Sot feston ditëlindjen Barack Obama, presidenti i 44 i ShBA-ve dhe nobelisti për Paqe

Sot feston ditëlindjen presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Barack Obama, njëri prej figurave më të ndritura dhe më të rëndësishme të politikës botërore moderne.

Barack Hussein Obama II u lind më 4 gusht të vitit 1961 në Honolulu, Hawai. Jetësimi i tij do të shënonte rrugën e tij të shkëlqyeshme dhe të paharrueshme në politikë, duke i dhënë shpresë dhe frymëmarrje shumëkujt, veçanërisht rinisë me ëndrra dhe synime të mëdha.

Shërbimi i tij në Shtëpinë e Bardhë ishte një periudhë e ndritur e njohur për lidhjen e fuqishme me popullin dhe sjelljen e ndryshimeve progresive. Zgjedhja e tij si president i SHBA-ve në vitin 2008 ishte një moment shumë emocionues për shumë njerëz, veçanërisht për minoritetet etnike, duke u bërë simbol i shpresës për një botë të ndryshme dhe më të barabartë.

Në vitin 2009, në kohën e parashtrimit të tij si president, Obama mori Çmimin Nobel për Paqe, një nderim i jashtëzakonshëm për përpjekjet e tij në diplomaci dhe të drejtën e njerëzve, duke u përkushtuar për zgjidhjen e konflikteve dhe promovimin e paqes në nivel ndërkombëtar.

Ndërkohë, gjatë mandatit të tij si president, Obama udhëhoqi vendin përmes kohërave të turbullta, duke përballuar sfida të mëdha si kriza ekonomike globale dhe sfidat e sigurisë ndërkombëtare. Ai promovoi reforma të rëndësishme shoqërore, duke synuar të përmirësojë sistemin shëndetësore, të adresonte ndryshimet klimatike dhe të luftonte për barazi të mëtejshme në shoqëri.

Pas mbarimit të mandatit të tij të parë, Obama u rizgjodh në vitin 2012 dhe vazhdoi të udhëhiqte me përkushtim dhe përgjegjësi deri në fundin e mandatit të dytë në vitin 2017. Edhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai ka vazhduar të angazhohet në fusha të ndryshme, duke promovuar vlerat e tij për paqe, dialog, dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Sot, kur Barack Obama feston ditëlindjen e tij të 62, admiruesit dhe miqtë e tij shprehen me dashuri dhe respekt për ndikimin që ai ka lënë në botë. Të shumtë janë ata që ndiejnë se ai ka shtrirë një dorë drejt ndryshimeve pozitive dhe ka shërbyer si frymëzim për brezat e ardhshëm që ikin pas ëndrrave të tyre. / KultPlus.com

WASHINGTON, DC – DECEMBER 14: (L-R) Aloe Blacc, Darius Rucker, Malia Obama, Sasha Obama, U.S. President Barack Obama, First Lady Michelle Obama, and Rita Ora speak onstage at TNT Christmas in Washington 2014 at the National Building Museum on December 14, 2014 in Washington, DC. 25248_002_1286.JPG (Photo by Kevin Mazur/WireImage)

Nga Tupac te Rolling Stones, Barack Obama tregon këngët e tij më të preferuara gjatë verës

Barack Obama nuk është rasti klasik i një presidenti dhe me kalimin e viteve ai ka arritur të ndërtojë marrëdhëniet e tij me publikun si asnjë lider tjetër.

Në rast se nuk e dinit, ekziston një traditë që ne e shijojmë vërtet, dhe me sa duket, vetë Barack Obama e bën këtë. Çdo vit, sapo vijnë festat ndan me ne, këngët që ranë në sy për të, por edhe librat që “duhet” të lexojmë.

Pak orë më parë u publikua playlist-a e Obamës për pushimet verore për këtë vit dhe ka tërhequr përsëri vëmendje. Për ish-presidenten e SHBA-së kanë spikatur artistë si SZA me një këngë nga albumi i saj i ri, e mrekullueshme Jorja Smith, Janelle Monae, reperë si Tupac dhe Drake, por edhe interpretues klasikë si Rolling Stones dhe Stevie Wonder.

Dhe meqenëse e dimë që në porte, anije, makina, shezlonge dhe brigje do të ‘shkriheni’ me Spotify/Apple Music, ne ju japim, nëpërmjet Obamës, disa opsione të tjera që të mos mërziteni për asnjë minutë./KultPlus.com

Barack Obama bëhet presidenti i dytë në botë që fiton një Emmy

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, fitoi Emmy-n e tij të parë për rrëfimin e tij në dokumentarët pesëpjesësh të Netflix.

Obama bëhet presidenti i dytë që fiton një Emmy, pas Dwight Eisenhower, të cilit iu dha një çmim në vitin 1956 ndërsa ishte ende në detyrë, dhe i pari që fitoi një çmim konkurrues për një projekt të caktuar televiziv. Ai kishte përballë vetes disa konkurentë tepër të fortë si Kareem Abdul-Jabbar, David Attenborough, W. Kamau Bell dhe Lupita Nyong’o.

Sakaq, Obama nuk ishte i pranishëm gjatë ndarjes së çmimeve dhe Akademia e pranoi në emër të tij.

Seriali me dokumentarët, i cili filloi në prill, është pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare të filmit dhe televizionit që Obama dhe bashkëshortja e tij, Michele arritën me Netflix në 2018.

Ndryshimi erdhi në Amerikë para 13 viteve, Barack Obama u bë president

Më 4 nëntor 2008, Barack Obama ishte kandidati i parë afro-amerikan që kandidoi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, shkruan KultPlus.

Pas triumfit ndaj kundërshtarit të tij, John McCain, Obama deklaroi se ndryshimi po vjen në Amerikë.

Sllogani i tij Yes We Can (Po Ne Mundemi) u bë i njohur në të gjithë botën.

Obama erdhi në pushtet pas një periudhe shumë të vështirë ekonomike, që preku jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjithë botën.

Fokusi kryesor ne muajt e parë të ardhjes në pushtet ishte rimëkëmbja ekonomike pas Krizes së madhe dhe recensionit të viteve 2008-2009. Gjatë 2 vjeçarit të parë u miratua dhe paketa e parë e rimëkëmbjes ekonomike, që stimulonte rimëkëmbjen dhe daljen nga recensioni.

Të tjerë ligje të miratuar ishin: “Ligji i vitit 2009 për rimëkëmbjen dhe ri-investimet Amerikane” dhe “Ligji i vitit 2010 për lehtësimin e taksave, papunsinë dhe hapjen e vendeve të reja të punës” që konsiderohen dhe si 2 sukseset e para të administratës Obama.

Më 9 nëntor 2009 Barack Obamës i akordohet dhe Çmimi Nobel për Paqe me motivimin “për përpjekjet e mëdha për forcimin e mardhëneve ndërkombëtare diplomatike dhe nxitjen e bashkëpunimit midis popujve”.

Obama rizgjidhet për një mandat të dytë në Nëntor të vitit 2012, pasi mundi Republikanin Mitt Romney. /KultPlus.com

Barack Obama rendit ‘Quo vadis, Aida’ si një nga filmat e tij më të preferuar gjatë vitit 2021

Ish-presidenti amerikan Barack Obama publikoi një listë të filmave të tij të preferuar gjatë vitit 2021 dhe në të është filmi boshnjak “Quo vadis, Aida?” i cili trajton qytetin lindor të Bosnjës, Srebrenicën gjatë gjenocidit të vitit 1995, përcjell KultPlus.

“Në vijim janë filmat e mi të preferuar të vitit. Secili prej këtyre filmave tregon një histori të fuqishme dhe shpresoj që t’i shijoni po aq sa unë”, shkroi Obama në Twitter.

Pak ditë më parë filmi me regji të Jasmila Zbanic u shpall filmi më i mirë evropian i vitit 2021 në Berlin në 34th European Film Aëards.

Zbaniq dhe aktorja kryesore, Jasna Gjuriq u shpallën regjisorja dhe aktorja më e mirë evropiane.

Filmi “Quo vadis, Aida” u nominua për Oscar dhe dy çmime BAFTA dhe fitoi një sërë çmimesh të tjera.

Kujtojmë se një nga emrat që luajti në këtë film është edhe aktori  kosovar, Alban Ukaj./KultPlus.com

Barack Obama e Bruce Spingsteen së shpejti publikojnë ‘Renegades: Born in the U.S.A’

“Renegades: Born In The USA” pritet të publikohet më 26 tetor, transmeton KultPlus.

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kitaristi i njohur Bruce Springsteen janë bashkuar sërish për të treguar historitë e tyre amerikane në serialin podcast “Renegades: Born in the USA”, që tani është bërë një libër me të njëjtin titull dhe do të publikohet më 26 tetor të këtij viti.

“Gjatë viteve, ne kemi zbuluar se ndajmë të njëjtën ndjeshmëri në lidhje me punën, familjen, Amerikën. Në mënyrën tonë, Bruce dhe unë kemi udhëtuar në një univers paralel për të kuptuar këtë vend që na ka dhënë të dyve shumë, për të treguar historinë e njerëzve të tij dhe për të kërkuar një lidhje midis nevojës sonë për kuptim, për të vërtetën, për komunitetin, nëpërmjet historisë më të thellë të Amerikës”, është shprehur Obama në libër.

“Renegades: Born in the USA” është një dialog i sinqertë, intim dhe tërheqës mes presidentit të 44-t të SHBA-së dhe legjendës së zhanrit rok. Libri përmbledh biseda private, ku autorët ndajnë histori ekskluzive dhe reflektime mbi jetën, në muzikë, në dashurinë e pafund për një Amerikë plot mundësi dhe kontradikta.

Vëllimi është, gjithashtu, i mbushur me ilustrime, fotografi të rralla dhe ekskluzive nga koleksionet private të autorëve dhe materiale arkivore të pabotuara, përfshirë vargjet e shkruara me dorë të Springsteen, si dhe fjalime nga Obama. / KultPlus.com

REUTERS/Jason Reed

Barack Obama publikon këngët dhe librat e preferuar të kësaj vere (FOTO)

Ish-presidenti Obama po vazhdon traditën që nisi që nga koha kur ishte kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke publikuar një listë vjetore të librave që duhen lexuar gjatë verës

Listat e publikuara janë mirëpritur nga ndjekësit e tij, shumë prej të cilëve ndanin të njëjtën shije, qoftë në muzikë e po ashtu edhe në lexim.

“Pavarësisht nëse keni shkuar në plazh ose jeni rrotulluar në divan në një ditë me shi, nuk ka asgjë si të ulesh me një libër të mirë gjatë verës,” shkroi Obama në një postim në Instagram, duke shtuar: “Ndërsa ishim akoma në Shtëpinë e Bardhë, fillova të ndaj të preferuarat e mia të verës – dhe me kalimin e viteve, është bërë një traditë e vogël që pres ta ndaj me të gjithë ju. Kështu që pa shumë fjalë, këtu janë disa libra që unë kam lexuar së fundmi. Shpresoj se do t’i shijoni ato aq shumë sa unë”, transmeton KultPlus.

Komentuesit në postimin në Instagram gjithashtu kërkuan që Obama të publikojë listën e këngëve të tij të preferura gjatë verës, dhe ai ashtu bëri.

“Këtu është një listë dëgjimi me këngë që kam dëgjuar kohët e fundit dhe është një përzierje e emrave të vjetër dhe të rinj, të arritur dhe atyre të cilat janë në zhvillim”, ka shkruar Obama. / KultPlus.com

Fëmija i cili ishte përzgjedhur për të bërë intervistë me Obamën, vdes në moshën 23-vjeçare

Ka vdekur në moshën 23-vjeçare Damon Weaver, fëmija i cili ishte përzgjedhur për të bërë intervistë me ish-presidentin Barack Obama në vitin 2009.

Kur ishte 11 vjeç, Weaver ishte përzgjedhur për të bërë një intervistë me Obamën në Shtëpinë e Bardhë, kryesisht për edukimin primar.

Weaver ka vdekur më 1 maj, ka thënë ekipi i mjekëve. Shkaktari i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur./ KultPlus.com

Obama tashmë edhe prezantues televiziv

Pas bashkëshortes Michelle, edhe ish-presidenti i SHBA, Barack Obama gjithashtu zyrtarisht ka startuar në botën e televizionit.

Obama në fakt do të bashkëprezantojë me Bruce Springsteen serialin ”Spotify ‘Renegades: Born in the Usa”.

”Renegades” do të trajtojë çështje të tilla si çështjet racore, politika, prindërimi dhe  martesa.

Seriali përbëhet nga tetë episode.

“Është një diskutim personal dhe i thellë midis dy miqve që eksplorojnë të kaluarën e tyre, besimet e tyre dhe vendin që ata e duan ashtu siç ishte, si është dhe si duhet të vazhdojë”, thuhet në një shënim nga ”Spotify”.

Obama dhe Springsteen janë miq prej një kohe të gjatë.

Ata u takuan për herë të parë gjatë fushatës presidenciale në 2008. / atsh / KultPlus.com

U.S. President Barack Obama addresses a rally during the last day of campaigning in the general election November 5, 2012 in Madison, Wisconsin. Obama and his opponent, Republican presidential nominee and former Massachusetts Gov. Mitt Romney are stumping from one ‘swing state’ to the next in a last-minute rush to persuade undecided voters.

Obama dëshironte një profesion tjetër në fëmijëri: Nuk e kisha ëndërruar të bëhesha president

Kur ishte fëmijë, ish-presidenti amerikan ëndërronte një profesion krejtësisht ndryshe.

Barack Obama ëndërronte të bëhej arkitekt, teksa gjithashtu i pëlqente shumë basketbolli, por nuk ishte një prerje kampioni dhe më pas ajo ëndërr u zhduk shpejt.

“Sigurisht, që unë nuk e kisha ëndërruar të bëhesha president, ëndrra ime të bëhesha një arkitekt dhe një djalë i mirë”, thotë Obama për veten e tij, i intervistuar nga Fabio Fazio në ‘’Che Tempo Che Fa’’ në Rai3 për të prezantuar librin ‘Një Tokë e Premtuar’, autobiografie e presidentit të 44-të të SHBA, afro-amerikani i parë për tetë vite në krye të Amerikës.

“Isha i izoluar në Shqëpinë e Bardhë dhe ëndërroja të shëtisja dhe të pija një kafe pa u njohur nga të tjerët, por edhe privilegjin për t’i shërbyer vendit”, theksoi ai në intervistë.

“Ngjarjet në Capitol Hill… duhet t’i ruajmë në mendjet tona. Duhet të na kujtojnë se demokracia nuk është një dhuratë që vjen nga parajsa… Ne gjithmonë duhet të investojmë në demokraci”, thekson Obama. /ata/ KultPlus.com

Kompania filmike e çiftit Obama me prodhime të reja

Kompania filmike e Barak dhe Michelle Obamës njoftoi të premten gjashtë projekte të reja për kompaninë Netflix, duke përfshirë një histori dashurie dhe një triller për të rinjtë.

Kompania Higher Ground Productions e ish-Presidentit dhe ish-Zonjës së Parë do të përshtasë romanin e autorit britaniko-pakistanez Mohsin Hamid “Dalja në Perëndim” për ta bërë film, sipas një deklarate të Netflix-it. Libri tregon historinë e një çifti të ri që gjen dyert magjike drejt vendeve të tjera dhe që më pas e gjen veten në mes të një krize globale refugjatësh.

Projekte të tjera përfshijnë një film fantastiko-shkencor të quajtur “Sateliti”, i cili do të prodhohet me kompaninë e produksionit T Street, e drejtuar nga regjisori i serialit “Star Wars” Rian Johnson dhe producenti Ram Bergman.

Një tjetër është “Tenzing”, historia e një nepalezo-indiani, i cili arriti i pari në majën e malit Everest me zelandezin Sir Edmund Hillary.

“Gruaja e Re” është një film me metrazh të gjatë që përshkruan një grua në ditën e saj të martesës, e cila ndihet e hutuar kur afrohet një stuhi. Kompania gjithashtu po krijon dy seriale televizive.

“Vajza e Zjarrfikësit” është një triller i bazuar në një roman të shkrimtares Angeline Boulley dhe flet për një 18 vjeçare, anëtare të fisit Ojibwe, e cila merr pjesë në një hetim policor.

Seriali tjetër është një dokumentar për parqet kombëtare.

Netflix tha se projektet do të dalin gjatë viteve të ardhshme por pa dhënë data të sakta.

Barack dhe Michelle Obama nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare produksioni me firmën Netflix në vitin 2018.

Projektet e tyre të mëparshme me Netflixin përfshijnë “Fabrika Amerikane”, e cila fitoi një çmim Oskar në vitin 2020 për dokumentarin më të mirë./voa/ KultPlus.com

Dy vogëlushët rikrijuan fotografi të çiftit Obama gjatë inaugurimit të Presidentit Joe Biden

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, në një postim në Instagram ka shpërndarë disa foto të dy fëmijëve.

Nga postimi i saj që u bë, bëri nam të madh në rrjetet sociale.

Fëmijët Ryleigh dhe Zayden të cilët kanë rikrijuar veshjet dhe fotografinë e çiftit Obama gjatë inaugurimit të Joe Biden si President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gjë e tillë e ka emocionuar ish-Zonjën e Parë e cila ka shpërndarë fotografinë e tyre edhe në Twitter.

Michell, në postimin e saj në Twitter ka shkruar: “Ryleigh & Zayden, e keni realizuar mrekullueshëm”, ku edhe ka bashkangjitur fotografitë fort të lezetshme të këtyre dy vogëlushëve./KultPlus.com

https://twitter.com/MichelleObama/status/1356272393849888768?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fdy-vogelushet-rikrijuan-fotografi-te-ciftit-obama-gjate-inaugurimit-te-presidentit-joe-biden%2F

Betimet presidenciale, jo të lehta sa duken

Para se të marrin udhëheqjen, Kushtetuta e Amerikanëve u kërkon presidentëve të betohen.

Franklin D Roosevelt ka kryer këtë ceremoni katër herë, pasi fitoi në katër zgjedhje. Por ai ndan rekordin me Barack Obaman që kishte dy mandate. Por si funksionon kjo ceremoni?

Më 2009, gjatë inaugurimit të parë, Obama huqi një fjali të rëndësishme pas një gabimi të John Robertsit, që menaxhoi procedurën e betimit. Për t’u siguruar, Obama lexoi betimin të nesërmen.

Në inaugurimin e dytë, më 2013, pati më pak dramaticitet. Pasi që 20 janar i atij viti qëlloi të dielën, Obama e kreu ceremoninë e betimit në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë dhe sërish në publik të nesërmen.

Ai s’ishte i pari që gaboi në formulim – pesë presidentë të tjerë kanë bërë të njëjtën – por ai është i vetmi që ka përsëritur betimin me korrigjime.

Më 1929, një gabim i betimit të Herbert Hooverit u zbulua nga një 13-vjeçare, Helen Terwilliger, që kishte mbajtur në mend fjalët dhe po e dëgjonte në radio. Më vonë ajo i shkroi shefit të ceremonisë, William Taft, që pranoi gabimin, por insistonte se nuk ia humb presidencën Hooverit./koha/ KultPlus.com

Obama në datëlindjen e bashkëshortes: Çdo moment me ty është bekim

Datëlindjen e 57-të të Michelle Obamës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia ka uruar me fjalë të veçanta, shkruan KultPlus.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një urim, teksa ka pasur fjalë të përzgjedhura për bashkëshorten e tij.

“Urime ditëlindjen dashuria ime, partnerja ime dhe shoqja ime më e mirë. Çdo moment me ty është bekim. Të dua Miche”, ka shkruar Barack Obama.

Çifti Barack dhe Michelle janë martuar në vitin 1992 dhe janë prindër të dy vajzave, Malia 22-vjeçare dhe Sasha 19-vjeçare. / KultPlus.com

Washington, DC – January 20, 2009 — United States President Barack Obama first lady Michelle Obama walk in the Inaugural Parade in Washington, D.C. on Tuesday, January 20, 2009. Credit: Ron Sachs – Pool via CNP

Kënga e Dua Lipës në mesin e të preferuarave të Obamës gjatë vitit

Në prag të festave të fundvitit persona me rëndësi në botë janë duke listuar librat, këngët dhe veprat e vitit, shkruan KultPlus.

Kësaj iniciative iu është bashkuar edhe ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama.

Obama ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram këngët e tij të preferuara për vitin 2020.

Në mesin e këngëve të shumta të cilat kanë arritur të dëgjohen në mbarë botën, zë vend edhe ylli shqiptar, Dua Lipa. Kënga “Levitating” renditet e 8-ta në top 30shen e Obamës.

“Këtu janë disa nga këngët e mia të preferuara për këtë vit. Si zakonisht, unë kisha disa konsulta të vlefshme nga mësuesja e muzikës së familjes, Sasha për të bërë bashkë gjithë këto. Shpresoj të gjeni një këngë të re për të dëgjuar”, ka shkruar Obama në mbishkrim

Viti 2020 ka qenë me përplotë suksese për Dua Lipën. / KultPlus.com

Libri i Barack Obamas thyen rekorde, mbi 3 milionë kopje në vetëm një muaj

Libri “A Promised Land” që në shqip përkthehet “Një tokë e premtuar” ku ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shkruar kujtimet e tij është shitur në mbi 3 milionë kopje, pavarësisht se ka vetëm një muaj që ka dalë në treg.

Shtëpia botuese “Crown” ka njoftuar se shitjet e “A Promised Land” kanë arritur në 3.3 milionë në SHBA e Kanada dhe se libri përparon drejt rrugës për t’u bërë një prej kujtimeve të ish-presidentëve që është shitur më shumë në kohët moderne.

Në “A Promised Land” i cili është një nga dy vëllimet e planifikuara, trajtohet zgjedhja e Obamas si president në vitin 2008 dhe periudha e parë e tij.

Ndërkohë që ende nuk është deklaruar ndonjë datë për botimin e vëllimit të dytë, përcjell tch.

Librat “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope” që Barack Obama ka shkruar para se të bëhej president kanë arritur shitje në mbi 1 milion kopje.

Ndërsa librat e ish-presidentëve “My Life” i Bill Clinton dhe “Decision Points” i George W. Bush arritën shitje nga 3.5 deri në 4 milionë kopje.

Libri “Becoming” i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, bashkëshortes së Obamas është shitur në mbi 8 milionë kopje në Amerikën e Veriut që nga viti 2018 kur ai doli në treg. / KultPlus.com

“Michelle ishte e trishtuar dhe e zemëruar”, Barack Obama tregon si e shpëtoi martesën pas presidencës

Në librin e tij të kujtimeve, “A Promised Land” (Një tokë e premtuar), ish-presidenti Barack Obama zbuloi se si të qenurit në Shtëpinë e Bardhë e tensionoi martesën e tij me Michelle Obama.

Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë të re me People, Barack diskutoi më tej për stresin nën të cilin ishte Michelle dhe si ata e rregulluan lidhjen e tyre pas daljes nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas Barack, problemet e tij të martesës ishin “e vërteta e kohës së tyre në Shtëpinë e Bardhë”, duke shtuar: “Michelle besonte shumë në punën që bëja, por ajo ishte më skeptike në lidhje me politikën dhe më e kujdesshme për sakrificat ndaj familjes.”

Ndërsa, ish-Zonja e Parë është më e lidhur me streset familjare dhe politike, Barack tha se është tipi që thotë: “S’ka problem. Do shkojë mirë”, pra, prirem të shqetësohem më pak”.

Sidoqoftë, Obama mendon se marrëdhënia e tyre ia doli të mbijetonte mirë për tetë vite në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mendoj se ne kemi dalë të plotë prej atij vendi. Patëm gëzime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka patur kurrë një moment, kur nuk e kemi kuptuar se çfarë privilegji i jashtëzakonshëm ishte të ishim atje. Më e rëndësishmja, fëmijët tanë dolën të paprekur dhe ata janë të mrekullueshëm, të mirë, kreativë dhe mendojnë për të tjerët. Pra, të gjitha këto janë një lloj lehtësimi.”

Ish-presidenti thotë se e dinte që gjërat duhej të ktheheshin në rrugën e duhur mes tij dhe Michelle.

“Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh. Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë “gati” në çdo moment. Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë.”

Gjërat u përmirësuan sapo dy mandatet e tij u mbyllën.

“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam. U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej.”

Ai vazhdoi: “E dini fjalën e urtë: “Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur”. Kjo vlen shumë për familjen tonë.”

Duke shkuar më tej, ai zbuloi se Michelle “ka qenë më e relaksuar dhe më e lumtur që kur kemi lënë detyrën”, dhe “kjo na lejoi të shijonim thjesht dashurinë e thellë që vjen me një martesë kaq të gjatë, por gjithashtu të bëhemi përsëri miq”.

Vajzat, Malia dhe Sasha Obama, tani dy studente kolegji, janë gjithashtu në gjendje të pushojnë.

“Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin.” / KultPlus.com

Libri i Barack Obamës vlerësohet brenda 100 librave më të mirë të vitit

Në mesin e titujve të shumtë nga autorë të ndryshëm në vlerësimet e “New York Times” për 100 librat më të mirë të vitit është edhe vepra e Barack Obamës, shkruan KultPlus.

Libri i shkruar nga ish-presidenti i Amerikës e që përbrenda saj ka kujtime të tij, “A promised land” ka arritur që të vlerësohet në top 100-shën më të mirë të vitit sipas vlerësimeve të New York Times. Ky cilësohet si një sukses tejet i madh sepse vepra është publikuar më 17 nëntor.

Obama për këtë libër ka treguar më parë se pse ka vendosë të shkruaj një libër që përshkruan punën e tij si president i SHBA.

“Me librin tim unë doja t’u shpjegoja lexuesve se si është të jesh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doja të ju bëja me dije njerëzve se ndonëse mund të duket diçka e mahnitëshme, presidenca është vetëm një punë dhe qeveria jonë federale është një ndërrmarrje njerëzore si çdo tjetër. Doja të ju bëja me dije se edhe njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë përjetojnë të njëjtat gjëra si njerëzit e zakonshëm: zhgënjim , shpërthim, kënaqësi. Si dhe doja të ju tregoja një histori timen personale me të cilën të rinjtë mund të frymëzohen”, tha Obama.

“A promised land” mbyllet me lindjen e lëvizjes “birtherismo”, Donald Trump-in dhe vrasja e Osama bin Laden-it. / KultPlus.com

Shitje rekorde e memoareve të Obamës, brenda 24 orëve 890 mijë ekzemplarë

Gjatë 24 orëve të para, memoaret e ish-presidentit amerikan Baracka Obama, “Toka e premtuar” u shitën rreth 890 mijë ekzemplarë në SHBA dhe në Kanada, raportojnë mediat.

Ku libër, me çmimin 45 dollarë, është në rrugë të bëhet më i shituri në kategorinë e memoareve të presidentëve në historinë e re.

të entuziazmuar me shitjen gjatë ditës së parë” u shpreh Davide Drake i shtëpisë botuese Pingvin.

AP rikujton se libri i bashkëshortes së Obamës, Micheles, në ditën e parë qe shitur në 725 mijë ekzemplarë, ndërsa brenda dy vjetësh në gjithë botën arriti tirazhin 10 milionë .

Sa për krahasim, libri i Bill Clintonit “Jeta ime” në ditën e parë u shit më një tirazh rreth 400 mijë ekzemplarësh, transmeton Koha.net. / KultPlus.com

Obama uron Biden: Unë e di se ai do ta bëjë punën me interesat më të mira të çdo amerikani

Ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Ai tha se ndihet tejet krenar për fituesin Biden.

Obama ka thënë se Joe Biden do ta bëjë punën me interesat më të mira të çdo amerikani në zemër, pavarësisht nëse ai kishte ose jo votën e tyre.

Po ashtu, ish presidenti tha se Biden e pret një punë e gjatë përpara pasi do të përballet me shumë sfida si – një pandemi e tërbuar, një ekonomi e pabarabartë dhe sistem drejtësie, një demokraci në rrezik dhe një klimë në rrezik.

Postim i plotë:

Nuk mund të isha më krenar të përgëzoja Presidentin tonë të ardhshëm, Joe Biden, dhe Zonjën tonë të Parë, Jill Biden.

Unë gjithashtu nuk mund të isha më krenar të përgëzoja Kamala Harris dhe Doug Emhoff për zgjedhjet novatore të Kamalës si Nënpresidente e jona e ardhshme.

Në këto zgjedhje, në rrethana të pësuara kurrë, Amerikanët dolën në numër të paparë kurrë. Dhe sapo të numërohen çdo votë, Presidenti i Zgjedhur Biden dhe Zëvendës Presidenti i Zgjedhur Harris do të kenë fituar një fitore historike dhe vendimtare.

Ne jemi me fat që Joe mori atë që duhet për të qenë President dhe tashmë e mbart veten në atë mënyrë. Sepse kur ai të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai do të përballet me një seri sfidash të jashtëzakonshme që asnjë President nuk ka patur kurrë – një pandemi e tërbuar, një ekonomi e pabarabartë dhe sistem drejtësie, një demokraci në rrezik dhe një klimë në rrezik.

Unë e di se ai do ta bëjë punën me interesat më të mira të çdo amerikani në zemër, pavarësisht nëse ai kishte ose jo votën e tyre. Kështu që unë inkurajoj çdo amerikan që t’i japë një shans dhe t’i japë mbështetjen tuaj. Rezultatet e zgjedhjeve në çdo nivel tregojnë se vendi mbetet thellësisht i ndarë. Do të mbetet vetëm Joe dhe Kamala, por secili prej nesh, të bëjë pjesën tonë – të shtrihet përtej zonës sonë të rehatisë, të dëgjojë të tjerët, të ulë temperaturën dhe të gjejë disa pika të përbashkëta nga të cilat të ecim përpara, të gjitha nga ne duke kujtuar se jemi një komb, nën Zotin.

Në fund, unë dua të falënderoj të gjithë ata që punuan, organizuan dhe dolën vullnetarë për fushatën Biden, çdo amerikan që u përfshi në mënyrën e tyre dhe të gjithë që votuan për herë të parë. Përpjekjet tuaja bënë një ndryshim. Shijojeni këtë moment. Atëherë qëndro i fejuar. E di që mund të jetë rraskapitëse. Por që kjo demokraci të qëndrojë, ajo kërkon qytetari tonë aktive dhe përqendrim të qëndrueshëm në çështjet – jo vetëm në një sezon zgjedhor, por të gjitha ditët në mes.

Demokracia jonë ka nevojë për të gjithë ne më shumë se kurrë. Dhe Michelle dhe unë shpresojmë të mbështesim Presidentin tonë të ardhshëm dhe Zonjën e Parë sido që të mundemi./ KultPlus.com

Michelle Obama: Martesa është një zgjedhje që t’i e bën çdo ditë, ti martohesh sepse beson tek personi tjetër

Disa ditë më parë, ish-zonja e parë e Amerikës e cila është tejet e dashur për publikun, gjatë eventit të ‘Essence Festival’, mbajti një fjalim ku këshillonte gratë dhe vajzat në gjetjen e partnerit të tyre, shkruan KultPlus.

E martuar prej 26-vitesh me Barack Obama-n, ish-zonja e parë tregoi disa sekrete të vogla që e kanë ndihmuar për një marrëdhënie të shëndetshme dhe jetëgjatë.

“Martesa është një zgjedhje që t’i e bën çdo ditë. Ti s’e bën këtë sepse është e thjeshtë. Ti martohesh sepse beson tek personi tjetër. Zonja dhe zotërinj, prandaj është kaq e rëndësishme të martoheni me dikë që e respektoni. Është e rëndësishme të martoheni me dikë që është i barabartë me ju dhe do që ju të fitoni në jetë aq sa ju doni për ta.”- u shpreh Michelle.

Për ta bërë më të thjeshtë deklaratën, ajo e paralelizoi këtë me sportet.

“Im shoq është skuadra ime. Nëse ne duam ta fitojmë këtë lojë bashkë, ai duhet të jetë i fortë dhe duhet të jetë gjithashtu dakord me forcën që do të tregoj unë. Unë s’dua një lojtar të dobët në skuadrën time, as ai s’e do këtë. Ndonjëherë, ne pranojmë dobësitë tek njëri tjetri pasi kjo duket më e thjeshtë. Bëni kujdes nga burrat ose gratë që duan thjeshtë një njeri të lehtë.”- shtoi ajo. / KultPlus.com

Barack Obama boton kujtimet e tij nga jeta në Shtëpinë e Bardhë

Vëllimi i parë i kujtimeve të Barack Obama-s në lidhje me tetë vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë shumë shpejt do të jenë pjesë e librarive, njoftoi sot e e përjavshmja “New Yorker”, transmeton KultPlus.

Me titull “Toka e premtuar “, libri do të dalë më 17 nëntor. “Obama e shkroi atë personalisht, me dorë, në letra të verdha shënimesh”,
specifikoi drejtori i “New Yorker”, David Remnick, dhe pritet që kujtimet do të dalin në dy vëllime.

“Obama vendosi që do të ishte më mirë që kujtimet të ndaheshin në dy grupe “, tha Remnick.

“Toka e premtuar” mbyllet me lindjen e lëvizjes “birtherismo”, Donald Trump-in dhe vrasja e Osama bin Laden-it.

Për daljen në shitje të vëllimit të dytë nuk është vendosur ende një datë. / KultPlus.com

Michelle Obama: Unë e dua Barack-un për karakterin dhe dhembushurinë e tij

Barak dhe Michelle Obama, çifti i njohur amerikan të cilët ditë më parë u shpallën edhe dy figurat më të admiruara të vitit 2020, sot shënojnë plot 28 vite martesë, shkruan KultPlus.

Ishte Michelle, ajo që e para uroi Barack-un me fjalë prej më të mirave.

28 vite me këtë person. Dashuria ime, unë e dua @Barack Obama për për buzëqeshjen e tij, karakterin e tij dhe dhembshurinë e tij. Pra, jam mirënjohëse që e kemi atë si partner përmes gjithçka”, ka shkruar mes tjerash ajo në llogarinë e saj në Instagram. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CF5OFHkA4zk/?utm_source=ig_embed

Dalin në ankand veshjet e çiftit Obama

Disa veshje personale të ish-çiftit presidencial Barack dhe Michelle Obama do të dalin në ankand.

Këto përfshijnë një fanellë basketbolli që i përkiste ish-presidentit gjatë viteve të shkollës së mesme dhe e cila mund të arrijë deri në 200 000 dollarë.

Fanella mban numrin 23 dhe shoqërohet gjithashtu me një libër shkollor të vitit 1979, kur ai ishte në shkollën ”Punahou” në Honolulu, e cila përfshin fotografi të të riut Obama duke luajtur basketboll.

Ndërsa për Michelle, një fustan elegant mbrëmjeje i veshur gjatë një mbledhje fondesh në 2010 në Uashington do të dalë në ankand.

Është një model ”Norman Norell 1950” dhe vlerësohet midis 50 000 dhe 70 000 dollarë.

Nga shitjet e tyre familja Obama nuk do të marrë asnjë fitim, por fondet do të kalojnë për bamirësi. / atsh/ KultPlus.com