E nderuara familja Shabani,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin se është ndarë nga jeta i dashuri i juaj, gazetari i shquar sportiv Avni Shabani.
Jo vetëm ju si familje, por ne si Kosovë, humbëm një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar, një gazetar të shquar i cili ka dhënë kontribut të madh në gazetarinë sportive të vendit tonë.
Avni Shabani, do të kujtohet për përkushtimin dhe kontributin që ka dhënë për gazetarinë sportive sepse ai vazhdimisht me profesionalizmin e tij solli energji dhe pozitivitet në secilin angazhim. Ikja e tij nga kjo botë ka lënë një boshllëk të madh në gazetarinë sportive të vendit.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.
Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirëve të Avni Shabanit. / KultPlus.com