Arkeologët zbulojnë gdhendjen 2550-vjeçare të mbretit të fundit të Babilonisë

Foto: Saudi Press Agency

Studiuesit në Arabinë Saudite kanë zbuluar gdhendje në shkëmb të mbretit të fundit babilonas, Nabonidus.

Siç raporton Arab News, arkeologët nga Komisioni Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare panë mbishkrimin 2.550-vjeçar të gdhendur në një gur bazalti në Guvernatorin Al-Hadeed, në rajonin verior të Hail.

Gdhendja përmban 26 rreshta me shkrim kuneiform, duke e bërë atë mbishkrimin më të gjatë kuneiform, të zbuluar deri më tani në Arabinë Saudite. Gjetja mund të hedhë dritë mbi historinë e Gadishullit Arabik dhe lidhjet e banorëve të saj antikë me Mesopotaminë fqinje, transmeton KultPlus.

Gravura tregon mbretin babilonas që qëndron me një skeptër në dorë. Katër simbole – një gjysmë hënë, dielli, një gjarpër dhe një lule – rri pezull para tij.

Studiuesit dyshojnë se këto imazhe kanë rëndësi fetare, por janë ende duke krahasuar gdhendjen me ato të ngjashme për të përcaktuar kuptimin e saj, shkruan tutje Arab News. Sipas Blog Blog, shenjat mund të lidhen me hyjnitë në panteonin Mesopotamian, që përfaqësojnë yllin Ishtar, diskun me krahë të perëndisë së diellit Shamash dhe gjysmëhënës së perëndisë së hënës Sin.

Ekspertët gjetën mbishkrimin në qytetin e Al Haitit. I njohur si Fadak në kohët antike, Al Hait është shtëpia e rrënojave të fortesave, artit shkëmbor dhe instalimeve të ujit, shkruan Oëen Jarus për Live Science./ KultPlus.com