Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, e solli një performancë fantastike live nga Shtëpia e Operës në Sidney, për emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
E shoqëruar nga disa instrumentist klasik dhe një DJ në skenë, ylli i muzikës pop e interpretoi hitin e saj të fundit, “Bang Bang”, dhe ishte me të vërtetë një performancë e përkryer dhe mjaft energjike.
Përveç si mysafire muzikore, Ora gjithashtu e dha një intervistë të drejtpërdrejt nga Australia, ku foli për rolin e saj të ri si anëtare e jurisë së shout muzikor “The Voice”, adhurimin e saj për divën e muzikës Madonna, realizimin e EP albumit “Bang” në bashkëpunim me DJ Imanbek, David Guetta dhe reperin Gunna, si dhe xhirimet e videoklipit të këngës “Bang Bang” në Bullgari.
Kënga e cila e sjell këngëtaren të veshur me veshje tradicionale kosovare, është pjesë e EP albumit të ri të Rita Orës, dhe ka arritur të pozicionohet mirë në toplistat muzikore. / KultPlus.com