Dua Lipa dhe Ava Max të nominuara në ‘People’s Choice Awards 2020’

People’s Choice Awards ka publikuar listën e plotë të të nominuarve për këtë edicion, ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Ava Max, shkruan KultPlus.

Disa nga artistët që janë nominuar në kategori të ndryshme në edicionin e sivjetëm janë  Taylor Swift, Lady Gaga, Justin Bieber, Justin Timberlake, Jonas Brothers, The Weeknd, Christina Aguilera, Miley Cyrus, Ariana Grande dhe shumë të tjerë.

People’s Choice Awards këtë vit përfshinë edhe kategori të reja të nominimeve siArtistin e ri më të mirë të vitit 2020’, ‘Bashkëpunimi më i mirë muzikor i vitit 2020’ si dhe ‘Kolona zanore më e mirë e vitit 2020’.

Artistja nga Prishtina, Dua Lipa kandidon për katër çmime: ‘Artistja më e mirë e vitit 2020’, ‘Albumi më i mirë i vitit 2020’ për albumin ‘Future Nostalgia’, ‘Kënga më e mirë e vitit 2020’ për këngën ‘Break my heart’ dhe për çmimin ‘Videoja muzikore më e mirë e vitit’ për bashkëpunimin ‘Un Dia’ me J Balbin, Bad Bunny dhe Tainy.

Kurse Ava Max Ava Max është e nominuar në kategorinë ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Kolona zanore më e mirë’ për interpretimin e kolonës zanore ‘On Me’ të filmit ‘Scooby Doo’.

Votimi për People’s Choice Awards ka filluar me 1 tetor dhe përfundon të premten me 23 tetor në 11:59 pasdite.

Kjo është lista e plotë e nominimeve në People’s Choice Awards 2020:

Artisti më i mirë i vitit 2020 

Bad Bunny
Blake Shelton
DaBaby
Drake
J Balvin
Justin Bieber
Lil Baby
The Weeknd

Artistja më e mirë e vitit 2020
Ariana Grande
Billie Eilish
Cardi B
Dua Lipa
Lady Gaga
Megan Thee Stallion
Miley Cyrus
Taylor Swift

Grupi më i mirë i vitit 2020
5 Seconds of Summer
BLACKPINK
BTS
Chloe X Halle
CNCO
Dan + Shay
Jonas Brothers
twenty one pilots

Kënga më e mirë e vitit 2020
“Dynamite”, BTS
“Break My Heart”, Dua Lipa
“Intentions”, Justin Bieber
“Rain On Me”, Lady Gaga & Ariana Grande
“Rockstar”, DaBaby ft. Roddy Ricch
“Savage”, Megan Thee Stallion
“Stuck With U”, Ariana Grande & Justin Bieber
“WAP”, Cardi B ft. Megan Thee Stallion

Albumi më i mirë i vitit 2020

After Hours, The Weeknd
High Off Life, Future
Changes, Justin Bieber
Chromatica, Lady Gaga
Future Nostalgia, Dua Lipa
Folklore, Taylor Swift
Map of the Soul: 7, BTS
YHLQMDLG, Bad Bunny

Artisti më i mirë i zhanrit Country 2020
Blake Shelton
Kane Brown
Keith Urban
Kelsea Ballerini
Luke Bryan
Luke Combs
Miranda Lambert
Thomas Rhett

Artisti më i mirë latin i vitit 2020
Bad Bunny
Becky G
Daddy Yankee
J Balvin
Maluma
Nicky Jam
Karol G
Ozuna

Artisti më i mirë i vitit 2020
BENEE
Conan Gray
Doja Cat
Jack Harlow
Ava Max
Roddy Ricch
Saweetie
Trevor Daniel

Videoja më e mirë muzikore e vitit 2020
“Blinding Lights,” The Weeknd
“Dynamite,” BTS
“Holy,” Justin Bieber, Chance the Rapper
“Ice Cream,” BLACKPINK & Selena Gomez
“Life Is Good,” Future ft. Drake
“Rain On Me,” Lady Gaga, Ariana Grande
“UN DIA,” J. Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny, Tainy
“WAP,” Cardi B ft. Megan Thee Stallion

Bashkëpunimi më i mirë muzikor i vitit 2020
“Be Kind,” Marshmello & Halsey
“Holy,” Justin Bieber ft. Chance the Rapper
“Life Is Good,” Future ft. Drake
“Rain On Me,” Lady Gaga & Ariana Grande
“Rockstar,” DaBaby ft. Roddy Ricch
“Savage Remix (Feat. Beyonce),” Megan Thee Stallion ft. Beyoncé
“WAP,” Cardi B ft. Megan Thee Stallion
“Whats Poppin Remix,” Jack Harlow ft. DaBaby, Tory Lanez & Lil Wayne

Kolona Zanore më e mirë e vitit 2020
“About Love,” Marina, To All The Boys: P.S. I Love You
“Alexander Hamilton,” Leslie Odom Jr., Hamilton
“Boss Bitch,” Doja Cat, Birds of Prey: And the Fantabulous Emancipation of One Harley Quinn
“Loyal Brave True,” Christina Aguilera, Mulan
“On Me (feat. Ava Max),” Thomas Rhett, Scoob!
“Only The Young,” Taylor Swift, Featured in Miss Americana
“Rare,” Selena Gomez, Normal People
“The Other Side,” SZA x Justin Timberlake, Trolls World Tour./ KultPlus.com

‘Sweet but Psycho’ e shqiptares Ava Max është dëgjuar mbi një miliard herë në mbarë botën

Ava Max, një tjetët artiste shqiptare që ka arritur majat e skenës ndërkombëtare.

Ishte ‘Sweet but psycho’ kënga që Ava Max-it i hapi shumë dyer në tregun ndërkombëtar.

Nuk ka shumë kohë që Ava lansoi albumin e saj të parë ‘Heaven and Hell’, album ky që deri tash ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm.

Mirëpo, përmes një positmi në rrjete sociale, Ava Max ka njoftuar fansat e saj për lajmin e gëzueshëm se kënga e saj ‘Sweet but psycho’ ka arritur të dëgjohet mbi një miliard herë në platformën e famshme muzikore, Spotify.

“E gjitha falë jush. Një miliard herë e dëgjuar në Spotidy. Faleminderit për gjithë dashurinë që nga dita e parë”, shkruan këngëtarja shqiptare në Instagram. / KultPlus.com

Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max?

Deri vonë shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist).

Tani këtyre u janë shtuar edhe disa këngëtarë.

Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues në muaj në Spotify, tashmë një platformë e njohur muzikore. Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka qenë gjykatëse në “X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në 2018. Njomza Vitia, një kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë po ashtu ndjekje e suksese globale.

Kënga solo e Ava Max “Sweet but psycho” konsiderohet botërisht më argëtuese se sa “Albania Challenges Hrushchev Revisionism” e Hoxhës.

Të gjithë këta yje të trashëgimisë shqiptare përveç Istrefit u rritën në diasporë.

Znj. Lipa, Max, Rexha dhe Znj.Vitia u lindën përkatësisht në Londër, Milwaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgart. Vetëm zonja Max ka rrënjët në Shqipëri; pjesa tjetër janë me prejardhje kosovare, përveç zonjës Rexha, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i artistes Lipa, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke pasur rastin, ne shkëlqejmë”.

Yjet e diasporës shpesh interpretojnë edhe në vendlindje, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.

“Zemra ime ka gjak shqiptar”, tha Rexha në një vizitë në Shqipëri. Në korrik, Lipa iu bashkangjit peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple, për shkak të hartës së tyre – ku shteti i Kosovës nuk gjendej askund.

Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990. Por nuk ishte gjithmonë një histori e leckave të refugjatëve deri në pasuri. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit në Londër.

Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga një konflikt, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.

Në vitin 2016, një femër e pazakontë – këngëtarja Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

Sukseset e këtyre vajzave vazhdojnë akoma dhe gjithnjë e më lartë. /economist/ KultPlus.com

Ava Max në BBC: Jam rritur duke dëgjuar mamin që këndonte opera në shtëpi

Një tjetër shqiptare po ngjet me shpejtësi shkallët e një karriere të suksesshme ndërkombëtare. Këngëtarja Amanda Koçi, e njohur në tregun muzikorë si Ava Max në një intervistë për BBC ka rrëfyer se si nisi pasioni i saj për muzikën dhe rrugëtimin e saj drejt suksesit që po përjeton momentalisht. Ava tregon se mamaja e saj ka ndjekur studimet për opera, por emigrimi e detyroi të hiqte dorë.

Cila është eksperienca juaj e parë muzikore?

Kur isha shtatë apo tetë vjeç mamaja ime shëtiste nëpër shtëpi duke kënduar opera dhe unë fillova të këndoja me të.

Mamaja juaj ishte një këngëtare e trajnuar për opera?

Ajo ka ndjekur studimet për këtë, kështu që po, ajo ishte trajnuar.

A ka kënduar ndonjëherë profesionalisht?

Jo, ajo nuk qe në gjendje ta bënte. Gjithmonë ka qenë ëndrra e saj, por ajo erdhi në Amerikë u angazhua duke punuar dhe duke u kujdesur për mua dhe vëllain tim.

Përvec mamasë tënde a ka pasur ndonjë këngëtarë që të ka frymëzuar në fillimet e tua?

Po dëgjoja Mariah Carey, Whitney Houston, të gjithë artistët e mëdhenj të muzikës pop dhe pak R&B hitet e kohës.

Kush ishte personi i parë jashtë familjes që ju tha që mund të këndonit?

Ah..Kjo është një pyetje e vështirë. Unë kurrë nuk isha në përputhje me trajnerët e zërit. Isha si një vajzë e vogël rebele që gjithmonë vraponte, por njëri nga trajnerët për zërin më tha dikur “Nuk të bën të veçantë fakti që mund të këndosh. Shumë njerëz mund të këndojnë. Ka të bëj me sa shumë e dëshiron ti atë. Sa shumë do të punosh për të? Kjo vërtet më bëri të reflektoja.

A praktikoni akoma çdo ditë?

Emm.. Edhe po, edhe jo

Kjo tingëllon si një ‘jo’?

Jo, jo! Unë vazhdoj akoma të praktikohem! Nëse nuk do ta bëja, do të ngatërroja kordat e zërit.

Ju keni marrë pjesë në shumë konkurse për fëmijë. Çfarë ndjesie të jepte?

Ishte një audicion i quajtur “Talent Rock” në Florida, dhe unë shkova atje bashkë me mamanë time. Kishte, 3000 fëmijë në audicion dhe unë arrita të futesha në treshen e parë.

Arsyeja e vetme që nuk mora vendin e parë ishte sepse fituesi bëri tre salto mbrapa në ajër para se të këndonte. Unë thjesht qaja dhe thoja: ‘Kjo nuk është e drejtë!’

Cila është kënga e parë për të cilën ju keni thënë me vete: “Kjo është ajo që po kërkoja, ajo që duhet të jem”?

Është diçka ndërmjet “Not Your Barbie Girl” dhe “Sweet But Psycho”, sepse në të dyja ka forcë dhe guxim që më karakterizojnë mua si person.

Tekstet tuaja shmangin shumë klishe për dashurinë dhe romancën. Si e shikon ti procesin e të shkruarit?

Është si në një operacion. Ne e marrim kohën tonë, dhe kontrollojmë një nga një, duke zbërthyer gjithçka, sepse nëse nuk e dua mesazhin, nuk mund ta këndoj. Kështu që, ka shumë të ngjarë që unë kur jam në studio, me kufje dhe shkruaj një melodi, çfarëdo që unë ndjej në atë çast në zemrën time është ajo që përkthehet në nota muzikore, nëse kjo ka kuptim gjithmonë.

Pra, është krejtësisht spontane? Ju nuk mbani shënime apo keni një libër me ide?

Eventualisht, kjo jam unë.

Ekziston një varg fantastik në tekstin e këngës “Sweet But Psycho”:  ‘Ka diçka në fytyrën tënde / Nuk di nëse duhet ta puth apo ta godas me grusht’.

Oh Zoti! Unë e bëra atë në fillim të karantinës, dhe qeshja me veten, sepse në të vërtetë, në fillim, ishte një shaka, dhe pastaj më erdhi ideja, ‘Prit, kjo është e mrekullueshme.’

Kë keni pasur në mendje kur e keni shkruar?

Çdo ish të dashur!

“Sweet But Psycho” ishte suksesi juaj i madh. Si ishte të shihje se po pushtonte botën?

Oh zot, kishte kaq shumë arritje çdo ditë. Numri një në Suedi, pastaj Norvegjia, pastaj Finlanda, pastaj Britania e Madhe. Kënga nuk mund të ndalte dhe as vet nuk e di pse. Kjo këngë preku pothuajse gjithësecilin në botë dhe kjo është shumë e vështirë për tu arrirë. Në fakt ende nuk mund ta besoj si arritëm këtë.

Ju në atë kohë akoma nuk kishit filluar të mendonit për një album. A ishte kjo një pengesë?

Është e vështirë të thuash. Në fakt tani jam e lumtur që nuk kisha gati një album atëherë – sepse do të kisha qenë jo vetja. Dhe tani kam këtë përmbledhje të punës që vërtet e dua. Besoj se gjithçka ndodh për një arsye.

Sa këngë keni regjistruar për albumin?

Mbi 100. Por ne jemi shumë kritikë. Nëse nuk e ndiejmë që është e duhura, thjesht e lëmë mënjanë.

Një nga mesazhet e “Sweet But Psycho” është keqkuptuar. A ju ka prekur kjo?

Gjithmonë ka qenë shumë e vështirë për mua të bëja miq. Jam ngacmuar, mendoj sepse nuk më pëlqejnë kornizat, por jam edhe shumë e çiltër. Unë me të vërtetë i them gjërat gjithmonë ashtu si i mendoj dhe kam qenë gjithmonë e tillë, gjithë jetën time. Nuk është diçka që unë mund ta ndryshoj. Jam përpjekur të ndryshoj dhe kjo nuk funksionon. Më beso. Kështu, shkolla ishte e vështirë sepse mendoj se është mashtrim ndonjëherë, si thoni? Ju duhet të duroni vendosur një person dhe kjo nuk është për mua, dhe për këtë arsye pata ngacmime e tallje të ndryshme mezi prisja të largohesha.

Vargjet e “ Who’s Laughing Now”  a ju drejtohen atyre ngacmimeve?

“ Who’s Laughing Now”  ka të bëjë më shumë me industrinë e muzikës për mua. Shumë njerëz me të vërtetë nuk dëshironin të më ndihmonin, nuk donin të më ndihmonin fare.  Por nëse e shihni videon, muzika mua më del nga venat – dhe kështu u ndjeva. Unë fjalë për fjalë ndjeva se, “muzika vërshon nga shpirti im”, Kjo nuk është diçka që unë mund ta ndaloj. Duhet ta bëj, pavarësisht se çfarë “. Dhe ky është mentaliteti që kisha.

Por besoj është e vështirë kur suksesi nuk ndodh menjëherë. Si arritët të mbani dashurinë tuaj për muzikën gjatë atyre viteve të adoleshencës kur gjërat nuk shkuan siç duhet?

Kam pasur shumë momente që jam ndjerë keq, nuk mund të gënjej. Çdo vit që kalonte unë pyesja veten “A do ta arrij ndonjëherë”? A do të ndodhë ndonjëherë kjo? Unë kam provuar që kur isha 10 vjeç. Një ditë, rreth një vit para “Sweet But Psycho”, unë po qaja dhe nëna ime tha: ‘Unë nuk dua që ti të zhgënjehesh nëse dëshiron të zgjedhësh një karrierë tjetër.’ Dhe unë e vështrova atë dhe thashë, ‘Jo. Pse mendon se po qaj?’ Kjo është ajo që unë dua të bëj. Unë kurrë nuk do ta lë këtë. ‘ Dhe kështu unë vazhdova dhe kënga “Sweet But Psycho” erdhi.

Në videon “Torn”, ju luani një superheroinë. Nëse do të zgjidhnit cila do të ishte superfuqia juaj?

Nëse do të duhej të zgjidhja një superfuqi, patjetër që do të zgjidhja shërimin, sepse ndihem sikur bota ka nevojë për shërim. Dhe emri im si superheroninë me siguri do të ishte Electra, ‘ ky është emri i gjyshes sime ‘!/ Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Ava Max në vdekjen e gjyshit: Ai ishte humorist dhe aktor, dashurinë për skenën e kam nga ai

Këngëtarja e famshme shqiptare me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografi të gjyshit të saj me një tekst prekës me rastin e vdekjes së tij, shkruan KultPlus.

Ava ka publikuar dy fotografi të gjyshit të saj në kohën sa ishte në Shqipëri, ashtu siç ajo thotë kur ai ishte duke bërë atë që donte. Përmes këtij postimi ajo ka bërë të ditur shkuarjen e gjyshit të saj në amshim.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koci. Sot ai kaloi i qetë në gjumë. Ndërsa jam duke e shkruar këtë, zemra ime është e copëtuar në një milion copa, por unë dua të ndaj këto fotografi të bukura të tij në Shqipëri duke bërë atë që donte”, ka shkruar Max në Instagram.

Tutje, ajo vazhdon ta sqaroj lidhjen e tyre emocionale, e që trashëgimi i dashurisë për skenën prej tij e ka bërë që kjo lidhje të jetë edhe më e fuqishme.

“Ai ishte humorist dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam nga ai”, shkruan Ava. Këngëtarja me famë botërore ka përmendur tipare të gjyshit që e donte shumë, i cili për të mbetet një shpirt human dhe fisnik: “Ai ishte shpirti më i çiltër e më qesharak, personi që gjithmonë të gëzonte, personi që do të hiqte këmishën nga shpina për ty. Gjithmonë do ta kujtoj gjyshin tim në këtë mënyrë”.

Duke shprehur ngazëllimin e tij kur kishte parë publikimin e albumit, në fund Ava beson se ai do të jetë me të dhe pjesë e tij sa herë që del në skenë.

“Gjithmonë do ta kujtoj gjyshin tim në këtë mënyrë. Ti më dhe krahët për të performuar dhe u mbajte mjaftueshëm sa për të parë publikimin e albumit tim debutues. E di që do të jesh në atë skenë me mua. Të dua”, është shprehur Ava.

Ava vie nga një familje artistësh, ku gjyshi i saj që ka shkuar në amshim ka debutuar me role të ndryshme filmash. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CFa60XBl6v0/

Ava Max shkëlqen me kreacion të stilistit kosovar (FOTO)

Ka pak ditë që këngëtarja shqiptare me famë botërore Ava Max ka lansuar albumin e saj të fundit “Heaven and Hell” duke marr kështu primatin në toplistat më të njohura botërore. Gjithashtu, albumi është promovuar në “billboard”-et më të mëdha të kryeqyteteve të famshme të botës, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe, Max e ka vërtetuar që asgjë s’mund t’i dalë para, sukseset tashmë janë në anën e saj.

Kujtojmë që Ava Max, vlerësohet shumë edhe për stilin unik. Duke filluar nga flokët, grimi e veshjet, ajo gjithmonë merr vëmendje në paraqitjet e saj.

Por, me një dukje krejt të veçantë ajo vjen në fotografinë e fundit të publikuar në rrjetet sociale, ku vëmendje mori fustani i saj që është kreacion i stilistit kosovar, Pajtim Rracit.

Rraci këtë kreacion të punuar ekskluzivisht për Ava Max dhe ja ka dërguar stilistit personal të këngëtares Wilford Lenov dhe kështu fustani përfundoi tek Ava.

Rraci ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi të kreacionit të tij të veshura nga Ava Max dhe s’kishte si mos të ndjehej krenarë.

Bashkëpunimet e disenjatorëve shqiptarë me artistë botërorë janë në rritje, puna e tyre po merr vëmendje mediale në gazetat më prestigjioze në botë. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CFVBwYal5tg/

Albumi i ri i shqiptares Ava Max promovohet në ‘billboard’-et e kryeqyteteve më të mëdha botërore

Pas një punë dy vjeçare, artistja shqiptare Ava Max, publikoi albumin e saj të parë, i cili u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e këngëtares, duke u renditur i pari në nivel global të iTunes si albumi më i kërkuar i momentit, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, kopertina e këtij gjendet në “billboard”-et e sheshit ‘Times Suqare’ në New York, si dhe në ‘Beverly Center’ të Los Angelesit.

E lumtur teksa sheh albumin e saj të promovohet në mbarë botën, Ava Max ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe të reklamës së albumit të saj nëpër këto qytete.

Një hapësirë e veçantë albumit “Heaven and Hell” i është dhënë mbrëmë edhe në një qendër të madhe në Stokholm të Suedisë.

Albumi debutues i 25-vjeçares titullohet “Heaven and Hell” dhe përmban plot 15 këngë, përfshirë hitet: “Sweet but Psycho”, “So am I”, “Torn” etj. / KultPlus.com

24 orë pas publikimit albumi i Ava Max renditet i pari në botë në iTunes

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar dje albumin e saj të parë në karrierë, “Heaven and Hell”.

Albumi, i cili përmbledh punën e palodhur 2-vjeçare të artistes, duket se ka pasur shumë sukses që në 24 orët e para të publikimit.

Kjo pasi “Heaven and Hell” është ngjitur menjëherë në vendin e parë në top listën zyrtareve të albumeve në iTunes, në nivel global.

Një sukses i tillë patjetër që e ka gëzuar artisten shqiptare me prejardhje nga Qeparoi, e cila gëzimin e saj nuk hezitoi ta ndajë me fansat në rrjetin social Instagram.

Ajo publikoi dy fotografi, në njërën prej së cilës shfaqej top lista zyrtare me albumet më të kërkuara të momentit në iTunes, ku i pari renditet ai i këngëtares 25-vjeçare, ndërsa në fotografinë tjetër, Ava Max pozoi me disa balona në duar për të festuar këtë sukses.

“Albumi numër 1 nivel global, ju djema jeni të egër! Faleminderit”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografive këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi.

Duke u renditur e para në këtë listë, shqiptarja ka lënë prapa albumet e emrave të njohur botërorë si: Alicia Keys, Marilyn Manson dhe Adele.
Në albumin “Heaven and Hell” janë të përmbledhura plot 15 këngë të suksesshme, ndër to edhe hitet: “Sweet bus Psycho”, “Torn”, “So Am I” etj. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CFSmV99lieY/?utm_source=ig_embed

Publikohet albumi i shumëpritur i Ava Max

Këngëtarja shqiptare e cila qëndron shpesh në krye të toplistave të muzikës botërore, ka publikuar së fundmi albumin e saj të shumëpritur “Heaven and Hell”, shkruan KultPlus.

Maxi, e cila kohë më parë u nominua në MTV Video Music Awards 2020, e bëri këtë të ditur përmes një tweeti për fansat e saj të cilët i ka falënderuar për përkrahjen dhe dashurinë e treguar.

“Pritja për #HeavenAndHell më në fund ka mbaruar! Avatarë, faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni dhënë në çdo hap të rrugës. Jam shumë krenar për këtë album dhe shpresoj që të ju bëjë të kuptoni sa të fortë jeni dhe të mos pushoni kurrë së qeni vetja juaj e vërtetë. Ju dua”, shkruan Max. /KultPlus.com

Ava Max flet për bullizmin që ka përjetuar gjatë fëmijërisë

Ava Max është një nga këngëtaret shqiptare që ka krijuar një karrierë të suksesshme në SHBA dhe këngët e saj dëgjohen në mbarë botën.

Por, para se të mbërrinte në këtë fazë, Ava ka kaluar disa periudha mjaft të vështira në jetën e saj, shkruan The Sun, transmeton KultPlus.

26-vjeçarja është kthyer pas në kohë, duke kujtuar bullzimin që i është bërë gjatë fëmijërisë.

Në një intervistë, pasi lançoi albumin “Heaven”, ajo ka treguar se si vajza të tjera i kanë futur kokën në tualet.

“Shkolla për mua kur isha fëmijë ka qenë vështirë pasi nuk doja të shkoja. Ishte nja grup vajzash që më kanë përqeshur vazhdimisht. Një ditë më vendosen në një cep të banjës dhe më futën kokën në tualet”, ka rrëfyer ajo./ KultPlus.com

Ava Max më nuk dëshiron që njerëzit ta krahasojnë me Lady Gagan

Ylli i hitit “Sweet But Psycho”, Ava Max, mendon se është e çuditshme që njerëzit i krahasojnë artistet femra mes veti dhe insiston se një gjë e tillë nuk duhet ndodhur.

Edhe pse pop ylli 26-vjeçar mendon se fituesja e shumëfishtë e çmimit Grammy, Lady Gaga është një artiste e mahnitshme, Ava Max thotë se është e kotë t’i vendosësh dy këngëtare në një kuti dhe t’i krahasosh ato, vetëm ngase kanë të njëjtën ngjyrë të flokëve dhe kultivojnë muzikë pop, transmeton Koha.

Në një intervistë të fundit për gazetën “The Sun”, këngëtarja me prejardhje shqiptare tha: “Shumë njerëzit më krahasojnë me Lady Gagan e cila në fakt është e mahnitshme. Ajo është artistja më e mirë e dekadës prandaj nuk mund të thuash asgjë të keqe për të. Por, mendoj se shumë njerëz më krahasojnë me të vetëm për shkak të ngjyrës së bardhë të flokëve dhe faktit se që të dyja bëjmë muzikë pop. Dhe kjo gjë më duket e çuditshme. Njerëzit nuk duhet t’i krahasojnë gratë në këtë mënyrë. E kuptoj se është diçka e lehtë për t’u bërë por unë jam thjeshtë vetvetja. Unë jam rritur duke u inspiruar nga shumë prej idhujve të mi të muzikë pop, dhe natyrisht i kam përvetësuar disa gjeste apo shprehi të tyre. Mendoj se të gjithë artistët që i kam dëgjuar dhe adhuruar në fëmijëri, reflektohen sot në personalitetin dhe muzikën time”.

Ava e lanson albumin e saj debutues, “Heaven & Hell”, në fund të kësaj jave dhe në të përfshihet një këngë e titulluar “Who’s Laughing Now” e cila i dedikohet të gjitha vajzave që kanë qenë pre e bulizmit të vazhdueshëm në shkollë.

Këngëtarja e kujtoi kohën kur ajo ishte në shkollë të mesme ku ishte ngacmuar vazhdimisht nga nxënësit e tjerë. Mbi të madje ishte ushtruar dhunë fizike disa herë, çka edhe e ka bërë të refuzojë të shkojë në shkollë, dhe kështu i ka ndjekur mësimet nga shtëpia. /KultPlus.com

Ava Max publikon këngën më të re (VIDEO)

Ndër këngëtaret shqiptare që po korrin suksese të mëdha në skenën ndërkombëtare të muzikës është edhe Ava Max, e cila tashmë ka krijuar stilin e saj në muzikë, duke u bërë ndër këngëtaret më të dëgjuara në botë, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, sot Ava Max ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar ‘OMG What’s happening’.

Pak kohë më parë Ava publikoi këngën ‘Who’s laughing now’, e cila u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga fansat e këngëtare.

Poashtu vlen të ceket se këngëtarja në shtator të këtij viti pritet të publikoj edhe albumin e saj më të ri të titulluar ‘Heaven & Hell’, album ky që mezi po pritet nga fansat e këngëtaret të cilët nuk kanë të ndalur me komente në llogaritë e Ava-s në rrjete sociale.

Sot gjatë ditës, këngëtarja në rrjetin social Instagram publikoi edhe listën e këngëve që do të përmbajë albumi.

Vlen të ceket se pjesë e albumit do të jenë edhe dy këngët e fundit të këngëtares, poashtu edhe super hitet e saj ‘Sweet but psycho’ dhe ‘Kings and Queens’/ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CErm3zHFahq/?utm_source=ig_web_copy_link

Ava Max për herë të parë flet për mediat shqiptare, shprehet edhe në gjuhën shqipe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore që tashmë ka arritur suksese të mëdha, Ava Max ka dhënë intervistën e parë për mediat shqiptare, ku flet edhe shqip, përcjellë KultPlus.

Përgjatë intervistës Ava Max foli për rrënjët e saja ku tregoi se pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në SHBA, babai i saj është shqiptar me prejardhje nga Qeparoi kurse nëna nga Saranda.

Ajo kishte bërë plane që këtë vit të vizitonte Shqipërinë, mirëpo për shkak të pandemisë ajo u detyrua që ta anulonte këtë vizitë.

Këngëtarja shqiptare ka thënë që asnjëherë nuk e ka vizituar Shqipërinë, mirëpo shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Dua të vij shumë, kam shumë familjarë atje që po më presin. Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhën, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava Max duke shtuar se nga Shqipëria i pëlqen byreku me petë. / KultPlus.com

Vajzat shqiptare pushtojnë skenën e MTV-së

Të flitet për sukseset e vajzave shqiptare është bërë mëse e zakonshme. Rita Ora, Ava Max, Dua Lipa e Bebe Rexha, tashmë kanë vendosur një vulë të madhe në muzikën ndërkombëtare, ku secila prej tyre numëron me miliona fansa, shkruan KultPlus.

Vajzat shqiptare, kësaj radhe do të pushtojnë skenën e MTV Video Music Awards, njëra si prezantuese dhe dy të tjera të nominuara në këtë event që konsiderohet tejet i rëndësishëm në botën e muzikës.

Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.

Por këtë vit shfaqjes i bashkohet edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha. Artistja 30-vjeçare ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se do të jetë një nga të ftuarat speciale të mbrëmjes, për të prezantuar një çmim ose një performancë.

Vitin e kaluar Bebe Rexha fitoi një çmim VMA për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Ajo është shqiptarja e dytë që e fiton këtë çmim pas Rita Orës, e cila fitoi një çmim MTV VMA në vitin 2018. / KultPlus.com

U akuzuan se i “bëri të famshme mafia shqiptare”, Bebe Rexha i përgjigjet ashpër ndjekëses


Artistët shqiptarë tash e disa vite kanë arritur që të shfaqin talentin e tyre jashtë vendit e madje me këtë talent edhe të korrin suksese të mëdha. Artistet shqiptare që tashmë kanë arritur famën botërore, Bebe Rexha, Dua Lipa e Ava Max e Rita Ora, kanë dëshmuar shumë herë që mund të arrini gjëra të mëdha pavarësisht nga vendi që vini e nga ai që jetoni.

Por suksesi i artisteve shqiptare dhe fama që kanë marrë ato jo çdo herë mirëpritet nga njerëzit. Së fundmi në rrjetin social Twitter, një përdoruese e quajtur Bethany Joan nëpërmjet një statusi ka akuzuar vajzat shqiptare se fama e tyre është arritur nëpërmjet pagesave me shuma të mëdha parash.

“Ju mund të keni vërejtur një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një shtyrje të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në territoret e ShBA-së dhe Evropës. Këto artiste përfshirë: Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin dhe Rita Orën, nuk erdhën rastësisht, shuma të mëdha parash janë dhënë për t’i bërë ato të famshme. Pse?”, shkroi ajo.

Ndërkaq në një status tjetër ku ajo kishte publikuar një fotografi të përbashkët të vajzave shqiptare dhe krahas kësaj foto kishte vendosu edhe një tjetër të disa djemve me maskë me simbole kombëtare duke shkruar: “Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”.

Statusit të Bethany Joan i është kundërpërgjigjur artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Ajo ka ironizuar me faktin se dikush mund të mendojë që tregu i huaj arrihet nëse vetëm ke para.

“Sinqerisht kjo është budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo atë që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka shkruar Bebe Rexha në Twitter. / KultPlus.com

Dua Lipa dhe Ava Max në listë me 10 artistët më të dëgjuara në botë

Artistet shqiptare me famë botërore kanë arritur që shpesh herë të thyejnë rekorde muzikore, duke lënë nën hije edhe shumë emra të njohur në muzikën ndërkombëtare, shkruan KultPlus.

Spotify së fundmi ka publikuar listën e dhjetë këngëtareve më të klikuara në këtë platformë, ku në mesin e tyre janë edhe dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Ava Max.

Dua Lipa ka zënë vendin e tretë pas Taylor Swift dhe Billie Ellish, me gjithsej 14 milionë “Sreams”, ku ka lënë pas shumë emra të njohur të muzikës sikur Beyonce, Lady Gaga dhe Rihanna. Ndërkaq lista mbyllet nga Ava Max me më shumë se gjashtë milionë ‘Streams’. / KultPlus.com

Ava Max publikon këngën e re “Who’s Laughing Now” (VIDEO)

Artistja shqiptare që tashmë po gëzon famë ndërkombëtare, ka publikuar projektin më të ri më muzikor që mban titullin ‘Who’s laughing now’, shkruan KultPlus

Ava Max duket jashtëzakonisht bukur në videoklip, ndërkaq kënga duket se po pritet shumë mirë nga fansat e saj, të cilën nuk kanë hezituar të komentin atë me fjalët më të mira.

Përveç në YouTube, projekti është publikuar edhe në platformat e tjera muzikore përfshirë këtu Spotify, Deezer etj.

Ky projekt duket të jetë pjesë e albumit debutues të Ava “Heaven and hell”, i cili do të lansohet në shtator. / KultPlus.com

Ava Max paralajmëron albumin debutues “Heaven and Hell”

Ava Max, këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë ka arritur një numër të madh të sukseseve në botën e muzikës.

Ajo tashmë rangohet krah për krah me artistët e tjera shqiptare të cilat kanë arritur famë ndërkombëtare. Pas publikimit të këngëve dhe hiteve të shumta, Ava Max më në fund, në shtator të këtij viti do të sjellë albumin e saj të parë i cili do të titullohet “Heaven and Hell”.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër duke sjellë kopertinën e albuimit të saj.

“Unë kam qenë duke ëndërruar për këtë ditë për kaq shumë kohë dhe jam aq e emocionuar të ju njoftoj se albumi im debutues do të publikohet më 18 shtator! Ju keni qenë atje për mua në çdo hap të udhëtimit tim dhe unë nuk mund të pres që t’i ndaj këto këngë me ju. Zemra ime mund të shpërthejë…, këto këngë së shpejti do të jenë tuajat. Para-blerjen e albumit mund ta bëni nga nesër! Ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

 25 – vjeçarja me origjinë shqiptare pak ditë më parë është nominuar për çmimin “Depërtimi i vitit”, në ndarjen e çmimeve MTV Video Music Awards 2020. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CDPLQNSFq71/?utm_source=ig_embed&fbclid=IwAR0zUKiSHrKy8gIaeAJY33oEd-rLMrPr_mSaZU99D1zpJj4cZ5-nqT4sa3Y

Ava Max performon në ‘MTV Music Awards’ 2020

Në ceremoninë prestigjioze “MTV Music Awards” këtë vit performon një tjetër artiste shqiptare.

Është Ava Max, artistja e cila është në mesin e yjeve që do të këndojnë në këtë vit nw MTV.

Krahas performances këngëtarja është bërë këtë vit shqiptarja e parë e nominuar në këtë ngjarje, në kategorinë “Artisti depërtues i vitit”.

Yjet tjera që do të performojnë përveç Ava Max janë Big Sean, Camila Cabello, Shawn Mendes, J Baldin, Miley Cyrus.

VMAs 2020 do të kthehen në Barclays Center në Brooklyn për herë të parë që nga 2013, por nuk do të kufizohen në atë arenë. Shfaqja do të ketë performance në pesë qendra tjera, duke përfshirë shfaqje nga vende të ndryshme ikonike sin ë Brooklyn, Manhattan, Queens, Bronx dhe Staten Island, për të nderuar frymën dhe qëndrueshmërinë e qytetit.

2020 MTV VMAs do të zhvillohet në New York të dielën, 30 gusht dhe transmetohet live në MTV. / KultPlus.com

Ava Max shqiptarja e parë e nominuar në MTV Video Music Awards 2020

Talenti dhe suksesi i deritanishëm, kanë bërë që këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max të nominohet edhe sivjet në një nga kategoritë e MTV Video Music Awards 2020, atë për “artistin më depërtues të vitit”, përcjellë KultPlus.

Këngëtarja shqiptare nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram ka kërkuar votën e fansave të saj.

“Kjo është çmenduri. Faleminderit VMA”, shkroi Ava Max në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën ajo shfaqej me mbishkrimin “Votoni për mua për çmimin ‘Depërtimi i vitit’”, ka shkruar ajo.

Spektakli MTV VMA që do të mbahet muajin e ardhshëm në New York, ende nuk e ka shpallur të plotë listën e nominimeve, megjithatë ka bërë të ditur vetëm listën e artistëve të rinj të nominuar për çmimin “Depërtimi i vitit” në tregun muzikor.

Kjo është lista me artistët që konkurrojnë në këtë kategori:

Aj Mitchell
Arizona Zervas
Ava Max
Benee
Brockhampton
Conan Gray
Doja Cat
Finneas
Jack Harlow
Kiana Lede
Lewis Capaldi
Lil Tecca
Pop Smoke
Roddy Ricch
Summer Walker
Tate Mcrae
Youngblud

Ava Max ishte e nominuar edhe vitin e kaluar në MTV VMA së bashku me dy  këngëtaret e tjera me prejardhje shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Deri më tani vetëm dy shqiptare kanë arritur që të hyjnë në historinë  e fitoreve në MTV VMA. E para që arriti të rrëmbejë çmimin e këtij spektakli ishte Rita Ora e cila në vitin 2018 fitoi çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Lonely together” në bashkëpunim me Aviciin. Një vit më pas, këtë çmim e fitoi artistja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CDAPhSxlRHs/?fbclid=IwAR3e6ezwFTJdnA4M-0XBGeM0luCTDwHbZoLCRVSSAKmkWgUo96JkmNmu7ZY

Ava Max përgëzon artistet shqiptare: Krenare me prejardhjen time

Është bërë një nga lajmet kryesore jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë fushata e artistëve shqiptarë ndaj kompanisë ‘Apple’ për vendosjen e Kosovës si shtet në hartat e tyre.

Shumë artistët të njohur shqiptar përfshirë edhe Dua Lipën dhe Rita Orën, kanë përdorur rrjetet e tyre sociale që të shtyjnë kompaninë ‘Apple’ të përmisojnë gabimin.

Dhe kjo iniciativë e tyre ka lënë të magjepsur edhe këngëtaren Ava Max, e cila me anë të një postimi të bërë në Instagram, tregon admirimin e saj ndaj bashkatdhetarëve.

Ajo në shkrimin e ndarë thotë “Duartrokitje për të gjitha artistet e forta shqiptare të cilat po bëjnë më të mirën e tyre në këtë kauzë. Krenare me prejardhjen time, dhe të gjitha femrat e pavarura, pasiononte dhe të forta që po e përfaqësojnë atë” / KultPlus.com

Rita Ora: Jam krenare për gratë e forta shqiptare që përfaqësojnë trashëgiminë tonë

Këngëtarët shqiptarë me famë ndërkombëtare, kanë reaguar përmes postimeve të ndryshme duke i kërkuar kompanisë së madhe botërore ‘Apple’ që të vendos Kosovën në hartën e saj, shkruan KultPlus.

Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë.

Mirëpo, Rita Ora, ka reaguar përsëri duke ftuar kështu edhe këngëtarë të tjera shqiptare që të marrin pjesë në këtë iniciativë.

Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka ftuar Dua Lipën, Dafina Zeqirin, Era Istrefin, Bebe Rexhën e Ava Max.

Do të doja shumë që Apple të përhapte vetëdije tek masa duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova kanë talente shumë të madha dhe unë jam aq krenare për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexha Dua Lipa Era Istrefi Dafina Zeqiri Ava Max dhe shumë të tjera‘, ka shkruar Ora. / KultPlus.com

Apple Music frymon shqip, krijon platformën muzikore ‘Shqip Vibes’

Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë qenë shkaktaret kryesore që Apple Music së fundi ka krijuar platformën muzikore, ‘Shqip Vibes’, shkruan KultPlus.

Platforma përfshin edhe këngë nga Kosova dhe Shqipëria.

”Këngëtar me origjinnë shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa e kanë futur shtetin e tyre në hartën globale, dhe poashtu të gjithë ato talente të cilët janë të gatshëm për të marrë vëmendjen. Përzierja e tyre urbane/pop ritmike e këngë të reja dhe të kohëve të fundit sjell ritme shqip, për një natë me miqtë në shtëpi ose për të filluar festën shumë kohë përpara se të shkoni në klub.”, thuhet në platformën muzikore për muzikën shqipe / KultPlus.com

Ava Max do të këndojë kolonën zanore të ‘Scooby Doo’

Ava Max, këngëtarja shqiptare me famë botërore, pritet që shumë shpejt të publikojë projektin më të ri, që do të jetë kolona zanore e filmit të animuar ‘Scooby Doo’, shkruan KultPlus.

Lajmin e bëri të ditur artistja me anë të një postimi, ku njoftoi se kënga “On Me” vjen në duet me Thomas Rhett dhe Kane Broën.

Ky projekt pritet të publikohet me 15 maj.

“E entuziazmuar ta ndajë “On Me” së shpejti! Faleminderit Thomas Rhett dhe Kane Broën që më ftuar në këngë”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B_0uYWnlxT_/