Në raundin e parë të votimit nga 96 deputetë që kanë votuar për Avokatin e Popullit, 27 fletë votime kanë qenë të pavlefshme.
Edona Hajrullahu që sipas vlerësimit të Komisionit intervistues ka qenë kandidatja më e pikëzuar, ka marrë 17 vota dhe është eliminuar nga gara.
Kurse dy kandidatë që në rundin e parë kanë marrë më së shumti vota Naim Qelaj, 29 vota dhe Xhavit Shala ka marrë 23 vota, kanë garuar në rsundin e dytë të votimit.
Në rundin e dytë të votimeve nga 66 deputetë që kanë votuar, Naim Qelaj ka marrë 32 vota kurse Xhavit Shala 22 vota, ndërsa 12 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.
Në rundin e tretë të votimeve nga 93 deputetë sa kanë votuar, Naim Qelaj ka marrë 69 vota dhe është zgjedhur Avokat i Popullit. / Indeksonline/ KultPlus.com