Propozimi i ri, korsi vetëm për gratë në autostrada

Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka bërë një propozim interesant duke kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet gra dhe madje ato të jenë me ngjyrën rozë. Ndoshta kjo mund t’iu duket diçka gazmore, por në fakt është një propozim konkret i një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve në Angli.

Ky propozim ka ardhur pas verifikmeve të cilat “Sheila’s Wheels” ka bërë dhe ku rezulton se janë meshkujt ata që përfshihen më shpesh në aksidente, por nga ana tjetër janë gratë ato që vuajnë më shpesh dëmtime serioze.

Për disa kjo lëvizje mund të konsiderohet si tepër feministe dhe jo e drejtë, por kompania shprehet se ka për qëllim të japi më shumë siguri për femrat që drejtojnë automjete në Angli./gazetalexo / KultPlus.com

Ndërpriten punimet në Austostradë, alarmohet për shkatërrim të shpellës

Punimet në afërsi të shpellës së zbuluar gjatë hapjes së trasesë së autostradës Prishtinë-Shkup, tashmë janë ndërprerë, pas kërkesës së institucioneve shtetërore.

Pas hulumtimeve që do t’i bëhen kësaj gjetjeje, do të vendoset nëse do t’i jepet statusi si monument nën mbrojtje.

Institucionet që kujdesen për ambientin dhe zbulimet arkeologjike do të vlerësojnë për rëndësinë e gjetjes që ka dalë në pah javën e kaluar, gjatë punimeve që është duke zhvilluar konsorciumi “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Instituti i Natyrës bashkë me inspektoratin e kanë ndalur punën, dhe do të vlerësohet shumë shpejt se a ka vlera për t’u mbrojtur si monument natyre me vlera të veçanta. Nëse po, atëherë fillon procesi i shpalljes dhe ndalohet veprimtaria e çfarëdo aktiviteti”, ka thënë Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”…/ KultPlus.com