“La Patrie” ka botuar, të hënën e 8 korrikut 1901, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e Faik Konicës (Thrank Spirobeg) ndaj qëllimeve italiane asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Italia dhe Shqipëria
Intrigat u zbuluan. – Përgjigje nga patriotët shqiptarë.
(Shërbimi special i La Patrie)
Vjenë, 7 korrik. – Trazira e nxitur në Shqipëri nga emisarët italianë për të krijuar një lëvizje opinioni në favor të aneksimit nga Italia ka marrë një goditje fatale. Nëse italianët ende imagjinojnë që shqiptarët kanë dëshira të zjarrta për t’u bërë nënshtetas të mbretit Viktor Emanuel, kjo është për vetëkënaqësinë e tyre.
Botimi i fundit i Albania-s, organi i komiteteve revolucionare shqiptare, i cili botohet në Bruksel, përmban një artikull të nënshkruar nga Z. Thrank Spirobeg mbi çështjen e propagandës italiane në Shqipëri.Kujtojmë që Z. Spirobeg është udhëheqësi i njohur i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe se ai u internua nga qeveria Osmane për pjesëmarrjen e tij aktive në një fushatë trazirash që synonte ta bënte Shqipërinë të pavarur nga Turqia.
Z. Spirobeg nuk heziton t’i vë flakën barutit.Ai deklaron kategorikisht se përkëdheljet italiane janë të dyshimta për nacionalistët shqiptarë.
“Italia, vazhdon ai, i ka dhënë vetes misionin pak a shumë të mprehtë të provokimit të konflikteve të armatosura në Ballkan dhe të përfitimit nga çrregullimi që një luftë do të shkaktonte për të aneksuar Shqipërinë ose për ta nënshtruar atë në protektoratin e saj.
Shqiptarët nuk janë më shumë një racë latine sesa japonezët;ata nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin italian, as gjuhën, as traditat, as fatet.Nëse ne kërkojmë autonominë tonë, është pikërisht për të forcuar dhe zhvilluar një kombësi të pavarur.Por ne do të kundërshtojmë me forcë planet e Italisë, e cila dëshiron të bëjë me Shqipërinë atë që bëri Austria me Bosnjën dhe Hercegovinën.Më mirë të qëndrojmë turq sesa të bëhemi italianë!”
Nëse kjo gjuhë e qartë nuk dëgjohet në Romë, kjo është për shkak se ministrat italianë kanë një vesh të shurdhur!/darsiani/ KultPlus.com
“DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 25 janar 1990, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I për një media serbo-kroate (Novosti Osam) me gazetarin Momcilo Popovic, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Leka stërvit forcat ushtarake jashtë vendit për të “ndihmuar” shqiptarët
…Rezidenca e tij në një periferi të Johanesburgut është e mbrojtur vetëm nga një truprojë, megjithëse ai pretendon se ka pasur deri në gjashtë përpjekje për ta vrarë në vitet e fundit.
Megjithatë, truproja i lartpërmendur është padyshim i armatosur dhe i trajnuar profesionalisht. Ai kontrollon me kujdes çdo vizitor në çdo kohë. Gjashtë qen janë gjithashtu në krah gjatë gjithë kohës. Vetë Leka I, i cili është i gjatë 180 centimetra, mban një pistoletë dhe një thikë zbukuruese në rripin e tij.
“Një pistoletë dhe një thikë në brezin e dikujt,” shpjegoi ai, “janë pjesë e traditës sonë. Ky është zakon për të gjithë shqiptarët e rritur.”
“Unë nuk dua një mbrojtje të madhe sepse jam optimist. Mbi të gjitha, ndiej që fundi i pritjes sime për tu kthyer në atdhe po afron. Ky vit do të jetë shumë i zymtë, dhe kështu e dërgova stafin tim me pushime, sepse më vonë ata nuk do të kenë shumë mundësi për këtë.” – deklaroi Leka I.
Ashtu si një hero komik, Leka I beson se gjashtë atentatet u organizuan “nga Jugosllavia”, “në përgjigje të pozicioneve të mia kritike në lidhje me Kosovën”.Edhe pse ai nuk citoi ndonjë provë, ai “e di” këtë. I pyetur, para së gjithash, sa dinte për situatën aktuale në Shqipëri dhe si e shikonte atë, “Madhëria e Tij” u përgjigj me emocion :
Leka I :Për vite me radhë, unë kam qenë jashtëzakonisht i informuar për të gjitha ngjarjet në vendin tim. Në fund të muajit të kaluar, trazirat, ose rebelimi popullor, në Shkodër dhe Kukës u shtypën pa mëshirë. Kjo është vetëm e përkohshme, megjithatë, pasi raportet që unë kam marrë tregojnë se morali në ushtri dhe Sigurimi [shërbimi shqiptar i sigurisë] atje është shumë i ulët, dhe hierarkia qeverisëse është bërë e korruptuar.
NOVOSTI OSAM : A janë përfshirë edhe paratë tuaja në këtë?
Leka I :Jo. Ata po shpenzojnë paratë e njerëzve. Për një kohë të gjatë, Shqipëria ka jetuar në një vakum dhe njerëzit janë nën presion të madh nga regjimi i urryer ateist, i cili nuk di të sundojë (drejtojë) shtetin. Njerëzit po vuajnë, sepse nuk mund të arrijnë standardin e jetesës që njerëzit meritojnë në ditët e sotme.
NOVOSTI OSAM : A keni pasur ndonjë kontakt me Ramiz Alinë, presidentin aktual shqiptar?
Leka I :Edhe pse u dënova në mungesë me vdekje si një “armik i popullit”, unë jam përpjekur t’i shpjegoj Alisë pikëpamjet e mia. Ishte e humbje kohe.
NOVOSTI OSAM : A keni pasur ndonjë problem me agjentët e Sigurimit?
Leka I :Ata vazhdimisht përpiqen të infiltrojnë organizatat tona, ashtu si agjentët e vendeve të tjera, veçanërisht nga shërbimi i inteligjencës Jugosllave. Kjo na krijon probleme të caktuara, sepse shërbimi ynë i inteligjencës duhet të humbasë kohën për t’i zbuluar ato.
NOVOSTI OSAM : Kush ka interes t’ju vrasë?
Leka I :Fati im ka qenë gjithnjë në duart e të Plotfuqishmit. Unë jam përgjegjës vetëm para popullit shqiptar, dhe kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë, derisa i gjithë kombi të zgjedhë lirisht dhe në mënyrë demokratike një qeveri që dëshiron të ndjekë. Unë fitoj armiq midis atyre që kërcënohen nga aspiratat tona legjitime.
NOVOSTI OSAM : A nuk ju duket se po e ekzagjeroni kur përhapni vlerësime të papërpunuara (pabazuara) të situatës në Kosovë?
Leka I :Populli shqiptar padyshim që dëshiron të ribashkohet dhe të jetë zot i fatit të vet. Si udhëheqës i tyre legjitim, për të cilin kam vetëm interesat e tyre në mendje, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të kontribuar në ribashkimin e zonave etnike shqiptare me atdheun e tyre. Natyrisht, rrethanat dhe metodat që do të çojnë në ribashkim do të varen plotësisht nga aftësia e fqinjëve tanë për të kuptuar perënditë tona. Veçanërisht dua të theksoj se unë besoj në një politikë të fqinjësisë së mirë si mënyra më e shëndetshme për të ruajtur stabilitetin në një zonë që ka njohur vuajtje për një kohë të gjatë dhe ka qenë shkaku i drejtpërdrejtë i dy luftërave botërore. Do të ishte më së miri të arrijmë qëllimet tona pa gjakderdhje. A nuk do të ishte më racionale të flisni me fqinjët tuaj për të ardhmen e zonave etnike shqiptare në Jugosllavi, në vend që të përkeqësonin ndarjet, siç po bëhet tani në Kosovë me ndihmën e njësive speciale nga qeveria federale në Beograd?
NOVOSTI OSAM : Ju po flisni për “ribashkim”, megjithëse Kosova nuk i ka përkitur kurrë Shqipërisë dhe megjithëse serbët, malazezët dhe disa popuj të tjerë sllavë kanë jetuar në atë rajon për shekuj.
Leka I :Shikuar historikisht, sllavët janë ardhje të kohëve të fundit në zonat që tani pushtojnë. Është e vërtetë që ka pjesë të Kosovës që kanë rëndësi të veçantë për serbët. Do të shkoja shumë larg nëse do të mohoja këto fakte. Megjithatë, dua të shkoj një hap më tej dhe të them se nëse ulemi me qeverinë serbe dhe jugosllave dhe të diskutonim për këtë, me siguri do të arrinim në një lloj interesi të përbashkët. Për shembull, manastiret e shenjta, aq të lavdëruara dhe të kremtuara, dhe monumenti i Betejës së famshme të Kosovës, mund të caktohen dhe të njihen si jashtë territorit nga të dy palët. Ky është statusi që kanë ambasadat në vendet e tjera.
NOVOSTI OSAM : Ju me sa duket nuk e imagjinoni që Jugosllavia nuk mund të pranonte një mundësi të tillë.
Leka I :Problemet në lidhje me Kosovën mund të zgjidhen vetëm me vullnet të mirë nga të dy palët. Duhet kuptuar që ribashkimi i popullit shqiptar është i domosdoshëm dhe se vetëm në atë kusht mund të ndërtohen marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
NOVOSTI OSAM : A do të përmirësonin ndryshimet e mundshme demokratike në Shqipëri shanset për normalizimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë?
Leka I :Unë sinqerisht besoj se zgjedhja e një qeverie demokratike në Shqipëri do të ishte gjithashtu mënyra më e mirë për të arritur bashkëpunimin, derisa të kuptohet se populli shqiptar nuk mund të mbetet i përçarë.
NOVOSTI OSAM : Në disa raste të mëparshme, ju keni përmendur një lloj konfederate ballkanike. Çfarë kuptoni me këtë, dhe cilat vende do të ishin pjesë e saj?
Leka I :Në kohën e tanishme, është e nevojshme të kuptohet se vendet e vogla si ato Ballkanike, të cilat janë të banuara nga grupe të ndryshme etnike, të cilat kanë fe dhe zakone të ndryshme, dhe të cilat kanë trashëgimi të ndryshme kulturore, kanë një vështirësi të madhe duke jetuar në paqe dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, përveç nëse i respektojnë ato dallime. Nëse fillojmë të respektojmë njëri-tjetrin, vullneti i mirë do t’i përgjigjet vullnetit të mirë dhe aleancat e mira ekonomike dhe tregtare do të vijnë gjithashtu. Në kushte të tilla, edhe kombet plotësisht të pavarura mund të mendojnë për t’u bashkuar në një konfederatë, kryesisht për arsye ekonomike dhe mbrojtëse. Secili komb në një konfederatë të tillë do të ishte i pavarur. Marrëdhëniet e ndërsjella do të rregullohen me traktate dhe marrëveshje, dhe jo me dominimin e disave mbi të tjerët.
NOVOSTI OSAM : Përveç oborrit mbretëror, ekziston edhe një “qeveri shqiptare në mërgim”. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me anëtarët e saj?
Leka I :Si udhëheqës i opozitës parësore ndaj diktaturës shqiptare, unë kam kontakte me shumë parti me ide të ndryshme politike. Si i tillë, unë përfaqësoj mendimin e shumicës së popullit shqiptar. Për më tepër, meqenëse monarkia shqiptare nuk u rrëzua kurrë nga vullneti i popullit, por më tepër nga një akt agresioni nga ana e Italisë fashiste në 1939, qeveria shqiptare në mërgim nuk pushoi së ekzistuari. Detyrat e saj janë të shumta dhe ajo do të vazhdojë të mbajë gjallë pishtarin e lirisë derisa të vijë koha kur kombi do të zgjedhë qeverinë e tij në një referendum të lirë, demokratik dhe mbarëkombëtar.
NOVOST OSAM : Nëse populli shqiptar do të pranonte kthimin tuaj, si do të ishte monarkia juaj?
Leka I :Do të ishte natyrshëm një monarki kushtetuese, siç u krijua për herë të parë nga Kushtetuta e vitit 1928.
NOVOSTI OSAM : Cili do të ishte statusi i fesë në një shtet të tillë?
Leka I :Kushtetuta e vitit 1928 e përcakton mbretin si mbrojtësin e të gjitha feve. Mbreti ka të drejtë të zgjedhë fenë e tij, si çdo qytetar. Siç e dini, unë jam një mysliman, por të gjitha fetë do të trajtoheshin në mënyrë të barabartë dhe të mbrojtura.
NOVOSTI OSAM : Cilat janë marrëdhëniet tuaja me numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Perëndim?
Leka I :Marrëdhëniet e mia me bashkatdhetarët e mi në të gjithë botën kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera. Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëgjoj problemet e tyre dhe të kuptoj nevojat e tyre natyrore, madje edhe t’i ndihmoj ata nëse jam në gjendje ta bëj këtë. Kjo është e vërtetë për marrëdhëniet e mia me të gjitha partitë dhe grupet politike të emigrantëve shqiptarë, dhe me dëshirën e Zotit, kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë.
NOVOSTI OSAM : Shtypi i Evropës Perëndimore ka shkruar disa herë për një farë “Princ të Kosovës” Kryeziun. Kush është ai, dhe ku e fitoi një titull të tillë?
Leka I :Unë nuk e dija që i afërmi im Esad Kryeziu po e përdorte atë titull. Në çdo rast, ai është djali i hallës sime. Princesha Nafije ishte e martuar me Cenabeg Kryeziun.
NOVOSTI OSAM : Çfarë planifikoni të ndërmerrni më tej për njerëzit tuaj në Shqipëri?
Leka I :Kjo është një pyetje shumë e ndjeshme, sepse nuk dua t’i bëj publike qëllimet e mia paraprakisht.
NOVOSTI OSAM : Kohët e fundit, megjithatë, ju lëshuat një “shpallje mbretërore” dhe ia dërguat njerëzve tuaj në Shqipëri.
Leka I :Po. Në të, unë i bëra thirrje popullit shqiptar dhe forcave të armatosura shqiptare që të punojnë së bashku për të përmbysur regjimin e paligjshëm, i cili po vazhdon tiraninë dhe nënshtrimin e vëllezërve dhe motrave tona të dashura. Kjo shpallje tashmë është kontrabanduar (ka hyrë) në Shqipëri dhe fletëpalosjet (traktet) që e përmbajnë atë do të hidhen së shpejti në disa qytete nga balonat.
NOVOSTI OSAM : Ju bëni një jetë mjaft luksoze. Disa vjet më parë, ju u akuzuat si tregtar armësh. Si e fitoni (siguroni) jetesën tuaj?
Leka I :Unë e mbajta veten duke punuar si përfaqësues i ndërmarrjeve të ndryshme të mëdha, dhe së fundmi fillova biznesin tim, duke shitur mallra të konsumit. Ato akuza për tregtinë e armëve janë thashetheme që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë. Pretendohej se merresha me drogë dhe gra. Këto ishin sulme të vrazhda ndaj personit tim. Unë kurrë nuk kam qenë tregtar armësh. Sigurisht, është e vërtetë që unë kam blerë herë pas here armë për njësitë tona, për rezistencën… Kur kjo është e nevojshme për ne, për njerëzit tanë, unë e bëj atë, dhe kurrë për përfitim.
NOVOSTI OSAM : A do të thotë kjo se keni një lloj ushtrie tuajën?
Leka I :Ne jemi përpjekur gjithmonë të krijojmë forca ushtarake që do të ndihmonin njerëzit në Shqipëri. Ato janë duke u trajnuar për vite në shumë vende.
“Le Journal” ka botuar, të martën e 27 majit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën e gazetarit (grand reporter) të saj asokohe tek Esat Pashë Toptani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Çështja e Shqipërisë
Një vizitë tek Esat Pasha
Pamje nga Tirana – Esat Pasha
Durrës, 19 maj. (Me anë të një letre nga i dërguari ynë special.) – Një gabim i guidës tim, kënaqësia që pata duke u angazhuar në këtë vend të bukur dhe mikpritës më vonoi për një javë të tërë. Kur arrita në Durrës, bllokada ishte hequr prej tre ditësh. I lodhur nga samari shqiptar, i cili dëmton këmbët e kalorësit dhe pjesën e pasme, u ngjita në një karrocë për të arritur në Tiranë, sepse nuk është problem këtu që të thërrasim në mënyrë pompoze makinë si kjo që do të më sjellin, të shkëputur, të thyer e të çarë.
Tridhjetë kilometra ndajnë Tiranën me Durrësin. Rruga së pari ndjek detin, pastaj vazhdon në brendësi në lartësi të moderuara. Ajo është, përgjatë një distance të gjatë, e mbushur me gurë të mëdhenj sa madhësia e kokave, të sjellur atje me shumë vështirësi për t’u shtypur dhe për t’u futur mekanikisht në tokë, por që atëherë janë harruar dhe që, me çdo hap, pengojnë dhe frenojnë edhe kuajt më të guximshëm.
Kënetat lëngojnë përgjatë shtegut të kufizuar nga shpatet me shkurre, ku ka nëpërka me bollëk. Urat prej druri kalojnë mbi lumenjtë, por ato janë aq të ngrëna nga krimbat sa që karrocieri, çdo herë, zbret nga vendi i tij për të provuar rezistencën e tyre para se të lëshojë qerren (karrocën) e tij.
Atje, si në pjesën tjetër të vendit, paqja lexohet (shihet) në fytyrën e të gjithëve. Vetë kafshët kanë një pamje butësie. Dele, dhi, lopë enden rrugëve pa roje dhe buajt me brirë të mëdha enden të lirë në batakun e kënetave.
Më në fund, në këmbët e maleve shkëmbore, të cilat tashmë i ngjajnë blloqeve kaotike të granitit malazez, zbulojmë Tiranën, e cila e ka merituar të quhet Tirana e Gjelbërt, një mori pemësh të bukura rrethojnë qytetin dhe pothuajse i fshehin pamjen. Plepa të gjatë, selvi aromatike, manat gjigantë, pemë ulliri dhe lisa. Tokat pjellore na dhurohen para syve. Shqiptarë të veshur me lëkura delesh, pavarësisht nxehtësisë së madhe dhe plisin e bardhë mbi kokë, udhëtojnë mbi mushkat e dobëta.
Hyjmë në qytet. Ai duket njësoj si Elbasani, njëlloj si Kavaja.Është një qytet i vogël turk. Sidoqoftë, greqishtja flitet shumë atje, si në pjesën tjetër të Shqipërisë. Sa i përket shqipes, një gjuhë e plotë dhe shumë e vjetër, ajo për fat të keq ende nuk ka alfabetin më të vogël, dhe një gjuhë që nuk mund të shkruhet mund të jetë vetëm një gjuhë aksesore.
Oficerët turq — ata që mbrojtën Shkodrën — pijnë çaj në sheshet e vogla dhe të zymta përpara cepave të çuditshëm në muret që janë zbukuruar me emrin e dyqaneve. Këtu është tërhequr Shkëlqesia e Tij Esat Pasha në paqe të pritshme dhe kërcënuese.
Ndalem për një moment në konakun, i cili përbëhet nga një papafingo mbi një stallë. Unë bëj atë që mund të bëjmë me tualetin në këtë vend dhe, me çizmet, rripin, dhe me uniformën ushtarake drejtohem drejt kalasë.
Pas një muri të madh të zi, mbi rërën e një oborri të vogël, ushtarët turq flenë të mbingarkuar nën çadra. Ata duken se janë shtrirë në hijen e disfatës. Një oborr i dytë më çon te një shkallë prej druri në këmbët e së cilës unë prezantohem para një shërbëtori të vjetër libian. Më në fund, kaloj me përkthyesin tim dhe më fusin në një sallon me mure prej gëlqereje të pikturuara me penel. Një llambë, një tavolinë, disa kolltuqe të tmerrshme të stilit Luigji XVI dhe një pasqyrë që më kthen, pa mëshirë, imazhin tim të dobësuar. Rojet më dalin para dhe ja Esat Pasha.
Ai është pak i shëndoshë, pak i verdhë. Ai ka sy të zinj, të rëndë, të ndritshëm dhe të fiksuar si ata të Orientalëve. Ai më shikon me një shprehje mirësjelljeje të mërzitur dhe në fillim kërkon falje për gjendjen e tij shëndetësore. Shkëlqesia e Tij ka pak ethe, pak dizenteri gjithashtu dhe dhimbje koke. Ai do të jetë në gjendje të më japë vetëm një intervistë shumë të shkurtër. Unë përgjigjem me një kompliment, por bisedat përmes përkthyesve janë të ngadalta dhe lejojnë shumë kohë. Ne studiojmë me tepër kënaqësi një replikë që duhet të përkthehet dhe unë duhet të humbas shpresën për të parë që të shpërthejnë ndonjë nga këto gjallërimet e gjuhës që tradhtojnë thelbin e një mendimi. E kuptoj, megjithatë, që Esat Pasha është befasuar nga vizita ime dhe shqetësohet paksa.
Ai më shikon, më nuhat, gjithnjë duket se po pret që unë të zbulohem si i dërguari i dikujt, të deklarohem se jam nga një qeveri, një grup financiar, ndonjë udhëheqës tjetër shqiptar. Shkëlqesia e tij dyshon.
— Nuk jemi ne, më thotë ai, është Evropa ajo që duhet të zgjidhë çështjen shqiptare pasi është ajo që e ngriti atë. Në të vërtetë, ne jemi këtu pa ndonjë fuqi reale. Të gjithë në sferën tonë të ndikimit, ne, bejlerët e mëdhenj, bëjmë çmos për të ruajtur rendin, por nuk kemi asnjë mënyrë për të ndërmarrë veprime të përgjithshme. Rrethet (Krahinat) tona janë për secilin prej nesh një formë e pronës ku vendosim qetësinë, por nuk delegohemi nga askush. Ne nuk kemi as mandat dhe as forcë për të vepruar. Unë kam shpërndarë ushtarët e mi shqiptarë dhe po përgatitem t’i kthej Madhërisë së Tij Osmane, posa të kem anijet e nevojshme, trupat që më patën besuar. Unë e bëra detyrën time në Shkodër, siç do ta kishin bërë shefat e tjerë shqiptarë, jam i sigurt. Unë jam i pari i Tiranës, por kjo nuk është arsyeja pse mendimi im duhet të ketë përparësi mbi atë të përfaqësuesve të tjerë të parisë.
Ekziston një qeveri e përkohshme që punon në Vlorë,por ne jemi pa komunikime, pa kontakte me të dhe ajo vetë është privuar nga udhëheqësi i saj, pasi Ismail Qemali udhëton nëpër Evropë. Prandaj jemi në një situatë krejtësisht të përkohshme dhe po presim gjithçka nga vendimet e Evropës. Është ajo që vendosi për autonominë tonë, është ajo që duhet ta organizojë atë. Do të ishte urgjente që ajo të shpejtojë. Gjendja aktuale e pasigurisë është e rrezikshme, aq më e rrezikshme pasi padurimi i disa interesave lodhet në transmetimin e lajmeve të rreme. A nuk u tha që unë e kam shpallur veten mbret? A nuk u tha që unë kisha luftuar kundra Xhavit Pashës, trupat e të cilit janë në Fier? Të gjitha këto thashetheme nxejnë rivalitetet, inkurajojnë ambiciet e tepruara të disave, kërcënojnë paqen dhe përgatisin Evropën ose, çka është më shqetësuese, disa kombe të caktuara të Evropës, mundësinë për të ndërhyrë, jo më për të vendosur, por për të vepruar; jo më për ta bërë Shqipërinë një lloj vajze të adoptuar, por për të riparuar dhe lidhur zinxhirët shekullorë që katastrofa turke kishte rrëzuar.
Dëshira jonë është që liria t’i jepet me të vërtetë këtij vendi që e meriton atë dhe që do të dinte të përfitonte prej saj dhe ne nuk do të donim, nën maskën e mbrojtjes, të shndërrohemi në protektorat.
Këto deklarata patriotike, këto kërkesa për pavarësi janë gjysëm të vërteta si arsye e negociatave të caktuara të Esat Pashait, me rezervën enigmatike të qëndrimit të tij, me ato të prirjeve të tij që nuk arriti t’i fshehte.
— Situata, i thashë atij, është delikate dhe mbase Evropa do të hasë vështirësi të mëdha për të arritur një marrëveshje. Çfarë do të bëni nëse liheni të vendosni vetë për fatin tuaj?
Esat Pasha hezitoi për një moment, më shikoi dhe papritmas kujtoi se ishte i sëmurë. Ai me pak fjalë kërkoi falje për shqetësimin e dizenterisë së tij dhe u zhduk shpejt.
I lënë vetëm me një oficer të rrethit të tij të ngushtë, unë përsërita pyetjen time. Oficeri u përgjigj :
— Nuk mund të bëhet fjalë që Shqipëria të organizohet vetë. Një ekuilibër i brendshëm midis udhëheqësve xhelozë ndaj njëri-tjetrit, midis atyre të Veriut dhe të Jugut, midis myslimanëve dhe të krishterëve, nuk më duket i praktikueshëm. Nëse do të hiqnim dorë nga ndihma unanime dhe e menjëhershme e Evropës, do të na duhej të thërrisnim për ndihmë nga ato të fuqive të mëdha që do të tregojnë vullnetin e tyre të mirë.
—Për shembull ? E ndërpres
— Për shembull, Austria.
—Por, këmbëngula, po sikur Austria, duke pretenduar t’ju vijë në ndihmë, të vendoset te ju dhe të mos largohet kurrë?
Bashkëbiseduesi im heshti për një sekondë, pastaj u përgjigj :
— Nëse do të skllavërohemi, më mirë do të ishim skllevër të Austrisë sesa të Serbisë ose Greqisë. Austria është një popull i shquar, fuqimisht i civilizuar, i përparuar në shkencë dhe në art, dhe që qarkullon shumë para. Nëse do të na hajnë, më mirë të na hajë një luan sesa një ujk.
Pastaj, sikur të pendohej për atë metaforë, ndihmësi i Esat Pashës i dha fund bisedës dhe përfundoi duke u ngritur në këmbë :
—Ne presim me padurim vendimet dhe veprimet e Evropës dhe jemi të vendosur t’u nënshtrohemi atyre me gjithë zemër. Le të shpejtojë e t’i japë fund kësaj gjendjeje shqetësimi, kësaj lloj anarkie paqësore e cila, në planin afatgjatë, mund të degjenerojë në trazira dhe për të cilën nuk kemi fuqi (forcë) t’i japim fund.
“Paris-presse” ka botuar, në ballinat e20dhe24dhjetorit 1968, dy shkrime në lidhje me emetimin asokohe nga Republika e Shqipërisë të dy monedhave prej ari dhe argjendi me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
(Komunikatë.)
Emetim zyrtar i Republikës i Shqipërisë
Paris, 23 dhjetor 1968.
Republika e Shqipërisë sapo ka lëshuar (emetuar) një sëri monedhash madhështore ari dhe argjendi, legale, në sasi të kufizuar.
Ky emetim zyrtar, i planifikuar për të përkujtuar 500 vjetorin e Skënderbeut, heroit kombëtar, na ofron “Monedhat e reja” të jashtëzakonshme, të cilat tashmë mund t’i kërkojmë në të gjitha bankat./darsiani/ KultPlus.com
“La Bourgogne Républicaine” ka botuar, të martën e 8 marsit 1955,në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e Shqipërisë ndaj ndihmës së propozuar asokohe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shqipëria refuzon prodhimet ushqimore amerikane
“Paris, 7 Mars (A.C.P.) – Agjencia e shtypit shqiptar raporton se qeveria e Tiranës ka refuzuar ofertën amerikane për të shpërndarë ushqime në Shqipëri për të luftuar “një krizë të pretenduar”.
Qeveria e Tiranës hedh poshtë “me indinjatë” propozimin amerikan, të cilin e konsideron të barazvlefshëm “me një ndërhyrje të huaj” në punët e saj të brendshme.”/darsiani/ KultPlus.com
“Paris-presse” ka botuar, të martën e 18 marsit 1958,në faqen n°4, shkrimin e gazetës britanike “News Chronicle” dedikuar Nënë Terezës dhe misionit të saj në Indi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Në Kalkuta
Nënë Tereza është “doktor Schweitzer-i” i të paprekshmëve (të sëmurëve)
Kalkuta, katër milion e pesëqind mijë banorë, qyteti më i mbipopulluar i Indisë së mbipopulluar, ku gjysma e popullsisë fle në rrugë, ka “Dr Schweitzer-in” e saj : është Nënë Tereza, një murgeshë me origjinë shqiptare, drejtuese e misionit të “Motrave të Bamirësisë”.
Me 75 motrat (murgeshat) e saj me origjinë indiane, ajo drejton shtatë klinika, njëzet e shtatë shkolla, një qendër mësimore. Ajo trajton pesëdhjetë mijë të sëmurë çdo vit dhe mëson (shkollon) shtatë mijë fëmijë të paprekshëm (të sëmurë).
E veshur me një sari të bardhë, ajo përshkon rrugicat e frikshme të qytetit të vjetër me një furgon ngjyrë të kaltër në të cilin është shkruajtur : “Prekni lebrozët me dhembshuri”.
Ndihmësit e saj vazhdojnë të ngarkojnë nevojtarë në të për t’i transportuar nëpër spitale.
Për më të mjerët e këtyre të varfërve, ajo themeloi një institucion të cilin e quajti “Shtëpia e vendasve në prag të vdekjes”.
“Një vdekje e butë është bekimi i vetëm që mund t’u sjell atyre”, tha ajo.
Një ditë, një dem i tërbuar u fut në turmën e mbushur me njerëz në rrugicat e errëta, duke përmbysur dhe shkelur gjithçka. Nënë Tereza e qetësoi me një lëvizje të dorës. Që atëherë, është përfolur se ajo di të arrijë (bëjë) mrekulli.
Shtypi francez i ka kushtuar një vemendje të veçantë pushtimit të Plavës nga forcat malazeze në tetor të 1912, rrëfimin e të cilit, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
L’Univers, e hënë, 21 tetor 1912,f.2 :
Në Mal të Zi
Marrja e Plavës
“Vjenë, 19 tetor. – Malazezët duan të bombardojnë Taraboshin nga tre anët dhe po përgatisin sulmin për nesër.
Plava u mor sot, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve ranë (u vranë). Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.”
L’Intransigeant, e martë, 22 tetor 1912,ballinë :
“Malazezët kanë marrë Plavën dhe Gucinë (ku u zhvillua një përleshje disa ditë më parë).900 shqiptarë myslimanë thuhet se kanë rënë duke mbrojtur Plavën. Dy qytetet e marra (të pushtuara) janë në lindje të Malit të Zi, në veri të Shkodrës.”
L’Écho de Paris, e martë, 22 tetor 1912,f.2 :
Ushtritë e Malit të Zi
“Malazezët janë ende duke bërë përpjekje të mëdha për të pushtuar Taraboshin dhe Shkodrën (ushtria e Jugut, nën urdhrat e gjeneralit Martinoviç).
Ushtria e Veriut, e komanduar nga gjenerali Vukotiç, pushtoi Plavën më 19 dhe Gucinë më 20.
Gucia, në jug të liqenit të Plavës, ka 4.000 banorë. Ky qytet iu dha malazezëve në 1878 nëpërmjet Traktatit të Berlinit dhe ata e shkëmbyen atë me një territor tjetër në 1880.
Qyteti i Plavës u mbrojt me kokëfortësi nga shqiptarët, burrat, gratë dhe fëmijët që humbën gati 1.000 prej të tyreve. Malazezët u gjetën gjithashtu në vështirësi të madhe.
Luftimet në këto rajone malore, midis fiseve të ashpra, kanë një karakter të veçantë dhune.”
La Tribune de l’Aube, e martë, 22 tetor 1912,ballinë :
“Podgoricë, 21 tetor. – Pushtimi i Gucisë u parapri nga ai i Plavës, pas një mbrojtje kokëfortë të shqiptarëve, 900 prej të cilëve u vranë. Gratë dhe fëmijët shqiptarë morën pjesë në mbrojtje. Humbjet e malazezëve janë gjithashtu të konsiderueshme.”
Le Sémaphore de Marseille, e mërkurë, 23 tetor 1912,f.2 :
“Nga Cetinje : Pushtimi i Plavës ishte shumë i përgjakshëm; 900 shqiptarë u vranë, midis tyre gra dhe fëmijë, të cilët u gjetën me armë në dorë.” / KultPlus.com
“La Croix” ka botuar, të premten e 20 majit 1904,në faqen n°3, një shkrim në lidhje me 50-vjetorin e përfundimit të hekurudhës së famshme të Semmering-ut, vepër e inxhinierit të famshëm me origjinë shqiptare Karl Gega, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Me 28 të këtij muaji do të fillojnë festime të mëdha të cilat do të zgjasin një javë të tërë dhe do të sjellin hare në një pjesë të perandorisë ashtu si në kryeqytet.
Në fund të majit, hekurudha e Semmering-ut, e cila ishte hekurudha e parë malore e Evropës, feston 50 vjetorin e përfundimit.Semmering-u është pika më e lartë e vargmaleve të Alpeve që na ndajnë nga Styria.Pak rajone malore janë po aq piktoreske dhe madhështore sa këto.Kur niseni nga Vjena për në Gratz dhe Trieste, së pari kalojmë nëpër vreshtat e pasura përreth Baden-it, pastaj Vjenë-Neustadt, selia e Saint-Cyr, dhe pothuajse menjëherë fillon ngjitja.
Hekurudha, përfundimi i së cilës do të përkujtohet, është seksioni nga Gloggnitz në Semmering : puna zgjati gjashtë vjet, nga 1848 deri në 1854 dhe kushtoi 31 milion franga.Është një nga kryeveprat më të bukura teknike në botë;Z. Gega, inxhinieri autori i kësaj mrekullie, ishte sigurisht një nismëtar i një gjeniu të madh,sepse guxoi të konceptojë plane të cilat ishin një zbulim për kohën e tij;ai mundësoi që industria hekurudhore e sapo lindur të hidhte një hap prej gjysmë shekulli përpara.
Vetë Semmering-u është një “séjour” shumë i kërkuar, në verë për arsye të freskisë së pyjeve dhe flladeve të tij, në dimër për arsye të temperaturës së butë që hasim në majat e larta të mbuluara me dëborë dhe të zhytura (mbuluara) nga rrezet e diellit, ndërsa banorët e fushave dhe luginave banojnë në mjegullën gri dhe në të ftohtin.
Gega, i cili duket se i ka dominuar vështirësitë deri në atë pikë sa ka qenë i lumtur që t’i kërkonte për t’i kapërcyer ato, ka luajtur me shkëmbinjtë, luginat e thella, humnerat;herë-herë, ai e çon hekurudhën e tij në shpatin e malit,ku ajo duket si një skicë qymyri mbi një mur; herë-herë, ai e fut atë në një tunel nga i cili del që të futet në një tjetër, dhe dikush do të thoshte se ai ka dashur të bëjë magjistarin me trenat;herë-herë, e hedh papritmas si një gjarpër mbi një luginë të prerë nga një viadukt me mbivendosje të trefishtë të arkadave.
Kam dëgjuar që sot vepra do të bëhej me më shumë thjeshtësi dhe më pak shpenzime, kritikë tekniku që nuk ndryshojnë përshtypjen e atyre që janë vetëm spektatorë dhe konsiderojnë në veprën vetëm madhështinë e saj.” / KultPlus.com
Pas dymbëdhjetë viteve, blockbuster-i i parë televiziv “Odisea” vjen më në fund me ngjyra. Protagonist ishte një aktor jugosllav, Bekim Fehmiu. Ai u transformua shpejt në një yll. Por suksesi nuk i solli fat. Madje as interpretuesvë të tjerë. Me përjashtim të besnikes dhe të përkushtuarës Penelope, Irene Papas-it. – Burimi : Radiocorriere (1980)
Nga Aurenc Bebja, Francë – 20 Shtator 2020
“Radiocorriere” ka botuar, më muajin janar të 1980, në faqet n°32-34, një shkrim të gazetares Stefania Barile me rastin e kthimit në ekran me ngjyra të serialit të famshëm botëror “Odisea”, me aktor kryesor Bekim Fehmiun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Kthimi i Uliksit
nga Stefania Barile
Një udhëtim i gjatë dhjetë vjet–Historia është tre mijë vjeçare.Homeri i verbër e ka rrëfyer atë por kritikët preferojnë të besojnë se këtë e ka transmetuar (rrëfyer) tradita popullore. Është historia e kthimit të Uliksit dhe legjenda e dinakërisë së tij.Mbreti ishte krijuesi i atij kali që shkaktoi rënien e Trojës.Pastaj kthimi në shtëpi, i cili për arsye të mallkimeve të perendive, qe i hidhur :fazat e tij janë të gjitha vuajtje dhe tortura.Por edhe shumë arratisje (frekuentime) me shumë gra, nga Culipvo te Circe, tek e ëmbla Nausicaa.Dhe më në fund në Itakë ku do të jetojë me Penelopën besnike që e kishte pritur dhe me djalin Telemakun. Si në një përrallë. – Burimi : Radiocorriere (1980)
Romë, janar.
Ai ishte ylli i parë televiziv. Pas tij vetëm Sandokani ka ngjallur të njëjtin entuziazëm fanatik tek shumë vajza.
Në një garë hipotetike indiani Sandokan (Kabir Bedi) dhe ai do të përfundonin njëkohësisht në foto-finish.Bekim Fehmiu, jugosllav pothuajse grek, ose Uliksi.Ishte viti 1968. Dhe shikuesve italianë të mësuar me lotët e shumë romancave, të xhiruara në studio me vetëm pak të huaj dhe me shumë aktorë me një fytyrë të qetë italiane, u ndodhi të shikonin “Odisenë”.Ata që ishin dyshues e gjetën veten para një filmi të madh (blockbuster-i). I pari i prodhuar nga televizioni.
Ishte një kasting i ngjashëm me Hollywood-in :ishte Juliette Mayniel, yll i ri (nouvelle vague) ;ishte Scilla Gabel e jona dhe një modele atëherë shumë në modë, Barbara Bach.Dhe pastaj disa të panjohur.Ndër të cilët ai, protagonisti, Bekim Fehmiu.Por sapo u shfaq ndodhi suksesi i madh.Vështrimi magnetik dhe i ëmbël, i vuajtur dhe i zymtë, i magjepsi të gjithë.Siç kishte magjepsur ndrikullën e tij, Silvana Mangano-n.
“Ishte ajo që e kishte parë në Kanë”, kujton regjisori Franco Rossi, “me intuitën e të gjitha grave. Ajo kishte të drejtë. Mjaftoi t’i vinim një mjekër dhe doli jashtë ky vështrim”.Ai ishte në Kanë sepse ishte protoganist i një filmi jugosllav, “Ciganët e lumtur”, i cili luftoi për Palmën e Artë deri në fund me Antonionin.Dhe atje znj. De Laurentiis (gruaja e producentit i cili po ndërtonte filmin e madh me TV-në) nuk ishte e vetmja që e vuri re atë : thuhet se Shirley MacLaine, e fiksuar pas tij, i ra të fikët.
Ndryshe nga Uliksi homerik, ai nuk është me të vërtetë grek. “Unë kam lindur në Sarajevë në ’36. Sidoqoftë, kam jetuar shumë në Shqipëri. Nuk ka asnjë vështirësi për tu bërë Uliksi grek :meqenëse jam profesionist, menjëherë e gjeta veten grek”.Ka filluar të recitojë në moshën 19 vjeçare, së pari në Prishtinë (“Unë qëndrova atje për një vit në Repertoire Théâtre”),pastaj në Beograd (“këtu kam studiuar me Mara Millosheviçin, një nga artistet më të mëdha jugosllave”)Debutimi nisi në ’58: me pjesë të vogla në Teatrin Sperimentale dhe me Grupin 212.Dhe së fundmi kinemaja:në ’62 “Sasha” të Radenco Ostovjiç, “me të cilin u vlerësova nga kritika”.
Vitin tjetër akoma teatër në Jugosllavi: të Harold Pinter “The Guardian – Roja”.
Dhe së fundi Uliksi. Një triumf jo vetëm në Itali, por edhe në Gjermani dhe, mbi të gjitha, në Francë. “Këtu”, kujton Rossi, “në fillim ishte planifikuar një herë në 15 ditë dhe jo në mbrëmje. Pas episodit të parë, u planifikua në mbrëmje dhe dy herë në javë”.Gjithçka sugjeronte që aktorët dhe regjisori do të kishin një të ardhme me triumfe. Sidomos ai, Uliksi i bukur, ndoshta ai ishte i destinuar të ishte Omar Sharif-i i ri.
“Unë e fillova këtë karrierë në një mënyrë shumë hollivudiane, në vitin 1968 me filmin “Aventurierët”. Regjisori ishte Lewis Gilbert, ai i “Alfie”, suksesi i madh i Michael Caine.Dhe kisha partnerë Candice Bergen, Olivia de Havilland dhe Ernest Borgnine. Në fakt ndodhi ndryshe. Filmi nuk pati sukses.Dhe unë, pavarësisht Uliksit, u ktheva mbrapa. Më ka mbetur teatri, në Jugosllavi.”
Atëherë, keqardhje?“Jo, natyrisht, unë do të bëja sërish gjithçka që kam bërë. Edhe Odisenë. Me kënaqësi.Kam një kujtim kaq të bukur!Në fillim kishte shumë vështirësi, sepse trupa përbëhej nga italianë, francezë dhe gjermanë, ne nuk mund ta kuptonim njëri-tjetrin.Atëherë gjithçka u bë e lehtë. Ndoshta meqë xhirimet bëheshin në shtëpi, në Jugosllavi”.Dhe ai ka shumë kujtime.Gjithashtu sepse atëherë, në ato skena, ato të rrezikshmet, ai nuk kishte një dublues.“Në skenën e Polifemit u hodha me të vërtetë në det nga gjashtë metra lartësi.Dhe kështu në skenën e stuhisë deti dhe stuhia ishin vërtet reale.Për më tepër, ishte muaji dhjetor. Ekzistonte rreziku për t’u prekur nga pneumonia”.
Guximtar, e kujton Franco Rossi :“Kur në fund zhvillohet lufta me pretendentët e Penelopës, mendova se ai do të vriste vërtet disa.Por papritmas duke parë gjakun e rremë që dilte nga plagët e një aktori u ndal dhe filloi të qante.Pyes veten pse”.Mbase këto ankthe vënë në pah sharmin e tij.Megjithatë, duke e parë atë në realitet (dhe kjo konfirmohet edhe nga të gjitha intervistat që ka dhënë ndër vite) ai është një njeri i qetë, pothuajse banal.Vetëm magnetizmi i syve është i ndryshëm: “Këtë e thonë tashmë të gjithë”, thotë ai në mënyrë agresive.Sa për pjesën tjetër është i njëjtë me shumë të tjerë, madje edhe me shijet :në muzikë, preferon klasiken, të Beethovenit;këngët e Tom Jones; në sport : notin, tenisin, basketbollin (dhe boksin të cilin gjithashtu e ka praktikuar);në kuzhinë, gatimin klasik të nënës dhe për tu argëtuar, të zakonshmet si vallëzimin (ballon) dhe kinemanë.Me pak fjalë, një i qetë : megjithatë mund të imagjinohej ndryshe, të paktën i munduar, në “kërkimin e furishëm për të…”.
Përkundrazi ai nuk po kërkon as dhe një grua. Edhe në dashuri është një njeri i qetë.“Dashuria ime e pare”, kujton ai, “quhej Drava, ajo ishte e vogël dhe brune. Isha pesë vjeç”. Dhe pastaj në moshën 30-vjeçare, dashuria e vërtetë.Branka Petriç, bjonde me sy blu.Ndoshta gruaja edhe nëse këtë nuk e konfirmon.Me pak fjalë, njeriu tërheqës është ndoshta një burrë i qetë.Aq paqësor saqë ka humbur rrugën e tij drejt famës dhe suksesit.Dhe, siç thamë, edhe aktorët e tjerë të “Odisesë” nuk kanë fituar famë me kalimin e kohës :francezja Kira Bester-Calipso është zhdukur.“Nuk di asgjë për të”, thotë Franco Rossi.Po të tjerët ? “Telemakun – Renaud Verley nuk e mbaj më mend.Edhe Juliette Mayniel u harrua gjithashtu.Rezistuan vetëm ata që tashmë kishin në farë lloj drite të caktuar artistike”.Dhe mes këtyre Irene Papas.Së pari aktore elitare, pastaj shumë e njohur (popullore).Diva e angazhuar e Costa Gavras-it (Z, orgjia e pushtetit)dhe tani Ifigjenia e Cacoyannis.Dhe akoma është një aktore e filmave televizivë (me Rosin në “E in Crista si è fermato a Eboli”).Por mbase për publikun e gjerë mbetet ende Penelope.Dhe me Uliksin me ngjyra provon sërish popullaritetin.
“Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945,në faqen n°8, një shkrim në lidhje me suksesin e Gjon Milit në Hollywood, fotografit shqiptaro-amerikan me famë botërore, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Koto fotografi kanë çuditur Hollywood-in
Të çudisësh Hollywood-in nuk është një performancë disi banale. Në vendin e superlativës, nuk është e lehtë të emocionosh ose të befasosh dhe duhet një lloj dhuratë qiellore për ta bërë një amerikan të lëshojë një “oh!” që shpreh habi.
Duke përdorur një proces që na duket relativisht i thjeshtë, Gjon Mili arriti në këtë rezultat. Duke publikuar në një revistë amerikane fotot që ne riprodhojmë këtu, ai provokoi në qarqet kinematografike të Hollywood-it reagime shumë të gjalla kurioziteti. Si u realizuan këto foto ? Gjon Mili, i cili në të njëjtën kohë është inxhinier dhe fotograf, thjesht përdori “flashin – blicin”, që është një shpërthim drite i çastit, me një shpejtësi jashtëzakonisht të shpejtë.Një sistem i shpikjes së tij shkakton hapjen e qepenës së aparatit të tij sa herë që shfaqet një dritë,gjë që i lejon atij të ndajë në një sasi të madhe lëvizjesh një gjest që mezi zgjat një sekondë.
Për ta bërë demonstrimin e procesit të tij më spektakolar, Gjon Mili u kërkoi yjeve më të mëdhenj të Hollywood-it që të pozonin për të dhe zbërthimi i çuditshëm i lëvizjeve që ata bënë para aparatit të tij na lejon të ndjekim në një mënyrë më të vëmendshme sesa në kinema larminë e shprehjeve që një fytyrë mund të marrë në një kohë e cila matet në të dhjetat e sekondës.
Ky proces mund të kryejë shërbime të mëdha për kërcimtarët që të studiojnë lëvizjet, dhe për krijuesit e filmave vizatimorë. / KultPlus.com
“La Liberté” ka botuar, të martën e 6 prillit 1920,në faqen n°3, intervistën e saj me Esat Pashën në lidhje me vendimin e Kongresit të Londrës ndaj Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Fati i Shqipërisë
Një takim me Esat Pashën
Ne jemi të vetëdijshëm për shërbimet e shkëlqyera që Esat Pasha i bëri Francës gjatë luftës.Ishte mjaft interesante të merrnim mendimin e këtij miku, të djeshëm dhe të sotëm, për çështjen shqetësuese të Shqipërisë, zgjidhja e së cilës, duket se është e menjëhershme.
Esat Pasha ka vështirësi të shprehet në frëngjisht dhe përdor një përkthyes.
“Jo, u përgjigj pyetjes sonë, pushtimi i Shqipërisë nga trupat italiane nuk është përfundimtar dhe nuk fyen në asnjë mënyrë ndjenjat e shtetasve tanë.
Fati i vendit tim është akoma i pavendosur; Kongresi i Londrës po vazhdon në mënyrë aktive punën e tij dhe vendimi i tij nuk do të zgjasë shumë.”
A besoni, gjeneral, se atij do t’i jepet autonomia ?
E shpresoj dhe besoj. Do të bënin një gabim të madh, tepër të madh, nëse nuk respektojnë vullnetin e shqiptarëve;pra, ata duan të jenë të lirë.Nëse pavarësia e tyre nuk do të njihej, paqja e Ballkanit do të rrezikohej seriozisht dhe, për t’u dhënë mendimin tim, do të kishte arsye për t’u frikësuar nga trazira të vazhdueshme.Mos harroni se shqiptari është krenar, guximtar dhe i lidhur fort me traditat e tij kombëtare.Të gjithë personat kompetente në këtë çështje do të jenë njëzëri me mendimin tim.
— Cili do të ishte regjimi (politik) që do t’i përshtatej më mirë ?
Gjenerali bën një gjest. “Kjo, tha ai, është delikate. Gjatë luftës, unë kam qenë Presidenti i Këshillit të Shqipërisë deri në kohën e pushtimit.Aktualisht, vendi është nën kontrollin e Aleatëve.”Gjenerali ndalet.Natyrisht, modestia e tij e ndalon atë që të zhvillojë mendimet e tij.“Le ta lëmë këtë, shton ai.Unë i besoj besnikërisë së Francës dhe pres me padurim vendimet e Kongresit të Londrës :është e mundur që status quo-i i paraluftës të ruhet; vetëm atëherë mund të jap më shumë detaje.” / KultPlus.com
“La Croix” ka botuar, të shtunën e 29 majit 1943,në ballinë, një shkrim në lidhje me marrëdheniet asokohe midis Shqipërisë dhe Italisë si dhe emërimin e Ernest Koliqit pranë qeverisë së Romës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë
“Z. Koliqi, ish-ministri shqiptar i arsimit publik i emëruar delegat i qeverisë së Tiranës në qeverinë e Romës, u nis për në Itali ku menjëherë do të marrë përsipër detyrat e tij të reja.
Institucioni i një delegacioni shqiptar në Romë dhe një delegacioni italian në Tiranë, duke mos modifikuar në asnjë mënyrë atributet e lejtnantit të mbretit, përfaqësues në Shqipëri i sovranit të Italisë, i cili, që nga bashkimi të dyjave kurorave, është gjithashtu kreu i shtetit shqiptar, shënon një evolucion në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Krijimi i një ushtrie të re, ekskluzivisht shqiptare, e shpallur këto ditë nga presidenti i Këshillit Shqiptar, vë në pah drejtimin e këtij evolucioni i cili, në frymën e drejtuesve të politikës italiane, duhet t’i lejojë Shqipërisë të sigurojë një ekzistencë në përputhje me traditat dhe interesat e saj brenda kuadrit të bashkimit të saj me Italinë.” / KultPlus.com
“La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit 1817,në faqen n°4, shkrimin biografik të “The litterary Gazette” për Ali Pashë Tepelenën (Janinën), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Gazeta e njohur “The litterary Gazette” boton një shkrim biografik për të famshmin Ali Pasha, zot i Epirit, Thesalisë dhe një pjese të vendeve bashkangjitur. Ky pasha nuk ka reshtur kurrë t’i paguajë Portës së Lartë, pjesët e të ardhurave publike që, sipas zakoneve të vjetra, i takojnë në pashallikun e tij, por njëkohësisht ai ka ditur të rrisë të ardhurat e tij personale, në atë pikë sa kanë vajtur në 15 milion ‘livres tournois’ (monedhë e vjetër franceze).
Një pjesë e madhe e këtyre të ardhurave vjen nga pronat e tij publike dhe nga kopetë e deleve të cilat arrijnë deri në 50.000 kokë. Thesarin (pasurinë) e tij e ruan vetëm një arkëtar i thjeshtë që i thotë saktësisht se çfarë përmban kasaforta. Ali Pasha, i talentuar për një kujtesë të jashtëzakonshme, i njeh përmendësh të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e tij.Kjo mënyrë e mbajtjes së librave (llogarive) të tij shpesh i mundëson që të rrisë papritmas të ardhurat e tij.
Një ditë, ai thirri një hebre, përgjegjës i pronave të tij, dhe i tha me një ton të rreptë : “Kam llogaritur në kokën time që për njëzet vjet ju më keni vjedhur rreth 5.000 piastra në vit;më sillni 100.000 piastrat menjëherë, përndryshe !” — Një gjest me dorë që shoqëroi këtë fjalim, i mësoi hebreut fatin që e priste nëse ai do të guxonte të debatonte për saktësinë e këtij buxheti të veçantë.Ai u përul dhe solli disa minuta më vonë shumën e kërkuar.
Ali Pasha mund të mbledhë deri në 40.000 trupa, por forca e ushtrisë së tij përbëhet nga 6.000 arnautë ose shqiptarë, të cilët i mban në trojet e tij, dhe që qëndrojnë me të për jetë a vdekje. Një oficer francez organizoi fonderinë e topave, nga e cila tashmë ai prodhon mortaja po aq të mira sa ato të çdo artilerie evropiane.Ali Pasha negocioi me radhë me tre fuqi kryesore evropiane për të marrë në zotërim ishujt jonianë; marrje të cilën ai me të drejtë e konsideron të nevojshme për të realizuar planin e tij për krijimin e një mbretërie të pavarur;por meqë u mashtrua disa herë mbi shpresat e tij për këtë temë, ai u kthye sërish pranë Portës osmane.
Ali Pasha nuk e di se cilit nga tre djemve të tij do t’i lë tashgimninë e “mbretërisë – pashallikut” që ka formuar.Më i rrituri, Muktar Pasha ndërthur guximin dhe veprimtarinë e babait të tij me një karakter më bujar dhe sjellje më të buta;ai është i ndjeshëm ndaj dashurisë dhe miqësisë. Një bukuroshe greke, e lindur në një familje të shquar, e quajtur Eufrozine (Euphrosyne), i kishte rrëmbyer zemrën të riut Muktar; Tek ajo, ai merrte pjesë në mbrëmje ku gjendeshin individët më të dashur të të dyja gjinive, dhe ku zakonet orientale ishin të dëbuara. Një natë Ali Pasha urdhëroi që Eufrozina dhe pesëmbëdhjetë mikeshat e saj të kapeshin dhe të mbyteshin në liqenin afër Janinës. Askush nuk guxoi ta prekte me dorë Eufrozinën, nga frika që kishin ndaj reagimit të Muktarit, kështu Pashai shkoi vetë ta tërhiqte zvarrë këtë të pafat.
Veli Pasha, djali i tij i dytë, është një njeri me shpirt të tretur, bujar dhe pa ndonjë talent të fortë.Ai përçmon publikisht zakonet, gjuhën dhe fenë e turqve;zakonisht, ai flet vetëm italishten dhe greqishten moderne;një ditë pyeti një udhëtar italian, duke i treguar atij xhaminë e madhe të Janinës;A mendoni se kjo ndërtesë është e mjaftueshme për të ndërtuar një opera si ajo në Itali ?Ai arriti të urrehej dhe të përçmohej nga shqiptarët dhe turqit, pa arritur të fitojë dashurinë e grekëve që kanë frikë nga mashtrimet e tij.Ali Pasha druhet nga veset e Veliut aq sa edhe nga virtytet e Muktarit.Ai do të dëshironte t’i lë trashëgiminë djalit të tij të tretë, Sali beut, i cili është ende vetëm një fëmijë.
Pallatet e Ali Pashës, ashtu si karakteri i tij, paraqesin një përzierje të gjithçkaje që është e madhe dhe gjithçka që është e tmerrshme dhe e përçmueshme. Përmes pasazheve (kalimeve) të errëta dhe të ngushta mbërrijmë në dhoma të mrekullueshme, ku qilimat janë prej kadifeje dhe perdet të qëndisura dhe me dantella;por syri tronditet papritur nga një afrim i çuditshëm; një perde prej kanavace është zbukuruar me copëza ari, ku një tapiceri e Goblinëve, që shërben si derë, është varur nga litarë të mëdhenj.
Më tej, në disa magazina të vogla, pashai grumbullon kuriozitete të të gjitha llojeve, orë, vathë, shallë, enë kuzhine, pra, të gjitha llojet e objekteve, fryt i plaçkitjeve dhe ekstraktimeve të tij. Bëhet fjalë për një shpellë hajdutësh por me përmasa më të mëdha.Haremet ose serajet e pashait përmbajnë deri në pesëqind gra, megjithatë seksi i bukur nuk tërheq kapriçot e tij të tmerrshme, dhe mbetet plotësisht i përjashtuar në besimin e tij.
Pasazhet nëntokësore të disa pallateve të tij përmbajnë burgje ku ai mban në pranga armiqtë e tij që i kanë rënë në duar, ose ato të subjekteve të tij, të cilët pasuria dhe ambicia e tyre i kanë bërë fajtor në sytë e tij.Këta njerëz të pafat zakonisht dalin prej aty vetëm për të vdekur.
Disa grekë e krahasuan Ali Pashën me Pirron, dhe e ftuan këtë mbret të ri të Epirit të çlironte Greqinë dhe të shpallte veten monark;por nëse Aliu i urren turqit, ai nuk i vlerëson grekët dhe, ndërsa përdor talentet e tyre, ai sfidon njëkohësisht karakterin e tyre.Asnjë post i rëndësishëm në ushtri nuk i jepet një greku. Sidoqoftë, pashai e di se skllevërit e shkolluar dhe të zellshëm paguajnë më shumë taksa sesa skllevërit injorantë dhe dembelë :kështu që ai favorizoi krijimin e shkollave greke dhe një universitet në Janinë.
Vetëm shqiptarët gëzojnë besimin e bashkatdhetarit të tyre të frikshëm :me ta, në momentet e tij të lira, ai është i gëzuar, komunikues dhe familjar;por, kur ai vesh petkun e komandantit, shqiptarë, grekë, myslimanë, gjithçka dridhet para tij, veçanërisht kur ai përdor këtë shprehje : “Bë atë që po të them, ose gjarpri i zi do të të hajë sytë.” Është një kërcënim pas të cilit vijon tortura, në rast mosbindjeje.”— M. B. / KultPlus.com
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 26 qershorit 1904,në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vdekjen e Sami bej Frashërit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Turqi
“Letërsia turke sapo ka pësuar një humbje shumë të madhe në personin e Shemsedin Sami Beut, publicistit dhe leksikografit të shquar, i cili vdiq këto ditë në Kostandinopojë, në moshën pesëdhjetë e katër vjeçare.
Me origjinë shqiptare, Sami Beu kishte marrë një arsim shumë të mirë, të cilin e kishte plotësuar me studime të forta personale. Përveç gjuhës amtare dhe turqishtes, ai e dinte mirë arabishten, persishten, greqishten e lashtë dhe modernen, si dhe më vonë frëngjishten dhe italishten.
Fillimet e tij në karrierën e letërsisë nisën rreth tridhjetë vite më parë. Ai ka botuar një numër të madh veprash dhe bashkëpunoi në disa gazeta dhe revista periodike në Kostandinopojë. Shkrimet e tij të të gjitha zhanreve, të një stili të qartë dhe të fuqishëm, tregojnë një mëndje të zgjuar, delikate dhe cilësore shumë e rrallë në Orient (Lindje) me vullnetin për të edukuar lexuesit.
Ndër veprat e tij të shumta, mund të përmendim veçanërisht fjalorin e tij frëngjisht-turqisht dhe turqisht-frëngjisht, një model në zhanrin e tij; “Kam’usul – Aalam”, enciklopedinë historike dhe gjeografike në gjashtë vëllime të mëdha; dhe, veçanërisht “Kam’usul – Turki”, fjalorin më të plotë turk deri tani në këtë gjuhë.
Me një natyrë të thjeshtë dhe jo shumë komunikues, Sami Beu jetonte i tërhequr në vilën e tij në Erenkeuy, në bregdetin aziatik të detit Marmara, afër Kostandinopojës, midis librave dhe fëmijëve të tij, të cilët i donte gjithashtu.”—A. LEVAL/ KultPlus.com
Më 13 qershor të 1920, në kryeqytetin francez, Esat Pasha po dilte nga hotel « Continental », i shoqëruar nga një mik dhe një mikeshë, për të shkuar në drejtim të automjetit të tij, i parkuar në rrugën « Castiglione ». Avni Rustemi, i cili po priste mbi trotuar, qëllon dy herë mbi të duke e lënë të vdekur në vend.
Si rrjedhim, gazeta franceze, « Le Matin », ka botuar, në faqen e parë të saj, më datë 30 nëntor 1920, një artikull mbi proçesin gjyqësor të kësaj vrasje të bujshme. Ajo ka botuar shkëmbimet e ndryshme në sallën e gjyqit, ku bie veçanërisht në sy gjakftohtësia e Avni Rustemit.
Më 20 qershor 1920, Avni Rustemi shfaqet para Gjykatës së Krimeve të Rënda të « Seine-s ». Gazeta e përshkruan autorin 27 vjeçar, si të dobët fizikisht, që dukej sikur të ishte 20 vjeçar, me një pamje të mprehtë, i cili ishte i sigurtë kur shprehej, me një kokëfortësi që haset tek të gjithë vrasësit politikë. Dhe si ata, ai dinte të përdorte lehtësisht « klishetë ».
Në vijim, seanca gjyqësore e rrëfyer në gazetën franceze :
« Seanca është udhëhequr nga kryetari i gjykatës, këshilltari Z. Drioux.
Avokati i Përgjithshëm Bloch – Laroque mbështet akuzën.
E veja e Esat Pashës përfaqësohet , si palë civile, nga avokatët Freyssanges et Lyon – Caen.
Avokati De Monzie (Anatole) mbron të akuzuarin.
Pas formaliteteve, fillon marrja në pyetje e Avni Rustemit.
I akuzuari, i lindur në një familje me prona përreth Janinës, është shkolluar në Konstandinopojë, Gjenevë dhe Romë. Ai i ishte destinuar mësimdhënies. Në vitin 1913, u bashkohet Shqiptarëve që luftonin kundra Greqisë me qëllim « lirimin e Epirit ».
***
Z. Drioux :Në atë moment të caktuar, ju nuk e njihnit Esat Pashën ?
Avni Rustemi :Oh, kanë folur shumë për të !
Z. Drioux :Po ju paralajmëroj se do të jem tepër i kujdesshëm në këtë terren. Unë pranoj se jam i paditur në çështjet e historisë dhe politikës shqiptare. Mbi këtë bazë, unë do të ju lejoj të thoni atë që ju dëshironi.
***
Rustemi përfiton nga leja për të afirmuar se në Shqipëri kishte vetëm një qeveri legjitime, ajo e cila luftoi Esat Pashën.
…Në maj të vitit 1920, partizani i ri kthehet në Shqipëri, ku takon « një zyrtar të lartë, i cili i shpjegon situatën » dhe kuptohet se është kundra « Esatiste ». Në vijim niset për në Paris.
***
Z. Drioux :Çfarë burimesh financiare keni ?
Avni Rustemi :Pak më shumë se 6000 lireta.
Z. Drioux :Nga vijnë këto para ?
Avni Rustemi :Nga vëllai im.
Avokati i Rustemit, De Monzie :Kjo dëshmon se Rustemi nuk është vrasës me pagesë.
***
Rustemi e përgjonte Esatin nga hoteli i rrugës « Saint – Hyacinthe », komshi me hotelin « Continental », ku jetonte Esati. Iu desht vetëm një « hap » për ta gjetur. Më 13 qershor u takua papritmas me pashain në trotuarin e rrugës « Castiglione » dhe aty ndodhi gjithçka.
***
Avni Rustemi :Kur pashë këtë njeri u turbullova dhe nuk u kontrollova dot.
Z. Drioux :Dhe pastaj, ju qëlluat ?
Avni Rustemi :Ishte një gjest ashtu si marrja e Bastijës !
Z. Drioux :Ju u bëni aluzion, pa i njohur mirë, disa fakteve të historisë sonë. Shumë të huaj shprehen kështu. Në një tekst të shkruar nga pala juaj mbrojtëse, miqtë tuaj e kanë krahasuar viktimën me Luigjin e XVI ! Ju paralajmërova se mund të thoni gjithçka në lidhje me politikën shqiptare. Ne, francezët, ne nuk mund të harrojmë se Esati ishte miku ynë, që u detyrua të largohej prej austriakëve, që ka punuar në shpëtimin e ushtrisë serbe, dhe për arsye të këtyre fakteve, ai u dekorua me Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit.
Avokati i Rustemit, De Monzie :Franca ka besuar disa herë gabimisht.
***
Proçesi gjyqësor mbyllet me këto fjalë të akuzuarit :
Avni Rustemi :Unë nuk e kam paramenduar vrasjen. Unë kam qenë gjithmonë i shtyrë nga ndjenjat e pastra.
***
Nga ky moment, mbaron proçesi i Avni Rustemit dhe fillon i Esatit.
***
Dëshmitarët e parë, doktori Paul, eksperti i armëve Flobert, roja (gjuetari) Cavet që ndaloi vrasësin u dëgjuan me shpejtësi.
Avokati i Rustemit, De Monzie, me aftësinë e madhe për të mbrojtur klientin e tij, do të tërheqë vëmendjen e sallës në vijim.
***
Avokati i Rustemit, De Monzie :Një patriot shqiptar, si Rustemi, a ka pasur ndaj Esatit ankesa të bazuara (të mjaftueshme) për të eliminuar tiranin dhe tradhtarin ?
***
Sipas gazetës, dhjetë dëshmitarë mbrojnë të vrarin.
Gjenerali Gouraud i ka shkruajtur Z. Drioux për të vërtetuar bujarinë e Esatit. Z. Edouard Julia e konsideron Esatin si një mik të Francës.
***
Z. Julia :Figura e tij ushtarake ishte ajo e një heroi. Ishte ai që mundësoi dialogun me mbretin Konstandin. Personaliteti i tij politik nuk ishte më pak i shquar. Ai ka kontribuar shumë në fitoren e aleatëve. Pa atë, asnjë serb nuk do t’i kishte shpëtuar fatkeqësisë, asnjëri prej tyre nuk do të arrinte në Korfuz. Unë nuk jam këtu për të shkatërruar një njeri të ndriçuar nga pasioni i tij politik, por do t’i them të akuzuarit, se duke vrarë Esatin, ai ka sakrifikuar fatin e fundit për bashkim dhe pavarësi që i kishte mbetur shtetit të tij.
Avokati i Rustemit, De Monzie :Esati, a nuk e dorëzoj Shkodrën në 1913 armiqëve të shtetit të tij ? Dëshmitarë të tjerë do të vijnë të tregojnë. »
***
Ekspertë të tjerë kanë vazhduar të flasin në gjyq si për shembull gjenerali Sarrail, ish-shefi i byrosë së ushtrisë Orientale, Z. Ancel, apo Z. Auguste Gauvain, Z. Gaston Richard, koloneli Lamouche dhe konsulli francez në Selanik, Z. Graillet.
Të gjithë këta zotërinj nuk kanë rënë dakord me pohimet e njëri – tjetrit.
Gjatë kësaj seance gjyqësore nuk është marrë një vendim i menjëhershëm për Avni Rustemin. / KultPlus.com
“La France” ka botuar, të shtunën e 12 dhjetorit 1942,në faqen n°3, një shkrim në lidhje me premtimin askokohe të Sekretarit amerikan të Shtetit për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj guximtarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Uashington, 11 dhjetor. — Z. Cordell Hull i ka premtuar popullit të Shqipërisë që Shtetet e Bashkuara do t’i vijnë në ndihmë dhe do ta dëbojnë pushtuesin nga toka e tij.
Pasi tha se Amerika e njihte qëndrimin heroik të popullit shqiptar dhe të luftëtarëve të saj, ai deklaroi :
“Qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara po mendojnë ditën kur një ndihmë efektive do të mund t’u jepet këtyre njerëzve guximtarë që po dëbojnë pushtuesin nga shtëpitë e tyre.”— (sipas Reuter-it.)
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 12 majit 1880,në faqen n°2, shkrimin e gazetës “Deutsche Zeitung” në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Turqi.
Këtu janë disa detaje të huazuara te Deutsche Zeitung për ngjarjet në Shqipëri, detaje të dërguara nëpërmjet një shkrese nga Shkodra, të datës 7 maj :
“Shqipëria ka shpallur pavarësinë e saj dhe nuk e njeh më sovranitetin e padishahut. Gazeta zyrtare “Skodra – Shkodra”, e shkruar sot për herë të parë jo vetëm në turqisht, por edhe në shqip, boton në krye të kolonave të saj një shpallje (deklaratë) të gjatë të Lidhjes dhe të Komitetit.Ajo deklaron që Shqipëria ka pushuar së qeni nën sundimin e Sulltanit.
Të gjithë zyrtarët (nëpunësit) turq që nuk janë me kombësi shqiptare do të pushohen nga puna dhe do të duhet të largohen nga vendi; një përjashtim bëhet në favor të atyre që e kanë treguar veten miq të “Skipétars – shqiptarëve”.Populli shqiptar tani duhet t’u bindet vetëm urdhrave të Lidhjes dhe atyre të Pleqve të Fisit (klaneve), të cilët mbesin, deri më tani, ligjvënësit e vetëm.
Kanë nënshkruar : Ali Pasha, Hodo Beu, Preng Bib Doda, myftiu Hafiz efendi, peshkopi Partew dhe Nikolla Xaba në emër të parisë dhe njerëzve. (Kjo listë përbëhet nga myslimanë e të krishterë.)”
Një telegram tjetër që e njëjta gazetë mori nga Shkodra mbrëmjen e 7 majit deklaron :
“Të gjitha trupat e Haxhi Osman Pashës të vendosura në kampin e Koplikut kanë kaluar në anë të Lidhjes.Shqiptarët sekuestruan zyrat (të ardhurat) publike dhe pushuan nga puna punonjësit osmanë.Lidhja u ka ofruar mbrojtje konsullatave. Rendi nuk u shqetësua.”/KultPlus.com
“L’Express de Mulhouse” ka botuar, të shtunën e 2 prillit 1938, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me qëllimin kryesor të udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë
“Londër, 1 prill. – Mësojmë se qëllimi i vërtetë i udhëtimit të motrave të mbretit Zog në Amerikë nuk ishte vetëm dëshira për të studiuar jetën në Shtetet e Bashkuara apo për të bërë disa blerje, por për të gjetur mënyrën se si të lehtësohej pajtimi i mbretit të Shqipërisë me peshkopin Fan Stilian Noli, i cili ishte kreu i Kishës së Krishterë në Shqipëri dhe Kryeministër para kryengritjes së mbretit të ri, i cili detyroi prelatin të largohej dhe të nisej në Amerikë ku ai u bë shpejt udhëheqësi i të krishterëve shqiptarë që janë mjaft të shumtë në zonën e Bostonit.
Peshkopi Fan Stilian Noli, i diplomuar në Universitetin e Harvardit, i cili ka studiuar në Londër dhe Paris, është një njeri i shquar, me të cilin mbreti Zog synon të bashkëpunojë.
Duhet të besojmë se diplomacia e tri princeshave ka qenë e efektshme, sepse tashmë është njoftuar se prelati synon të kthehet në vendin e tij, ku ai do të marrë drejtimin e universitetit të ri të Tiranës, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.” / KultPlus.com
“Le Matin” ka botuar, të dielën e 18 dhjetorit 1904, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me botimin e fjalorit “shqip – greqisht” të dijetarit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, Kostandin Kristoforidhit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Greqia dhe Shqipëria
“Një dijetar shqiptar, Kostandin Kristoforidhi, i lindur në Elbasan, vdiq në vitin 1895, i cili kishte studiuar në gjimnazin grek të Janinës, ndërmori gjatë jetës së tij dhe përfundoi një fjalor shqip-greqisht, një vepër absolutisht të plotë, të cilën për fat të keq ai nuk mundi ta botonte, pasi vdekja e befasoi atë në mes të punëve të tij të shumta.
Dhe tani ëndrra e Kristoforidhit, i cili pati punuar me guxim për bashkimin e Shqipërisë dhe Greqisë, u realizua sot, dhe vepra e tij kombëtare, rezultati i njëzet viteve të punës së palodhur, shfaqet në dritë në formën e një vëllimi të bukur prej pesëqind faqesh.
Botimi i këtij fjalori mund të konsiderohet një ngjarje akoma dhe më e jashtëzakonshmepër arsye se kundërshtarët e idesë greko-shqiptare, të mërzitur se nuk arritën të blejnë atë që konsiderohet me të drejtë një thesar kombëtar, pavarësisht arit që i kishin ofruar autorit, u nxituantë shpallnin se grekët, duke dëshiruar që gjuha shqipe të zhdukej me kalimin e kohës, kishin djegur dorëshkrimin e Kristoforidhit.
Sot është kënaqësi që Greqia i ofron kombit fisnik shqiptar veprën e çmuar të Kristoforidhit,duke paguar kështu një borxh në kujtim të atij që kishte bindjen e palëkundshme që, nga përhapja e gjerë e letërsisë greke në mesin e popullit shqiptar, ky i fundit do të arrinte të formonte gjuhën e vet, ta ngrejë atë, ta fisnikërojë dhe ta bëjë të denjë për përpjekjet e tij civilizuese dhe mendimet e tij fisnike.” / KultPlus.com
“Le Monde illustré” ka botuar, më 29 prill 1876, në faqen n°6, një shkrim për liderin, atdhetarin dhe shkrimtarin e njohur shqiptar Pashko Vasën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Vasa Efendiu, guvernatori i Hercegovinës
Vasa Efendiu, portretin e të cilit sjellim këtu, është një nga personazhet më të dalluara dhe energjike.
Edhe pse i krishterë, ai ka zënë, disa herë, funksionet e drejtorit të përgjithshëm të duhaneve, të ardhurat e të cilit janë një nga burimet kryesore të Perandorisë Osmane. Më vonë, ai u gradua në gjykatën e lartë, një dallim që rrallë u akordohet personaliteteve të krishtera turke, pavarësisht krerëve të shumtë perandorakë që deklarojnë të kundërtën.
Kur Mahmud Nedim Pasha, veziri i madh aktual, erdhi në pushtet vitin e kaluar, punët e perandorisë ishin në gjendjen më të mëshirshme.Nuk kishte para për të paguar kuponat e borxhit dhe nevojitej shtypja e kryengritjes së krahinave të Bosnjes. Ai e kuptoi menjëherë se ishte e nevojshme të braktiste zakonet e vjetra turke dhe të rrethohej me njerëz inteligjentë, të aftë dhe energjikë, myslimanë apo të krishterë.
Megjithëse ishte armiku personal i Vasë Efendiut, ai hoqi dorë nga zemërimi (inati) i tij i vjetër dhe e emëroi guvernator të Hercegovinës. Me këtë emërim, ai shpresonte të bënte për vete kryengritësit duke u dërguar atyre një guvernator të krishterë, të racës sllave (këtu është gabuar gazeta), shumë të njohur dhe me shumë ndikim në veriun e Shqipërisë.
Vasa Efendiu është rreth pesëdhjetë apo pesëdhjetë e pesë vjeç, dhe ka njohuritë më të mëdha të frengjishtes, italishtes dhe turqishtes.Ai është gjithashtu autor i një skice (vepre) mbi banorët e Malit të Zi dhe të Shqipërisë, një vepër shumë e vlerësuar në Lindje./ KultPlus.com
“Le Soir” ka botuar, të shtunën e 12 prillit 1913, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit bërë askokohe një gazetari të medias së njohur austriake “Neue Freie Presse” në Vjenë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Çështja shqiptare
Vjenë, 11 prill.
Ismail Qemali dhe Isa Boletini mbërritën mbrëmë në Vjenë. Ata i bënë deklaratën e mëposhtme një redaktori të Neue Freie Presse :
“Kosova dhe Mitrovica duhet t’i kthehen Shqipërisë.Përndryshe, shqiptarët do të privoheshin nga pjesa më pjellore e vendit dhe ata kurrë nuk do ta pranonin atë.
Paqja në Ballkan do të jetë e pamundur nëse ruhet demarkacioni aktual i Shqipërisë.” / KultPlus.com
“Le Phare de la Loire” ka botuar, të mërkurën e 19 janarit 1898, në ballinë, manifestin e popullit shqiptar të 1 janarit 1898, të përkthyer asokohe nga studiuesi, gazetari dhe shkrimtari francez Léon Cahun, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Buletini ditor
Paris, 18 janar.
Manifesti i parë i popullit shqiptar, i gatshëm për të marrë armët, sapo është botuar; e kisha për detyrë ta bëj të njohur në Francë, përtej lidhjes personale të miqësisë dhe respektit që kam ndaj kombit “Chkipe”; përtej miqve të mi Qemal Beut, Besim Omerit dhe Frank Spiro begut (Faik Konicës), edhe sikur popullin shqiptar ta zbuloja për herë të parë, unë do të duhej t’a publikoja deklaratën me të cilën ai pohon autonominë dhe vullnetin e tij; këtë gjë e kam për detyrë si francez, si republikan, si ushtar i vjetër në betejën për liri, për drejtësi, për njerëzim, në të cilën luftoi, këtu dhe atje, për gati dyzet vjet.
Manifesti është i datës 1 janar, dhe i drejtohet të gjithëve :
“Në emër të popullit shqiptar, të Lidhjes së Prizrenit, të lidhjeve dhe komiteteve të tjera të formuara në tokat e Chkipérie (Shqipërisë) për mbrojtjen e atdheut;Shoqëria Kombëtare Shqiptare në Itali, Shoqëria Shqiptare “Dituria” në Bukuresht; Komiteti Shqiptar në Kostandinopojë, “Vëllazëria” shqiptare në Egjipt, dhe Shoqëria “Deshire” në Sofje;u bën apel shqiptarëve nga Italia, Greqia, Egjipti, Bullgaria, Serbia, Rumania dhe Dalmacia.Popujve fqinjë, ai(populli shqiptar)u ofron një paqe besnike dhe një miqësi të sinqertë, nëse heqin dorë nga pretendimet e padurueshme “nëse grekët, bullgarët, serbët, malazezët deklarojnë veten si vëllezërit tanë, ata do të jenë të mirëpritur; ne, si të tillë, do t’i pranojmë.Pra, secili le të qëndrojë zot në shtëpinë e tij.Ne nuk kemi pretendime në territoret e tyre; Ne duam Shqipërinë për Shqiptarët.”
Fuqive, populli shqiptar u kërkon vetëm respekt për të drejtën ndërkombëtare, pra asnjanësinë. Për herë të parë, në Lindje, një komb flet me vetëdije të plotë për veten, për të drejtën e tij, për nderin e tij, për burrërinë e tij; Kërkoj nga lexuesit francezë të mos harrojnë këto fjalë të forta të popullit shqiptar :
“Ne nuk ngremë zërin për të bërë kërcënime arrogante; ne nuk kërkojmë gjithashtu nga të huajt që të kenë mëshirë ndaj racës sonë.Ne i bëjmë thirrje nderit dhe besnikërisë së fuqive;që ato të respektojnë ndaj Shqipërisë parimin e mosndërhyrjes, bazën e së drejtës ndërkombëtare, garantimin e evolucionit progresiv të popujve.”
E thjeshtë dhe e qartë është kërkesa e shqiptarëve, të cilën ata janë të gatshëm ta mbështesin me armë :
“Të gjithë, për sa kohë që jemi, pavarësisht bindjeve tona fetare, të gjithë njëzëri dhe në marrëveshje, i kërkojmë Shkëlqesisë së Tij Sulltan Abdyl Hamid Khan II autonominë administrative në tokat e Shqipërisë.”
Nga autonomia administrative e Shqipërisë do të lindë revolucioni i madh i cili do t’u japë forcë dhe jetë popujve të Lindjes, të rraskapitur, anemikë, të mërzitur, të shpërndarë jashtë vendit nga urrejtja fetare; dhe pikërisht në emër të fesë, ky komb fisnik shqiptar, këta myslimanë, këta katolikë, më në fund denoncojnë padrejtësinë e shkuar, nga e cila Lindja po vdiste, nëse, në fund të fundit, ata nuk do të ishin ngritur, të fortë me besimin e tyre në vetvete !
“Shkëlqesia e Tij Sulltani do të duhet t’i dëgjojë këto dëshira të drejta të një populli të tërë dhe do të duhet t’i plotësojë ato sepse Kurani ia imponon atij.Për herë të parë, ai nuk do të dëshirojë të rebelohet kundër ligjit suprem të atyre që besojnë në profet.
Në të njëjtën mënyrë, dhe me të njëjtin besim, ne i bëjmë thirrje famulltarit të Jezu Krishtit në tokë, hierarkit sovran të Fesë së Krishterë në Romë;i kujtojmë atij respektimin e Ligjit hyjnor, që farisenjtë (Pharisiens), varret e zbardhura nën rrobat e ministrave të Ungjillit, shfrytëzojnë për armiqtë ndaj fisnikëve;duke nxitur mosmarrëveshje dhe përçarje midis të krishterëve dhe myslimanëve, ata sjellin vetëm gjakderdhje.
Sepse Ungjilli, ashtu si Kurani, është ligji më i lartë i dashurisë dhe vëllazërimit dhe nuk mund të lejojë që të vazhdojë urrejtja midis vëllezërve dhe vëllezërve.”
Kjo është fjala e kombit shqiptar; Jam i lumtur që e përktheva atë dhe ua bëra të njohur francezëve. Pas një nate kaq të gjatë, dita më në fund po zbardh, në Lindjen e Evropës: “Ex Oriente Lux.”
Léon CAHUN
(Léon Cahun, i lindur me 23 qershor 1841 në Haguenau (Bas-Rhin) dhe vdiq më 30 Mars 1900 në Paris, ishte një shkrimtar, gazetar, specialist në çështjet e Lindjes dhe studiues francez, autor i romaneve aventureske.) / KultPlus.com
Gazeta franceze, « Journal des débats politiques et littéraires – Paris », ka botuar, të mërkurën e 16 majit 1883,në faqen n°2, një shkrim në lidhje me emërimin e Pashko Vasës guvernator të Libanit.
Lideri shqiptar njihej në mjediset politiko–diplomatike osmane dhe perëndimore si një njeri i talentuar për të drejtuar poste me përgjegjësi të lartë.
Shkrimi në vijim, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » – dëshmon qartësisht se sa i vlerësuar ka qenë atdhetari shqiptar tek të huajt :
Na shkruajnë nga Konstandinopoja, 8 maj :
« Sot, supozojmë të marrë fund, dhe seriozisht kësaj here, çështja e Libanit. Nga mbledhja e organizuar më parë, diçka do të dalë në dritë, dhe Vasa Efendi me shumë mundësi do të marrë në mënyrë unanime votat e ambasadorëve, sepse ai është kandidati i propozuar.
Të shtunën, Arif Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme, thirri në një takim të jashtëzakonshëm në Portën e Lartë krerët e misioneve dhe i njoftoi se kandidati i propozuar ishte Vasa Efendiu.
Përfaqësuesit e Francës, Austrisë, Italisë dhe Gjermanisë pranuan, pa hezitim, e pa u vonuar, këtë kandidaturë. Vetëm, ambasadori i Rusisë dhe i ngarkuari me punë i Anglisë dëshironin një ‘ad referendum’ (mendimin e qeverive të tyre) ; Por besojmë se udhëzimet që ata do të marrin do të jenë të favorshme për këtë emërim ; Pra, Vasa Efendiu do të jetë pasardhësi i Rustem Pashës.
Vasa Efendiu është shqiptar. Këshilltar i vilajetit të Adrianopojës, prej disa vitesh, ai ka fituar simpatinë e të gjithë qytetarëve të saj, si myslimanë dhe të krishterë. Autor i dalluar dhe madje poet në gjuhën shqipe, Vasa Efendiu është gjithashtu një administrator i ndershëm, i zgjuar, plot meritë, vendosmëri dhe energji, dhe me padyshim, ai do t’i përmbushë detyrat e tij të reja për të mirën e të gjithëve ; Ai është, ashtu siç thonë anglezët : « The right man in the right place » (Njeriu i duhur në vendin e duhur). Kjo zgjedhje është më e mira nga çdo këndvështrim ; Shqiptarët ishin krenarë dhe të lumtur që sulltani zgjodhi njërin prej tyre për të përmbushur këto funksione të rëndësishme. Mënjanimi i Bib Dodës i pati zhgënjyer disi. Vasa është ende njëri prej tyre, dhe ata vetëm se mund të krenohen për këtë zgjedhje. Pra, incidenti libanez mori fund, Rustemi u zëvendësua, kandidati i sulltanit u pranua dhe shqiptarët janë të kënaqur ; Secili prej tyre është i kënaqur : vetëm anglezëve u vjen keq për Rustemin ; Ata kanë shumë kënaqësi të tjera si kompensim. » / KultPus.com
Shqiptarja, arbëreshe apo arvanitase, e Iliridës apo e Shqipërisë, myslimane apo e krishterë, veriore apo jugore, elitare apo popullore, qytetare apo malësore, nuk i ka lënë indiferent të huajt me veshjen e saj tradicionale. Madje, shpeshherë, ajo ka ngjallur kureshtje me veçantinë e stilit të saj.
Këtë e dëshmojnë revistat, gazetat dhe romanet e shumta franceze apo në gjuhën frënge, ku hasim gravura dhe fotografi që i dedikohen asaj, ndër të cilat do të gjeni në vijim disa prej tyre, të sjellura nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania ».
KOSTUM CILËSOR I GRAVE SHQIPTARE (1782) / JEAN HOUEL, PALAZZO ADRIANO, SIÇILI
VESHJE POPULLORE TË GRAVE SHQIPTARE (1782) / JEAN HOUEL, PALAZZO ADRIANO, SIÇILI
BUKUROSHJA SHQIPTARE DHE CHATEAUBRIAND, ATHINË (1806)
MBI TARRACAT E OHRIT, SHQIPËRI (1841) / R. COTON WOODVILLE, REVISTA “LE MONDE ILLUSTRÉ”
KOSTUMET POPULLORE SHQIPTARE SIPAS KRAHINAVE DHE BESIMEVE FETARE (1880) / FORTUNÉ LOUIS MÉAULLE, REVISTA “LE MONDE ILLUSTRÉ”
PRINCESHA MIRDITORE / JULES – MARIE ARMAND, MOLTENI (1897-1898)
GRUA MIRDITORE / JULES – MARIE ARMAND, MOLTENI (1897-1898)
MALËSORJA SHQIPTARE / JULES-MARIE ARMAND, MOLTENI (1897-1898)
GRATË SHQIPTARE TEK BURIMI (1912)
GRATË SHQIPTARE NË MAQEDONI (1916)
KURS RROBAQEPËSIE PËR GRATË MYSLIMANE SHQIPTARE TË TIRANËS (1919)