‘Krenaria e tepruar rrëzon më tepër se dështimet’, fjalimi gjenial i Rowling

Të gjithë e njohin Joanne Kathleen Rowling. Ajo është autorja e serisë së famshme të librave për fëmijë dhe adoleshentë “Harry Potter”. Refuzimi i pranimit në universitet, vdekja e të afërmve më të dashur të saj, aborti i një shtatzënie të padëshiruar, ndarja nga bashkëshorti dhe shumë ngjarje të tjera, e bënë autoren një person akoma më të fortë. Duke qëndruar plot besim përpara studentëve të Universitetit të Harvardit, ajo mbajti këtë fjalim gjenial:

“Gjëja që kisha më tepër frikë në moshën tuaj, nuk ishte varfëria, por dështimi. Unë isha dështimi më i madh që njihja, por nuk kam ardhur për t’ju thënë se dështimi është i këndshëm, sepse ajo periudhë e jetës sime është e errët”, ka thënë në fjalimin e mbajtur përpara studentëve Joanne Kathleen Rowling, autoria e serisë së famshme të librave “Harry Potter”.

“Ju do të dështoni në diçka të caktuar në jetën tuaj; do të humbni; do të vuani; do të zhgënjeheni shumë në jetën tuaj. Mirëpo është shumë e thjeshtë të jesh në fund. Nuk ju duhet të përpiqeni aspak. Por a do të rrish përherë ashtu? Do të jesh përherë ai që të tjerët as i hedhin sytë?

Sfidojeni veten dhe diljani mbanë në jetë. Mos hiqni dorë. Një ditë do t’ia dilni mbanë. Por nuk keni se si t’ia dilni mbanë, nëse hiqni dorë. Përpiquni dhe keni për të mësuar plot gjëra që nuk i dinit për veten tuaj. Do të mësoni se sa të zhvilluar e keni imagjinatën, se sa të fortë e keni vullnetin dhe se sa të madhe e keni dëshirën për të arritur më të mirën.

Këto nuk janë fantazi. Këto janë rruga që juve do t’ju shtyjë drejt suksesit që dëshironi. Ju jeni më të mëdhenj se dështimet tuaja dhe më të fortë se vështirësitë tuaja. Nuk keni pse ecni në jetë si viktima. Ecni si modestë dhe kur të korrni sukses, ecni si fitimtarë. Por kujdes edhe nga krenaria, sepse kur ajo është e tepruar, ju rrëzon më shumë se dështimet.

Dua ta mbyll këtë fjalim me fjalët e të madhit Stephen Hawking “Ju jeni të gjithë të ndryshëm. Sado e keqe t’ju duket jeta juaj, ka gjithmonë diçka për të bërë që t’ia dalësh mbanë. Për aq kohë sa ka jetë, ka shpresë”./bota.al / KultPlus.com

Një statujë për Virginia Woolf, u financua nga banorët e Richmond, ku autorja jetoi një dekadë

Virginia Woolf, autore e njohur dhe kampione e të drejtave të grave është nderuar me një statujë publike në qytetin ku jetoi për një dekadë, në Richmond. Projekti i mbështet financiarisht nga donacione publike. Ishte mbesa e saj e madhe, Emma Woolf, që zbuloi statujën në ceremoninë e përurimit.

Një statujë e shkrimtares angleze Virginia Woolf është zbuluar për publikun në Richmond, aty ku Woolf jetoi dhe punoi me bashkëshortin e saj, Leonardin, mbi një shekull më parë.

Statuja prej bronzi me përmasa reale që përshkruan Woolf  të  ulur në një stol parku, duke vështruar  lumin Thames, u vendos në lagjen periferike jugperëndimore të qytetit.

Deputetja e Richmondit, Sarah Olney, Lordi Zac Goldsmith dhe shumë këshilltarë e kanë miratuar gjithashtu projektin, i cili u realizua me mbështetjen e mbi 250 donacioneve individuale.

Këshilli Richmond mbajti dy konsultime publike, të cilat treguan mbështetje për projektin me 92% në favor.

Koha e Woolfit në Richmond, nga 1914-24, ishte një “periudhë shumë krijuese”, sipas historianes Anne Sebba. Atje, ajo përfundoi dhe botoi romanin “Natë dhe ditë”, ese dhe tregime të shkurtra si Kew Gardens, dhe punoi në The Common Reader dhe Mrs Dalloway.

Të pranishëm në ceremoni ishin skulptorja që realizoi statujën Laury Dizengremel dhe tre pasardhës të shkrimtares.

Ishte mbesa e saj e madhe, Emma Woolf, që zbuloi statujën në ceremoninë e përurimit. / Oranews / KultPlus.com