Eshtrat që datojnë rreth 100 milionë vjet më parë, të gjetura në Australinë verilindore janë identifikuar si një specie e re e pterosaurëve, sipas një studimi të sapo publikuar.
Eshtrat, të zbuluara në vitin 2021 në Queenslandin perëndimor nga kuratori i muzeut ”Kronosaurus Korner”, Kevin Petersen, i përkasin një gjinie dhe specie të re të pterosaurëve anhanguerian, haliskia peterseni, sipas një studimi të botuar në revistën ”Scientific Reports/Springer Nature”.
Epiteti i gjinisë Haliskia, që rrjedh nga greqishtja e lashtë, përshkruan një krijesë fluturuese që hedh një hije mbi det, ndërsa epiteti i specieve nderon Petersen.
“Me një hapje krahësh rreth 4,6 metra, haliskia do të kishte qenë një grabitqar i frikshëm rreth 100 milionë vjet më parë, kur pjesa më e madhe e Queenslandit perëndimor ishte nën ujë, e mbuluar nga një det i madh në brendësi”, theksoi udhëheqësja e ekipit hulumtues, Adele Pentland.
Pentland tha se rreth 22% e ekzemplarëve të Kretakut të Vonë të Hershëm ishin gjetur duke e bërë atë pterosaurin më të plotë të zbuluar deri më sot në Australi./ora/KultPlus.com
Për shkak të pandemisë, vitet e fundit pjesa e vizitave nëpër vende të ndryshme të botës ka qenë si “zgjidhje” për të qetësuar vetën dhe familjen nga jeta e përditshme.
Edhe pse për të vizituar një vend të huaj, qytetarëve të Kosovës u duhet të kalojnë midis shumë procedruave, por pavarësisht një gjë e tillë realizohet.
Disa prej destinacioneve më të mira që mund t’i vizitoni në këtë vit janë si vijojnë:
Ishulli Barduba në Karaibe
Barduba, një ishull i vogël është i bekuar me kilometra të tërë rëre të bardhë dhe rozë dhe ishte një nga vendet e preferuara për pushime të Princeshës Diana.
Ishujt Bissagos në Guinea
I përbërë nga 88 ishuj, nga të cilët vetëm 23 janë të banuar, ky arkipelag magjik i vendosur rreth 48 kilometra larg bregut të Guinesë në Afrikën perëndimore është unik. Turistët që i vizitojnë do të shpërblehen me parqe të gjera natyrore dhe ujëra të qeta blu.
Cepi Breton, Nova Scoti
I lidhur me kontinentin kanadez nga një rrugë e gjatë, ishulli Cape Breton është i famshëm për pamjet e tij piktoreske dhe vendet historike.
Kili
Një rrip i gjatë e i hollë midis Oqeanit paqësor dhe maleve të Andeve, Kili është lider botëror në ekoturizëm dhe një parajsë e aventurave në natyrë.
Kolombo, Sri Lanka
Në Kolombo destinacionet për t’u vizituar nuk janë të pakta. Shtëpia e të ndjerë Geoffrey Bawa është tashmë një minimuze, ndërsa ishulli ka edhe plazhe të mrekullueshme e ferma të mëdha çaji.
Dijon, Francë
Dijon një nga ‘kryeqytetet’ gastronomike të Francës, një përzierje e lavdishme e shtëpive me korniza druri, pallateve madhështore të shekullit të 18-të.
Disko Bey, Greenlandë
Balenat, ajsbergët kolosalë, një akullnajë që lëviz me shpejtësi përcaktojnë Gjirin Disko, në bregun perëndimor të Grenlandës. Qyteti me shtëpitë e tij shumëngjyrëshe, përbën një bazë të shkëlqyeshme për eksplorim. Ky fjord është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, pjesërisht për shkak të shkëlqimit të tij mahnitës dhe pjesërisht për shkak të studimeve shkencore që janë zhvilluar këtu gjatë 250 viteve të fundit, të cilat i ndihmuan shkencëtarët të kuptojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Parqet Kombëtare Gabon në Afrikën Qendrore
Pellgu i Kongos, nganjëherë i quajtur “mushkëria e Afrikës”, është pylli i dytë më i madh i shiut në botë. Më shumë se 10% e Gabonit, në vijën bregdetare të Atlantikut të Afrikës Qendrore, i është dhënë 13 parqeve të tij kombëtare.
Jordani
Disa vjet më parë, qyteti antik spektakolar i Petrës i gdhendur në shkëmb i Jordanisë ishte në rrezik të bëhej viktimë e suksesit të tij, pasi industria e turizmit kërcënoi strukturat e saj delikate. Vizitorët me siguri do të kthehen në këtë perlë, por ka mundësi për të eksploruar Jordanin në mënyrë nga më të ndryshme. Thesare të tjera arkeologjike, si rrënojat e Jerash dhe Umm Kais, meritojnë të shihen.
Lahti, Finlandë
Finlanda renditet rregullisht si vendi më i lumtur në botë, dhe ka shumë për të qenë të gëzuar kur bëhet fjalë për qytetin e bukur buzë liqenit të Lahtit. I ndodhur 100 kilometra në verilindje të Helsinkit, ky destinacion është i gjelbër në çdo kuptim. Qyteti i tetë më i madh i Finlandës është i mbushur me pyje, parqe dhe rezervate të bukura me shtigje të pabesueshme ecjeje dhe pika vëzhgimi.
Munga-Thirri-Simpson Desert, Australi
Për ata që kanë dashur gjithmonë të përjetojnë një sfidë një herë në jetë, në Outback të Australisë, parku kombëtar më i ri, dhe tani më i madhi, i pret. Parku Kombëtar i Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson i Australisë Jugore mbulon 36,000 kilometra katrorë dhe përfshin pjesë të shkretëtirës së famshme Simpson, e cila shtrihet në shtetin e Queensland dhe në Territorin Verior. Ai u shpall park kombëtar në nëntor 2021. E vetmja mënyrë për të eksploruar Parkun Kombëtar të Shkretëtirës Munga-Thirri-Simpson është me një automjet me katër rrota, i hapur, i domosdoshëm për të hyrë në rrjetin e gjerë të liqeneve playa, dunat e kuqe mahnitëse dhe kullotat e mbushura me zogj. Netët kalohen duke kampuar nën yje./KultPlus.com
Shkollat australiane po u mësojnë vajzave aftësi që nuk janë tipike shtëpiake, Kolegji “Stella Maris” këto aftësi po ua mëson nxënëseve të klasës së 11 -të, transmeton KultPlus.
Studentët mësojnë se si të kontrollojnë gomat, të monitorojnë nivelet e ftohësit dhe vajit si dhe si të reagojnë në rast aksidenti me makinë.
Ekipi Galmatik i të gjitha femrave, i rrethuar nga katër gra, i specializuar për të ndihmuar gratë dhe adoleshentët australianë ka për qëllim t’i bëjë të ndihen rehat në timon përmes punëtorive praktike të mirëmbajtjes së makinave dhe kurseve online.
Elani Mitakos është udhëheqës i “Galmatic” për 13 vjet dhe vuri në dukje se këto punëtori nuk janë vetëm për studentët, por edhe për të gjithë.Me 13 vjet përvojë në mësimin e më shumë se 100 mijë adoleshentëve dhe nxënësve të shkollave, kompania ka zhvilluar punëtori të mbushura me pajisje për të përsosur aftësitë e tyre, transmeton tutje KultPlus.
Ata ngasin automjete të mëdha që janë të shtrenjta dhe nuk mirëmbahen.
“Ne u themi studentëve tanë që kurrë nuk duhet të injoroni një problem me makinën tuaj, por duhet ta adresoni atë për sigurinë tuaj”, u shpreh udhëheqësi i “Galmatic”.
Këto mësime janë rreth dy orë dhe përfshijnë njohuri themelore praktike të mirëmbajtjes së automjeteve. / KultPlus.com
“Great Barrier Reef”, sistemi më i madh në botë i shkëmbinjve koralorë, është rekomanduar që të futet në listën e trashëgimisë së rrezikuar për shkak të dëmeve që po i shkaktohen nga ndryshimet klimatike, ka thënë organizata e Kombeve të Bashkuara për Kulturë, UNESCO.
Vendimi do të merret muajin e ardhshëm.
UNESCO ka kërkuar nga Australia që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj ngrohjes globale. Ndërsa qeveria e Australisë ka kundërshtuar fuqishëm rekomandimin.
Përplasja e fundit është vetëm vazhdimësi në konfliktin në mes të UNESCO-s dhe qeverisë australiane për statusin e sistemit ikonik viteve të fundit.
“Great Barrier Reef” është sistemi më i madh në botë i shkëmbinjve koralorë i përbërë nga mbi 2,900 shkëmbinj nënujorë individualë dhe 900 ishuj. / koha.net / KultPlus.com
Valët e para të emigrimit nga Shqipëria kanë arritur në Australi në vitet 1920-1930. Këta kanë qenë përgjithësisht grupe të vogla, shumica të ardhur nga Shqipëria e jugut, kryesisht nga zona e Korçës dhe u vendosën në qytezën Shepparton e në qytezat e Maribës; u punësuan në bujqësi, në kultivimin e duhanit dhe të kallamit të sheqerit. Këta emigrantë të parë, sollën më pas edhe familjet e tyre.
Vala e dytë e emigrimit ndodhi në fund të luftës së dytë botërore. Këta ishin kryesisht refugjatë, të cilët donin të iknin nga komunizmi. Shumica e personave të ardhur nga ish-Jugosllavia mundën të tërhiqnin familjet e tyre, por kjo nuk ndodhi me shqiptarët e ardhur nga Shqipëria. Emigrimi i shqiptarëve nga Shqipëria pothuajse përfundoi në atë kohë, me mbylljen e kufijve.
Vala tjetër e emigrimit filloi në vitet 1960. Këta ishin shqiptarë të ardhur nga ish-Jugosllavia. Shumica e tyre erdhi nga Maqedonia, por një pjesë erdhi edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Ata erdhën kryesish për arsye ekonomike, si dhe për ti shpëtuar sistemit represiv të Rankoviçit.
Vala tjetër e emigrimit është nga Kosova, në vitet 1990, pas ndryshimit të statusit të Kosovës nga regjimi i Millosheviçit.
Ka edhe shqiptarë nga Shqipëria që kanë ardhur në numër të vogël duke filluar nga vitet 90, dhe vazhdojnë të vijnë.
Gjithashtu në vitin 1999 erdhën dhe rreth 3000 shqiptarë nga Kosova, por shumica e tyre u kthyen me përfundimin e luftës. Rreth 300 prej tyre kanë mbetur dhe janë integruar në Australi.
Referuar Censusit Autralian të kryer nga “Australian Bureau of Statistics”, në vitet 2011 & 2016, në Australi rezultojnë të rregjistruar 13.141 shqiptarë që jetojnë në këtë vend, prej të cilëve 2396 janë shqiptarë të lindur në Shqipëri. Sipas rezultateve zyrtare, nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, në Australi ka përafërsisht 8000 persona që flasin shqip, dhe që janë të shpërndarë si më poshtë vijon:
Victoria : 6000 New South Wales: 810 Queensland: 420 South Australia: 340 West Australia: 255 Zona të tjera: 200
Por komuniteti shqiptar në Australi mendon se ky numër nuk është i saktë sepse shumë nga shqiptarët nuk i kanë plotësuar formularët e censusit në rregull, apo nuk kanë marrë pjesë fare. Gjithashtu ky numër nuk përfshin ata që janë me origjinë shqiptare, por që nuk flasin shqip.
Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata të ndryshme të komunitetit shqiptar në Australi, dhe që mendohet se është shifër më e saktë se shifra zyrtare, ka rreth 20.000 shqiptarë (këtu përfshihen personat që kanë lindur jashtë si edhe fëmijët e tyre të lindur në Australi). Këta shqiptarë janë me origjinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Shumica e tyre, rreth 8000 jetojnë në Viktoria, Melburn dhe janë me prejardhje nga trevat shqiptare të Maqedonisë: fshatrat e liqenit të Prespës dhe rrethi i Manastirit.
Shqiptarët në Australi përgjithësisht janë të integruar ne jetën e vendit dhe gëzojnë të njëjtin status juridik si të gjitha pakicat e tjera etnike që jetojnë e punojnë atje.
Në Victoria ka 4 shkolla të gjuhës shqipe; në zonat Dandenong, Heidleberg, Sunshine dhe Altona.
Shteti australian financon mësimin plotësues të gjuhës shqipe (një herë në javë prej klasës së parë fillore deri në klasën e 12-të), por kjo mundësi nga shqiptarët është shfrytëzuar shumë pak. Kjo gjë ka ndodhur pwr shkak se nuk është arritur numri i mjaftueshëm i nxënësve dhe interesi i treguar nga shqiptarët për këtë mësim plotësues shpresohet të rritet në nivelin që kërkohet. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com
Disa prej monumenteve ikonë të Europës u zhytën në errësirë mbrëmjen e së shtunës, për të shënuar orën e tokës. Si pjesë e eventit global që synon nxitjen e veprimit kundër ndryshimeve klimatike dhe kërcënimeve të tjerë ndaj planetit, ndërtesa rreth botës fiken dritat për 60 minuta, duke filluar nga ora 20 e 30.
Në Akropolin grek, ndriçimi mbi tempullin e Partenonit dhe struktura të tjera antike u zbeh gradualisht.
Qytetarët brohoritën dhe e filmuan momentin kur Sheshi i Kuq në Moskë dhe kulla Eiffel në Paris, e humbën shkëlqimin pas fikjes së dritave.
Në Berlin, një aktivist i veshur si panda gjigant, simbol i organizatës WorldWild Fund for Nature që organizon eventin, fiku dritat në Portën e Brandenburgut, simbol i qytetit.
Ora e Tokës, shënohet çdo vit që prej 2007 kur u konkretizua për herë të parë në Sidnei të Australisë. Sipas organizatorëve 180 vende e territore janë tani pjesë e inciativës./ KultPlus.com
Anida Hanxhiu është diplomuar për mjekësi në Sindey të Australisë, duke u bërë kështu mjekja e parë shqiptare në Sidney. Anida edhe pse e vogël i ka përjetuar sakrificat e prindërve në vitet e para të emigrimit, ndaj ajo u përkushtua që të studionte dhe të bëhej dikushi në jetë.
Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”, Anida Hanxhiu tregon se në fillim ishte e vështirë të flas gjuhën shqipe, por sot ajo falenderon prindërit për durimin dhe përkushtimin për t’i mësur gjuhën amtare, transmeton KultPlus.
Kur familja juaj emigroi në Australi, ju ishit vetëm katër vjeç. Keni ndonjë kujtim nga zhvendosja?
Kur erdha në Australi me familjen time, kam qenë shumë e vogël, nuk mbaj mend shumë. Kisha kujtime të vogla se kur isha më e vogël siç ishte kopshti i trëndafilave të gjyshit tim, por jo më shumë. Më kujtohet kur kemi hipur në aeroplan për të ardhur në Australi. E kam kuptuar që diçka nuk është në rregull, por nuk e kuptoja që ishte luftë.
Pse prindërit zgjodhën pikërisht Australinë?
Prindërit e mi ishin të tmerruar për sigurinë tonë, kishin tre fëmijë shumë të vegjël, më i vogli ka qenë 9 muaj. Ne ishim me fat që morëm leje për të udhëtuar në Australi.
Keni mbaruar shkollën me rezultate shumë të larta, sa krenare ndiheshit ju dhe familja juaj?
Unë i kam kuptuar shumë shpejt sakrificat që prindërit e mi bënë për të garantuar sigurinë tonë. Nuk doja të humbisja mundësinë e mahnitshme që kam pas. Unë isha shumë me fat që isha në gjendje të studioja në Australi. Prindërit e mi gjithmonë e kanë vlerësuar edukimin dhe na këshilluan të përdorim njohuritë tona për të mirën e të tjerëve. Gjithmonë kam qenë e interesuar në mjekësi dhe nuk mund ta shihja veten në një profesion tjetër. Falenderoj Zotin dhe familjen për mbështetje, nuk mund ta kisha bërë vetëm.
Në intervista të tjera me fëmijë të rritur në Diasporë, thonë se prindërit këmbëngulin shumë që fëmijët të mësojnë, për t’i treguar vlerat vendit ku jetojnë, ndodhte kjo edhe me prindërit tuaj?
Prindërit e mi gjithmonë na treguan histori të jetës së tyre në Kosovë. Kaen pasur qejf me këndu këngë shqipe nëpër shtëpi dhe do të dëshironin shumë të luanin instrumente shqiptare të cilat i mbaj mend si fëmijë. Ne edhe ishim me fat që jemi kthyer në Kosovë shpesh kur ishim të vegjël. I kemi vizituar shkollat e prindërve dhe kemi pasur fatin të takojmë miqtë e tyre. Ne mezi prisnim të shihnim kushërinjtë tanë në Kosovë.Gjuhën shqipe e keni mësuar nga prindërit?
Prej moshës shumë të re, prindërit tanë na mësuan shqip dhe na inkurajuan që të vazhdojmë të flasim në shtëpi që të mos harrojmë. Ishte e vështirë ndonjëherë, sepse ne gjithmonë flasim anglisht në shkollë. Tani që jemi më të rritur, i falënderoj për të gjitha përpjekjet e tyre, sepse të gjithë flasim shqip.
Ju jeni mjekja e parë shqiptare në Sidney?
Unë u diplomova për Mjekësi në Universitetin “New South Wales, Sydney, Australia”. Unë isha e vetmja shqiptare në Universitetin tim me 10,000 studentë. Unë jam e para që kam mbaruar studimet për Mjekësi në komunitetin shqiptar në Sidnei.
Cili është specializimi që keni zgjedhur?
Unë jam duke punuar për të specializuar në Endokrinologji. Më pëlqen specialiteti dhe e shoh shumë interesante. Më lejon të praktikoj aspekte të ndryshme të mjekësisë.
Për bluzat e bardha ky vit ka qenë i vështirë. Po për ju si ka ndikuar situata pandemike?
Pandemia ka qenë e vështirë për të gjithë. Nga një perspektivë mjekësore, na është dashur të punojmë së bashku për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e pacientëve tanë. Spitali për të cilin kam punuar ishte ndryshuar plotësisht, kështu që ne ishim gati për pandeminë. Të gjithë mjekët në spital duhej të ndryshonin ndërrimet e tyre. Ne duhej të përforconim procedurat tona të kontrollit të infeksionit dhe të siguroheshim që të gjithë ishin të sigurt.
Keni kolegë të tjerë shqiptarë?
Nuk ka asnjë shqiptar tjetër që ka përfunduar Mjekësinë në Australi e momentalisht nuk kam asnjë koleg shqiptar. Megjithatë, unë shpresoj që shqiptarët të tjerë në Sidnei të bëhen shpejt kolegët e mi në të ardhmen. Më pëlqen gjithashtu të bashkëpunoj me mjekë shqiptarë në të gjithë botën. Kohët e fundit kemi pasur Konferencën e parë Ndërkombëtare Shqiptare për Profesionistë të Mjekësisë. Ne planifikojmë të vazhdojmë këtë traditë vjetore për të promovuar bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Si ka ndryshuar mendimi për shqiptarët në Australi?
Komuniteti shqiptar është shumë i vogël në Sidnei. Ndërsa bashkësia rritet, unë pres që të shoh të hyjmë në fusha të ndryshme profesionale. Shqiptarët kanë shumë për të ofruar, mendoj se mund të bëjmë një ndryshim pozitiv. / KultPlus.com
Hugh Jackman dhe Margot Robbie janë në mesin e të famshmëve të shpallur ambasadorë të fushatës së re kundër racizmit, “DoMore”, e cila u lansua të mërkurën në Australi.
Sipas një komunikate për media, kampanja “DoMore” shërben si thirrje për të vepruar dhe që të gjithë australianët të jenë aleat në luftën kundër racizmit, transmeton Koha.
Videoja me titull “#DoMore to challenge rasicm” e publikuar së fundmi online, përfshinë mesazhe personale nga ambasadorët e kësaj fushate të tillë si: ylli i basketbollit Ben Simmons, aktorët Miranda Tapsell dhe Samara Weaving, ikona e tenisit Nick Kyrgios dhe të tjerë. Përmes saj, ata i adresohen në përgjithësi komunitetit australian.
Qëllimi i “DoMore” është që të shtohen diskutimet rreth racizmit në vend dhe ndikimin negativ që ky fenomen e sjellë në shoqëri. Po ashtu synim i tyre është inkurajimi i ndryshimeve pozitive përmes debateve dhe bashkëbisedimeve.
Video të reja do të publikohen çdo javë në uebfaqen e “DoMore”, përfshirë këtu intervista të cilët I dokumentojnë eksperiencat personale të australianëve nga prejardhje të ndryshme. Këto tregime synojnë të nxisin pjesëmarrje aktive të popullatës në emër të luftës ndaj racizmit. / KultPlus.com
Rreth tre miliardë kafshë janë vrarë apo zhvendosur nga zjarret e pazakonta që përfshinë pyjet e Australisë në vitet 2019-2020, sipas një studimi të publikuar sot që flet për një prej katastrofave më të rënda të historisë moderne për faunën.
Ky studim i kryer nga disa universitete australiane thekson se 143 milionë gjitarë janë prekur nga kjo krizë, si dhe 2,46 miliardë zvarranikë, 180 milionë zogj dhe 51 milionë bretkosa.
Kjo nuk është shifra e kafshëve të vrara, por perspektivat për ato që iu kanë shpëtuar flakëve janë shumë të tmerrshme, për shkak të mungesës së ushqimit, pemëve dhe mbrojtjes përballë grabitqarëve të tyre”, theksoi Chris Dickman, një prej autorëve.
Këto zjarre, të cilat ktheheshin çdo vit në fund të dimrit, por që ishin shumë aktiv për disa muaj në 2019-2020, shkatërruan 115 000 kilometra katrorë, një zonë tre herë më të madhe se Holanda, duke shkaktuar edhe vdekjen e 30 personave.
Një studim i mëparshëm në janar vlerësoi numrin e kafshëve të vrara në zonat më të prekura në shtetet e Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor në një miliard.
“Studimi i publikuar është i pari që merr parasysh të gjitha zonat që janë djegur në Australi”, sipas Lily van Eeden nga Universiteti i Sidneit./ atsh/ KultPlus.com
Liqeni Rozë është një liqen me ujë të njelmët në rajonin Goldfields-Esperance të Australisë Perëndimore, njofton KultPlus.
Edhe pse historikisht uji në liqen ishte dukshëm rozë, që nga viti 2017 nuk kishte qenë rozë. Përqendrimi i kripës është jetik për ngjyrën rozë të Pink Lake, dhe Pink Lake mund të kthehet përsëri në të trëndafili pasi ndryshojnë kushtet.
Shtrihet rreth 3 kilometra në perëndim të Esperance dhe kufizohet në lindje me Autostradën e Bregut Jugor.
Dinamika se pse një liqen kthehet në rozë është mjaft komplekse. Ndryshimet e jashtme dhe kushtet e motit mund të ndikojnë në ngjyrën e liqenit.
Esperance’s Pink Lake ka humbur ngjyrën e tij rozë për shkak të ndryshimeve të kripës së shkaktuar nga aktiviteti njerëzor. / KultPlus.com
Djali i një zjarrfikësi vullnetar në Australi, është nderuar në emër të babait të tij i cili vdiq gjatë zjarreve të mëdha që kapluan Australinë, transmeton KultPlus.
Në fotografinë e postuar në rrjetet sociale, 1 vjeçari shihet me biberonin e tij në uniformën e zjarrfikësve, derisa merrte një medalje.
Babai i tij, Geoffry Keaton, 32 vjeç vdiq më 19 dhjetor pasi një pemë goditi kamionin e tij, duke bërë që ai të vdiste. Me të ishte edhe kolegu i tij 35 vjeçar, i cili vdiq gjithashtu.
Një fotografi tjetër tregonte djaloshin duke vendosur një mbishkrim në arkivolin e babait të tij, në të cilin kishte shkruar: ”Babi të dua nga këtu e gjer në hënë, dhe mbrapa.” Edhe kryeministri australian ishte pjesë e funeralit, bashkë me dhjetëra zjarrfikës që i dhanë lamtumirën bashkëpuntorit të tyre.
Keaton ishte një nga 3 zjarrfikësit e vrarë gjatë javëve të fundit, derisa zjarret kanë shkatërruar brigjet lindore të Australisëjë. Dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur, e mijëra shtëpi janë shkatërruar. Ndërsa kryeministri australian ka thënë se këto zjarre pritet të vazhdojnë edhe më tej./gazetametro.net/ KultPlus.com
Vizitorët e një restoranti në Melburn të Australisë, kanë mbetur të hutuar me tavolinat e tarracës, që ishin të mbuluara me bari.
Megjithëse shtresat që kishin dhe përfund, nuk do të mbetnin gjatë mbi ato hapësira, ato qëndruan gjatë nëpër llogaritë e rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.
Shumë njerëz u shprehën të habitur me pronarët e këtij restoranti të çuditshëm australian, pse zgjodhi këtë formë dekorimi.
“Pak bukë, si dhe anash një copë bari” si dhe “po që se dua të ha mbi bari, do të shkoja në park” ishin dy prej komenteve të shumta.
Në anën tjetër, shumë njerëz pyetën për nivelin e higjienës, si dhe nëse qëndrojnë gotat si duhet në atë hapësira.
Kohë më parë, janë bërë virle mënyrat e pazakonta të shërbimeve. Kuzhinierët gjenin forma të ndryshme, duke për të mos përdorur pjatat e zakonshme.
Një imam në Australi është duke synuar që të hapë xhaminë e parë për myslimanët LGBTI, duke pohuar se ky komunitet ka mungesë përkrahje dhe hapësira të sigurta.
Nur Warsame, imami i parë që ka pranuar se është homoseksual, u ka thënë mediave australiane se përballet me “një ortek të mjerimit” nga myslimanët LGBTI, të cilët kanë nevojë për përkrahje. Warsame ka thënë se në shtëpinë e tij qëndrojnë disa myslimanë LGBTI që frikësohen për jetët e tyre dhe kjo përvojë e ka shtyrë atë që të besojë se myslimanët LGBTI kanë nevojë për vende që të jetojnë e punojnë. Ai do që xhamia LGBTI të ketë edhe një shtëpi për të strehuar këta myslimanë.
“Një prej gjërave esenciale të një të riu është një shtëpi e sigurt dhe e përballueshme. Me qëllim që të përshtaten në shoqëri ata nuk mund të jenë në një ambient që shkakton trauma”, ka thënë Warsame për ABC-në në Australi.
Xhamia e propozuar do të jetë në Melbourne dhe Warsame ka thënë se është duke punuar me autoritetet lokale për të siguruar një vend të sigurt për këtë xhami, transmeton Koha.net.
“Do të jetë në qendër. Është afër me shërbimet që unë ua rekomandoj: Praham Market Clinic, që është një shërbim mjekësor për komunitetin LGBTI, spitali është matanë rrugës, ndërsa policia është në fund të saj”, ka thënë Warsame për lokacionin e xhamisë.
Warsame i lindur në Somali është imam i njohur në Australi. Ai drejtoi njërën prej xhamive më të mëdha të Melborunet. Ai gjithashtu është hafiz, besimtari që di Kuranin përmendësh.
Por kredencialet si një mysliman i devotshëm nuk u morën parasysh nga bashkësia myslimane në Australi që shkëputi lidhjet me imamin kur ai pranoi orientimin seksual në vitin 2010.
Warsame kishte disa kërcënime me jetë nga njerëzit që besojnë se homoseksualiteti nuk është i pranueshëm nga feja. Por kjo nuk e ka ndalur atë që të flasë hapur se si është të jesh mysliman dhe homoseksual.
Rreth 2.6 për qind e popullatës së Australisë janë identifikuar si myslimanë. Shumica prej tyre jetojnë në Melboune. Në vitet ’90 myslimanët në Australi arritën nga vendet si Afganistani, Iraku, Irani, Bosnja, Shqipëria, Indonezia dhe Malajzia./ KultPlus.com