Pothuajse dy vjet pasi filluan kërkimet e tyre, Bad News Eagles, ekipi i CSGO, më pas CS2 nga Kosova kanë gjetur një organizatë.
Njoftimi shënon fillimin e një epoke të re për “Guild” pasi organizata nënshkruan në listën e ish-Bad News Eagles që do të luajë nën emrin e Guild Eagles, transmeton lajmi.net.
Sipas të dhënave që mund të gjinden lehtësisht online, organizata në fjalë bashkëudhëhiqet nga legjenda e futbollit, David Beckham dhe pronarë tjerë.
Organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë më parë në Counter-Strike me nënshkrimin e një ekipi femëror në mars dhe tani zgjeron praninë e saj në qitësin e Valve duke nënshkruar listën e saj të parë meshkuj përpara PGL Copenhagen Major.
Ekipi i përbërë nga Flatron “juanflatroo” Halimi, Rigon “rigoN” Gashi, Genc “gxx-” Kolgeci, Sener “SENER1” Mahmuti dhe Dionis “sinnopsyy” ka qenë pa mbështetje organizative që nga fillimi i tyre gati dy vjet më parë. Përkundër kësaj, formacioni kosovar mori pjesë në tre Majors dhe arriti në fazën e Legends.
“Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad Neës Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports – ne mezi presim t’i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2,”, tha Jasmine Skee, CEO e Guild Esports, në lidhje me njoftimin.
Stafi stërvitor me në krye Jonatan “Devilwalk” Lundberg dhe Kevin “kRYSTAL” Amend kanë bërë gjithashtu kalimin në organizatën e re, dhe suedezi ishte plot lavdërime për vizionin e GUILD.
“Ne kemi pasur oferta nga organizata të shumta gjatë kohës që ishim një ekip i panënshkruar, por në fund zbuluam se Guild ishin më të afërt me atë që duam të arrijmë në CS2.
“Me atë që kemi parë tashmë nga takimi me stafin dhe duke parë ambientet, nuk kemi dyshim se këtu i përkasim për të arritur në nivelin tjetër”. / KultPlus.com