Ndahen Çmimet e Panairit të Librit 2024: Enkel Demi autori më i mirë i vitit, Milena Selimi fituese për përkthimin më të mirë

Sot në Tiranë janë shpallur fituesit e panairit të librit për vitin 2024, në të cilin panair autori Enkel Demi është shpallur autori më i mirë i vitit me veprën ‘I rënë nga qielli”, shkruan KultPlus. Një çmim tjetër e ka fituar edhe Milena Selimi për përkthimin më të mirë të librit “Kohë strhimi”, të autorit Georgi Gospodinov.

“Vepra më e Mirë Studimore” i është dhënë Viola Isufajt për veprën e Zef Zorbës “Baladë dritash për Zorbën”., kurse çmimin  për “Veprën Ekonimike” e ka fituar Anastas Angjeli.

Në një prononcim për media Petrit Ymeri, kryetari i shoqatës së botuesve shqiptarë ka thënë se gjatë ditëve të panairit ka pasur fluks të madh vizitorësh të të gjitha moshave.

“Që nga dita e parë, për panairin e librit ka pasur interesim shumë të madh nga lexuesit. Kjo mendoj që është nga përgatitjet tona, nga informimi që iu kemi bërë lexuesve në të gjitha format e mundshme, dhe nga puna që e ka bërë secila shtëpi botuese përmes postimeve në faqet e tyre në rrejtët sociale. Akoma pa filluar panairi ne kishim dhënë informacion të gjerë mbi atë së kush do të jetë, kush do të jenë librat e rinj, dhe autorët që do të ishin. Patëm një vërshim të informacioneve, saqë kjo padyshim pati rezultatet e veta, me një fluks të madh të të gjitha moshave”, ka thënë Ymeri.

Ai më tutje ka thënë se në 10-15 vitet e fundit letërsia shqiptare ka sjellë emra të rinjë krijuesish.

“Me kalimin e viteve kemi risi të reja, dukuri të reja, kemi edhe nivele të reja shkrimtarie dhe këta emra nuk janë të rinj tanimë, janë 45 apo 50 vjeçar këta autorë që janë quajtur të rinj deri tash. Këta po dominojnë tregun. Janë të këruar në treg si puna e Enkel Demit që fitoi sot, apo Ben Blushit etj. Kemi edhe një brez përkthyesish shumë të mirë që e përballlojnë çdo lloj sfide, çdo lloj cilësie apo niveli”, ka thënë Ymeri./ KultPlus.com