Jeff Bezos zotohet të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi

Jeff Bezos është zotuar se do të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi. Në një intervisë për CNN, miliarderi tha se fondet do të dhurohen për të luftuar ndryshimet klimaterike dhe për të mbështetur njerëzit që mund të ndihmojnë përballë problemeve si ndarjet sociale dhe politike.

Ai është kritikuar për mosnënshkrimin e Giving Pledge, i cili përbëhet nga qindra njerëz më të pasur për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie. Duke folur së bashku me partneren e tij Lauren Sánchez, tha se po “ndërton kapacitetin për të qenë në gjendje të dhurojë këto para.”

I pyetur nëse ai synon të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij brenda jetës së tij, Bezos tha: “Po, po”. Megjithatë, personi i katërt më i pasur në botë nuk pranoi që të thoshte saktësisht se sa do të jepte ose ku planifikon t’i jepte këto para. /abcnews.al/ KultPlus.com

Organizatës ‘Nëna Terezë’ në Indi i lejohet të marrë fonde të huaja, rikthehet vendimi

Qeveria e Indisë ka rishikuar edhe një herë vendimin e tyre për t’i lejuar fondacionit “Nëna Terez”, të marrë fonde të huaja, disa ditë pasi u refuzua licenca e saj, raporton BBC, tranmsmeton KultPlus.

Në ditën e Krishtlindjes, ministria e Brendshme e Indisë njoftoi se nuk e kishte rinovuar regjistrimin e fondeve, me arsyetim se kishte diçka negative nga kjo organizatë.

Përfaqësuesit e linjës së ashpër hindu kanë akuzuar prej kohësh bamirësinë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer njerëzit në krishterim, gjë të cilën organizata bamirëse i ka mohuar këto akuza.

Por Misionarët e Bamirësisë tashmë janë kthyer në listën e shoqatave të miratuara për të marrë fonde të huaja.

Rivendosja e tij u postua nga Derek O’Brien, një ligjvënës nga partia opozitare e Kongresit Trinamool.

Qeveria ende nuk ka komentuar, por agjencia e lajmeve ANI tha se licenca u rivendos pasi “dokumentet e nevojshme (u dorëzuan) në departamentin përkatës”.

Organizata bamirëse me bazë në Kalkuta u themelua në vitin 1950 nga Nënë Tereza, një murgeshë katolike romake e cila u shpërngul në Indi nga vendlindja e saj Maqedonia.

Është një nga organizatat bamirëse katolike më të njohura në botë. Nënë Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979 për punën e saj humanitare dhe u shpall shenjtore nga Papa Françesku në vitin 2016, 19 vjet pas vdekjes së saj. /KultPlus.com

IU dhuron mallra në vlerë 523,000 funte për të pastrehët

Këngëtarja e muzikës K-pop dhe aktorja e njohur, IU, ka dhuruar mallra e ushqime në vlerë afër 523,000 funte në disa organizata bamirëse.

Në një deklaratë nga agjencia përfaqësuese e saj u tha se veprimi i saj vjen në 13 vjetorin e debutimit të këngëtares, që nga kënga e parë “Lost Child” më 2008.

Dhurimet janë bërë në bashkëpunim me marka si kompania e veshjeve BlackYak dhe Banolim Pizza.

Kjo përfshiu 1000 palë atlete dhe 2000 kuti pica për fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë në strehimore. Po ashtu dhuroi pallto dimri, kuti të ndihmës së parë, batanije dhe shtretër për qendrat shëndetësore.

IU ju rikthye skenës këtë vit me albumin e pestë “Lilac”. / KultPlus.com

Ish-gruaja e bosit të Amazonit dhuron 1.7 miliard dollarë për bamirësi

MacKenzie Scott, dikur MacKenzie Bezos, tashmë ka dhuruar afro 1.7 miliardë dollarë të pasurisë së saj për një sërë organizatash bamirëse, pasi u zotua vitin e kaluar për të dhënë pjesën më të madhe të pasurisë gjatë jetës së saj.

Scott njoftoi të martën se ajo ka ndryshuar mbiemrin e saj në emrin e mesëm me të cilin u rrit, pas divorcit të saj nga drejtori i përgjithshëm i “Amazonit”, Jeff Bezos, vitin e kaluar.

Scott mori një të katërtën e aksioneve në “Amazon” të Bezos në marrëveshjen e divorcit të çiftit vitin e kaluar, duke i dhënë asaj një pjesë të aksioneve prej katër për qind që ishte me vlerë më shumë se 35 miliardë dollarë në atë kohë.

Vlera e saj neto aktualisht konsiderohet të jetë rreth 60 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaire’s. / KultPlus.com

Mbrëmje bamirësie në Cyrih për nënat e fëmijët në Kosovë

Fondacioni nga Kosova ‘Action for Mothers and Children’, që vepron në qytetin e Cyrihut, ka dhënë detajet e fundit për mbrëmjen e bamirësisë ‘Shpëto Jetë’, e cila do të mbahet të premtën, më 10 maj, në Hotelin “Marriott” të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Organizatorët njoftojnë së këtë vit, mbrëmja do të ketë një pikë artistike nga sopranoja, Learta Jakupi, ndërsa përgjatë mbrëmjes do të performojë edhe bendi nga Prishtina ‘String String’.

“Qëllimi kryesor mbetet ngritja e fondeve për nënat dhe fëmijët në Kosovë, rrjetëzimi dhe shkëmbimi i njohurive dhe ekspertizave për një punë sa më të mirë”, thuhet në njoftim.

Shitjet e biletave do të shkojnë për furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neonatal dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’ në Kosovë./KultPlus.com

Çifti Clooney dhuron 1 milion dollarë për luftën kundër urrejtjes

Çifti Amal dhe George Clooney dhuruan 1 milion dollarë për luftën kundër grupeve që përhapin urrejtje.

Aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Clooney deklaruan se Fondacioni “Clooney” dhuron 1 milionë dollarë për institucionin Qendra Ligjore Jugore për të varfrit në SHBA, për luftë kundër grupeve që përhapin urrejtje.

Aktori i njohur theksoi se dëshirojnë materialisht dhe shpirtërisht ta mbështesin betejën për barazi, duke shtuar se “Nuk ekzistojnë dy anë të jotolerancës dhe urrejtjes”.

Fondacioni “Clooney” javën e kaluar dhuroi 2 milionë dollarë për arsimimin e fëmijëve refugjatë sirianë.

Edhe gjigandi i teknologjisë “Apple” njoftoi se javën e kaluar dhuroi mjete në vlerë prej 2 milionë dollarë për luftë kundër grupeve që përhapin urrejtje. / KultPlus.com