‘Vajza me kaqurrela’ e Avni Mulës, kjo perlë e muzikës shqipe (VIDEO)

Avni Mula është këngëtar dhe kompozitor i famshëm shqiptar. Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Karrierën e tij e nisi si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit në Shqipëri. Pas vetes la një veprimatri të bujshme dhe shumë këngë të famshme mbajnë firmën e tij.

KultPlus sot ju sjell këngën “Vajza me kaçurrela” të interpretuar nga Avni Mula:

Po ecja që më natë mes shkrepave pa udhë
Takova tek burimi një vajze tu mbush ujë
I thash se mu dogj xhani moj vajzë me kaçurrela
Pak uje partizanit, te lutem nga bucela (X2)

Ajo nuk tha një fjale dhe uji i fresket rrodhi
Shikimin vale vale mu duk se vajza më hodhi
Në sytë e mi e ne faqe kur ngrita dy bucela
Më ra një tufë manushaqe te verdhat kaçurrela

Shkembyem buzëqeshje dhe djersa krejt mu ter
Mu shkrin tere malet dhe udha mu bë det
Dhe ika nëpër pyje mes pritave me tela
S’më hiqeshin prej syve të verdhat kaçurrela (x2)/KultPlus.com

Shtëpi muze për Avni Rustemin/ Në 100 vjetorin e vrasjes, përfundon restaurimi në Libohovë

Në Libohovë 100 vjet pasi Avni Rustemi është ndarë nga jeta ka përfunduar restaurimi i shtëpisë së tij të lindjes e cila prej dekadash ishte në degradim dhe rrezikonte shembjen.

Objekti dy katësh i vendosur në lagjen e sipërme të Libohovës do të shërbejë si muze për jetën dhe veprimtarinë e një figure emblematike si Avni Rustemi por edhe si muze i kohës kur ai jetoi , shtypit, politikës, lëvizjeve shoqërore. Studiuesi Niko Kotherja që drejton Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Traditcionale dhe që ndjek nga afër procesin e muzealizimit tha se muzeu do të pasurohet me më shumë dokumenta dhe aredim autentik për të përkujtuar jetën e shkurtër në funksion të çështjes kombëtare të Avni Rustemit.

“Sot inagurojmë shtëpinë muze të Avni Rustemit e cila ka pasur një fazë të saj të rindërtimit duke pasur parasysh që shtëpia prej vitesh kishte qenë e braktisur dhe e rrënuar. Ky projekt për muzealizimin e kësaj godine do të përfundojë në shtator të vitit tjetër kur do të festojmë 130 vjetorin e lindjes së Avni Rustemit dhe që njëkohësisht do të jetë e gjithë shtëpia e arreduar dhe e pasuruar me dokumenta që flasin për jetën dhe aktivitetin e tij.”- u shpreh Niko Kotherja drejtuesi i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale.

Për të përkujtuar 100 vjetorin e vrasjes së Avni Rustemin dhe për të inaguruar çeljen e muzeut kishin mbërritur dhjetëra anëtarë të shoqatës “Avni Rustemi” nga i gjithë vendin. Bashkia e qytetit organizoi një ceremoni përkujtimore për Avni Rustemin në qendër të Libohovës pranë bustit të tij.

Avni Rustemi lindi në Libohovë në shtator të vitit 1895 dhe u vra në Tiranë nga kundërshtarët politikë më 22 Prill 1924. Ai njihet si drejtues i dy organizatave demokratike “Atdheu” dhe “Bashkimi” dhe si ekzekutori i Esat Pashë Toptanit në Paris në vitin 1920, ekzekutim për të cilin drejtësia franceze i dha pafajësi./topchanel/KultPlus.com

Avni Mula rikthehet në Lice përmes romancave, e bija Adelina: Nga dorëshkrime me laps tani në duart e artistëve, punuam me Invën

Pianistja Adelina Mula ka sjellë kompozimet e të atit në në një botim, që zë fill me romancat e 15 viteve të para të krijimtarisë muzikore. Një punë që siç thotë për Report tv e ka bërë bashkë me të motrën, artisten Inva Mula. Këto nota në pentagram, mjeshtri Avni Mula, siç do t’i zbulonte dhëndrit të tij Hetem Ramadanit, i konsideronte si pasurinë më të madhe.

Adelina Mula kësaj here rikthehet në Lice, ku dha mësim për mbi 4 dekada me një mision të veçantë, duke iu zbuluar brezit të rinj të artistëve një pjesë të pasurisë së babait të saj.

“Diskutonim shpesh në familje për muzikën. Ajo ishte kryetema, por në një moment babai i është shprehur kunatit tim z. Hetem Ramadani dhe i tha: Dëgjo, shumë njerëz janë të pasur, por unë me notat e mia, jam më i pasur se shumë të tjerë”, tregon ajo.

Dhe në fakt, siç do t’i rrëfente dhëndrit të tij Hetem Ramadanit artisti Avni Mula ka lënë një pasuri të paçmuar në muzikë. Jo vetëm si bariton e autor këngësh, por edhe me kompozimet e tij.Një pjesë e kësaj pasurie, gjendet në këtë botim, që prezantohet së pari në Liceun Artistik. Ndonëse mbi tre vjet mungesë fizike, Mula ritakohet përmes veprës me artistët e ardhshëm.

Kam tre vjet e e gjysmë në pension dhe mendova tu përkushtohesha veprave të babait. Ai vitet e fundit e humbi shikimin e saktë për t’i parë, kështu që shumë gjëra i la pa mbaruar…nuk mund të shkruante në pjesën e fundit të jetës së tij. Sidomos pasi u rivendos opera “Borana”, kur babi ishte 82 vjeç dhe pastaj me keqardhje babai nuk  u mor dot më”- tha e bija, Adelina Mula.

Janë romancat e 15 viteve të para të krijimtarisë së tij muzikore. E bija, pianistja dhe koncertmaestroja Adelina Mula ka rrëmuar në sirtarë e dorëshkrime, për t’i përjetësuar në këtë libër…

“Duke rrëmuar, gjeta një romancë, pastaj një tjetër dhe midis tyre u mblodhën 26, kështu që mendova se me to mund të krijoja një libër vetëm me romanca. Si këngëtar, kjo ishte fusha më e dashur e tim eti në muzikë, pasi ai e preku fushën e vokalit në të gjitha format e saj. Dhe thashë po e nis me romancat për të vijuar punën dalëngadalë”, u shpreh Adelina.

Kompozitori, siç rrëfen e bija iku duke e ditur që kishte lënë shumë vepra pas në dorëshkrime. Opera “Borana” e digjitalizuar i pat falur shumë gëzim në vitet e fundit. Por, të tjera, si këto romanca që shënojnë fillimin e një antologjie, shkruar me laps, janë gjetur të zbehura nga vitet.

“Mendova se mund të bëja një punë të mirë po të ulesha të punoja me romancat. Më erdhi në ndihmë profesor Alqi Lepuri, i cili realizoi digjitalizim e partiturave. Me të  kemi konkluduar edhe në disa akorde që mungonin në tonalitete, pasi ccdo gjë ishte shkruar me laps, që me kalimin e kohës edhe zbehet.”- nënvizoi ajo.

Ky botim është i pari i tre volumeve, që shënojnë fillimin e antologjisë për veprën e kompozitorit Avni Mula.

“Treçereku i romancave që ka këtu vazhdon të këndohet, vazhdon të jetë nëpër shkolla dhe prandaj mendova që promovimin e parë ta bëj këtu në Lice”- vijoi pianistja.

Është një punë që e ka bërë bashkë me motrën, artisten Inva Mula.

“Kemi bërë gjithçka së bashku. Unë mund të jem marë me atë pjesën e shkrimit se pianisiti e ka shumë më kollaj ta punoj, ndërsa prej fillimit ccdo gjë është menduar bashkë me Invën.  Madje shumë nga këto vepra ne i kemi luajtur bashkë”- rrëfeu Adelina.

Ndoshta, do të jenë po veprat e babait që do t’i rikthejnë sërish bashkë në skenë

“Më duhet të them se dalja e këtyre romancave nisi ta ngacmojë Invën, por le t’ia lëmë të ardhmes.”- përfundoi pianistja./shqiptarja.com/KultPlus.com

‘Vajza me kaçurrela’, nga Avni Mula (VIDEO)

Avni Mula ka lindur më 4 janar të vitit 1928 në Gjakovë. Ai ishte kompozitor i shquar shqiptar. Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën patën dy vajza, Adelinën pianiste dhe Invën soprano me famë ndërkombëtare.

Në vitin 1930, kur Avniu ishte ende një fëmijë dyvjeçar, e gjithë familja Mula u vendos në qytetin e Shkodrës për shkak të genocidit serb.

Mësimet e para i kreu në shkollën “Ismail Qemali”.

10 korrik 1945, në moshën 17-vjeçare, merr pjesë në garën çiklistike të rrethit Shkodër-Kastrat e kthim, te cilen e mbyll me fitore. Gazeta e Shkodrës njoftonte për kampionin e parë, Avni Mula. Shoqëria sportive “Vllaznia” e pranoi si anëtar dhe më pas, e aktivizoi në sportin e atletikës, në garën e vrapimit të mesëm 1500 m.

Në çdo dy javë mësuesit mblidheshin me radhë njëherë në fshatin  “Mjedë”, në “Bushat”,në “Bërdicë”, në Stajkë” e “Beltojë”, bënin humor, kërcenin, këndonin dhe Avniu  këndonte këngë popullore, por edhe italiane, të cilat e shpërfaqën talentin e tyre.

Këtë talent të tij më vonë e vërejti edhe një prift i kulturuar e muzikëdashës, i cili i propozoi të paraqitej te Prenk Jakova, i cili ishte shef muzike dhe dirigjent i korit të Shtëpisë së Kulturës.

Pas paraqitjes në Shtëpinë e Kulturës, dirigjenti Jakova i tha se nga ai moment ai do të ishte pjesë e trupës së këtij institucioni.

Në kohën kur Shtëpia e Kulturës me rastin e festave të Nëntorit përgatitej për të dhënë koncerte festiv, përpara fillimit të programit vjen një lajm i papritur, solisti Ndrek Gjergji ndodhej i sëmurë dhe ishte e pamundur që të paraqitej. Prenk Jakova mori një vendim të guximshëm, e thërriti në çast Avniun dhe i propozoj që ta këndojë ai programin, doli këndoi dhe suksesi u arrit. Pas kësaj ngjarje, Avniut, iu hapën dyert drejt artit muzikor.

Avni Mula qe antarë i Ansamblit të Ushtrisë, një nga të parët institucione artistike profesioniste të krijuara në Shqipëri.

Në vitin 1952 Avniu  mori rrugë për në Moskë në  Konservatorin “P. I. Çaikovski”, në ish “Bashkimin Sovjetik. Avniut i takoi shansi i mirë që të ketë, një pedagog A. L. Dolivo, me përvojë të madhe pedagogjike.  

Gjatë studimeve Avniu studionte, por edhe jepte koncerte, ai u bë një artist shumë i njohur.

Në qershor të vitit 1957, në Konservatorin “P.J.Çaikovski”, Avni Mula mbrojti diplomën duke ju dhënë “Laura e Artë”, me rolin më të bukur e të vështirë, atë të Figaros.


Me kthimin në Shqipëri, në vitin 1957, emërohet si solistbariton në TOB të Tiranës ku interpreton në role të ndryshëm.

Ai nda nga jeta më 29 tetor 2020 në Tiranë.

KultPlus ju sjell këngën më të famshme të interpretuar nga Avni Mula, ‘Vajza me kaçurrela’: