Autoportrete të shkrepura në errësirë totale (FOTO)

Fotografja Melanie Issaka bëri serinë e saj “Gjetja e Personales’ në errësirë totale në dhomën e saj të gjumit, transmeton KultPlus.

 Autoportretet e saj janë fotograme, një mënyrë për të bërë imazhe pa kamera. Ajo u shtri në letër fotografike dhe shkrepi pozat, duke regjistruar momente larg botës reale.

Issaka, e cila ka lindur në Gana dhe jeton në Londër, është magjepsur nga ajo që do të thotë të jesh e zezë, britanike dhe femër.

“Unë bëj pyetje për vendin tim në botë. Shoqëria na mëson të shikojmë veten përmes syve të të tjerëve; ne ndihemi si të huaj në trupin tonë. Kjo punë shqyrton marrëdhënien time me veten dhe hapësirën që zë. “

Më poshtë mund të gjeni disa nga imazhet e kësaj serie:

Meriton një dashuri shumë të bukur…

Më 6 korrik të vitit 1907, lindi artistja e njohur meksikane Frida Kahlo, emri i vërtetë i së cilës është Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón.

Frida Kahlo u bë e famshme me autoportretet e saj dhe punimet e saj të inspiruara nga natyra meskikane, shkruan KultPlus.

Mirëpo, Kahlo prapa vetes ka lënë edhe shumë poezi me tematikë dashurie, ndërsa sot në ditëlindjen e artistes së madhe, KultPlus ju sjell një poezi shumë të njohur të saj.

Poezi nga Frida Kahlo

Meriton një dashuri që të do

të pakrehur

me gjithçka dhe me arsyet që të bëjnë

të ngrihesh me nxitim

me gjithçka dhe me demonët që

nuk të lënë të flesh.

Meriton një dashuri që të bën

të ndihesh e sigurt,

në gjendje të gëlltitësh botën

kur ecën krah teje,

që ndjen se përqafimet e saj janë

të përsosur për lëkurën tënde./ KultPlus.com