Vitin e kaluar në Kosovë pati ardhur Festivali i Fotografisë “Lens Fest”, i vetëm në llojin e tij, festival ky i organizuar nga fotografja ferizajase, Bardha Goga, shkruan KultPlus.
Edicioni i dytë i festivalit pritet të filloj nga data 24 mars e këtij viti, deri më 26 mars dhe do të mbahet në qytetin e Ferizajit.
Në faqen zyrtare të Festivalit është hapur edhe thirrja për aplikantët pjesëmarrës. Ndërkaq, afati i fundit për aplikim është me 15 mars 2022.
Të apasionuarit e fotografisë do të bëhen pjesë e ligjëratave dhe punëtorive të fotografisë të cilat do të mbahen në kuadër të edicionit të dytë të Festivalit.
Në Kosovë ka ardhur Festivali i Fotografisë “Lens Fest”, i vetëm në llojin e tij, festivali është organizuar nga fotografja ferizajase, Bardha Goga, shkruan KultPlus.
Festivali i cili fillon nga data 20 gusht e këtij viti, deri më 24 gusht do të mbahet në qytetin e Ferizajit.
Ndërkaq, së fundmi është publikuar programi i tyre i plotë të cilin e gjeni më poshtë. / KultPlus.com
Për herë të parë pas pesë viteve, në Kosovë vjen Festivali i Fotografisë ”Lens Fest”, i organizuar nga fotografja ferizajase, Bardha Goga, përcjell KultPlus.
Festivali pritet të fillo nga data 20 gusht e këtij viti, deri më 24 gusht dhe do të mbahet në qytetin e Ferizajit.
Në faqen zyrtare të Festivalit është hapur edhe thirrja për vullnetarë, aplikimet e të cilëve mund të dërgohen në [email protected], ndërkaq afati i fundit për aplikim është me 30 korrik 2021. / KultPlus.com
‘’PlayFest’’ së shpejti do të sjell workshopin e radhës ku pjesë e tij do të jenë dy artistet nga Ferizaji, Pranvera Sylejmani dhe Bardha Goga, përcjellë KultPlus.
Një përzierje e hijshme mes një bisede dhe një seminari interaktiv duket se është thelbi i artdashësve të cilët do të kenë rastin të jenë pjesë e kësaj punëtorie që do të hapet me datë: 05.08.2021.
Punëtoria do të filloj në orën 16:00 dhe do të mbahet në parkun ‘Liria’ në Ferizaj.
‘’Playfest’’ përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur edhe disa informacione mbi këto dy artiste:
Pranvera Sylejmani, një artiste e pasionuar gjithmonë duke krijuar dhe ndarë njohuritë e saj të artit me të tjerët. Pranvera është gjithashtu pjesë e MuralFest Kosovo si Menaxhere Artistike ku puna e saj krijuese ka ndikuar aq shumë duke e ndriçuar qytetin e Ferizaj me ngjyra të bukura dhe vepra kreative. Më 5 gusht së bashku me Pranverën ne do të ofrojmë një punëtori interaktive me temën: Vizato ëndrrën tënde!
Bardha Goga, artdashëse dhe aktiviste, ku zbulon artin përmes fotografisë, në aktivitetet e saj të shumta si fotografe gjithmonë mesazhet që përcjell prezantojnë kritikën dhe të bukurën, një gërshetim që përçon mesazhin e duhur në shoqëri. Jemi të kënaqur që kemi Bardhën në Playfest kësaj here do të elaborojë një punëtori për fotografinë me temën: Historia e Fotografisë Shqiptare.
Pandemia që ka kapluar një pjesë të madhe të botës, ka inspiruar shumë artistë të cilët përmes artit të tyre kanë bërë thirrje për vetdijësim ndaj virusit. Ndër këta artistë, është edhe fotografja nga Ferizaji, Bardha Goga, e cila përmes një sesioni fotografish ka tentuar të hedhë dritë mbi atë se çfarë po ndodhë me botën, si ishte në fillim të kësaj pandemie dhe si vazhdoi të zhvillohej më tutje, duke e shfrytëzuar kështu artin e saj si një thirrje për vetdijësim mbi atë se çfarë po ndodhë me planetin tonë, shkruan KultPlus.
Në këtë projekt të realizuar tash së fundi, Bardha për KultPlus tregon se ka paraqitur përballjen e tokës karshi COVID-19, që tashmë është bërë një situatë alarmante.
Ajo përmes shkrepjeve të saj ka paraqitur një storie të shkurtër, ku tregohet rrugëtimi i këtij virusi.
Faza e parë e virusit që paraqet tokën symbyllur dhe virusin tek e vëzhgon dhe tenton të arrijë te toka, fazë kjo që paraqet edhe neglizhencën e njerëzve ndaj faktit se ky virus duhej marrur seriozisht.
Në fazën e dytë është paraqitur përsëri toka symbyllyr dhe virusi tashmë i kapur me tokën duke e puthur atë në ballë. ‘Kështu kam tentuar të paraqes momentin kur toka filloi të sëmuret, kryesisht kur virusi lëshoi sëmundjen në tokë’, tregon Goga për KultPlus.
Ndërkaq në fazën e tretë, që shënon edhe fotot e fundit të këtij sesioni, paraqitet toka syhapur dhe gojëmbyllur, duke kërkuar ndihmë. ‘Edhe pse tashmë i ka të hapur sytë është shumë vonë pasiqë maska në gojën e tokës tregon që është shumë vonë tashmë që virusi është shpërndarë me të madhe’, tregon tutje Bardha Goga për KultPlus.
Secila fotografi është një thirrje në vete, shpalos një frikë, një dëshirë për njohje e një shqetësim për të ardhmen, e të gjitha fotografitë si tërësi transmetojnë një mesazh të vetëm.
‘Kur njerëzit nuk kanë ndonjë rrezik që ju kanoset drejpërdrejt, ata e neglizhojnë atë. Në tokë ndodhin shumë luftra, tërmete, uri e sëmundje të ndryshme, mirëpo njerëzit janë symbyllur deri në momentin kur janë të prekur direkt nga ndonjë dukuri negative. Njerëzit i hapin sytë, por zakonisht me vonesë’, shprehet Goga për mesazhin që ka tentuar të përçojë. / KultPlus.com
Fotografja Bardha Goga ka vendosur që përmes fotografisë të reflektoj mbi problemet e përditshme në Kosovë.
Përmes subjekteve, ngjyrave e lëvizjeve ajo ka reflektuar mbi problemet në arsim, shëndetësi, ekonomi, problemet në kulturë e drejtësi. Ndarja territoriale, po ashtu ka qenë një problem që ka nxitur reagimin artistik të fotografes, e cila nuk ka lenë anash as dhunën ndaj grave e mungesën e liberalizimit të vizave.
Bardha Goga thotë për KultPlus se në një kornizë ka vendosur nëntë fotografi, të cilat janë të ndara sipas tematikave që e preokupojnë Kosovën ndërsa qëllimi i saj ka qenë të paraqesë anët negative që ekzistojnë edhe 11 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Goga kishte
menduar që para një viti të ishte pjesë e ekspozitës garuese në Ferizaj, mirëpo
nuk ishte ndarë e kënaqur me atë që kishte realizuar. Dëshirës për të qenë pjesë
e kësaj ekspozite, i ishte kthyer edhe një vit pas duke e përpunuar edhe më
tutje idenë e saj drejt versioni përfundimtar. Subjektet e fotografisë së saj
janë të ngjyrosura me ngjyra të flamurit të Kosovës, në mënyrë që t’iu shmanget
dallimeve racore, ndërsa subjektet i përkasin të dy gjinive pasi që kështu fotografja ka dashur që ajo ta shpreh barazinë gjinore.
“Vitin e kaluar nuk kam qenë e kënaqur me fotografitë, pasi që kanë qenë dy vajza, dhe tek pas një viti duke e mendu prapë realizimin ma te suksesshëm që më qenë unë e knaqur me punën tem , vendosa me ripërsëritë edhe vendosa me marrë një djalë dhe një vajzë, duke mos treguar diskriminim gjinor, dhe i kam shiku edhe në peshë dhe në gjatësi të njëjtë , i kam gjet modelet te dobët me tregu sa e dobët është Kosova shteti jonë”, shprehet Bardha Goga për KultPlus.
Këto fotografi janë pjesë e ekspozitë kolektive “Gursel Sylejmani” në Ferizaj, e cila do të qëndrojë e hapur edhe për një javë në galerinë e qytetit të Ferizajit. / KultPlus.com
Në kuadër të Ditëve të Diasporës dhe si pjesë e Mural Fest, organizohet ekspozita personale e fotografes, njëkohësisht dhe aktivistes Bardha Goga, me temën “Anti-korrupsioni”, shkruan KultPlus.com.
Ekspozita organizohet nga Mural Fest dhe përkrahet nga Ambasada e Amerikës si dhe DKRS Ferizaj.
Ekspozita do të hapet me datën 01 Gusht 2018, Ditë e Mërkure, te Nënkalimi kryesor i qytetit të Ferizajt dhe fillon në ora 18:00. / KultPlus.com