Librat e autorëve të ndryshëm shqiptarë janë bërë pjesë e shumë librarive e bibliotekave nëpër botë, por një fat të tillë librat shqiptarë nuk e kanë edhe në shtetin serb.
Virgjil Muçi i ftuar në “Kronikë e Pambaruar” në Ora News tregoi se librat e Ismail Kadaresë dhe “Kurbani” i Edi Ramës ndodhen në libraritë serbe.
“E vërteta është se ne më shumë kemi përkthyer nga shkrimtarë serbë sesa kanë përkthyer ata shkrimtarë shqiptarë”, ka pohuar Virgjili. / KultPlus.com