Valon Bajgora zgjedhet një ndër 20 producentët e ‘Producers on the Move’

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), ka njoftuar se producenti Valon Bajgora është njëri ndër 20 producentët e ‘Producers on the Move’, shkruan KultPlus.

European Film Promotion (EFP) që është rrjet i 37 institucioneve evropiane të promovimit të filmit, ka përzgjedhur 20 producent nga 20 vende të ndryshme evropiane për platformën e rrjetëzimit dhe promovimit të profilit të lartë ‘Producers on the Move’.

Disa nga filmat ku Valon Bajgora ishte producent dhe bashkëproducent janë: ‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli, ‘Exil’ nga Visar Morina, ‘Cirku Fluturues’ nga Fatos Berisha, ‘Rooftop Story’ nga Gazmend Nela etj. dhe është producent filmit ‘Era’ nga Blerta Basholli i cili është në fazën zhvillimit./ KultPlus.com

Bajgora, e braktisur nga banorët e dikurshëm

Vetëm 30 vjet më parë, kushtet e jetesës, teknologjia e çdo gjë tjetër ishin shumë më ndryshe sesa në kohët e sotme.

Krahasuar me atëherë, fshatrat tash janë të zbrazëta, pasi edhe infrastruktura jo e mirë ka ndikuar që banorët t’i braktisin ato.

Tafil Beqiri është 78 vjeç dhe jeton me bashkëshorten e tij, në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.

Ai me nostalgji kujton kohën sa ishte i ri dhe jetesën që kishin banorët në këtë fshat.

Edhe përkundër kushteve të vështira, në të cilat jetonin rreth 30 anëtarë të familjes në një shtëpi, ai thotë se ishte dashuria ajo që i mbante në harmoni.

Në atë kohë, rrëfen ai, rrugët ishin plot me fëmijë dhe kishte shumë gjallëri.

Edhe pse me vështirësi të shumta, çifti Tafil dhe Shaha Beqiri kanë rritur 12 fëmijë.

Edhe për zonjën e shtëpisë obligimet ishin të mëdha: si punët rreth shtëpisë, bagëtitë e kujdesi për fëmijët.

Zonja Shahë tregon se shpesh ka ndodhur ta zinte mëngjesi zgjuar duke punuar punë dore për t’ua plotësuar nevojat fëmijëve të saj.

Shtëpitë e ndërtuara nga gurët e fijet e kashtës tash e sa kohë janë të braktisura./ atv / KultPlus.com