Murali i pikturuar nga Banksy ‘Maskara e Ditës së Shën Valentinit’ ka dalë në shitje.
Pjesa e publikut do të ketë një shans për të mbajtur një pjesë të kësaj kryevepre rruge, dhe me vetëm 153 dollarë për aksion.
Galeria është duke ndërmjetësuar në një marrëveshje midis një pronari shtëpie të objektit mbi të cilin murali po qëndron, dhe Shoëpiece, një platformë pronësie e pjesshme.
Murali i Banksyt mbi dhunën në familje ka vlerën e mbi tetë milionë dollarëve.
Murali mund të gjendet në qytetin britanik të Margate, transmeton Klankosova.tv.
Robin Barton i Bankrobber Gallery punoi në vlerësimin e vlerës së instalimit të artit dhe përcaktoi se ai vlen pothuajse tetë milionë dollarë.
Shitja pjesë-pjesë do të bëhet më 22 gusht me një total prej 27,000 aksionesh.
“Realisht, ne po kërkojmë të arrijmë midis 1 dhe 1,5 milionë funte”, tha Usher për Gazetën Art, e cila raportoi fillimisht lajmin e shitjes.
Murali i tij tregon një grua amvise të viteve 1950. Ajo ka një sy të ënjtur dhe i mungon një dhëmb. Personazhi kryesor, gruaja, është duke qëndruar pranë një frigoriferi. Gjithashtu pranë një karrige plastike të përmbysur. Ajo e mbylli burrin brenda në frigorifer. Me këtë ilustrim, ai ka dëshiruar të tregojë një anë tjetër të kësaj feste – anën abuzive dhe partnerin mashkull abuziv. /KultPlus.com
Los Angelesi nuk është i huaj për Banksyt. Muralet e artistit identiteti i të cilit vazhdon të mbetet mister, janë shfaqur në mure dhe billborde në Los Angeles për vite me radhë, dhe veçanërisht në një depo masive që doli në pah në vitin 2006. E tani disa grafita e punime të tjera pritet të mbërrijnë si pjesë e një ekspozite turne, “Banksy: Gjeni apo vandal?”
Ekspozita e paautorizuar do të hapet aty në gushtin e sivjetmë dhe atë me mbi 80 vepra të artistit të famshëm britanik. Bazuar në një vështrim në edicionet e mëparshme të ekspozitës, duket se do të shfaqë kryesisht punime të nënshkruara, si dhe fotografi të veprave, me disa pjesë të artit të ruajtur të rrugës të ekspozuara si një përzierje. Përshkrimi i ekspozitës premton edhe një komponent të realitetit virtual.
Megjithëse informacioni mbi lokacionin e saktë të ekspozitës ende nuk është bërë i ditur rezervimet do të nisin më 4 maj në mesditë. Biletat fillojnë nga 29,5 dollarë për të rriturit dhe 19,9 dollarë për fëmijë.
Ky çmim është në të vërtetë një lloj dhembshurie për vetë Banksyn. Në një postim në Instagram të vitit 2018 që i referohej paraqitjes së parë të ekspozitës në Moskë, artisti komentoi se ai nuk kishte të bënte me të.
“Një deklaratë më e gjatë në faqen e internetit të artistit thotë se ‘pjesëtarë të publikut duhet të jenë të vetëdijshëm se së fundmi ka pasur një vërshim ekspozitash të Banksyt, asnjëra prej të cilave nuk është konsensuale. Ato janë organizuar plotësisht pa dijeninë ose përfshirjen e artistit. Ju lutemi trajtojeni si duhet”.
Megjithëse asnjëra prej veprave në “Banksy: Gjeni apo vandalizues?” nuk vijnë direkt nga artisti, në faqen e internetit të ekspozitës thuhet se ato janë të gjitha “vepra origjinale dhe të certifikuara” që vijnë nga “koleksione private evropiane”, përkundër faktit se nuk identifikohet origjina e tyre e saktë.
“Ne jemi gjithmonë të kujdesshëm ndaj këtyre llojeve të ngjarjeve të paautorizuara: Nga kinematë lundruese me temë ‘Disney’, ne kemi parë një numër ngjarjesh turne në “vende të fshehta” në LA në vitet e fundit por asnjëherë me gjëra materiale”, thuhet aty.
Por ekspozita për Banksyn duket të jetë diçka që duhet vrojtuar me kujdes: është duke u realizuar nga “Exhibition Hub”, që ka ekspozuar deri tani “The Art of the Brick”, një version i së cilës është i hapur aktualisht në Qendrën Shkencore të Kalifornisë, si dhe një seri ekspozitash gjithëpërfshirëse për Van Goghun. /koha/ KultPlus.com
Edhe përgjatë periudhës së pandemisë, krijimtaria e Banskyt s’ka të ndalur, shkruan Daily Mail, përcjell KultPlus.
Artisti i njohur anonim, i cili tanimë njihet me nofkën “Banksy” së fundmi ka realizuar një mural në Bristol, meqë rast e ka bërë pronaren e shtëpisë të ndërroj mendje për ta shitur atë.
Vepra “The Aachoo!!” u shfaq brenda natës në anën e shtëpisë së Aileen Park Street e cila ndodhet përgjatë Vale Street në Totterdown më 10 dhjetor.
Aileen Maikin është 57 vjeçarja, shtëpia e së cilës më parë kishte vlerën prej 300 mijë paundësh, mirëpo vlera e saj është rritur që nga momenti i shfaqjes së muralit nga Banksy.
Pas konfirmimit nga artisti se kjo vepër është e tija, Maikin vendosi mos ta shes shtëpinë, e cila tanimë mund të kushtoj deri në pesë milion.
Vepra e re e Banskyt pasqyron nëpërmjet artit një pensioniste, teshtima e së cilës po rrëzon ndërtesa, një efekt i krijuar nga spërkatja e tij në anën e shtëpisë. / KultPlus.com
Kjo është një historia e një njeriu dhe përpjekja e tij e guximshme për të fituar para duke dalur në televizion dhe duke i thënë kombit se ai vodhi një vepër arti Banksy.
Njeriu në fjalë u shfaq në Antiques Roadshoë me një vepër arti, që ai pretendoi se ishte një pjesë e artit Banksy nga 2004.
Në video pamjet që mund të shihen në Metro, ai i thotë ekspertit të artit Rupert Maas se ai kishte marrë modelin, i cili përmban një mi vizatimor mbi një turjelë, nga një mur në Saltdean Lido në Brighton.
“Unë kam jetuar në Brighton në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000. Po ecja përgjatë bregdetit të Brighton kur e pashë atë në Lido,” shpjegon ai për Maas. “Dukej e lirshme, unë shkova, e tërhoqa nga vendi.”
I pyetur nga Maas se çfarë dëshironte të dinte për veprën artistike, burri tha se ai ishte tashmë i vetëdijshëm për vlerat e veprës dhe nga kush ishte bërë. “Unë në thelb thjesht po përpiqem të marr një vlerësim për të”, pranon ai./ KultPlus.com
Artisti i pakapshëm Banksy, edhe një herë ka krijuar një vepër të re arti në Birmingham. Artin e ka shfaqur me një temë festive.
Në fotografitë e para të realizuara, shihet i shtrirë në stol një person, e drerët festivë sikur të ngjitur në stol.
Siç raporton BBC, dikush ia spërkati më vonë hundët e drerëve me ngjyrë të kuqe, transmeton Koha.net.
Duke zbuluar veprën, Banksy duket se vlerëson bujarinë e njerëzve që i dhanë Ryanit ushqim dhe pije derisa edhe e filmuan, pas artit që ai e krijoi në një mur.
Në një postim në instagram, Banksy shkruan “Zoti e bekoftë Birmingham. Në 20 minuta ne e filmuam Ryanin në këtë stol ku kalimtarët i dhanë atij një pije të nxehtë, dy bare çokollate dhe një çakmak – pa kërkuar ai asgjë”. / KultPlus.com
Nuk është Rembrandt personi që krijon imazhe me sprej përmes modeleve të prera në fletë, por një sondazh i ri po nga tregon se “arti i lartë” – më shumë se çdo formë tjetër kulturore – nuk po merret vesh nga publiku
Antropologu Marcel Mauss besonte se, në thelb, të dhuruarit është ndërveprim njerëzor. Si dëshmi për këtë mund ta citonte suksesin e Banksyt, sepse Banksy është një hiç nëse nuk dhuron. Asnjëherë nuk e dini se kur do ta bëjë një mural në një garazh në jug të Uellsit ose se kur do ta mbështesë XR-in (Extinction Rebellion – lëvizje sociopolitike që synon mos bindjen civile dhe rezistencën paqësore kundër ndryshimeve klimatike, shkatërrimit të biodiversitetit dhe kolapsit social e ekologjik – v.j.). Dhe, siç ka thënë Mauss, këto dhurata janë reciproke – në këtë rast me një dashuri që tejkalon çdo mirëkuptim. Nuk dua ta them se ai është më i famshëm se Damien Hirst ose se Grayson Perry. Por, sipas një sondazhi të raportuar nga ditorja “Sun”, grafisti sekret “për britanikët tashmë është piktori më i preferuar i të gjitha kohërave… duke mposhtur të mëdhenjtë si Leonardo da Vinci, Vincent van Gogh, Rembrandt dhe Monet”.
Është ky një votim që flet më shumë për ne seç flet për ata artistë të vdekur. Një krahasim më kuptimplotë mes Banksyt dhe p.sh. Van Goghut mund të bëhet pas një shekull apo më vonë, e jo sot kur ai veç është pjesë e historisë. Por, a do t’i rezistojnë kohës veprat e tij, si ato të Van Goghut? Kjo është e vetmja provë e madhështisë në art. Dhe, një Banksy nuk ka gjasa ta arrijë këtë, sepse arti i tij është direkt dhe aktual. Për 100 vite, a do të jetë flamuri i tij britanik që veshi Stormzy në Glastonbury diçka më shumë se një relike e historisë së popit? Duket e pamundur. Por, mund të shikoni veprën e Rembrandtit, portretin e dashnores së tij Hendrickje Stoffels, dhe sytë e saj shpërthejnë në shpirtin tuaj më shumë se 300 vjet pasi artisti dhe modelja vdiqën.
Misteri është se pse duhet të thuhen këto. Ne bëjmë diskriminime gjatë tërë kohën se cila vepër vlen për ne, tash, dhe çfarë përbën një monument të qëndrueshëm të njerëzimit. Me të vërtetë kënaqem me serinë “Stranger Things”, por ju do të qeshni nëse them se Vëllezërit Duffer janë dramaturgë më të mëdhenj se Sofokliu. Megjithatë, nuk është qesharake për të pretenduar se imazhet e sheshta dhe të papërpunuara të Banksyt, që kërkojnë një sekondë për t’i kuptuar, janë vepra më të pasura dhe më të kënaqshme arti se vizatimet shumë delikate të Leonardos.
Ajo çka na tregon ky sondazh është se “arti i lartë” po e largon publikun më shumë se çdo formë tjetër kulturore. Turmat kapen për fjalët e Shekspirit në teatrin “Globe”. Por, muzetë e artit dhe “ekspertët” janë të tmerrshëm në komunikimin e fuqisë njerëzore të artit të madh. Që nga “Antiques Roadshow” (seri në të cilën vlerësuesit e antikiteteve udhëtojnë në pjesë të ndryshme të Britanisë së Madhe – v.j.) e deri te “Sotheby’s” (shtëpi e ankandeve të veprave të artit – v.j.), shumë biseda motivohen nga paraja. Edhe Leonardo tash është njollosur nga çmenduria me paratë, qëkur vepra e tij “Salvator Mundi” arriti në rekord në ankand. E pastaj vjen një artist i cili e shet një pikturë “Sotheby’s”, me prerësen e fshehur brenda kornizës, që e shkatërron punimin para syve të botës së artit. Banksy nuk është Rembrandt, por ju duhet ta doni.. /Telegrafi/ KultPlus.com
Shkrirja e pjesërishme e një vepre artistike të artistit misterioz Banksy, nuk ka shkuar krejtësisht sipas planit, konfirmon një artikull në bbc.com
Vepra në fjalë filloi të zhdukej pjesërisht menjëherë pasi u shit në një ankand në Sotheby në vlerën prej £860,000 javën e kaluar.
Sipas një videoje të publikuar nga Banksy, mendohet që plani fillestar ishte të zhdukej e gjithë piktura. “Gjatë provave, ka funksionuar secilën herë” thuhet në videon, ku shohim vizatimin të zhduket krejtësisht në studion e Banksy-t.
Videoja tregon dëshmi edhe prej dhomës së ankandit, përfshirë edhe një sustë që shkaktoi procesin e shkatërrimit të vizatimit./KultPlus.com
Në rrjetet sociale artisti është shfaqur i befasuar me ekspozitën e cila në fakt po konsiderohet një retrospektivë e punës së artistit, titulluar “Ekspozita e Banksy-it, një gjeni apo vandal?”, përcjellë KultPlus.
Artisti ka shpërndarë në Instagram një fotografi të bisedës së tij më një person tjetër ku tregon se ai nuk ka njohuri dhe lidhje për organizimin e kësaj ekspozitë.
Ai shprehet kundër saj si dhe thekson faktin se ai asnjëherë nuk do të kërkonte të holla nga njerëzit për të parë punën e tij, shkruan LeFigaro.fr
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri në shtator në Central House of Artists në Moskë. Aty do të prezantohet një numër i punimeve nga artisti i rrugëve i njohur si Banksy, identiteti i të cilit deri më tani është anonim.
Në anën tjetër organizatorët e ekspozitës e kanë marrë shumë seriozisht postimin e tij dhe kanë treguar se asnjëherë nuk e kanë paraqitur këtë ekspozitë si të organizuar nga vet artisti mirëpo sipas tyre të gjitha objektet që do të ekspozohen i takojnë një koleksioni privat dhe kështu ata kanë të drejtë që të ekspozojnë këto punime./KultPlus.com