“Break The Darkness”, koncerti elektrizues i Eugent Bushpepës (VIDEO)

Sot KultPlus përkujton koncertin virtual të titulluar “Break The Darkness”, përmes së cilës jehoi zëri i artistit Bushpepa.

Zëri unik i Eugent Bushpepës solli performanca të njëpasnjëshme të cilat depërtuan thellë tek dashamirët e muzikës rok dhe jo vetëm.

Magjia e teksteve, muzikaliteti dhe interpretimi i këngëve bëri që ky koncert i drejtpërdrejt të mbahet mend gjatë në kujtesën e çdo kujt. Andaj edhe sot, magjia e një artisti të tillë po vazhdon të shijohet.

Koncerti ishte realizuar me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Credins Bankës. / KultPlus.com

Dua Lipa e entuziazmuar për nisjen e punës “Sunny Hill Kindergarten” në Tiranë

Ka nisur punën kopshti për fëmijë “Sunny Hill Kindergarten” në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e cila gjatë verës që shkoi pati vizituar kryeqytetin shqiptar për të parë nga afër punimet për ndërtimin e këtij kopshti për fëmijë, me financim nga “Sunny Hill Fondation”.

Kopshti ka kapacitet për të strehuar 300 fëmijë.

“Një moment shumë krenues – “Sunny Hill Kindergarten” tani është hapur në Tiranë, Shqipëri, dhe ka kapacitet për 300 fëmijë. Faleminderit Erion Veliaj, Edi Rama dhe Bashkia e Tiranës. Zemra ime është e plotësuar”, ka shkruar Dua në Facebook.

Bashkia hap konkurs për projektimin e ndërtesës së Teatrit në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka hapur konkurs për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Ky veprim është ndërmarrë pak më shumë pasi është bërë një muaj pas shembjes së ndërtesës së Teatrit.

“Studim-Projektim- Ndërtim i Teatrit Kombëtar”, mban titullin konkursi i administratës së kryeqytetit shqiptar. Pas këtij veprimi janë ngritur zëra se projekti i shumëreklamuar i danezit Bjarke Ingels nuk është opsioni i vetëm për ndërtimin e objektit të ri të Teatrit.

Sipas konkursit, Bashkia ka llogaritur që projektimi të ketë kosto financiare deri në 60 milionë lekë të rinj ose 482 mijë e 951 euro, transmeton KultPlus.

Ofertat nga studiot private pritet të dorëzohen brenda 10 ditëve, deri më datën 14 korrik. Mediat shqiptare kanë raportuar se kompanitë kanë vetëm 10 ditë kohë për të menduar, projektuar, studiuar e mandej propozuar një projekt.

Sipas raportimeve, praktikisht është e pamundur nëse nuk është përgatitur ndonjë projekt më herët. Sipas konkursit, godina e re e Teatrit Kombëtar propozohet ”për ndërtim në truallin ekzistues, sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të projektimit të objekteve të ngjashme”. Bashkia e Tiranës, në dokumentet e tenderit, ka prezantuar detaje mbi mënyrën se si kërkohet të jetë projekti për Teatrin e ri Kombëtar.

Objekti teatror qe shembur në mëngjesin e hershëm të 17 majit. Kjo ka ndodhur pas 2 vjet përplasje midis një pjese të komunitetit artistik dhe autoriteteve lokale e qendrore. / KultPlus.com

Nisma e Bashkisë së Tiranës për festat kombëtare: Një ballkon, një flamur!

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve të festive kombëtare dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi.

Në prag të 75-vjetorit të çlirimit, le të valëvisim në çdo ballkon Flamurin Kuqezi, në kujtim të dëshmorëve të cilët dhanë jetën për të ardhmen e Shqipërisë“, thuhet në nismën e Bashkisë.

Kryeqyteti ka hyrë në periudhën e festave kombëtare dhe do të fillojë shumë shpejt që të vishet edhe me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura nëse secili prej nesh do të vendosë nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive, shton Bashkia e Tiranës.

Vendosja e flamujve në ballkonet e shtëpive në Tiranë prej vitesh tashmë është bërë traditë. / KultPlus.com