‘Backstreet Boys’ dhe ‘NSYNC’ rikthehen me një bashkëpunim

Backstreet Boys’ dhe ‘NSYNC’ kanë qënë dy grupe muzikore kundërshtare që nga fillimi i krijimit të tyre, por anëtarët e grupit duan që fansat të dinë se rivaliteti i vjetër ka mbetur e gjitha në të kaluarën. Jo vetëm që ata e kanë kaluar të gjithë garën e nxitur nga fansat që bëri bujë në vitet ‘90, por ata tashmë janë miq të mirë.

Më 2 qershor, disa anëtarë nga të dy grupeve muzikore u lidhën përmes “Instagram”-it live dhe fansat do të duan t’i kushtojnë vëmendje asaj që u tha mes tyre. Biseda i ka bindur ata se ‘Backstreet Boys’ dhe ‘NSYNC’ po vijnë në një bashkëpunim, përcjell KultPlus.

Këngëtari Nick Carter i ‘Backstreet Boys’ thirri Lance Bass (NSYNC), Joey Fatone (NSYNC) dhe A.J. McLean (Boys Backstreet) për një videobisedë në lidhje me të gjitha gjërat emocionuese që i presin ata në muajt në vazhdim. Siç rezulton, ata janë duke punuar të gjithë së bashku në një projekt të veçantë. Carter u shpreh se:

Meqenëse është “Muaji i Krenarisë” (Krenaria homoseksuale ose krenaria LGBTQ+ është promovimi i vetë-pohimit, dinjitetit, barazisë dhe dukshmërisë së shtuar të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve si një grup shoqëror. Krenaria, në krahasim me turpin dhe stigmën shoqërore, është pikëpamja mbizotëruese që mbështet shumicën e lëvizjeve të të drejtave LGBTQ+), unë mendoj se ne mund të themi diçka. Ajo për të cilën ne po flasim për të bërë…Ne nuk mund të zbulojmë shumë. Pra, në thelb, Lance, Joey, unë, ndoshta AJ, ne thjesht do të themi se do të bëjmë diçka të veçantë. Do ta shpall atë në javën e ardhshme…Dhe do të jetë e madhe. Do të jetë me të vërtetë e madhe dhe ne jemi vërtet të ngazëllyer.

Bass zbuloi se çdo gjë që djemtë kanë në mendje është e lidhur drejtpërdrejt me ‘Muajin e Krenarisë’. Joey Fatone nga ana tjetër tha se:

Kjo është një nga ato gjërat ku e gjithë “Krenaria” është vërtet e afërt dhe e dashur për zemrat tona. Ne të gjithë jetojmë në komunitetin e argëtimit ku ka shumë persona të komunitetit LGBTQ dhe ne e pranojmë këtë.

Lance Bass preku pak gjithashtu dhe ironinë e ish rivalëve që punojnë së bashku dhe tha se ai mendon se koha është e përsosur.

Rivaliteti ishte argëtues. Ishte kënaqësi të kesh ekipin tënd…Por pastaj nganjëherë ajo shkon pak më tej dhe mendoj se tani kjo botë është shumë e paqëndrueshme dhe e ndarë.

Grupet e djemve ende nuk kanë konfirmuar nëse projekti është një këngë e përbashkët apo diçka tjetër, kështu që fansat do të duhet të mjaftohen me kaq tani për tani. Por një gjë është e sigurt, grupet më të mëdha muzikore të djemve të viteve ‘90 po përgatiten të na japin një dozë të mirë nostalgjie. / KultPlus.com

Koronavirusi bashkon “Backstreet Boys”, grupi i famshëm këndon nga karantina për fansat (VIDEO)

Nëse deri tani keni dëgjuar vetëm lajme të trishtuara për shkak të koronavirusit, atëherë këtu keni diçka për t’ju ngritur humorin.

Kjo pasi bota mund të jetë në distanc sociale mes pandemisë së koronavirus, por asgjë nuk do të ndalte një nga grupet më të suksesshme të djemve të të gjitha kohërave që mblidheshin së bashku në një kauzë të mirë.

Anëtarët e grupit të famshëm “Backstreet Boys” janë mbledhur së bashku për të dhënë një shfaqje për fansat e tyre, të cilët janë të izoluar në shtëpi.

Ka qenë iniciativa e Elton John për të bërë këngëtarët e famshëm që të këndojnë për fansat e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë.

AJ McLean, Howie Dorough, Nick Carter, Brian Littrell dhe Kevin Richardson i mbërthyen fansat e tyre duke i bërë nostalgjik me hitin e tyre të vitit 1999 “I want it that way” nga shtëpitë e tyre përkatëse në pesë ekrane të ndryshme.

Koncerti, i organizuar nga Elton John dhe transmetuar në Fox, vjen disa javë pasi Boys Backstreet anuloi një koncert në Sao Paulo, Brazil për shkak të krizës globale, duke thënë se siguria e tifozëve të tyre ishte “përparësia e tyre kryesore”. / KultPlus.com

“Backstreet Boys” me 45 koncerte shtesë nëpër Amerikën Veriore

Grupi “Backstreet Boys” do ta vazhdojë turneun nëpër Amerikën Veriore gjatë kësaj vere, pjesë e së cilit do të jenë gjithsej 45 koncerte. Ky turne i realizuar nga kompania promovuese “Live Nation”, do të nisë me 10 korrik në teatrin “Jones Beach” në New York, si dhe do të përfshijë koncerte nëpër Amerikë dhe Kanada, ndërsa do të përmbyllet më 9 tetor në Los Angeles.

Datat e reja të koncerteve janë pjesë shtesë e turneut të parë botëror të bendit, “DNA World Tour”, i cili filloi verën e kaluar. Turneu që ka për qëllim promovimin e albumit të tyre të fundit “DNA”, dhe i ka dërguar pesë antarët e grupit në pesë kontinente të ndryshme, do të rinisë në fund të këtij muaji me disa koncerte në Meksikë, Amerikën Jugore, Australi dhe Zelandë të Re, transmeton Koha.net.

“Ne u dhurojmë fansave 100% të energjisë sonë, duke e realizuar koncertin më të mirë të mundshëm të grupit “Backstreet Boys”. I interpretojmë live hitet tona, vallëzojmë me gjithë shpirt në skenë dhe e bëjmë këtë nga dashuria për fansat. Ne i kemi adhuruesit më të mirë në botë. Ata vijnë në koncertet tona për të festuar, këndojnë me gjithë fuqinë dhe ne ushqehemi nga ajo energji,” citohen të ketë thënë anëtarët e bendit.

Biletat për koncertet e radhës në Amerikën Veriore do të dalin në shitje për publikun, nga 14 shkurti. / KultPlus.com

Backstreet Boys festojnë 26 vjetorin e themelimit të grupit

Sot është një ditë e veçantë për anëtarët e grupit të njohur Backstreet Boys.

Kjo ditë shënon 26 vjetorin e themelimit të këtij grupi dhe anëtarët e grupit e festuan këtë përvjetor me një fotografi nga arkiva, ku shihen duke kënduar në palestrën e shkollës së mesme.

“Në këtë ditë më 1993 ne u bëmë Backstreet Boys. Nga performanca në palestrën e shkollës së mesme e drejt në turneun muzikor këtë verë, plus një album. Asnjëri nga ne nuk e kishim menduar se çka do të ndodhte pas 26 vjetësh. Faleminderit shumë të gjithëve edhe shumë vite të tjera“, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Backstreet Boys është njëri nga grupet që kanë incizimet më të shitura të të gjitha kohërave, duke numëruar kështu më shumë se 130 milionë incizime të shitura në të gjithë botën, përcjellë rtv21.tv.

Grupi gjithashtu ka qenë të nominuar shtatë herë në “Grammy Awards” si dhe me albumin e tyre të fundit, “DNA”, kanë arritur të zënë vendin e parë në tabelën e “US Billboard 200 Chart”./ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bwe6tawg0j4/