“Djemtë e këqij” po rikthehen zyrtarisht, me Will Smith dhe Martin Lawrence.
Ata njoftuan se do të ribashkohen për filimin e radhës të “Bad Boys”.
Sony Pictures konfirmoi se vazhdimi është në fillimet e para dhe skenari do të jetë i Chris Bremner.
Krijuesit e filmit drejtuan filmin “Bad Boys for Life” të vitit 2020, i cili ribashkoi Smithin dhe Lawrencen 25 vjet pasi filmi i parë “Bad Boys” u publikua në vitin 1995.
Menjëherë pasi filmi i tretë u shfaq në kinema, u bë e ditur se një film i katërt “Bad Boys” ishte në zhvillim.
“Bad Boys for Life” vazhdoi të fitoi 426.5 milionë dollarë në arkat botërore, si një nga filmat e fundit të epokës para pandemisë./ KultPlus.com
Producenti i filmit “Bad Boys”, Jerry Bruckheimer, ka zbuluar se episodi i katërt aktualisht është duke u punuar.
Franshiza “Bad Boys” ka filluar në vitin 1995 dhe në rolet kryesore janë aktorët Will Smith dhe Martin Lawrence, si detektivët e Miamit – Mike Lowry dhe Marcus Burnett. Episodi i tretë i kësaj franshize, “Bad Boys for Life”, është lansuar në muajin janar.
Duke folur për “Collider”, Bruckheimer – i cili ka shërbyer si producent në të tri filmat – ka treguar për përvojën e tij në filmin e fundit dhe se çfarë na pret të ardhmen.
“Patëm një eksperiencë të shkëlqyeshme në të parin, si në procesin e zhvillimit me Tom Rothmanin [kreun e Sonyt] dhe ekipin e tij, ashtu edhe në procesin e editimit dhe filmimit”, sqaroi ai, transmeton Koha.net. “Ne bashkuam, së bashku me ndihmën e tyre, një film që është shumë i kënaqshëm për audiencën dhe do të donim ta bënim përsëri, si dhe mendoj se ata do të donin që ne ta bënim përsëri”, shtoi Bruckheimer.
“Aktualisht jemi duke punuar në një draft për filmin e katërt”, zbuloi producenti.
Por, kastin dhe detajet tjera më të hollësishme nuk i ka zbuluar.
Ky njoftim vjen pasi kanë rrjedhur disa raportime në fillim të këtij viti, në të cilat thuhej se Sony është duke planifikuar të zhvillojë vazhdimin tjetër të filmit “Bad Boys”. Është thënë se Chris Bremer do të marrë detyrën e skenaristit edhe një herë, pasi e ka bërë atë të “Bad Boys for Life”./koha/ KultPlus.com