiranë, Shijak dhe Kavajë?A nuk ka një peshë të veçantë ky gjest?
— Nuk është e përshtatshme, për mendimin tim, t’i kushtohet një rëndësi e ekzagjeruar. Po këto popullata a nuk e ngritën me entuziazëm flamurin e princit kur ky i fundit shkoi për t’i vizituar?
— Pra, ju besoni se një qetësim është i mundur. Por, duke pranuar këtë mundësi, a nuk do të mbetej situata shumë e pasigurt derisa qeveria të mund të mbështetet në forca serioze policore? Megjithatë, për momentin, këto forca janë qartazi të pamjaftueshme.
— Pa dyshim; kështu që unë do të doja që forca e xhandarmërisë holandeze të rritet në pesë mijë burra. Por do të ishte e nevojshme që kjo forcë ndërkombëtare të ishte bashkëpunëtorja jonë intime në veprën kombëtare.
Duke më folur për situatën e përgjithshme në Shqipëri, Turhan Pasha më vuri në dukje mospërputhjen që do të kishte, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të vendit, në dëshirën për transformimin e menjëhershëm të tij dhe për t’u dekurajuar nga vështirësitë e para.
“The Globe” ka botuar, të martën e 4 majit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me personalitetet e huaja që kanë marrë pjesë asokohe në komitetin ekzekutiv të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
“Lidhja Shqiptare drejtohet nga një komitet ekzekutiv dhe duket se në mbledhjet e këtij komiteti marrin pjesë disa të huaj të njohur.
La Gazette de Cologne (Gazeta e Këlnit) përmend në këtë numër majorin Saint-Clair, ish-udhëheqësin e kryengritjes në malet e Rodopit, polakun Malinowski, ish-major në shërbimin osman, një ish-oficer prusian të quajtur Sarro dhe disa italianë nga Reggio di Calabria.
Trazirat nuk kanë gjasa të shtrihen te mirditorët, pasi princi Prenk Doda, i cili banon në Shkodër, duke iu dorëzuar trupës konsullore, i ka ndaluar krerët e fiseve të marrin pjesë në lëvizje.”
“L’Echo de Paris” ka botuar, të dielën e 11 shtatori 1910,në faqen n°3, një shkrim në lidhje me pretekstin e mbylljes së shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë asokohe nga qeveria turke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbyllja e shkollave shqiptare
Nga korrespondenti ynë i veçantë
Kostandinopojë, 10 shtator.
Një vendim i rëndë sapo është marrë nga qeveria turke. Ajo urdhëroi mbylljen e shkollave shqiptare në Elbasan dhe Korçë, me pretekstin se shkronjat latine me të cilat mësohej gjuha shqipe në këto shkolla janë në kundërshtim me besimin mysliman dhe Kuranin.
Thuhet gjithashtu se shkolla të tjera shqiptare do të mbyllen. Me pak fjalë, është e sigurt se, pas ekspeditës në Shqipëri, shqiptarët nuk do të kenë më shkolla shqiptare, me plot fjalën, dhe as që do të lejohen të mësojnë gjuhën e tyre me shkronja latine.
Ne duhet ta krahasojmë këtë vendim me një tjetër të marrë, sipas gazetave të Smirnës, nga Ministria e Mësimit (Arsimit) Publik.Kjo e fundit, në fakt, ka ndaluar mësimin e gjuhës greke në shkollatturke, në vilajetin e Aïdinit.
Këtu kemi të bëjmë me një vendim thelbësisht të gabuar, sepse mënyra e vërtetë për të tërhequr jomuslimanët në shkollatturke, domethënë në ato të shtetit, është të mësosh aty gjuhët amtare të këtyre jomuslimanëve, duke ruajtur turqishten, natyrisht, si gjuhën e parë në shkollë.
Duket se, me këto vendime të gabuara, turqit duan ta bëjnë Evropën të besojë, krejt gabimisht, se ata kanë një plan sekret për të turqizuar racat e ndryshme të Perandorisë. — P. / KultPlus.com
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 19 marsit 1848, në faqen n°3, letrën e Honoré de Balzac në lidhje me kandidaturën e tij për deputet në Asamblenë Kombëtare franceze, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
— Z. H. de Balzac prezantohet si kandidat në Asamblenë Kombëtare.Këtu është letra në të cilën ai njofton se po bashkohet me radhët :
“Zotëri,
Disa persona që më nderuan duke menduar për mua për postin e deputetit në Asamblenë Kombëtare, prita që numri i tyre të ishte mjaft i konsiderueshëmdhe që emri im të futet në lista në mënyrë që të mos tatohet për mëndjemadhësi (përbuzje),duke deklaruar se nëse funksione të tilla më besoheshin, do t’i pranoja.
Rëndësia e rrethanave, solemniteti i debatit, madhësia dhe qëndrueshmëria e perandorisë që do të themelohet, pas pesëdhjetë e tetë vjet përpjekjesh, nuk lejojnë asnjë përfaqësues të zgjedhur të largohet nga një mandat i tillë, në një kohë kur Franca thërret të gjitha forcat dhe inteligjencat e saj.”
“Congressional Record” ka botuar, me 11 gusht 1972, “Aktin e Unitetit” të shqiptarëve në mërgim (ekzil) të realizuar gjatë konventës tre ditore të organizuar asokohe nga Mbreti Leka Zogu I në Madrid, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Takimi i partive dhe grupeve të emigracionit shqiptar
I nderuari Strom Thurmond
nga Karolina e Jugut
në Senatin e Shteteve të Bashkuara
E premte, 11 Gusht 1972
Z. Thurmond. Zoti President, Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, në një lëvizje të një rëndësie të caktuar, së fundmi thirri përfaqësuesit e të gjitha grupeve shqiptare në megrim (ekzil) në një takim në Madrid, Spanjë. Ky takim është i rëndësishëm, sepse ishte hera e parë në 20 vitet e fundit që shqiptarët që përfaqësonin ideologji të ndryshme mblidheshin për të diskutuar problemet dhe dallimet e tyre.
Në takim, delegatët diskutuan mënyrat në të cilat ata mund të punonin së bashku për të sjellë rënien e regjimit aktual jopopullor në Shqipëri, i cili ruan sundimin e tij duke burgosur ata që flasin kundër tij. Delegatët krijuan një kuadër organizativ për të lejuar që grupe të ndryshme të bashkëpunojnë pa kompromentuar ideologjitë e ndryshme.
Shqiptarët në ekzil kanë rënë dakord për herë të parë të punojnë së bashku për të sjellë lirinë në një tokë që ka kaluar shumë kohë pa të. Mendoj se është e rëndësishme që Kongresi dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara të ndërgjegjësohen për përpjekjet e tyre.
Zoti President, kërkoj pëlqimin unanim që kjo marrëveshje, e inicuar nga Madhëria e Tij Mbreti Leka I, të printohet në “Zgjerimet e Vërejtjeve – The Extensions of Remarks”.
Duke mos pasur asnjë kundërshtim, marrëveshja u urdhërua të printohej në Recorp, si më poshtë :
Akti i Unitetit (Act of Unity)
Me ftesë të Madhërisë së Tij Mbretit Leka I, palët dhe grupet e shqiptarëve në emigrim u takuan në Hotel Cuzco në Madrid, më 2 dhe 3 korrik 1972, dhe pasi diskutuan situatën shqiptare dhe ndërkombëtare,
Vendosën :
1. Që forcat kombëtare të jenë të bashkuara për sigurimin e një Shqipërie etnike, dhe rënien e Regjimit antipopullor që peshon rëndë mbi Shqipërinë, dhe për mbrojtjen e integritetit të Kombit nga çdo plan i huaj.
2. Që të zhvillohen aktivitete në të gjitha fushat, politike, kulturore dhe shoqërore.
3. Që të krijohet një shtyp i bashkuar.
4. Për të vënë nën veprim, pikat e mëposhtme janë të nevojshme :
(a) Një organizatë ekzekutive e përbërë nga 9 anëtarë të cilët nga ana e tyre zgjedhin Presidentin, Zëvendës Presidentin, Sekretarin dhe Thesarin.
(b) Një Organizatë Këshilluese e përbërë nga anëtarët e partive dhe grupeve politike.
5. Grupet dhe palët që nuk kanë marrë pjesë në këtë Konventë do të njoftohen dhe do të ftohen të bashkohen në këtë sipërmarrje.
6. Organizata e Bashkuar do të financohet dhe ndihmohet nga kontributet nga palët dhe grupet e nën-nënshkruara.
7. Kompetenca e Organizatës do të vendoset në diskutimet e mëvonshme.
8. Me miratimin e Kushtetutës aktivitetet e grupit dhe partive do të punojnë me kuadrin e kësaj Marrëveshjeje.
9. Sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet nga Këshilli i të gjitha palëve dhe grupeve, Statutet do të krijohen dhe kështu do të marrin formën e saj përfundimtare dhe të përcaktuar ligjore.
10. Deri në nënshkrimin përfundimtar të Statuteve (i cili duhet të jetë jo më vonë se gjashtë muaj nga ky moment), do të krijohet një Këshill i përkohshëm Direktivash i cili më vonë do të punojë për Organizatën përfundimtare.
11. Një shumë prej 1,600 dollarësh është vendosur si fond për shpenzimet e Këshillit të përkohshëm të Direktivave.
12. Konventa njeh aktivitetet e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë në të ardhmen.
13. Ajo ndihmë morale dhe materiale duhet t’i jepet organizatës Pan Shqiptare të Vatrës, në mënyrë që ajo të vazhdojë detyrat e saj tradicionale.
14. Që të punojë ngushtë me Lidhjen e Prizrenit në mënyrë që ata të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre.
15. Që “Komiteti Shqiptar i Lirë”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Vatra” për shkak të karakterit të tyre të veçantë të mos hyjnë në këtë marrëveshje.
16. Me miratimin e Kushtetutës emri përfundimtar i Organizatës do të vendoset. Kjo Organizatë do të përbëhet nga dy Këshilla, Këshilli Ekzekutiv dhe Këshilli Konsultativ.
17. Ky studim do të jetë në fuqi derisa të arrihet çlirimi i Shqipërisë, dhe
18. Këshilli i Direktivave do të përbëhet me nënshkruesit:
Zotnive :
Dr. Halim Begeja (Organizata Balli Kombtar).
Theodhor Papalilo (Partija Agrare Balli Kombtar).
Dr. Fuad Myftija dhe Hysen Mulosmanaj (O. K. L. Legalitetit).
Isa E. Ndreu (Partija Katundare).
Ndue P. Gjomarkaj (Heroizma Shqiptare) dhe Ymer Bardhi (Bashkimi Shqiptar).
Palët nënshkruese :
Organizata “Balli Kombtar”
Partija Agrare “Balli Kombtar”
Organizata K. L. Legalitetit
Heroizma Shqiptare
Bashkimi Shqiptar
Lidhja e Prizrenit
Komiteti “Shqipnija e Lirë”
Vëzhgues :
Shoqata Pan Shqiptare Vatra
Bloku Kombtar Indipendent
Zotërinj, Përfaqësues të Grupeve dhe Organizatave Politike Shqiptare në Mërgim, Delegatë të Lidhjes së Prizrenit dhe Delegatë të Komitetit Vatra dhe Shqipëria e Lirë :
Ne dëshirojmë me gjithë zemër t’ju urojmë mirëseardhjen në Madrid dhe gjithashtu dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë të lartë për Organizatat e ndryshme politike në Mërgim, që mirëpritën iniciativën tonë dhe emëruan delegatët e tyre në këtë Konventë, dhe për më tepër, iu shprehim vlerësimin tonë delegatëve të pranishëm në këtë Konventë.
Zhvillimet dhe ngjarjet e fundit të pashembullta në nivel ndërkombëtar, të cilat herët a vonë mund të kenë një efekt mbi situatën në Shqipëri, dhe gjithashtu duke marrë parasysh kushtet më të pasigurta të kombit tonë, na çojnë në përfundimin se që emigracioni shqiptar të jetë gati për të përmbushur misionin e tij historik të mbrojtjes së të drejtave tona kombëtare, ai duhet të jetë i bashkuar dhe jo i ndarë si sot.Bashkimi i forcave kombëtare në mërgim do të sigurojë sigurinë e Shqipërisë etnike dhe realizimin e Kauzës (Çështjes) sonë të shenjtë.
Nevoja për të parë shqiptarët në mërgim të bashkuar është theksuar shpesh nga udhëheqësit e shteteve mike si një parakusht, besojmë, për të siguruar përfundimisht mbështetjen e tyre morale dhe materiale.
E gjithë kjo bëri që ne të merrnim iniciativën për të thirrur së bashku këtë kongres të nevojshëm.Ne jemi të bindur se gjatë diskutimeve që do të zhvillohen në këtë konventë, ju zotërinj, pasi keni përqafuar Çështjen Shqiptare, do të vendosni mbi të gjitha interesat e Atdheut, duke lënë mënjanë çdo dallim ideologjik që mund të kishit në të kaluarën,në mënyrë që të arrihet bashkimi i të gjitha forcave kombëtare.Ky bashkim nuk duhet të prekë ideologjitë e veçanta të Palëve dhe Grupeve në këtë Konventë historike.
Me këtë dëshirë dhe shpresë, ju urojmë punë dhe suksese të frytshme.Me ndihmën e Zotit (Zoti na ndihmoftë!)./ KultPlus.com
“The Daily Telegraph” ka botuar, me 12 prill 1985, në faqen n°20, një shkrim në lidhje me mundësinë e rikthimit të monarkisë në Shqipëri pas vdekjes së Enver Hoxhës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Vdekja e diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha mund t’u japë shpresë mbretërorve të dëbuar nga vendi për një rikthim në pushtet.
Vetëm dy vjet më parë, refugjatët mbretërorë u përpoqën pa sukses të zbarkonin në vend në emër të “Mbretit” Leka I, djalit të monarkut të parë dhe të fundit të Shqipërisë, Mbretit Zog, i cili ishte trajnuar në Sandhurst…
Një nga lidhjet e fundit të Shqipërisë me këtë vend janët shufrat e arit me vlerë 20 milionë paund, të mbyllura në arkat e Bankës së Anglisë si kompensim për fundosjen e dy shkatërruesve (anijeve) në 1946. Grindja është akoma aq e ashpër saqë Banka nuk pranoi dje të komentonte zyrtarisht mbi vlerën ose vendndodhjen e tyre.”
Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të premten e 23 majit 1986, në faqet 15 dhe 19, intervistën ekskluzive me shkrimtarin Ismail Kadare, të zhvilluar gjatë vizitës së tij asokohe në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Bashkëbisedim
Ismail Kadare, shqiptari
“Vendi im nuk më duket aq i izoluar sa thuhet”
Në skaj të Evropës, Shqipëria është një “tokë e panjohur” nga e cila na arrijnë herë pas here vetëm informacione të vogla dhe të paverifikueshme si për shembull me rastin e vdekjes së një udhëheqësi historik, të udhëtimit të parë të këtij apo atij politikani zyrtar perëndimor i rrethuar nga gazetarë dhe industrialistë, apo për demonstratat në lidhje me Kosovën që pretendohet si nga serbët ashtu edhe nga shqiptarët. Megjithatë, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, ne kemi marrë rregullisht përkthime të veprave prozë të një shkrimtari të madh – Ismail Kadare : dhjetë libra të botuar në Francë (që nga Gjenerali i ushtrisë së vdekur, i cili u zbulua në 1970) pa dyshim që e bëjnë atë një nga njerëzit bashkëkohorë të letrave të përfaqësuar më së miri në katalogun e botimit francez.
Librat e tij përziejnë vazhdimisht të tashmen dhe të kaluarën, kujtimet e Ilirisë Romake (Aureliani, Diokleciani dhe Konstandini, ishin vendas të Ilirisë) dhe Bizantit, humbja para turqve që islamizuan vendin për gjysmë mijëvjeçari, betejat kundër fashistëve italianë, miqësia pastaj prishja me BRSS-në, lidhja pothuajse aq shpejt e ndërprerë me Kinën… E gjithë kjo në një vizion fantastik dhe realist në të njëjtën kohë, i cili vazhdimisht merr traditën gojore dhe epikën e poezisë, fabulat dhe baladat e shënuara nga shkollat osmane dhe damari grotesk i jetës së përditshme. Ndërsa fërkon gjithmonë supet me sferën e të vdekurve sa më afër (1)… Dhe çuditërisht, kjo prozë aq e huaj, aq fantastike, është krejtësisht e arritshme për ne : alegoria bëhet e lexueshme në një numër aspektesh, ndërsa e mrekullueshmja gjendet kudo. Kjo është shenja e një shkrimtari shumë të madh që ndonjëherë lejohet të vijë në Francë – ku ai me të vërtetë po fillon të njihet nga lexuesit – dhe i cili sapo ka kaluar disa ditë në Paris, ku ne e takuam.
Ismail Kadare është vetëm pesëdhjetë vjeç. I qetë, i buzëqeshur, i vëmendshëm pas syzeve të tij të mëdha, ai duket shumë më i ri. Ai flet një frëngjishte të mirë të cilën e rafinon, duket nga udhëtimi në udhëtim, pasi ka filluar të mësojë gjuhën tonë vonë, rreth vitit 1970, kur u përkthye romani i tij i parë dhe perspektiva për të mos qenë në gjendje të kuptojë ose ta kuptojnë iu duk mjaft e padurueshme për të.
“Quhem Ismail. Nuk kam asgjë prej myslimani.”
— Ju keni lindur në jug, afër Epirit, në një qytet që nuk ishte kryeqyteti (por që ka parë në 1908 lindjen e Enver Hoxhës, udhëheqësit historik të Partisë Komuniste Shqiptare).
— Qyteti im, Gjirokastra (Argjirokastroni i lashtë) nuk ishte kryeqytet, buzëqesh Kadare, por ai, për shekuj me radhë, ishte më i njohur se kryeqyteti. Tirana ishte një fshat shumë i vogël me dhjetë mijë banorë kur Gjirokastra ishte qyteti i madh i Perandorisë Romake në jug; se në veri tashmë ishte Shkodra dhe në qendër, buzë detit, ishte Durrësi, ku Ciceroni kishte një shtëpi.
Intervistë nga NICOLE ZAND
(Lexoni më shumë në faqen 19.)
LETRA TE HUAJA
Intervistë me Ismail Kadare
(Vazhdon nga faqja 15.)
— Në të gjitha dokumentet tuaja, ne lexojmë se Ciceroni ndonjëherë vinte për të kaluar pushimet në Durrës dhe se Perandori Augustus kishte studiuar jo shumë larg prej andej.
“Quhem Ismail, por nuk kam asgjë prej myslimani.”
— Kur linda, Shqipëria kishte një mbret, Zog I, një mbret pa cilësi, i cili u shpall mbret në 1928, pasi kishte qenë Kryeministër dhe President i Republikës, dhe që u përmbys në 1939 nga italianët, të cilët u paraqitën si “Çlirimtarët e Shqipërisë” (qesh). Shteti shqiptar u formua në vitin 1912, pas rënies së Perandorisë Osmane. Ishte vërtet një Shtet shumë i çuditshëm. Kryeqyteti ishte në Durrës, ku ishin vendosur ambasadat e të gjitha vendeve të Evropës, të cilat u kënaqën atje me intriga të jashtëzakonshme : Turqia donte të kthehej, Italia dhe Austro-Hungaria kishin pamje (orekse) nga Shqipëria, Greqia gjithashtu, Franca gjithashtu. Dhe kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, ata të gjithë u larguan dhe na lanë në kaos.
— A ju kujtohet lufta?
— Po, më kujtohet (heshtje). Ne ishim të pushtuar nga italianët, por në fillim të luftës Shqipëria sulmoi Greqinë dhe imagjinoni që pas gjysmë shekulli Shqipëria dhe Greqia janë ende në luftë! Prej vitesh flitet për një traktat paqeje. Kjo është situata më absurde në botë. Shqipëria ndonjëherë akuzohet se është shumë e mbyllur, por ka disa gjëra të çuditshme me ne si kjo luftë që nuk përfundon. Është e mahnitshme (çuditshme), apo jo?
— Ju u rritët në një vend që kishte ndërprerë marrëdhëniet me pothuajse të gjitha vendet, fqinje apo të largëta, në një vend shumë të tronditur nga historia…
— Rezistenca qe shumë e fortë, – aleate me partizanët jugosllavë kundër italianëve. Një qeveri u krijua që më 1942 si kundër fashizmit ashtu edhe kundër borgjezisë së vendit, veçanërisht feudalizmit. Prishja e parë qe me Jugosllavinë në 1948, por përçarjet kishin filluar shumë më parë për shkak të Kosovës… Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike as me Britaninë e Madhe, për shkak të thesarit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, i cili është bllokuar në Londër që nga përfundimi i luftës; ne nuk mund të rivendosim marrëdhënie për sa kohë që thesari shqiptar mbetet në Londër (ai buzëqesh, i pafuqishëm përballë këtyre absurditeteve zinxhir që evokojnë atë absurditet tjetër që çoi për dy vjet një gjeneral italian të punonte për të riatdhesuar një « ushtri të vdekur ».).
— “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” ishte romani juaj i parë, i botuar në moshën 24 vjeçare. A keni dashur gjithmonë të jeni shkrimtar?
— Unë gjithmonë e kam ditur se çfarë dua. Në moshën dhjetë vjeçare, lexova Macbeth-in, i adhuroja historitë me fantazma. Unë botova poezi shumë herët, në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare. Mbarova studimet në vendlindjen time ku kishte një lice të famshëm, më të famshëm se ai në Tiranë, pastaj shkova në universitet dhe më pas më dërguan në Institutin e letërsisë Gorky në Moskë.
Moska ishte një qytet i madh ndryshe nga ai që kisha parë ndonjëherë. Unë tashmë e njihja kulturën ruse, gjuhën. Unë mbërrita në vitin 1958, menjëherë pas Festivalit të Rinisë, në një liberalizim të plotë. Instituti është pranë statujës së Pushkinit dhe jetoja pranë burgut të Butirka-s. Vajzat ishin të bukura. Si student, isha i lumtur : Por isha i pakënaqur si shkrimtar. Isha i rrethuar nga nëpunës civilë mediokër, të cilët donin të ishin shkrimtarë. Në klasën time, kishte vetëm të atij lloji, mediokër.
Ata kanë mbetur të panjohur (anonimë). Ndonjëherë shoh emrat e tyre kur publikojmë listat e dekorimeve!…
— Në « Muzgun e perëndive të stepës », ju përmendët përçarjen midis vendit tuaj dhe BRSS-së dhe përkeqësimin e lidhjeve, të të gjitha lidhjeve, “kohën e perfiditetit (tradhtisë)” të perëndive të rrëgjuara, këtyre perëndive skite që do të fryenin faqet e tyre të tmerrshme për të fshirë vendin tim nga sipërfaqja e globit.”
— Ju në Perëndim nuk e shihni Hrushovin me të njëjtët sy si ne, ju nuk e kuptoni që mes tij dhe nesh kishte urrejtje. E tmerrshme, e rrezikshme… (De-stalinizimi, ai nuk flet për këtë. As nuk përmend emrin e Stalinit, statuja e të cilit qëndron ende në qendër të kryeqytetit të tij.)
Kur u ktheva në Shqipëri, fillova punë në të përjavshmen kryesore letrare Drità (Drita) pesë vite më vonë, isha një shkrimtar profesionist, punonjës, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Isha tridhjetë vjeç. Kam marrë një pagë të mirë, njësoj si drejtor uzine, më shumë se një inxhinier. Është një siguri. Kur merrni një tarifë (pagesë), ju dhuroni një të katërtën në fondin e Lidhjes së Shkrimtarëve.
— Ju keni botuar shumë tregime të shkurtra (novela), poema, pesë romane (« Nëntori i një kryeqyteti » nuk është përkthyer ende), librat tuaj janë të gjithë shumë të njohur në Shqipëri dhe megjithatë ndonjëherë keni pësuar kritika të ashpra për « trajtimin subjektivist të ngjarjeve historike » veçanërisht në vitin 1982…
— Kur del një libër, kritika vërshon mbi të. Unë jam kritikuar disa herë, ndonjëherë në një mënyrë shumë të fortë. Kjo nuk më ka bërë të ndryshoj mënyrën time të shkruarit.
— Për një kohë të gjatë keni qenë deputet i Kuvendit Popullor në vendin tuaj. Jeni zgjedhur tri herë midis viteve 1970 dhe 1982, pse nuk jeni më deputet?
— Sepse nuk më ofruan më të jem i tillë.
— Çfarë ka ndryshuar që nga vdekja e Enver Hoxhës?
— Nuk ka asnjë ndryshim. E gjithë historia e Shqipërisë sot lidhet me Enver Hoxhën.
— Si e shihni situatën në Kosovë, të populluar nga shqiptarë, por që varet nga Republika jugosllave e Serbisë?
— Është një histori mijëvjeçare urrejtjeje mes dy popujve, midis serbëve dhe shqiptarëve. Nga ana jonë, qëndrimi është shumë i qartë. Për ne, shpërbërja e Jugosllavisë do të ishte një katastrofë. Dhe jo vetëm për ne… Shqipëria mbështet kërkesën e Kosovës për të qenë republikë. Serbët refuzojnë sepse kjo është, thonë ata, “zemra e Serbisë”. Është e vërtetë, sllavët kanë arritur atje në shekullin e shtatë. Por më parë, kush ishte atje? Ilirët. Ne.
— Pra jemi rikthyer në konfliktet e përjetshme dhe të pazgjidhshme ballkanike. Si mund të përfundojë kjo?
— Nuk e di, sapo mbarova një histori (novelë) të gjatë për këtë : “Karvani i dasmës është ngurtësuar”. Është historia e një vajze të re serbe të fejuar me një djalë shqiptar. Karvani që erdhi për të marrë nusen u shndërrua në gur gjatë udhëtimit dhe dasma u bë e pamundur. Frymëzimi popullor e ka kapur këtë urrejtje, ka një këngë gjesti me, dy variante, në shqip dhe në serbokroatisht : të gjithë heronjtë janë shqiptarë në versionin serbo-kroat, dhe anasjelltas. Këto dy versione janë interesante për tu studiuar.
Qëndrimi im si shkrimtar është të depetrifikoj. Kjo urrejtje duhet të marrë fund. Tashmë, dy karvanët tanë janë të ngurtësuar dhe martesa e pamundur.
— Novela e gjatë e cila sapo është botuar nën titullin “Kush e solli Doruntinën?” merret gjithashtu me çështjen e “martesave të largëta”. Kjo ndodh në shekullin XII ose XIII, para pushtimit turk, kur Shqipëria qeverisej nga princa (familje princërore) që martohen me njëri-tjetrin ekskluzivisht dhe që shohin, të tmerruar, Doruntinën të largohet me një të huaj, shumë larg, në Bohemi.
Është një temë vërtet mijëvjeçare me të cilën jam marrë këtu : domosdoshmëria e martesës jashtë klanit. Ne e gjejmë këtë në baladat e njohura, dhe veçanërisht në më të famshmet nga të gjitha, “Balada e fjalës së dhënë”.
Një familje e madhe me nëntë djem dhe një vajzë të vetme. Kur nëna refuzon të japë vajzën e saj në martesë një të huaji, njëri nga djemtë, Kostandini, i premton asaj që do ta respektojë besën, besnikërinë ndaj fjalës së dhënë, angazhimin moral, shkelja e së cilës ngjallte, sipas zakonit të lashtë, turpin. “Do të ta sjell kur të duash”, i tha Konstandini nënës së tij.
Doruntina u largua me të huajin, filloi lufta, nëntë djemtë vdiqën dhe nëna e mallkoi këtë djalë që kishte thyer fjalën. Pas këtij mallkimi, Kostandini u ngrit nga varri i tij për të kërkuar motrën. Ata ecën netë të tëra dhe askush nuk e besonte Doruntinën kur ajo pretendonte se ishte sjellë nga ai vëlla që kishte vdekur para tre viteve (Autori qesh.). Nga ai moment, kam bërë një hetim policor.
Autori do të na bëjë të dyshojmë të gjithë, madje edhe policin, në këtë përrallë të çuditshme të ndërtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, fantastike dhe moderne në të njëjtën kohë, udhëtim shqetësues drejt vdekjes, përkrah Vdekjes, dhe që do të jetë shkaku i asgjësimit të një familjeje. Por në të njëjtën kohë, një e fejuar e re nga fshati do të largohet për t’u bashkuar me burrin e saj në një vend të largët, pikërisht në momentin kur u mendua se “vetë ideja e martesave të largëta kishte marrë goditjen fatale”.
“A do t’i duhet Shqipërisë të ndryshojë ligjet e saj, administratat e saj, burgjet e saj, gjykatat e saj dhe të gjithë të tjerat”, shkruan autori i Doruntinës përballë kërcënimit që godet këtë vend “të kapur midis dy feve të Romës dhe Bizantit, midis dy botëve, Perëndimit dhe Lindjes”.
“Mbi të gjitha, mos kërkoni aludime”, këshillon Kadare ndërsa ndahemi. “Doruntina u shkrua në 1979, dhe Balada e fjalës së dhënë është shekullore…”. Ai shton : “Vendi im nuk me duket aq i zoluar sa thuhet. Unë jam i sigurt për këtë.”
“L’Unità” ka botuar, të enjten e 27 majit 1982, në faqen n°14, një shkrim në lidhje me ekspozitën e piktorit të shquar shqiptar Ibrahim Kodra në Romë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Ibrahim Kodra në “Nuovo Carpine”
Çdo gjë që është e gjallë lidhet me dritën, me detin, me verën
Ibrahim Kodra. Galeria “Nuovo Carpine”, rruga Mantellate n°30; deri më 31 maj; nga ora 10:13 paradite deri në 5:20 pasdite.
Shqiptari Kodra, në Milano, është në shtëpi (vendas); në Romë, ai është pothuajse një i panjohur. Kjo antologji, me piktura nga viti 1945 e deri më sot dhe qeramika shumë të bukura të formave dhe ngjyrave, na bën të njohim rrugëtimin dhe duhet thënë menjëherë se, në fund, ajo që vërtet shijon dhe mbetet në kujtesë është drita e tij e detit me lojëra të lumtura të peshqve dhe zogjve dhe ai tingull i flautit dhe kitarës që vjen nga figurat e tij po aq të lumtura të muzikantëve mesdhetarë.
Mua më duket qartë se ata vijnë nga muzikantët harlekinë të Pikasos si gjithë figuracioni post-kubist (pas periudhës së Antibes) të robotëve që kanë gjetur një mënyrë për të shijuar gjithsesi diellin. Kodra përdor mënyrën e tij, disi monotone, e cila gjithmonë skematizon figurën njerëzore me një vëllim obsesiv në përsëritje, por të këndshme në shije.
Monotonia ndonjëherë shpengohet nga transparenca e bukur e dritës dhe nga ajo ndjenjë e ngjyrave që marrin natyrën dhe gjërat njerëzore në det ose pranë detit. Dikush sheh rrënjë bizantine në figurat e tij mesdhetare. Kjo është e mundur, aq sa aspekti neokubist i formës i përshtatet pllakës së mozaikut dhe ngurtësisë ikonike.
Por unë këmbëngul, ajo që është e gjallë, në mënyrën e Kodrës, lidhet me detin, me dritën e tij, me kohën e meridianit veror. Robotët e tij, në fund të fundit, janë kukulla dhe grumbullimi i tyre në masë nuk tremb aspak. Sigurisht që nuk ka peshq dhe zogj të lirë apo vela të fryra nga erërat paqësore që janë figurat me të cilat lirizmi delikat i Kodrës është në gjendje të ngrihet.
“La Croix” ka botuar, të premten e 21 dhjetorit 1951, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me ndalimin e dhëmbëve prej floriri në Shqipëri nga regjimi diktatorial, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Ndalimi i dhëmbëve prej floriri në Shqipëri
“Një qarkore e re e qeverisë komuniste të Tiranës ndalon përdorimin e arit për dhëmbët artificialë.
Kjo qarkore ishte, aq më tepër, e padobishme, sepse arin e destinuar për këtë përdorim e patën sekuestruar dhe askush nuk guxonte të furnizonte metalin e çmuar për të vënë dhëmbë prej ari pa rrezikuar të konsiderohej trafikant dhe armik i popullit.”
Në librin francez, të autorit Adrien de Boufflers, me titull « Le chois de plusieurs histoires et autres choses mémorables tant anciennes que modernes appariées ensemble, pour la plupart non encore divulguées », botuar në vitin 1608 nga shtëpia botuese mbretërore franceze, P. Mettayer, gjejmë një shkrim të rrallë, në faqet n° 102 – 103, dedikuar posaçërisht heroit tonë kombëtar, të madhit Gjergj Kastrioti.
Trimi shqiptar tashmë kishte ndërruar jetë. Kur turqit, e morën vesh, nuk vonuan të pushtonin Lezhën dhe të shkonin tek varri i luftëtarit legjendar që i kishte tmerruar për një çerek shekulli.
Në vijim, shkrimi i sjellur ekskluzivisht nga Aurenc Bebja, [Blogu Dars (Klos), Mat – Albania].
«Pasi Muhamedanët pushtuan qytetin e Lezhës, ku ishte varrosur Rrufeja e madhe e luftës, Skënderbeu, ata e nxorrën trupin e tij nga varri për të parë të vdekur njeriun që i kishte bërë të largoheshin të tmerruar qoftë dhe vetëm me përmendjen e emrit të tij.
Të afruar pranë kockave të tij, këta ndiheshin të lumtur që mund t’i preknin, ose të paktën t’i admironin. Edhe krerët dhe komandantët morën monedhat e arit dhe të argjendit, e i mbanin ato me nderim të madh sikur të ishin diçka e shenjtë (hyjnore) duke besuar seriozisht se mbajtja e këtyre relikeve do t’u sillte atyre lumturi ashtu si qiejt kishin vepruar për Skënderbeun.
Bëmat e Skënderbeut në luftë nuk janë admiruar vetëm nga kapitenët Muhamedanë, por edhe nga vetë perandori (sulltani) Mehmet, i cili për të imituar princin shqiptar, përdori shpatën e tij pas vdekjes, duke menduar se do të bënte të njëjtat bëma me dorën e tij kundra të Krishterëve, të përjetonte të njëjtën eksperiencë si Mbreti i Epirit, por këto tehe nuk prenë ndaj të Krishterëve.
Virtyti nuk vinte aspak nga shpata, por nga energjia nervore e krahut dhe dorës së shpirtmadhit Skënderbe, i cili e përdorte atë për të flakëruar mohuesit. »
“Paris-presse” ka botuar, të premten e 20 tetorit 1967, në faqen n°10, një shkrim mbi reagimin asokohe të vajzave pariziene ndaj Bekim Fehmiut, pasi kishin parë filmin e tij “J’ai même rencontré des Tziganes heureux”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Parizienet do të çmenden pas tij
Po, të gjitha parizienet do të çmenden pas Bekim Fehmiut, yllit dhe talentit të zbuluar në filmin e Aleksandër Petroviçit. (Bëhet fjalë për filmin : “J’ai même rencontré des Tziganes heureux – Madje, kam takuar ciganë të lumtur ” – shqipëruar nga frengjishjta)
Në Kanë, kritikët thanë për të se ai duket si Sinatra (Frank), luan si Burton (Richard) dhe është tërheqës si Belmondo (Jean-Paul).
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 20 janarit 1929, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me udhëzimet e mbretit Zog për zbatimin e programit të ri qeveritar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Programi i qeverisë shqiptare
Tiranë, 29 Janar. Zyra e shtypit shqiptar publikon informacionin e mëposhtëm:
“Në transmetimin e dekretit që emëron ministrat e rinj tek Presidenti i Këshillit (Koço Kota), Mbreti dërgoi një letër në të cilën përcakton udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e programit qeveritar.Pikat kryesore të programit të mëparshëm të kabinetit mbeten në përmbajtjen e programit të ri.Zyrtarët e paaftë do të zëvendësohen me ata kompetentë. Këta duhet të jenë shërbëtorët e popullit sovran. Kompanitë e huaja që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri do të gjejnë lehtësitë e nevojshme.
Kodi Civil së shpejti do të hyjë në zbatim. Një kod tregtar (komercial) është në përgatitje e sipër. Ministria e Arsimit Publik do të dërgojë studentë jashtë vendit.Universiteti do të duhet të merret me arsimimin e grave.
Në një vend aq pjellor sa Shqipëria, nuk duhet të jetë e nevojshme të blihet bukë jashtë vendit, kështu që reforma agrare nuk mund të vonohet.Do të ndërtohen kanalet e ujitjes. Taksa doganore për makineri do të ulet.
Populli që paguan taksat pret nga ekzekutimi i punëve publike një shpërblim për sakrificat e tij.Të gjithë shqiptarët do të kuptojnë se interesi i kombit vjen së pari. (Havas).”
“International Herald Tribune” ka botuar, me 16 tetor 1979, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me incidentin diplomatik të rinovimit të pasaportës australiane të Mbretëreshës Susan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Gruas së mbretit në ekzil i është mohuar përdorimi i titullit
Canberra, 15 tetor (Reuters) — Gruas me origjinë australiane të Mbretit Leka të Shqipërisë në ekzil i është refuzuar një pasaportë australiane që mban titullin e saj, tha sot një zëdhënës i punëve të jashtme.
Zëdhënësi tha se Susan Cullen-Ward kishte aplikuar për rinovimin e pasaportës me titullin Mbretëresha Susan e Shqiptarëve, por ajo mori një në emër të Susan Leka.
“Giornale di Udine” ka botuar, me 11 qershor 1920, në ballinë, letrën që Faik bej Konica i ka dërguar asokohe “Giornale d’Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Romë, 10 qershor. — “Giornale d’Italia” merr letrën në vijim nga Faik bej Konica, president i Federatës Shqiptare “Vatra” :
“Z. Drejtor. — Lajmet nga Shqipëria, të botuara sot nga “Giornale d’Italia” dhe në gazeta të tjera do të kenë emocionuar të gjithë ata, italianë dhe shqiptarë që kishin ëndërruar për një ngjarje të sinqertë dhe vëllazërore midis dy vendeve.
Që interesi i popullit shqiptar konsiston në mbajtjen e marrëdhënieve të përzemërta me Italinë dhe në mos dëmtimin e interesave më këtë popull të madh të afërt dhe miqësor tradicionalisht, është një fakt i dukshëm dhe i qartë.
Unë dhe miqtë e mi shprehim keqardhje për verbërinë dhe absurditetin e atyre shqiptarëve që janë përgjegjës për këto veprime armiqësore.
Lidhur me pjesën e përgjegjësisë që i bie autoriteteve italiane, ju mbetet juve ta shqyrtoni, artikulli juaj sot dhe mendimet që shumë italianë kanë shprehur me rastin e këtyre incidenteve të mjerueshme më kanë bindur që në Itali njihen disa nga shkaqet e trishta të keqkuptimit.
Ju lutem, z. Drejtor, të siguroni publikun italian për një të vërtetë që në këtë moment po keqkuptohet, domethënë se populli shqiptar ruan akoma, pavarësisht nga gjithçka, ndjenjat e dashura për popullin e madh italian.”
“Radiocorriere” ka botuar, me 2 maj 1931, në faqen n°15, një shkrim në lidhje me nevojën asokohe të një stacioni radiofonik në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Zëra në qiellin e botës
Radio në Shqipëri
— Në Kuran është shkruar se vetëm njeriu mund të flasë — një hoxhë mysliman deklaronte me vendosmëri në zyrën doganore në Shkodër në 1904, ndërsa ai dëgjoi zërin e gramafonit të parë që një katolik rebel dhe shumë i guximshëm kishte marrë nga Venecia. Dënimi i priftit islam hyri në fuqi dhe meqenëse vetëm boria fliste — sipas tij — ajo duhej të dërgohej përsëri në Itali. Blerësi i zgjuar iu përshtat më së miri për të kompozuar një gyp kallaji për përhapjen e zërit.
Kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë dhe gramafonët kanë ndjekur njëri-tjetrin për avantazh dhe propagandë më të madhe ata kanë tërhequr në vend disqet e lutjeve dhe të këngëve turke të Stambollit. Por sot në Shqipëri nuk ka më asgjë turke : mbase kujtimi i zbehtë i trishtuar dhe i largët tek të moshuarit dhe tek të rriturit, por të gjitha një reflektim i ndjenjave tek të rinjtë që më në fund shohin tokën e tyre, vendin e Skënderbeut, nën kujdesin dhe udhëheqjen e mbretit Zog dhe me mbështetjen shumë të vendosur të Italisë.
E vetmja, trashëgimia e vetme e popullit shqiptar për katërqind e më shumë vjet është gjuha shqipe, e ruajtur me një vullnet të rreptë kundër çdo depërtimi të idiomave dhe thekseve turke, arabe dhe perse.Nuk është ekzagjerim të thuash se është gjuha më e vjetër në Evropë, ajo me të cilën — siç rrëfen Ksenofoni — Aleksandri i Madh u fliste trupave të tij dhe se ushtarët grekë nuk e kuptonin.
Kjo gjuhë është mbrojtur në momente dhe vite shumë të trishtueshme, por nuk është se era e re e civilizimit është më pak e rrezikshme për rezistencën e saj ose për përparimin e saj.
Prandaj, Radio, e cila transmeton lajmet dhe muzikën në gjermanisht nga Vjena çdo mbrëmje në Shqipëri, në italisht nga Roma dhe në greqisht nga Athina, ngatërron dhe shqetëson idetë dhe preferencat e dëgjuesve.Muzika — me të vërtetë — nuk është një gjuhë, por një ritëm i kuptueshëm nga të gjitha fjalimet, por ka këngë të largëta nga çdo tokë, ninulla, kujtime, ritme të rinisë së hershme që gjithmonë të pëlqen t’i njohësh dhe t’i dëgjosh përsëri.Këngët e tabarinëve të Vjenës, “Kur hëna ngrihet në Marecchiare” në Romë, ose stacione të tjera të transmetimit mund të argëtojnë gjatë një mbrëmbje, por ato nuk janë në gjendje të lartësojnë shpirtin dhe zemrën e njerëzve të palëkundur të “Skiptaria-s” në evokimin e mitit të tyre të largët.
Kjo është arsyeja pse sot, më shumë se kudo tjetër, një stacion radiofonik shfaqet në Shqipëri si nevoja më e domosdoshme, ndihma politike dhe ndezja e bashkimit të gegëve dhe toskëve dhe për ngritjen e të gjithë vendit. Vitet e trishtuara të zgjedhës, të luftës së brendshme, të skllavërisë kanë kaluar, por për të parë drejtpërdrejt, me energji qytetërimin, ato pak llamba elektrike të shpërndara në rrugët e Tiranës dhe Shkodrës nuk janë të mjaftueshme, pra duhet ndihma fonike, përkujtimi i zërit të dëgjuar, i fjalimit të thënë gjatë ditës, është e nevojshme të dëgjojmë se çfarë po ndodh në Evropë dhe në botë, jo përmes telegrameve të trajnuar dhe të rregulluar mirë nga agjensitë zyrtare dhe jozyrtare, por në gjuhën e vet, në intonacioni e saj, në përputhje me interesat dhe të mirën e vendit.
Vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur të rikonfirmojmë ndërgjegjësimin dhe lartësinë e popullit “skipetaro” dhe t’i japin rinisë kontributin e sinqeritetit fonik të gjuhës së tij.Sepse nuk janë fjalimet zyrtare të rasteve të mëdha ose predikimet nga foltoret që mund të falsifikojnë të korrat kulturore të një populli që fatalisht, për shkak të ngjarjeve antike, të trishtueshme, vetëm sot përballet me dritaret e civilizimit. Aty është radioja, zëri i ri, i cili do të jetë në gjendje të hapë për njerëzit miqësorë të Adriatikut të poshtëm vizionin e saktë, kuptimin integral të thelbit, virtyteve dhe miteve të tij përmes valëve të difuzionit (përhapjes) nga Shën Gjini në Vlorë,nga Gjirokastra në Shkumbin.Dhe gjithashtu do të përbëjë një armë të fortë politike kundër shpifjeve të pakuptimta dhe fyese që agjensitë e huaja të interesuara, nën maskën e lajmeve të pastra dhe të thjeshta, hedhin çdo mbrëmje atje, në qëllimin budalla dhe të kotë për të ngadalësuar, për të ftohur marrëdhëniet e përzemërta midis Italisë dhe vendit të vogël të Adriatikut të poshtëm.
Më në fund, Radio do të përsërisë me kadenca (valë) të buta këngët antike të paraardhësve, të poetëve spontanë të bukurisë së tokës shqiptare, muzikalitetin nostalgjik të maleve të Mirditës dhe rivierës, dhe lajmet për ato që po ndodhin në botë, ritmin politik, fitoret financiare, kompleksin dhe ndërmarrjen e gjerë shoqërore.
“La Stampa” ka botuar, të shtunën e 30 marsit 1940, në ballinë, telegramin e Ernest Koliqit dërguar asokohe Kontit Ciano, tëcilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një telegram për Kontin Ciano nga Ministri Koliqi
Romë, 29 mars.
Ministri i Arsimit Publik shqiptar Koliqi, duke përfunduar udhëtimin e tij në Itali me 250 studentë shqiptarë, i ka dërguar Kontit Ciano telegramin në vijim :
“Duke u kthyer në Shqipëri, ne mbajmë një kujtim të përjetshëm të fjalëve tuaja, të cilat janë një ogur i sigurt për të ardhmen e dy vendeve tona. Ju lutemi, Shkëlqesi, t’i transmetoni Duçes përkushtimin tonë të pandryshueshëm dhe besnikërinë “schipetara”, të gjallëruar nga bashkësia e frytshme me Rininë (fashiste) Italiane – Ministri Koliqi.”
Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të dielën e 17 marsit 1991, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me propozimin asokohe të Partisë Demokratike ndaj shkrimtarit Ismail Kadare me rastin e zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shqipëri : Z. Ismail Kadare kandidat “i mundshëm” i Partisë Demokratike shqiptare
“Shkrimtari shqiptar IsmaiI Kadare de të jetë kandidat “i mundshëm” i partisë kryesore të opozitës, Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në zgjedhjet e para të lira të caktuara me 31 mars, thanë zyrtarët e PD-së në Tiranë.
Janarin e kaluar, Z. Kadare, i cili ka jetuar në ekzil në Francë që nga vera e vitit 1990, u takua “në mënyrë private” me liderin e PDSH-së, Z. Gramoz Pashko.”
Ky njeri do të ishte Mbreti Leka i Shqipërisë nëse babai i tij, Mbreti Zog, nuk do të ishte përmbysur nga një regjim që përfundimisht u bë qeveria komuniste e një vendi të Evropës Qendrore. Leka, duke biseduar këtu me gruan e tij Susan në Peterborough, në Ontario., thotë se të gjithë shqiptarët duhet të ndihmojnë në sjelljen e lirisë së fjalës dhe fesë në vendin e tyre të lindjes.
“Le Monde Diplomatique” ka botuar,në tetor të 1989, reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç mbi origjinën e shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Origjina e shqiptarëve
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare jep disa detaje mbi origjinën e shqiptarëve pasi lexoi artikullin e z. Vuk Drashkoviç mbi “marrëdhëniet serbo-shqiptare”, i cili u botua në numrin tonë të prillit të kaluar :
Unë thjesht dua të ndalem në këtë fragment të z. Vuk Drashkoviç “Asnjë shkencëtar serioz në botë nuk e mbështet pohimin e nxjerrë nga Tirana dhe Prishtina (kryeqyteti i Kosovës) pa asnjë provë mbështetëse, sipas së cilës ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve.”
Me sa duket z. Vuk Drashkoviç duke besuar se njohja e botës fillon dhe mbaron në këtë vepër, injoron ose mbyll sytë për të mos parë, se shqiptarët, nën emrin e shqiptarëve, dhe një nga qytetet e tyre, Albanopolis, përmenden që në shekullin e dytë në shkrimet e Ptolemeut.
Aq më pak është i vetëdijshëm se autoritetet më të mëdha shkencore të botës kanë folur për autoktoninë dhe origjinën ilire të shqiptarëve.Unë do të citoja ndër të tjerët gjermanët Gottfried Leibniz (1705), Johann Thunmann (1774), Ritter von Xilander (1835), Franz Bopp (1850), Jakob Fallmerayer (1857), J. von Hahn (1870), Paul Kretschner (1896), Norbert Jokl (shek. XX), Maximilian Lambertz (shek. XX) etj., Për të vazhduar me anglezët William Leak dhe Stewart Mann, danezin Holger Pedersen, italianin Angelo Masci, austriakët G. Mayer, H. Olberg dhe R. Solta, francezin A. Ducellier dhe shumë të tjerë, për të arritur te kroatët Milan Sufflay (Shuflaj) dhe Radoslav Katiçiç dhe jugosllavi Aleksandër Stipceviç.
Por z. Drashkoviç pretendon (mendon) se ka zbuluar në Enciklopedinë Sovjetike një studiues azerbajxhanas, R. B. Gueiouchev, i cili mbështetet në një tezë të vjetër, në asnjë mënyrë shkencore, por letrare dhe fantazuese, e hedhur poshtë prej kohësh, sipas së cilës, meqenëse ekziston në Kaukaz një vend i quajtur AIbania, thuhet se shqiptarët janë prej andej. / KultPlus.com
Më 13 qershor të 1920, në kryeqytetin francez, Esat Pasha po dilte nga hotel « Continental », i shoqëruar nga një mik dhe një mikeshë, për të shkuar në drejtim të automjetit të tij, i parkuar në rrugën « Castiglione ». Avni Rustemi, i cili po priste mbi trotuar, qëllon dy herë mbi të duke e lënë të vdekur në vend.
Si rrjedhim, gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, në faqen e parë të saj, më datë 30 nëntor 1920, një artikull mbi proçesin gjyqësor të kësaj vrasje të bujshme. Ajo ka botuar shkëmbimet e ndryshme në sallën e gjyqit, ku bie veçanërisht në sy gjakftohtësia e Avni Rustemit.
Më 20 qershor 1920, Avni Rustemi shfaqet para Gjykatës së Krimeve të Rënda të « Seine-s ». Gazeta e përshkruan autorin 27 vjeçar, si të dobët fizikisht, që dukej sikur të ishte 20 vjeçar, me një pamje të mprehtë, i cili ishte i sigurtë kur shprehej, me një kokëfortësi që haset tek të gjithë vrasësit politikë. Dhe si ata, ai dinte të përdorte lehtësisht « klishetë ».
Në vijim, seanca gjyqësore e rrëfyer në gazetën franceze :
« Seanca është udhëhequr nga kryetari i gjykatës, këshilltari Z. Drioux.
Avokati i Përgjithshëm Bloch – Laroque mbështet akuzën.
E veja e Esat Pashës përfaqësohet , si palë civile, nga avokatët Freyssanges et Lyon – Caen.
Avokati De Monzie (Anatole) mbron të akuzuarin.
Pas formaliteteve, fillon marrja në pyetje e Avni Rustemit.
I akuzuari, i lindur në një familje me prona përreth Janinës, është shkolluar në Konstandinopojë, Gjenevë dhe Romë. Ai i ishte destinuar mësimdhënies. Në vitin 1913, u bashkohet Shqiptarëve që luftonin kundra Greqisë me qëllim « lirimin e Epirit ».
***
Z. Drioux :Në atë moment të caktuar, ju nuk e njihnit Esat Pashën ?
Avni Rustemi :Oh, kanë folur shumë për të !
Z. Drioux :Po ju paralajmëroj se do të jem tepër i kujdesshëm në këtë terren. Unë pranoj se jam i paditur në çështjet e historisë dhe politikës shqiptare. Mbi këtë bazë, unë do të ju lejoj të thoni atë që ju dëshironi.
***
Rustemi përfiton nga leja për të afirmuar se në Shqipëri kishte vetëm një qeveri legjitime, ajo e cila luftoi Esat Pashën.
…Në maj të vitit 1920, partizani i ri kthehet në Shqipëri, ku takon « një zyrtar të lartë, i cili i shpjegon situatën » dhe kuptohet se është kundra « Esatiste ». Në vijim niset për në Paris.
***
Z. Drioux :Çfarë burimesh financiare keni ?
Avni Rustemi :Pak më shumë se 6000 lireta.
Z. Drioux :Nga vijnë këto para ?
Avni Rustemi :Nga vëllai im.
Avokati i Rustemit, De Monzie :Kjo dëshmon se Rustemi nuk është vrasës me pagesë.
***
Rustemi e përgjonte Esatin nga hoteli i rrugës « Saint – Hyacinthe », komshi me hotelin « Continental », ku jetonte Esati. Iu desht vetëm një « hap » për ta gjetur. Më 13 qershor u takua papritmas me pashain në trotuarin e rrugës « Castiglione » dhe aty ndodhi gjithçka.
***
Avni Rustemi :Kur pashë këtë njeri u turbullova dhe nuk u kontrollova dot.
Z. Drioux :Dhe pastaj, ju qëlluat ?
Avni Rustemi :Ishte një gjest ashtu si marrja e Bastijës !
Z. Drioux :Ju u bëni aluzion, pa i njohur mirë, disa fakteve të historisë sonë. Shumë të huaj shprehen kështu. Në një tekst të shkruar nga pala juaj mbrojtëse, miqtë tuaj e kanë krahasuar viktimën me Luigjin e XVI ! Ju paralajmërova se mund të thoni gjithçka në lidhje me politikën shqiptare. Ne, francezët, ne nuk mund të harrojmë se Esati ishte miku ynë, që u detyrua të largohej prej austriakëve, që ka punuar në shpëtimin e ushtrisë serbe, dhe për arsye të këtyre fakteve, ai u dekorua me Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit.
Avokati i Rustemit, De Monzie :Franca ka besuar disa herë gabimisht.
***
Proçesi gjyqësor mbyllet me këto fjalë të akuzuarit :
Avni Rustemi :Unë nuk e kam paramenduar vrasjen. Unë kam qenë gjithmonë i shtyrë nga ndjenjat e pastra.
***
Nga ky moment, mbaron proçesi i Avni Rustemit dhe fillon i Esatit.
***
Dëshmitarët e parë, doktori Paul, eksperti i armëve Flobert, roja (gjuetari) Cavet që ndaloi vrasësin u dëgjuan me shpejtësi.
Avokati i Rustemit, De Monzie, me aftësinë e madhe për të mbrojtur klientin e tij, do të tërheqë vëmendjen e sallës në vijim.
***
Avokati i Rustemit, De Monzie :Një patriot shqiptar, si Rustemi, a ka pasur ndaj Esatit ankesa të bazuara (të mjaftueshme) për të eliminuar tiranin dhe tradhtarin ?
***
Sipas gazetës, dhjetë dëshmitarë mbrojnë të vrarin.
Gjenerali Gouraud i ka shkruajtur Z. Drioux për të vërtetuar bujarinë e Esatit. Z. Edouard Julia e konsideron Esatin si një mik të Francës.
***
Z. Julia :Figura e tij ushtarake ishte ajo e një heroi. Ishte ai që mundësoi dialogun me mbretin Konstandin. Personaliteti i tij politik nuk ishte më pak i shquar. Ai ka kontribuar shumë në fitoren e aleatëve. Pa atë, asnjë serb nuk do t’i kishte shpëtuar fatkeqësisë, asnjëri prej tyre nuk do të arrinte në Korfuz. Unë nuk jam këtu për të shkatërruar një njeri të ndriçuar nga pasioni i tij politik, por do t’i them të akuzuarit, se duke vrarë Esatin, ai ka sakrifikuar fatin e fundit për bashkim dhe pavarësi që i kishte mbetur shtetit të tij.
Avokati i Rustemit, De Monzie :Esati, a nuk e dorëzoj Shkodrën në 1913 armiqëve të shtetit të tij ? Dëshmitarë të tjerë do të vijnë të tregojnë. »
***
Ekspertë të tjerë kanë vazhduar të flasin në gjyq si për shembull gjenerali Sarrail, ish-shefi i byrosë së ushtrisë Orientale, Z. Ancel, apo Z. Auguste Gauvain, Z. Gaston Richard, koloneli Lamouche dhe konsulli francez në Selanik, Z. Graillet.
Të gjithë këta zotërinj nuk kanë rënë dakord me pohimet e njëri – tjetrit.
Gjatë kësaj seance gjyqësore nuk është marrë një vendim i menjëhershëm për Avni Rustemin. / KultPlus.com
“La Vie heureuse” ka botuar, me 15 prill 1912, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me marrëdhënien speciale të Zonjës Edith Durham me Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Zonja Edith Durham në Shqipëri
Një heroinë e bamirësisë
Midis mijëra mënyrave prekëse dhe gjeniale të të qenit bamirëse që gratë kanë zbuluar, këtu është një që, për më tepër, nuk shkon pa guximin. Ne e dimë se cila është jeta e mjeruar e shqiptarëve, mbi të cilët, pikërisht në këtë moment, çështja e Lindjes rëndon shumë. Ju gjithashtu duhet ta dini se për njëmbëdhjetë vjet një grua, Zonja Durham, ka qenë Providenca e tyre.
Ishte në Podgoricë në fillim të gushtit të kaluar që takova zonjën Edith Durham. Unë e takova atë në një qytet të vogël në kufirin me Malin e Zi, ku shqiptarët malsorë ishin strehuar, të përndjekur nga turqit.Nuk mund të imagjinohet skamja në të cilën ndodheshin këta njerëz fatkeq, shtëpitë e të cilëve ishin djegur nga trupat e Turgut Pashës dhe që kishin vetëm për strehim shpellat e gërmuara në brigjet e thepisura të Moraçës. Në këto kaçube të infektuara, burra, gra dhe fëmijë, të përzier me disa bagëti të pakta, kishin pritur për pesë dhe tetë muaj fundin e dhimbjeve të tyre.Kam vizituar refugjatët me zonjën Durham. Këta njerëz të varfër erdhën ta takonin, i puthën duart, e quajtën mbretëresha e tyre, i kërkuan ndihmë dhe mbrojtje kundër armiqve të tyre.Çdo ditë, nën 50 gradë nxehtësi, përgjatë shtigjeve me gurë, ajo endej në kampin e tyre të dëshpëruar, duke shpërndarë pak para që mori për ta nga Anglia.Ajo kishte blerë pëlhura (veshje) të cilat i ndau në copa prej tre metrash;për secilën pjesë, ajo shtoi dy gjilpëra dhe fill peri, sepse ajo kishte përvojë të rrallë dhe prekëse të këtyre gjërave.
Për njëmbëdhjetë vjet Zonja Edith Durham nuk është larguar nga vendet ku zgjedha Osmane rëndon rëndë mbi popullatat, duke paguar me paratë e saj, me personin e saj, duke mbrojtur gjithashtu me pendë ata të cilëve u është kushtuar plotësisht.Ajo ka shkruar disa vepra të botuara në Londër : dhe pa dyshim që një ditë do të lexojmë historinë shqetësuese të kësaj fushate të vitit 1911 në Shqipëri.
Situata politike në Evropë duke ngritur frikën e kryengritjeve të reja në këtë anë, zonja Durham mbeti atje, në mënyrë që të inkurajojë para së gjithash malsorët për të ngritur rrënojat e shtëpive të tyre, para sezonit të tmerrshëm të shiut.
Gazetarët që ishin në Podgoricë këtë verë, duke qëndruar në hotelin (bujtinën) e vetëm në këtë qytet të humbur Ballkanik, nuk do të harrojnë spektaklin kurioz dhe prekës të ofruar nga vaktet – dhe çfarë vaktesh! – kryesuar nga Zonja Durham. Të shtënat me pushkë shkëmbeheshin çdo mëngjes në një marshim dy orësh midis turqve dhe shqiptarëve dhe në këtë jetë kampi që bëmë të gjithë, nën një nxehtësi përvëluese, vetëm shpirti i devotshmërisë e mbajti të gjallë këtë grua.
Zonja Edith Durham është e njohur nga bashkatdhetarët e saj. Unë e përgëzoj veten time që kam parë bamirësinë e saj në rrethana në të cilat pak burra do të kishin pranuar ta ushtronin atë dhe të ishin në gjendje të dëshmonin para lexuesve të “La Vie Heureuse”.
Festa e luleve në Shqipëri – Nuk ka një grua apo vajzë shqiptare që harron t’i bëjë dhuratën e saj të luleve Kastriotit, heroit kombëtar; çdo vit në fillim të Bajramit, ato ngjiten në tarracën e shtëpive dhe hedhin një mori lulesh në drejtim të tokës dhe Lindjes.
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Maj 2021
Revista franceze “Mon bonheur” ka botuar,me 10 korrik 1910, një shkrim në lidhje me “festën e luleve” në Shqipëri për nder të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Për nder të një heroi kombëtar
Festa e Luleve në Shqipëri
Festa e Luleve, për nder të Skënderbeut, zhvillohet në fillim të Bajramit, d.m.th. Pashkëve myslimane. Ka këtë karakter të veçantë, e festuar nga shqiptarët, të cilët janë muhamedanë (myslimanë) dhe të lidhur me Turqinë, për të festuar kujtimin dhe bëmat e heroit të madh kombëtar që çliroi Shqipërinë nga zgjedha e turqve.
Një natë para Festës së Luleve, burrat e Shqipërisë, të gjithë luftëtarë, mblidhen së bashku dhe pleqtë u tregojnë të rinjve historinë e Skënderbeut, e cila është përcjellë nga brezi në brez.
Emri i vërtetë i heroit është Aleksandër Gergj Kastrioti. Babai i tij ishte një nga zotërit epirotë të cilët u nënshtruan nga Sulltan Amurati II ose Murati II; dhe ai u detyrua t’ia dorëzonte të birin pushtuesit si një premtim të besnikërisë së tij. Kastrioti u rrit në fenë myslimane, në oborrin e Muratit. Trimëria e tij dhe gjeniu i hershëm ushtarak e mahnitën Sulltanin, aq sa ai ia besoi, kur ishte vetëm njëzet vjeç, një ushtri të fuqishme për të shkuar dhe pushtuar Serbinë. Ishte rreth vitit 1424. Por papritmas babai i tij vdiq. Dhe, me nxitjen e shqiptarëve, Kastrioti braktisi turqit dhe u kthye për ta vendosur veten në krye të shqiptarëve; Në fillim ai kishte vetëm treqind ushtarë.
Një rapsodi shumë e vjetër tregon se si ai shpiku një mënyrë për të marrë Krujën, kryeqytetin e Shqipërisë, të mbajtur nga turqit. Të gjitha shtëpitë, gjatë Festës së Luleve, kumbojnë me këto tinguj heroikë.
“Djali i ri dhe i lavdishëm i Shqipërisë hyn me guxim te sekretari i tiranit.
— Çfarë dëshiron, Skënderbe i lavdishëm? thërret shërbëtori i Muratit.
— Më thërrit Kastriot shqiptari! tha i riu me krenari. Tani e tutje nuk do të kem tjetër titull dhe emër.
— Mos vallë je i dehur për herë të parë?
— Jam i dehur nga hakmarrja, dhe kam etje për liri!
— Ti je më shumë se i dehur : ti je i çmendur!
— Ulu qetësisht para tavolinës, sekretar me mendje të rëndë. Shkruaj një urdhër për guvernatorin e Krujës dhe rekomandoji atij të dorëzojë kryeqytetin e Shqipërisë në duart e mia përndryshe do të dënohet me vdekje.
— Kurrë!
— Po, menjëherë. Ja!ky është tehu i shpatës sime kundër fytit tënd.A e ndjen të ftohtin vdekjeprurës?A e di se kjo shpatë nuk heziton kurrë?Shkruaj! Shkruaj urdhrin.
Tani, me urdhrin e shkruar, Kastrioti rend me galop drejt Krujës së shtrenjtë, qytetit, nënës dhe atdheut të tij.
— Hej! guvernator! A di të lexosh?”
Në mbrëmje, Kastrioti dhe treqind shqiptarë kishin shfarosur garnizonin turk.
Kjo ndodhi në 1443. Ali Pasha erdhi, me një ushtri prej dyzet mijë burrash, për të rimarrë qytetin; pothuajse të gjithë turqit u masakruan. Disa herë vetë Sulltani e rrethoi Krujën; dhe gjithmonë Kastrioti asgjësoi ushtritë e tij. Kastrioti vdiq në 1467 dhe Shqipëria u rikthye në një anarki e cila përsëri ishte fatale për lirinë e saj.
Pasi luftëtarët kanë kaluar natën duke kënduar lavdinë e heroit kombëtar, gratë në agim ngjiten në tarracat e shtëpive. Ato mbajnë në duar shporta plot lule dhe simbolikisht i hedhin ato, si drejt tokës ashtu edhe drejt Lindjes.
Midis këngëve antike, të cilat ekzistojnë me bollëk në Shqipëri dhe Maqedoni, ka një që shpjegon këtë simbolikë poetike.
Gratë këndojnë, duke hedhur lule :
“Ti ishe i ri si trëndafilat dhe i bukur si agimi, o hero, kur ti u shfaqe fitimtar para vajzave dhe nënave të Shqipërisë, ti ishe i sinqertë si vesa dhe i fuqishëm si dielli që lind.
Ti ndriçove natën ku gjithçka ishte zhytur.Djepet dridheshin nga gëzimi, fëmijët e vegjël belbëzonin këngët e çlirimit, varret dridheshin nga shpresa.
Sot djepet gjallërojnë dhe varret janë përgjithmonë në gjumë, lule, bieni butësisht në zemrën e Shqipërisë, në zemrën e heroit!”
Nuk ka një grua apo vajzë shqiptare që harron t’i bëjë dhuratën e saj të luleve Kastriotit. Lule vërtet bien, por ato thahen dhe, sa herë që popujt e tjerë ballkanikë ngrihen kundër turqve, shqiptarët do të radhiten përkrah shtypësit.
Megjithatë një pasardhës i princërve të Shqipërisë po formon, atje, disa komitete sekrete për një rilindje kombëtare. A do të ketë sukses? Lulet bien dhe ato thahen.
“Newsweek” ka botuar, me 15 janar 1990, në faqen n°16, shkrimin e gazetarit Spencer Reiss në lidhje me takimin e tij me Mbretin Leka I në Johanesburg, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbreti me sy blu Leka nuk është një monark bulevardi pa fron. Pesë mijë milje dhe 50 vjet larg shtëpisë (atdheut), trashëgimtari i shtëpisë mbretërore të Shqipërisë, javën e kaluar, u ul në zyrën e tij në shtëpinë-fermë në periferi të Johanesburgut.
Një pistoletë automatike nëntë milimetra “Browning” gjendej në brezin e tij, pesë qen u përkulën në këmbët e tij dhe një pushkë automatike me një gjerdan me fishekë varur në krah. Në pjesën tjetër të shtëpisë, mbretëresha Susan, e cila lindi në Australi, kujdesej për dokumentet. Truproja i tyre Shan Burmese shërbeu filxhanë të ngjyrosur e të vegjël kafeje.
Dhe në tryezën mbretërore spartane gjendeshin fotokopjet (traktet) e para një jave në lidhje me thirrjen për të marrë armët : “Ne, Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, i bëjmë thirrje popullit tonë… të përfitojë nga ngjarjet që po trondisin vendet e Evropës Lindore dhe të ngrihet (çohet)”.
Leka ishte tre ditësh kur babai i tij, mbreti Zog, u dërgua në ekzil, pak përpara trupave pushtuese të Musolinit, në 1939. Ai trashëgoi titullin mbretëror pas vdekjes së babait të tij në 1961, dhe tani pretendon të ketë mbështetje të gjerë midis shqiptarë në mërgim.
Ai jetoi së pari në Spanjë, e cila e dëboi atë në 1979 për komplotin e veprimeve të armatosura kundër qeverisë shqiptare dhe dekadën e kaluar në Afrikën e Jugut, ku jeton si “tregtar i mallrave (lëndëve të para) në shkallë ndërkombëtare”.Por ai e quan rrëzimin e komunistëve shqiptarë “punën e jetës sime”.
Thirrja mbretërore për të marrë armët, pranon Leka, do të duhet të transmetohet në Shqipëri nëpërmjet ballonave (“Ne e kemi bërë më parë”), radios në një vendndodhje të fshehtë (“Ju e kuptoni që nuk mund ta them këtu”) ose përmes “kontakteve” brenda vendit.
Por dy Mercedes-ët e vjetër në garazhin e Lekës janë gati të mbartin familjen mbretërore – përfshirë Princin e kurorës 8-vjeçar Leka Anwar Zog Reza Baudouin – përmes triumfit të Tiranës.
“Populli shqiptar është si një burim që është ngjeshur për shumë, shumë vite”, thotë Leka.“Dhe sapo ajo pranverë të fillojë, ajo do të përhapet në të gjithë vendin, me kusht që dikush të ndërhyjë e të jetë i pëlqyeshëm për të gjitha partitë dhe të veprojë si një garantues për zgjedhjet e lira.Stalinistët e Shqipërisë janë paralajmëruar.” – Spencer Reiss në Johanesburg./darsiani/ KultPlus.com
Në faqen n°254 të librit “Gjon Mili : photographs & recollections”, botuar në vitin 1980 nga New York Graphic Society (Boston), gjejmë shkrimin (mendimin) e fotografit të famshëm francez Henri Cartier-Bresson për fotogfrafin shqiptar me famë botërore Gjon Milin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Meqenëse jam fotograf, do ta përdorja aparatin tim për të fotografuar Milin; dhe në mbishkrimin (epitafin) tim do të shkruhej se sa mirënjohës i jam atij për gjykimin e tij të mprehtë dhe krijues.
Kur bëjmë shaka, siç bëjmë shpesh, ai më quan “një amator i thjeshtë”, ndërsa unë i referohem atij, “se jam një profesionist i vërtetë”.
E vlerësoj përkushtimin e tij për profesionin në të cilin ai hyri si në urdhrat e shenjtë, gati një mijë vjet më parë; sepse mësojmë aq shumë nga kjo aftësi teknike për të cilën Mili është mjeshtër.”/darsiani/ KultPlus.com