Fotografi të mrekullueshme tregojnë “vallëzimin” e balenave gjigante blu, sikur të ishin balerina të vërteta.
Fotot janë realizuar në oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të ishullit Tonga, nga fotografi australian David Edgar, transmeton KultPlus.
I dhënë pas zhytjeve në thellësi, Edgar iu afrua pa u trembur grupit të balenave dhe përjetësoi lëvizjet e tyre.
Fotografitë mahnitëse janë realizuar në vitin 2019, por janë publikuar për herë të parë tani, duke u vlerësuar gjerësisht në rrjetet sociale. / KultPlus.com




