Nga: Eljan Tanini
- Atdheun e mbushëm me Bar Kafe.
- Hapësirat me bar natyral i zëvendësuan me bar artificial.
- Mëmëdheun e ngopëm dhe e zbrazëm me Bar Hashashi.
- Edhe bariu më i mirë sot e ka mendjen te telefoni dhe jo te bagëtia në mal.
- Bariumin e shitëm në Azi, pastaj e blemë prapë ne si fshishkezZarre.
- Barin e bletës e blejmë në Bullgari, ndërkohë ka me shumicë në Shqipni.
- Bari – Durrës dhe e kundërta, emigrantët gjumosen ende nëpër korridoret e trageteve me jastëkun prej valixheje.
- 359 persona e kanë emrin Bari në Shqipëri, ku 3 prej tyre janë gra.
- 985 gra dhe vajza po në Albani quhen Barie. Në të vërtetë Bariu i vetëm është Krishti.
- Pensionistët janë kategoria që ndikohet më shumë nga blerja e barnave pa udhëzues dhe u duhet të mjaftohen me shpjegimin e shkurtër që u jep farmacisti në momentin e blerjes së barit, i cili të gjithë shpjegimin e ka në gjuhë të huaj (Përjashtim bëjnë medikamentet e prodhuara në vendin tonë).
- Muzika baritore, vazhdon të jetë helm për armikun që luftohet me çifteli dhe valë satelitore.
- Prit gomar të mbijë bar! Gomari vazhdon të jetë i paragjykuar sepse punon shumë, është i dashur, i bukur, ka qumësht sherues, bërtet bukur, por edhe veglat i ka si emri Isa Boletini: të rënda.
- Bari molës dhe bari i miut vazhdojnë të kenë erë dhe shije të mirë te ne. Me të parin helmohen fëmijët, me të dytin të rriturit.
- Njësia e matjes së shtypjes atmosferike që matet me Bar, është Shtypje 1 bar. Këtu te ne nuk e ndjen më kush këtë gjë sepse jeta për këta është vetëm vetja.
- Bari, është shpend notues, me pupla ngjyrë kafe, me sqep si të pulës, që jeton nëpër këneta dhe ushqehet me peshq të vegjël. Nuk e di pse nuk kundërmon më era peshk!
- Baritoni më i mirë në lagjen time mbetet Hoxha. Por ai nuk e kapi kurrë klasin e ezanit të xhamive në Prizren.
Në fuckt, asnjë parim nuk kemi shkelur deri tani, ecim…
Reflektim dialektik nga kjo shkelje e shpejtë shputash mbi bar natyral /KultPlus.com