Bajram Emiri është mjeku që themeloi në baza shkencore Bakteriologjinë Shqiptare. Ai i dha shumë mjekësisë shqiptare dhe është ndër të parët që bëri eksperimentet në kafshë: (lepuj, minj etj) në dobi të shkencës me kërkesave të kohës të përcaktuara nga Instituti Paster i Parisit, duke aplikuar të gjitha mësimet dhe përvojën e fituar në Paris pranë Institutit Pastër, ku ai bëri specializimin. Gjithashtu në Durrës dr. Bajrami i punoi shumë në luftën kundër malaries, e cila ishte shumë problem në këtë zonë të vendit.
Bajram Iljaz Emiri ka lindur në Shkup 16. 02. 1891 nga një familje shqiptarësh. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në qytetin e Shkupit, që banohej nga shumë shqiptarë.
Studimet e larta për mjekësi i filloi dhe i mbaroi në Universitetin e Stambollit dhe më pas vazhdoi specializimin për Bakteriologji në Paris në Institutin Pastër, një nga shkollat më të vjetra dhe më të mira të botës. Aty ai u njoh me një bakteriolog të njohur francez Bernard Daude, që kishte fituar një përvojë në ekspeditat afrikane të francezëve dhe i propozoi që të vinte për një kohë në Shqipëri për të hapur Institutin e Bakteriologjisë(që shumë shkencëtarë shqiptarë si Prof. Rifat Frashëri dhe Bilal Golemi kishin bërë shumë në këtë drejtim por jo shumë të përkrahur nga organizmat qeveritare).
Fillimisht u hap në Tiranë më vonë për të ndihmuar dhe për luftën kundër Malaries u spostua në Durrës dhe më 1934 përsëri u transferua në Tiranë me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të shëndetësisë Dr. Osman Jonuzit, në godinën ku ndodhet sot Fakulteti i Mjekësisë Bajram Emiri ishte një mjek me shumë kërkesa ndaj vetes së tij .
Zotëronte disa gjuhë të huaja shumë të domosdoshme për të vazhduar profesionin e tij si mjek me të dhënat e literaturës së huaj.
Njohës i shumë gjuhëve të huaja: turqisht, arabisht, frëngjisht, italisht…Kishte ide shumë përparimtare sidomos si atdhetar që ishte dhe kërkonte një zhvillim të madh të vendit të tij për mjekësinë si e gjithë Evropa, por edhe si shumë shqiptarë që studionin në Stamboll në ato vite, të cilët lu ftonin për pavarësinë e Shqipërisë. Ai me këto ide përparimtare u bë anëtar i Klubit të Nacionalisteve të Stambollit dhe ishte një ndër themeluesit e tij dhe aktivistët më të zjarrtë për çështjen e Shqipërisë dhe pavarësinë e saj. Bajrami Emiri është marrë me çështjen e alfabetit shqip dhe në këtë drejtim bëri disa shkrime në atë kohë të cilat ishin shumë të domosdoshme për fitimin e të të drejtave të shqiptarëve, cila u fitua më 28 Nëntor 1912 dhe: Për këtë veprimtari të tij ai u përjashtua nga Universiteti në dhjetor të vitit 1912 pa e mbaruar të plotë ate, si dhe u dëbua nga Turqia për veprimtarinë e tij atdhetare.
Kthehet në Shqipëri pranë Qeverisë së Vlorës në fillim të vitit 1913. Me vendim të Qeverisë së Vlorës emërohet ndihmës mjek në Fier së bashku me Dr Musa Ohrin. Më vonë emërohet në shtator të vitit 1914 ndihmës mjek i spitalit të Vlorës deri më 1919. Pas shumë kërkesave dhe me ndihmën e shumë miqve më tepër shqiptarë që punonin në Stamboll më 1919 ripranohet në Universitetin e Mjekësisë. Bajram Emiri mbaron studimet dhe diplomohet si mjek.
Më 1921 edhe pse gjithë familja e tij tashmë ishte në Turqi rikthehet në Shqipëri për të kontribuar si patriot i flaktë për vendin e tij, i cili kishte shumë nevoja për mjekë.
Dr. Bajrami tashmë më 04. 01. 1921 punon i emëruar si mjek në spitalin e Vlorës dhe më 1922 emërohet mjek i Portit të Sarandës.
Më 1929 zgjidhet delegat dhe si përfaqësues i Kosovës dhe Kukësit në Kongresin Musliman që u bë në Tiranë, ku ai personalisht mbështeti hapjen e shkollave shqipe në këto zona. Gjatë viteve : nga 23. 07. 1924 deri më 14. 09. 1926 emërohet mjek i dytë në Spitalin e Tiranes, me ndihmën dhe përkrahjen e madhe të Drejtorit të Spitalit mjekut të shquar Osman Jonuzit kirurg dhe Themelues i Spitalit më 1920 në Tiranë. Dr. Bajrami menjëherë edhe me ndihmën e madhe të prof. Rifat Frashërit, atëherë dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë Shqiptare, dërgohet urgjentisht në PARIS, pranë Instituti Pastër, për të vazhduar studime më të thelluara doktorature në fushën e bakteriologjisë me bursë shteti (16. 09. 1926 deri 31. 03. 1928).
Mbasi mbaron shkëlqyeshëm në Paris (ku si qëllim të parë ishte aplikimi i punëve eksperimentale në kafshë, studime, këto shumë të vlefshme për ecurinë shkencore të tij gjatë gjithë kohës së ushtrimit të punës në vite). Pas kthimit nga Parisi, Bajram Emiri emërohet më 1. 04. 1928 deri më 31. 05. 1930, ndihmës Drejtor i Laboratorit Bakteriologjik që u hap për herë të pare në vendin tonë me: (dekret Nr 406 date 21. 05. 1928), ku siç e cilësova më sipër Drejtor u caktua miku i shqiptarëve dhe i tij, profesori francez Bernard Daudy.
Në Institutin Pasteur ai u njoh kur bënin të dy specializimin edhe me mjekun shqiptar Bajram Emirin, i cili pa te ky mjek i ri, por shkencëtar francez një njeri me të ardhme të madhe. Prandaj me ndihmën e dr. Rifat Frashërit dhe të dr.Osman Jonuzit, pa dyshim dhe miratimin e Mbretit Zog, i propozoi që të linte punën e asistentit në Institutin Pasteur dhe të vinte në Shqipëri për të hapur Laboratorin Qendror Bakteriologjik që nuk ekzistonte fare në Shqipëri.
Si njeri kurajoz dhe dashamirës për të ndihmuar një vend të varfër ai e pranoi këte ofertë dhe më 1924 erdhi në Tiranë ku u hap për herë të pare Instituti Bakteriologjik Shqiptar me drejtor Bernard Daudy, i cili ishte vetëm 26 vjeç, por shumë i aftë sepse siç e cilësova më lart nuk pranoi të punonte më tej në institute të ndryshme të Francës, por nga dëshira për të punuar me kolegun e tij shqiptar Bajram Emiri erdhi në vendin e tij në Shqipëri. Këtu ai gjeti mikpritjen shqiptare dhe mbreti Zog me propozimin e Dr. R. Frashërit dhe të dr. O. Jonuzit dhe tashmë Dr. Bajram Emirit, i cili u caktua nëndrejtor i përgjithshëm fillimisht pasi e hapi Institutin në Tiranë që më pas përkohësisht u transferua në Durrës deri sa u ndërtua sipas kërkesave të kohës (me laboratorë dhe dhoma të kafshëve për kryerjen e eksperimentave të shumtë, ata që kishin mësuar në Institutin Pastër të Parisit në Francë). Kjo godinë e re moderne për kohën filloi punën më 1934 (Godina ku është sot Fakulteti i Mjekësisë). Këtu filloi punën ky shkencëtar i ri francez së bashku edhe me shkencëtarin tonë Bajram Emiri që sot është harruar fare si themelues i Bakteriologjisë shqiptare.
Në këtë laborator të hapur, që kur ishte në Durrës, filluan të dy këta mjekë të punojnë shumë ku baza ishte përgatitja e disa vaksinave më të nevojshme për kohën në vendin tonë. Ai qëndroi në vendin tonë 6 vite dhe i dha një hop kërkimeve të kësaj dege së bashku me dr. Bajramin ku një ndihmë ka dhënë dhe dr Bilal Golemi që ishte specializuar në Institutin Pasteur. Kur Dr. Bernard Daundy u largua nga Shqipëria mori shumë falenderime jo vetëm nga mjekët e shquar vendas, por edhe nga mbreti Zogu i parë për kontributin e madh që i dha vendit tone në ato vite. Me propozimin e tij dhe të shumë mjekëve si Dr Frashëri, dr. O. Jonuzi, dr. J. Basho, dr. S. Pojani, Dr. I.Tartari, Dr. S. Tefiku, dr.J. Theodhosi etj. Si Drejtor i Laboratorit Bakteriologjik u caktua Dr. Bajram Emiri, i cili qëndroi deri në push timin e vendit nga Italianët.
Dr. Bernard Daundy pasi u kthye në Francë, u caktua mjek në Etiopi në ndërtimin e hekurudhës franko –etiopiane. Atje gjatë kohës së lirë ai me miratimin e qeverisë franceze ndërtoi një laborator të vogël ku bëri shumë eksperimente për përgatitjen e vaksinës (anti -viper a), kundër pickimit të gjarpërinjve.
Por siç ka treguar Historia e Mjekësisë Botërore mjekët dhe personeli mjekësor janë viktimat e para që pësojnë gjatë punës eksperimentale në dobi të njerëzimit…Edhe ky u pickua nga një gjarpër i rr ezikshëm dhe vd iq më 16 prill 1934 kur ishte vetëm 36 vjeç një shkencëtar me të ardhme të madhe për Francën, por për tërë njerëzimin.
Dhe Qeveria e Francës më 30 prill të 1934 i dha titullin më të lartë të ‘’Kalorësit dhe Legjionit të Nderit’’ të Francës.
Edhe shtypi shqiptar përveç atij botëror shkruan shumë për këtë hero të mjekësisë i cili dha një kontribut të madh shkencës dhe mjekësisë shqiptare.
Bernard Daudy i cili ishte dhe mësuesi dr. Bajramit në ato vite të studimit të tij në Paris. Ky profesor francez ishte njëkohësisht dhe shumë i aftë në profesion dhe qëndroi gati 2 vjet me kontratë duke dhënë një ndihmesë të madhe në ecurinë dhe zhvillimin e bakteriologjisë shqiptare në ato vite në punën e tij në Durrës, që më vonë u transferua në Tiranë.
Nga viti 1.06. 1930 deri me 1939 Dr. Bajram Iljaz Emiri emërohet Drejtor i Laboratorit Bakteriologji Qendror. Në vitin 1939 laboratori u nda në Laboratorin Antirabik dhe atë klinik. Ai u emërua Drejtor i Laboratorit Antirabik deri më 1944. Pas çlirimit të vendit ai vazhdoi të punojë deri më 1954 deri në moshën 64 vjeçare ku më pas doli në pension me kërkesën e tij, sepse ishte shumë i lodhur në vite me një punë kolosale në kushte shumë të vështira. Por në saj të përvojës dhe dijeve të mëdha, ndërgjegjes së lartë, ai gjithmonë dilte fitimtarë në kërkimet eksperimentale në kafshë. etj. Vetë fotot flasin për këtë punë shumë të madhe shkencore 80 vite më parë në Shqipëri që ky me studimet e tij arriti të realizojë të bëjë vaksinën e tërbimit në Tiranë në laboratorin e tij, … gjë kjo shumë e madhe për vendin tonë në ato vite… Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin fillimisht dr. Bilal Golemi që ndihmoi me materiale dhe vegla mjekësore dhe më vonë dr. Luigj Benusi, i cili sapo kishte mbaruar specializimin për mikrobiologji në Itali më 1938. Luigj Benusi u bë më vonë një nga themeluesit e e mikrobiologjisë moderne shqiptare.
Nga ditari dhe shënimet e tij lexojmë disa të dhëna të shkurtra të aktivitetit të Bajram Emirit:
Në 1913 ai shkoi nëpër fshatrat e Fierit dhe bëri vaksinim dhe diagnostikim të Lisë. Ka punuar për zbulimin e shumë rasteve me Difteri sidomos në vitin 1915 së bashku me dr Ali Mihalin në rrethin e Vlorës.
Në vitin 1928 për sëmundjen e Lisë të përhapur në ato vite ka vaksinuar
Bajram Emiri dhe Luigj Benusi gjithë popullsinë e Tepelenës (së qytetit dhe fshatrave.)
Ka punuar shumë për sëmundjen e Tërbimit. Ka evidentuar çdo rast dhe për vite të tëra ka diagnostikuar si dhe ka prodhuar vetë vaksinën kundër Tërbimit, duke bërë edhe eksperimente dhe në disa raste ka rr ezikuar edhe veten e tij (ishte një mjek i paarritshëm në eksperimente të ndryshme në kafshë).
Të gjithë këtë përvojë të madhe personale ai, së bashku me Dr. Zef Kakarriqin ka shkruar një material prej 50 faqeve për sëmundjen e Tërbimit. me titull:
“ Sëmundja e Tërbimit dhe gjendja e saj në Shqipëri “. Që nga 1924 ai ishte Anëtar i Këshillit të Shëndetësisë
Mjeku ynë i shquar që për mendimin tim i harruar si shumë mjekë të tjerë që unë i kam përmendur (ky një gabim shumë i madh për Historinë e Mjekësisë Shqiptare nga organet drejtuese të vendit që për mendimin tim jo vetëm që nuk i njohin,, janë indiferentë, por edhe nuk interesohen, nuk pyesin për të
shkuarën etj… .
I dha shumë shkencës shqiptare në vite sidomos Bakteriologjisë që për mua me të drejtë mund të quhet Themeluesi i Bakteriologjisë Shqiptare. Puuna dhe vepra e tij tregojnë që nuk duhet të harrohet, sepse edhe mjekësia shqiptare zënë një vend të rëndësishëm në historinë e kombit tonë, të Shqipërisë ku bën pjesë ky mjek i shquar Bajram Iljaz Emiri…/GazetaShendeti.com / Nga Prof. Dr. Flamur Tartari / KultPlus.com