Ava Max në Rai: Krenare që jam shqiptare (VIDEO)

Tashmë mund të klasifikohet pa frikë si një nga këngëtaret me origjinë shqiptare, e cila po bëhet e njohur ndërkombëtarisht.

Këngëtarja me origjinë nga Saranda, Ava Max, ka qenë e ftuar në emisionin “Che tempo che fa” ku performoi hitin e saj “Sweet but psycho”.

Pas performancës Ava u pyet edhe për origjinën e saj, për të cilën u shpreh se është krenare që është shqiptare dhe që të gjithë njerëzit duhet të krenarë për atë që janë, shkruan ‘Opinion.al”.

Gjithashtu ajo përshëndeti në gjuhën shqipe: “Hello shqiptarët, ju dua shumë faleminderit”, përcjell albinfo.ch.

Këngëtarja ceku pak peripecitë që familja e saj ka kaluar deri në ditët e sotme duke dhënë një mesazh të fortë vullneti dhe kurajoje në Rai. Së shpejti pritet që Ava të publikojë albumin e saj të parë. / KultPlus.com

Ava Max në emisionin italian, theksohet se është shqiptare

Ava Max tashmë ka nisur të shndërrohet një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo po bën një karrierë të suksesshme në Britani të Madhe dhe duket se jo vetëm kaq, pasi që po kërkohet edhe në shtetin italian.

Këngëtarja që në realitet quhet Ava Koçi bëri shumë bujë veçanërisht pas këngës së fundit “Sweet but a psycho”.

Së fundi, artistja ishte mysafire speciale e televizionit Rai Uno, ku kishte një performancë të jashtëzakonshme.

Pas kësaj, ajo pati një bisedë më moderatorin Fabio Fazio, i cili theksoi se këngëtarja e njohur ka origjinë shqiptare dhe ajo e pohoi.

“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, iu drejtua moderatori teksa këngëtarja nuk ngurroi ta bëjë një gjë të tillë, “Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”.

Ndryshe, 23-vjeçare ka lindur më 16 shkurt të 1996-së në Wisconsin të SHBA-ve, me prindër emigrantë nga Shqipëria. /Telegrafi/ KultPlus.com

Televizioni italian: Kosova vendi i yjeve pop (VIDEO)

Suksesi i jashtëzakonshëm i vajzave shqiptare në arenën e muzikës ndërkombëtare po mahnit botën, shkruan KultPlus.

Televizioni kombëtar italian këtë javë i ka dedikuar një speciale yjeve të famshëm të Kosovës si Dua Lipës, Rita Orës, Ava Max, Bebe Rexhës e Era Istrefit.

Gjatë këtij reportazhi theksohet fakti se si yjet shqiptare janë shumë të lidhura me vendin e tyre dhe e potencojmë gjithmonë prejardhjen shqiptare.

Për të parë reportazhin, po juaj sjellim videon në vazhdim. / KultPlus.com

https://www.albanianews.it/rassegna/estovest-kosovo-paese-popstar

Ava Max për Billboard: Në albumin e ri këngë me motive shqiptare

Ava Max është emri i momentit në skenën muzikore ndërkombëtare, krejt kjo për shkak të hitit të saj të fundit që befasoi të gjithë “Sweet but Psycho”.

“Swet but Psycho” është hit botëror, i cili katapultoi emrin e Ava Max në një prej emrave premtues të së ardhmes.

Billboard ka realizuar një intervistë, në të cilën Ava Max përshkruhet si vajzë e imigrantëve shqiptarë. Këngëtarja sipas revistës së njohur qëndronte me orë të tëra pas shkollës për të mësuar anglisht.

Këngëtarja tregon për Billboard se si u zhvendos nga Virginia në Los Angeles pasi që nëna e saj e ka kuptuar talentin e saj.

“Gjithmonë kam ëndërruar për këtë dhe po ndodh. Të gjithë po thonë, ‘kjo vajza e re që i ndodhi suksesi brenda natës. Por, ka pasur aq shumë vuajtje e sakrifica, momente që nuk dija se çka po bëj. Nuk ishte asgjë brenda natës”, u shpreh Ava për Billboard.

Në realitet, i janë dashur tri vjet Ava Max që të shpërthejë në Los Angeles.

“Familja ime e kishte ëndrrën që të takoja producentët e kompozitorët më të mirë dhe nuk ndodhi ajo që besuam. Ishte vështirë”, tha Ava pa e ditur se fati i saj do të ndryshonte në formë radikale, duke kontribuar në hite të yjeve më të mëdha.

Ajo sipas Billboard suksesin ja dedikon prapavijës prej imigranteje dhe tejkalimit të vështirësive.

“Ju mësoni që të jeni të fortë nga ajo që merrni dhe më pas largohet”, shtoi ajo duke thënë se vështirësia që kanë përjetuar femrat, kryesisht të shoqërisë së saj e inspirojnë drejt këngëve të reja.

Ava po bën gati albumin e ri të saj dhe ka premtuar se do të publikojë një këngë me motive shqiptare në kuadër të albumit debutues të saj.

Sa i përket performancave, ajo këtë e ka testuar në debutimin në televizionin kombëtar amerikan kur performoi hitin “Sweet but Psycho” në The Late Show with James Corden.

“Njerëzit kanë nevojë për një përjetim. Këtë po provoj ta sjell”, përfundoi Ava për Billboard.

https://www.youtube.com/watch?v=LRhNObyvbPw

Kënga e shqiptares ishte në krye të top listës britanike për të tretën javë rresht, para se superylli Ariana Grand me këngën “7 Rings” ta rrëzojë në vendin e dytë në atë që do të duhej të ishte java e katërt në majën e top listave britanike.

Tani projekti është në vendin e 35-të të Billboard Hot 100 dhe në vendin e parë të këngëve të zhanrit Dance Club.

Së fundmi ishte Bebe Rexha ajo që ftoi në kuartet shqiptaret Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Kjo e fundit sigurisht se pranoi duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës. /Telegrafi/ KultPlus.com

Shqiptarja Ava Max performon në emisionin e James Corden (VIDEO)

Shumë prej nesh ndoshta nuk e kanë njohur, por ajo me vetëm një këngë arriti të krijojë imazhin e saj të veçantë në muzikën botërore.

Është shqiptar, dhe emri i saj artistik është Ava Max. Madje, atë e ftoi Bebe Rexha në një postim në Twitter kur kërkoi prej saj, Dua Lipës dhe Rita Orës që të gjitha ta bëjnë një bashkëpunim  muzikor.

E derisa këngën “Sweet but Psycho” ajo e realizoi në gushtin e vitit 2018-të, paraqitjet e para live i ka pasur tek këtë javë, në disa emisione televizive në Amerikë.

Të ndjehemi krenarë me shqiptaren Ava Max, dhe me këto performanca fantastike. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=LRhNObyvbPw

Billboard shkruan për rrugëtimin e Ava Max: Vajza e dy emigrantëve shqiptarë

Një tjetër yll shqiptar që po pushton top listat muzikore në Amerikë është edhe Ava Max.

24 vjeçarja që po krahasohet me Lady Gaga-n, tashmë po radhitet në mesin e këngëtareve që po premton shumë në botën e muzikës.

Madje me këngën e saj të re “Sweet but Psycho” ajo është radhitur në vendin e dytë në Billboard Dance Club, ku të njëjtit kanë bërë edhe një shkrim për Ava-n, duke treguar edhe prejardhjen e saj shqiptare dhe fillimin e karrierës së saj muzikore.

“Vajza e dy emigrantëve shqiptar Ava Max e lindur si (Amanda Ava Koci), ka praktikuar gjuhën angleze duke kënduar këngën  “Vision of Love” të Mariah Carey-t, si pesë vjeçare duke shkuar në shkollë. Në moshën 14 vjeçare, ajo nisi të fitonte kompeticione duke impresionuar të gjithë përfshirë edhe nënën e saj, një këngëtare e trajnuar për opera, e cila besonte në talentin e saj dhe që një ditë do të ndodhë diçka e madhe. “Nëna ime më ka thënë: ‘Nuk ka asgjë për ty këtu’, dhe kështu familja e saj u shpërngulën në Los Angeles”, nis shkrimi i Billboard për yllin e ri shqiptar.

Por, jeta e saj ndryshoi në tri vitet e fundit, kur ajo këndoi ‘’Happy birthday”, në një ditëlindje, ku i pranishëm ishte producenti i njohur Cirkut, i cili bashkëpunon me Miley Cyrus dhe Katy Perry.

Por, viti 2019 i dha famën për të cilën luftoi, ajo tashmë ka famë dhe po vazhdon drejtë rrugës së Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës. /KultPlus.com

Bebe Rexha do një bashkëpunim me Lipën, Orën dhe Ava Maxin

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me tri këngëtaret tjera të famshme po ashtu shqiptare.

Ajo ka përmendur se do të dëshironte që të bënte bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin (Armanda Koçi), transmeton Koha.net.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin”, ka shkruar këngëtarja 29 vjeçare në Twitter, ku pas shkrimit ka bashkëngjitur dy rrathë – njërin me ngjyrë të kuqe e tjetrin me të zezë, kështu duke simbolizuar ngjyrat kombëtare shqiptare. /KultPlus.com

I want a collab @DUALIPA @RitaOra @avamax 🔴⚫️— Bebe Rexha (@BebeRexha) 28 January 2019

Ava Max: Jam 100% shqiptare, do të dëshiroja të mbaja koncert në Shqipëri

Ava Max, këngëtarja e cila u bë e njohur me hitin e saj “Sweet But Psycho” dhe që kryesoi toplistat në Britani ka treguar më shumë për jetën e saj në një intervistë për Lucy Mapstone. Ajo ka theksuar faktin se është shqiptare si dhe ka treguar për planet e saj në të ardhmen. Ava Max po ashtu është shprehu se do të dëshironte të mbante një koncert në Shqipëri, transmeton KultPlus.com

Këngëtarja dhe kompozitorja Amanda Ava Koci, e cila i ka prindërit shqiptarë ka treguar se sa shumë i kështu dashur për të luftuat që të ketë suksese në muzikë. Ajo po ashtu ka treguar rrugën e vështirë që kanë bërë prindërit e saj nga Shqipëria për në Amerikë.

“Në vitet 1990 dhe 1991 prindërit tanë u larguan nga Shqipëria dhe shkuan në Paris. Në Paris jetuan në një kishë për një vit të plotë. Ishte shumë e vështirë për ta, por ishte e bukur për shkak se ata ishin në Paris. Aty takuan një zonjë e cila u dha atyre pasaporta dhe përfunduan në Wisconsin – aty ku unë kam lindur”, ka treguar ajo.

“Ata shkuan në Amerikë me asgjë, pa para, pa ditur gjuhën, ishte shumë e vështirë për ta, mbaj mend t’i shikoj ata kur u rrita duke luftuar dhe duke punuar në tri punë secili. Duke parë gjithë mundin që ata kanë bërë shpesh them me vete që unë jam më shumë fat”, ka treguar ajo.

Max rrëfen se shpesh ndihej sikur donte të hiqte dorë, sidomos gjatë viti të saj të parë në Los Anxhelos që ishte shumë i vështirë. Mirëpo sipas saj familja e saj e fortë e ka mbështetur gjithmonë. Tani ajo pret me padurim që të ua shpërblej mundin.

“Dua vetëm të ndihmoj familjen time, miqtë dhe njerëzit e mi në përgjithësi”, thotë ajo.

Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, ajo thotë se është “100% shqiptare dhe se dëshiron që të ndihmojë këtë komunitet kurdo që ka mundësi. “Do të ishte e mahnitshme të bëja një koncert për mbledhjen e fondeve atje. Të mirat duhet kthyer”.

Por, para se të arrijë të gjitha këto, qëllimi i Max-it për 12 muajt e ardhshëm është lansimi i albumit të saj debutues, si dhe më shumë këngë./ KultPlus.com

https://www.belfasttelegraph.co.uk/life/features/ava-max-my-parents-left-albania-in-1990-and-lived-in-a-church-in-paris-for-a-whole-year-37700264.html

Një tjetër shqiptare pushton top listat botërore të muzikës

Këngëtarja shqiptare Ava Max emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi ka pushtuar të gjitha top listat botërore muzikore me këngën e saj Sweet but Psycho.

24-vjeçarja e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me prindër nga Saranda aktualisht ndodhet në vendin e parë në Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë dhe sapo është renditur në vendin e parë ne I Tunes në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë është duke u ngjitur me shumë sukses në top Listën Australiane, Kanadeze dhe atë Amerikane shkruan.

Kantautorja Ava Max është shprehur e surprizuar për mediat angleze duke nënvizuar se talentin e ka të trashëguar nga mamaja e saj shqiptare e cila ka qenë këngëtare operistike.

24-vjeçarja e cila është pjesë e shtëpisë diskografike Warner njësoj si Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa është tashmë duke punuar për të publikuar sa më shpejt albumin e saj të parë./KultPlus.com

Një tjetër shqiptare në tregun ndërkombëtar, “sfidon” Ritën dhe Duan (VIDEO)

Pavarësisht sa skeptikë mund të kenë qenë dëgjuesit në fillimet e karrierës së Rita Orës, Bebe Rexhës apo Dua Lipës, koha u tregoi të kundërtën.

Tre vajzat shqiptare na bënë krenarë pasi arritën që falë talentit të pushtonin botën e muzikës, duke u ngjitur në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Por treshes shumë shpejt do t’i shtohet një tjetër emër dhe është pikërisht Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max.

Ajo ka lindur më 16 shkurt 1996 në Wisconsin të SHBA-ve, me prindër emigrantë nga Shqipëria.

Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka lansuar këngët e saj si, “Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”, kurse projekti i fundit është në bashkëpunim me Dj e njohur David Guetta dhe Jason Derulo. /KultPus.com