Me shprehjet, “Autizmi është veçanti, nuk është uniformë”, “Fëmijët me autizëm nuk ju injorojnë, ata presin të hyni në botën e tyre”, “Autizimi thërret: Bëjeni Ligjin për Gjithëpërfshirje”, fëmijët bashkë me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësues të shoqatës “Autizmi” dhe përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, sot dekoruan pemën afër qeverisë, ku u shënua edhe Dita Ndërkombëtare e Vetëdijësimit për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit.
Kryeministri Albin Kurti u zotua se do të punojnë më shumë për mbrojtjen, promovimin dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi.
“Ne zotohemi për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e të gjitha obligimeve tona për mbrojtjen, promovimin dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi e në veçanti në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”, tha Kurti.
Ai bëri thirrje institucioneve që të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuar.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se duhet më shumë punë në këtë drejtim.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës për Autizëm, Cen Krasniqi tha se institucionet qeveritare duhet të bëjnë më shumë për fëmijët me autizëm./rtv21/KultPlus.com
Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.
Shënimi i kësaj dite është vendosur më 2 prill 2007 dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore.
Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.
Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse.
Në pak raste autizmi është shenjë e një problemi gjenetik, i tillë si X i Brishtë, megjithatë në shumë raste nuk njihen shkaqet.
Aktualisht, autizmi mendohet se shkaktohet nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Vlerësohet se 1 për qind e popullatës globale është autike.
Edhe në Kosovë shënohet Dita Botërore e ndërgjegjësimit mbi Autizmin, për çka do të mbahen aktivitete të ndryshme./ KultPlus.com
Sot është Dita Botërore e Autizmit e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm, shkruan KultPlus.
Për këtë ditë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një ecje në shesh së bashku me shoqatën “Autizmi”.
Më pas, Osmani ka shkruar në “Twitter” se përfshirja dhe dhembshuria na mundëson një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë.
“Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ne jo vetëm që zotohemi, por do të angazhohemi për të fuqizuar njerëzit me autizëm për të arritur potencialin e tyre të plotë”.
Aktualisht, autizmi mendohet se shkaktohet nga një kombinim i gjeneve dhe faktorëve mjedisorë. Vlerësohet se 1 për qind e popullatës globale është autike. /KultPlus.com
Leon Arifi ishte ndër protagonistët e ditës së sotme që zuri vend në njërin ndër ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.
Në fotografi, Leoni i buzëqeshur shihet me Fjolla Rracin e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët e të rriturit me sindromin Down dhe ata me autizëm.
Buzëqeshja e Leonit padyshim që sot ka pushtuar pikërisht zemrën e New York-ut.
Ndërkaq, lajmin e bëri të ditur vetë Fjolla përmes një postimi në rrjetin social Faceook:
‘Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje! Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare!!
Shtese: Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap!’ / KultPlus.com
”Një fëmijë s’është i talentuar vetëm kur vlerësohet me nota të larta në shkollë, por dhe kur arrin të shikojë botën ndryshe”, ka thënë Chuck Grassley. Këtë arrin ta bëjë dhe Jamarbër Joxha, 9-vjeçari me probleme të spektrit autik, i cili ka zgjedh që ndjesitë e tij të fëmijërisë për lulet, prindërit edhe të tjerë të afërm i ka mbledh në librin “Lulëkuqja” (AuvernaMon), duke i hapur kështu rrugë një udhëtimi të munguar në letrat shqipe.
“Unë i’u dua shumë, Tirana është bota më e madhe për mua. Dua që ky libër i sapobotuar të bëhet pjesë e botës poetike, siç janë bërë veprat e Martin Camajt, Ismail Kadares edhe Dritëro Agollit”, shprehet Jamarbër Hoxha.
“Botimet tona u kujdesën për këtë promovim, pasi në këtë muaj përkon dhe një ditë që përkujton autizmin. Jamarbëri është një fëmijë i talentuar që di të shkruaj shumë bukur, që flet disa gjuhë të huaja, por edhe ka një karakter të veçantë, që duhet të njihet edhe nga lexuesit”, shprehet botuesja Toçi.
Një fëmijë autik nuk duhet të ndryshohet, por duhet kuptuar dhe dëgjuar me zemër. Prandaj kushdo nga ne duhet të dijë t’i përcjellë dashuri kurdoherë dhe kudo në shkollë, jetë edhe punë, rrëfen profesor Edmond Tupja, i cili ndal edhe tek eksperienca e tij personale, si prind i një fëmije ndryshe
“Tërë ata prindër, familjarët që kanë dikë që e duan shumë me auztizëm janë heroina edhe heronj. Këtë e kam përjetuar nën lëkurë. Ime shoqe është një heroinë. Ka fëmijë që falë shkencës dhe teknologjisë ndryshojnë, siç është edhe Jamambri. Mua të dy krahët e politikës shqiptare kanë pas dëshirë të më çojnë që të shërohet fëmija. Por kjo nuk është çështje mjeku, se duhet që të maresh tërë shtëpinë, lagjen etj. Që ta çosh atje. Kjo është e pamundur, prandaj duhet që t’u falni dashuri, se nuk bëni dot aktorëllëk me ta”, shprehet Tupja.
Promovimi i librit të Jamarbër Hoxha u promovua në kuadër të programit të festivalit “Ditëve të librit”. /shqiptarja/ KultPlus.com
Këngëtarja australiane Sia ka kërkuar falje për rolin e një vajze autike në klipin e këngës së saj të re.
Sia po ashtu ka kërkuar falje për skenën e përshkrimit të kufizimeve tek njerëzit autik shkruan BBC.
Pamjet e videoklipit të saj kanë shkaktuar debate kontroverse të mërkurën pasi kënga ishte nominuar për dy çmime në “Golden Globes”.
Kënga është kritikuar për luajtjen e valltares Maddie Ziegler në një rol akustik dhe po ashtu për skenat e kufizimeve të këtyre njerëzve.
Sipas Sias, ishte paraparë që në fillim të klipit të këngës do të vendosej një paralajmërim për këtë gjë.
Ajo po ashtu ka thënë se do të largohen të gjitha skenat e tilla nga klipi.
“Kam vendosur të largoj të gjitha pamjet e tilla. Kam dëgjuar njerëzit e gabuar dhe kjo është përgjegjësi e imja”, ka shkruar ajo në Twitter pak para se të fshinte llogarinë e saj e cila kishte rreth 6 milion ndjekës. /Koha/ KultPlus.com
Organizatat vendore të cilat merren me personat me nevoja të veҫanta, e përkrahin dhe i bashkohen Festivalit “Art Without Limit International Film Festival” duke dërguar video – mesazhe mbështetëse.
Organizatat më të rëndësishme vendore në Kosovë dhe Shqipëri të cilat përfaqësojnë personat me nevoja të veçanta duke parë punën e madhe e cila po bëhet nga NGO “Art Without Limit” gjatë organizimit të “Art Without Limit International Film Festival” përkrahin dhe mbështesin idenë e festivalit AWLIFF.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se në adresën e festivalit kanë pranuar disa video-mesazhe nga Kryetari i Handikos Kosova; Z.Afrim Maliqi i cili fton anëtarët e Handikos që të bashkohen rreth festivalit “Art Without Limit International Film Festival” poashtu Z. Bujar Kadriu; Kryetar i forumit të aftësisë së kufizuar në Kosovë, Znj. Suela Lala; Drejtoreshë e fondacionit “Së bashku” Shqipëri, Znj; Elvana Shala; Ambasadore e vullnetit të mire për Kosovën në International Human Rights Commission!
Këtë festivalin e kan përkrahur edhe Shoqata “Autizmi” në Prishtinë dhe shoqata “OpfaKos” Prindi dhe fëmiu!
‘Kemi planifikuar që në vitin e ardhshëm në edicionin e dytë të AWLIFF, të gjitha organizatat vendore dhe rajonale të cilat kan të bëjnë me personat me nevoja të vecanta ti angazhojmë dhe ti bëjmë pjesë të drejtpërdrejt të festivalit AWLIFF!’, thuhet në komunikatën për media. / KultPlus.com
Si fillim dua të nënvizoj faktin që autizmi nuk duhet konsideruar si një “sëmundje e pashërueshme”, por si një gjëndje ” spektër autik” , një çrregullim i trajtueshëm tek këta fëmijë kaq të veçantë në sjellje dhe ndjeshmëri.
Sot të paktën 1 në 88 fëmijë diagnostikohen me autizëm duke e bërë këtë te fundit më të shpeshtë se kanceri, diabeti dhe SIDA.
Është diagnozë aq e gjerë sa në të mund të përfshihen individë të vleresuar me koeficientë inteligjence të përparuar.
Ka shumë prindër të shqetësuar dhe të lodhur shpirtërisht nga diskriminimi social, autizmi kërkon kujdes të veçantë, kërkon trajtim të specializuar, ndihmë profesionale dhe shumë durim nga ana e prindërve.
Por si lind autizmi? Cilat janë shkaqet që e nxisin?
Jo shumë kohë më parë, përgjigjja për këtë pyetje do të ishte: “Nuk ka asnjë shpjegim”. Kërkuesit po përpiqen të japin përgjigje. Tashmë dimë se nuk ka vetëm një shkak për autizmin, ashtu sikurse nuk ka një lloj të tij. Përgjatë pesë viteve të fundit, shkencëtarët kanë zbuluar një numër genesh të rralla përgjegjëse ose mutacione të lidhura me shkakësinë e autizmit.
Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjnë prindërit ose ata që kujdesen për fëmijët, është të mësojnë shenjat e hershme të autizmit dhe të familjarizohen me ecurinë tipike të zhvillimit, atë që fëmija duhet të arrijë gradualisht.
Çdo fëmijë me autizëm është i veçantë (unik), ndaj edhe plani i ndërhyrjes terapeutike do t’i përshtatet nevojave të veçanta të fëmijës.
Mjaft fëmijë me autizëm kanë edhe probleme të tjera mjekësore, si probleme me gjumin, konvulsione, shqetësim gastrointestinal të cilat duhen trajtuar sipas rastit dhe në bashkëpunim më specialistët përkatës. Në çdo rast, zgjidhja e këtyre problemeve mjekësore mund të përmirësojë sjelljen e fëmijës, të përmirësoje vëmendjen e tij apo dhe aftësinë për t’u përqendruar e për të mësuar.
Autizmi është i vështirë për tu kuruar por nuk është i pashërueshëm. Ka shumë terapi autiste që synojnë përmirësimin e problemeve emocionale, shqisore, vështiresive në komunikim, përqëndrim, socializim etj.
Duhet theksuar se lufta me autizmin ka beteja të ashpra, netë të gjata pagjumë dhe shumë ankth, por gjithmonë ka një dritë në fund të tunelit, ka shpresë dhe mundësi.
Fëmijët me autizëm në shumë raste janë “gjeni” të vegjël, janë unikë.
Ata kanë shumë dashuri për te dhënë por nuk mund ta japin atë sepse nuk ka një dritare të hapur transmetimi të emocioneve në mëndjen e tyre.
Mungesa e shkarkimit emocional sjell agresivitet dhe mungesë e theksuar përqëndrimi në të shumtën e rasteve.
Nëse nuk ka shërim, ka gjithmonë përmirësim. Ajo që fëmijët kanë më shumë nevojë në këto raste është durimi dhe ngrohtësia e pafund e prindërve. /KultPlus.com
Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.
Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore. Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.
Rezoluta për Ditën Botërore të Autizmit përmban: (1) vendosjen e 2 prillit si Dita Botërore e Autizmit, (2) pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së, (3) rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë, (4) shpërndarjen e këtij mesazhi në të gjitha organet e tjera të OKB.
Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim. / KultPlus.com
Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.
Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore. Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.
Rezoluta për Ditën Botërore të Autizmit përmban: (1) vendosjen e 2 prillit si Dita Botërore e Autizmit, (2) pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së, (3) rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë, (4) shpërndarjen e këtij mesazhi në të gjitha organet e tjera të OKB.
Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim. / KultPlus.com