“Sony Pictures” katër filma për secilin anëtar të “Beatles” ​

Regjisori Sir Sam Mendes do të bëjë katër filma të veçantë për “The Beatles”, sipas BBC.

Sir Paul McCartney, Ringo Starr dhe familjet e John Lennon dhe George Harrison kanë dhënë leje dhe të drejtën e përdorimit të muzikës së tyre për të katër filmat.

Regjisori fitues i çmimit Oscar tha se ishte i nderuar që do të tregonte historinë e grupit më të madh rock të të gjitha kohërave.

Filmat, të realizuar nga “Sony Pictures” dhe Sir Sam’s Neal Street Productions do të dalin në kinema në vitin 2027.

Nuk është e qartë nëse të katër filmat do të dalin menjëherë apo do të kenë një dalje në faza të ndryshme, por Sony tha se ata do të kishin një “ritëm inovativ publikimi” i cili do të shpallej në një datë të mëvonshme.

Kjo është hera e parë që “Beatles” dhe kompania e tyre “Apple Corps kanë” japin të drejtën e plotë të historisë së jetës dhe muzikës për një film me skenar.

Sir Sam ka drejtuar më parë filma të tillë si “1917”, “American Beauty”, “Revolutionary Road”, “Empire of Light” and dy filmat e James Bond “Skyfall” dhe “Spectre”.

“The Beatles” konsiderohen gjerësisht grupi më i madh britanik i të gjitha kohërave falë një vargu albumesh klasike si “Rubber Soul”, “Revolver”, “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” dhe “Abbey Road”.

Hitet e tyre më të njohura përfshijnë “Yesterday”, “Hey Jude”, “A Hard Day’s Night”, “Eight Days A Week”, “Let It Be”, “Come Together”, “Here Comes The Sun”, “Twist and Shout”, “Love Me Do and Help!”.

Shumica e këngëve të tyre janë shkruar nga Lennon dhe McCartney. Thuhej shpesh se Harrison ishte ndjerë i frustruar që kompozimet e tij nuk u kushtuan peshë të barabartë nga shokët e tij të bandës.

Vitin e kaluar, “Beatles” publikuan “këngen e tyre të fundit” të titulluar “Now and Then”.

Kënga kryesoi në chart-in e Britanisë së Madhe në nëntor.

“Apple Corps” tha se katër filmat e rinj do të eksploronin historinë unike të secilit pjesëtar të “Beatles” duke i bashkuar ato në një mënyrë të përshtatshme, tërheqëse dhe inovative.

“Ne presim që kjo të jetë një përvojë unike emocionuese dhe epike kinematografike… Të kesh bekimin e “Beatles” dhe “Apple Corps” për ta bërë këtë është një privilegj i jashtëzakonshëm”, tha producentja Dame Pippa Harris.

“Beatles” nuk janë të huaj për ekranin. Ata luajtën në disa nga filmat e tyre në vitet 1960, nga komedia e çmendur e “A Hard Day’s Night” deri tek “Yellow Submarine”.

Pas ndarjes, ata frymëzuan dhjetëra filma me metrazh të gjatë, nga “Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, një muzikal jashtëzakonisht i buku me aktorët e Bee Gees, deri te përralla prekëse e “I Wanna Hold Your Hand”.

Ky i fundit, vendos në skenë një grup adoleshentësh që përpiqen të hyjnë në performancën kryesore të Beatles në shfaqjen televizive të Ed Sullivan, që shënoi debutimin regjisorial të Robert Zemeckis me “Back To The Future”. Dhe ai nuk ishte i vetmi regjisor me emër të madh u josh nga katërshja fantastike./atsh / KultPlus.com

Kënga e fundit e “Beatles” do të publikohet javën e ardhshme

Grupi britanik “The Beatles” njoftoi se kënga e tyre më e re “Now and then” do të publikohet javën e ardhshme.

Kënga e re e shumëpritur dhe gjithashtu kënga e fundit e Beatles me që të katër anëtarët do të publikohet javën e ardhshme falë teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI).

Nëpërmjet inteligjencës artificiale, në këngë është edhe zëri i anëtarit të saj John Lennon, i cili vdiq 43 vjet më parë.

Sipas BBC, kënga “Now And Then”, e bazuar në xhirimet demo të viteve 1970 nga anëtari i grupit Lennon, u përfundua vitin e kaluar nga kitaristi i grupit Paul McCartney dhe bateristi i grupit Ringo Starr.

Grupi njoftoi se kënga “Now And then” do të publikohet më 2 nëntor.

Anëtarët e grupit thanë se ishte një “përvojë e jashtëzakonshme” përfundimi i këngës, e cila përmes inteligjencës artificiale përfshin zërin e John Lennonit, i cili vdiq në vitin 1980.

Duke shpjeguar se zëri i Lennonit është transmetuar qartë në këngë, McCartney tha: “Emocionuese është ende të punosh me muzikën e ‘The Beatles’ edhe në 2023 dhe të përgatitesh për të nxjerrë një këngë të re që publiku nuk e ka dëgjuar ende”.

Në vitin 1994, e veja e Lennonit, Joko Ono, ia dha demon Paul McCartneyt në një kasetë me mbishkrimin “Për Paulin”, në të cilën ishin xhirimet demo të Lennonit për “Free As a Bird” dhe “Real Love”./KultPlus.com

Kur mësuesit anglezë u ndaluan në Shqipëri, pasi iu mundësuan studentëve ndëgjimin e Beatles

Nga Aurenc Bebja, Francë – 1 Nëntor 2020

“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 6 majit 1967, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me arsyen e zëvendësimit të mësuesve anglezë me ato francezë në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Francezë, mësues të anglishtes në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Franca i siguron mësues të anglishtes Shqipërisë.

Deri në vitin e kaluar shkollor, ishin anglezët që u mësonin shqiptarëve gjuhën e Shekspirit. Por qeveria e Tiranës nuk rinovoi kontratat e tyre pasi ata u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e disqeve (këngëve) të Beatles-ave.

The Beatles
The Beatles

Shqiptarët më pas iu drejtuan Francës, e cila mban marrëdhëniet më të mira me të vetmin shtet komunist pro-kinez në Evropë.

Frengjishtja është gjithashtu gjuha më e mësuar në Shqipëri pas rusishtes.

Franca gjithashtu furnizon Shqipërinë me grurë që i paguhet drejtpërdrejt në dollarë nga kinezët. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1967-pasi-u-mundesuan-studenteve-te-tyre-degjimin-e-kengeve-te-beatles-ave-mesueset-angleze-ndalohen-ne-shqiperi/?fbclid=IwAR17zRufkdNVQhyB9Ca5Y29P1Lga-4I0ImgMcoU9AmuTDXb0wp4KjoYyPhw

Ëndrra e muzikës rock po realizohet, një album i përbashkët midis Rolling Stones dhe Beatles

Rolling Stones dhe Beatles janë padyshim dy nga grupet rock më të suksesshme të të gjitha kohërave, dhe janë të shumtë kritikët muzikorë që mendojnë se sukseset e dy grupeve britanike, jo vetëm kanë ndryshuar rrjedhën e muzikës moderne, por ndoshta edhe vetë shoqërinë perëndimore.

Nga vitet ’60, fansat e dy grupeve ikonike janë ndarë në mënyrë të qartë për sa i përket muzikës, dhe takimet zyrtare midis artistëve, kanë qenë të pakta.

Por jashtë logjikës tregtare, marrëdhënia mes tyre ka qenë tejet e mirë, madje vetë suksesi i parë i Rolling Stones filloi në vitin 1964 falë këngës “I wanna be your man”, i grupit nga Liverpuli.

Dekada më vonë, ende Paul McCartney tallet me këtë fakt, duke cilësuar grupin si “band koverash”.

Por në fakt, Beatles dhe Stones së bashku kanë shitur më shumë se 800 milionë disqe. Por “gjyshërit” e Rock-ut kanë ende uri.

E përjavshmja amerikane Variety lëshoi ditët e kaluara një lajm të bujshëm, teksa pohoi se Rolling Stones ka ftuar anëtarët e mbetur të Beatles t’iu bashkohen në një album të vetëm.  

Sipas medias, disa prej këngëve janë gati, të regjistruara me masa sigurie në një studio të Los Angeles, ku Mc Cartney ka bashkëpunuar me basin, duke përfshirë në projektin historik dhe Ringo Starr.  

Albumi i fundit i Paulit magjik ka qenë Mc Cartney III në vitin 2020, ndërkohë që Rolling Stones nuk kanë publikuar asgjë që nga viti 2005, ku realizuan albumin A Bigger Bang, i cili pati reagime të vakëta.  

Fansat presin tashmë rezultatin e albumit historik, dhe ndërkohë për shaka tentojnë të sugjerojnë emrin e grupit në ”Rolling Beatles”.  / KultPlus.com

Ekspozohet portreti i ‘Beatles’ nga miku më i mirë i John Lennon-it

Një portret i grupit legjendar ”Beatles”  i krijuar nga një prej miqve më të mirë të John Lennon në kolegjin e artit është ekspozuar në Britani.

Piktura figurative u bë nga Jonathan Hague në 1984 dhe është e ngjashme me një nga veprat e tij të blera nga Lennon në 1967, por nuk është parë kurrë që nga ajo kohë. Piktura u zbulua sot nga motra e Lennon, Julia Baird në Muzeun e ”Beatles” të Liverpool-it, transmeton KultPlus.

Baird tha se ”vëllai i saj dhe Hague, të cilët njiheshin si ‘dy John’ në Kolegjin e Artit në Liverpul, kishin ruajtur miqësinë e tyre edhe pasi Beatles kishin arritur famën”.

Lennon madje bleu një shtëpi për mikun e tij të kolegjit, i cili vazhdoi të ishte mësues arti.

“Disa nga pikturat e Jonathan Hague u frymëzuan nga Beatles dhe John e sponsorizoi atë’’, theksoi motra e John Lennon, transmeton tutje KultPlus.

“John dhe Paul (McCartney) sponsorizuan ekspozitën e tij të vitit 1967 në Akademinë Mbretërore të Arteve dhe John bleu pikturën binjake origjinale, nëse doni, dhe askush nuk e di se ku është. Ajo mund të dalë tani”, shtoi Julia Baird.

Ai tha se Lennon ishte një tifoz i stilit të artit vizual dhe besohej se kishte paguar 50 000 sterlina për punën origjinale. / KultPlus.com

Në librin e ri të Paul McCartney gjenden tekste të padëgjuara më parë të ‘The Beatles’

Paul McCartney do të përfshijë në librin e tij të ardhshëm tekstin e padëgjuar më parë të një kënge të paregjistruar të “The Beatles”.

I titulluar “The Lyrics”, koleksioni do të përmbajë 154 këngë nga e gjithë karriera e tij 6-dekadëshe me Beatles, Wings dhe si një artist solo.

Gjithashtu, në të do të përfshihen edhe fjalët e “Tell Me Who He Is”, pas  zbulimit në një nga fletoret e McCartney-t të teksteve të shkruara me dorë që datojnë në fillim të viteve 1960, transmeton KultPlus.

“Fab Four” lëshoi ​​një varg albumesh gjatë asaj periudhe, përfshirë debutimin e tyre “Please Please Me” (1963), “A Hard Day’s Night” (1964) dhe këngën eksperiment “Rubber Soul” në 1965.

“The Lyrics” gjithashtu do të shfaqë fotografi personale të papara, skica dhe vizatime nga arkivi personal i McCartney-t, me secilën këngë të shoqëruar nga një koment që pasqyron procesin e tij krijues.

Libri është redaktuar dhe prezantuar nga poeti irlandez fitues i Çmimit Pulitzer, Paul Muldoon.

Në parathënien e librit, McCartney thotë: “Më shpesh sesa mund të numëroj, më kanë pyetur nëse do të shkruaja një autobiografi, por koha nuk ka qenë kurrë e duhura. E vetmja gjë që kam arritur gjithmonë të bëj, qoftë në shtëpi apo në rrugë, është të shkruaj këngë të reja”.

“Unë e di se disa njerëzve, kur arrijnë një moshë të caktuar, u pëlqen t’u kthehen ditarëve për të kujtuar ngjarjet e përditshme nga e kaluara, por unë nuk kam fletore të tilla. Ajo që kam janë këngët e mia, qindra prej tyre, të cilat kam mësuar se i shërbejnë të njëjtit qëllim. Dhe këto këngë përfshijnë tërë jetën time”, shton ai. / KultPlus.com

Kur mësuesit anglezë u ndaluan në Shqipëri, pasi iu mundësuan studentëve ndëgjimin e Beatles

Nga Aurenc Bebja, Francë – 1 Nëntor 2020

“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 6 majit 1967, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me arsyen e zëvendësimit të mësuesve anglezë me ato francezë në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Francezë, mësues të anglishtes në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Franca i siguron mësues të anglishtes Shqipërisë.

Deri në vitin e kaluar shkollor, ishin anglezët që u mësonin shqiptarëve gjuhën e Shekspirit. Por qeveria e Tiranës nuk rinovoi kontratat e tyre pasi ata u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e disqeve (këngëve) të Beatles-ave.

The Beatles
The Beatles

Shqiptarët më pas iu drejtuan Francës, e cila mban marrëdhëniet më të mira me të vetmin shtet komunist pro-kinez në Evropë.

Frengjishtja është gjithashtu gjuha më e mësuar në Shqipëri pas rusishtes.

Franca gjithashtu furnizon Shqipërinë me grurë që i paguhet drejtpërdrejt në dollarë nga kinezët. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1967-pasi-u-mundesuan-studenteve-te-tyre-degjimin-e-kengeve-te-beatles-ave-mesueset-angleze-ndalohen-ne-shqiperi/?fbclid=IwAR17zRufkdNVQhyB9Ca5Y29P1Lga-4I0ImgMcoU9AmuTDXb0wp4KjoYyPhw

Teksti i këngës ‘Hey Jude’ nga Beatle-s shitet në ankand për 910 mijë dollarë

Një copë letre në të cilën Poul McCartney ka shkruar me dorë fjalët e këngës së famshme ‘Hey Jude’, është shitur për 910 mijë dollarë, në një ankand të organizuar me rastin e 50 vjetorit të ndarjes së Beatles, transmeton KultPlus.

Bëhet fjalë për një shumë pesë herë më të lartë, se vlera e parashikuar. Ankandi u zhvillua online për shkak të virusit korona, nga një Shtëpi kaliforniane e Ankandeve.

Mes shitjeve të mëdha të ditës, është edhe lëkura e një daulleje bas me logon e Beatles, e përdorur në vitin 1964, e shitur për 200 mijë dollarë. Një faqe e shkruar me dorë e skenorgrafisë së videos ‘Hello, Goodbye’, 1967, u shit për 83.200 dollarë.

Në ankand gjithashtu u shit një mbajtëse qirinjsh e përdorur nga Ringo Star në studiot e Abbey Road në vitet 60-të, për 32.500 dollarë. / KultPlus.com

Epoka “Beatles”

Kur, në fillim të viteve ’70-të, vendosën të ndahen, yjet e muzikës trishtuan të gjithë ndjekësit e apasionuar, të panumërt. Gjysmë shekulli më vonë, ”Beatles” nuk e kanë humbur popullaritetin dhe ende mbizotërojnë skenën botërore të muzikës pop./Konica.al

10 prill 1970, dita fatale e ndarjes

Paul McCartney njofton se “Fab Four” (Katër të Mrekullueshmit – shën. i përkth.) nuk do të regjistronin më asgjë, së bashku.

“Beatles’ konsiderohen aventura më përrallore e shekullit XX, askush nuk mund të parashikonte se një sukses i tillë i jashtëzakonshëm do të vazhdonte edhe në shekullin tjetër,” – ka thënë historiani i grupit, Mark Lewisohn.

“50 vjet pas ndarjes së tyre, ‘Beatles’ mbeten artistikisht, të patejkalueshëm dhe shtyjnë krijuesit të tejkalojnë kufijtë”, – nënvizon autori i librit “Beatles: All these years”.

10 prilli i vitit 1970, shënohet përgjithmonë me rreth të zi, për ithtarët e grupit: atë ditë u shfaq një intervistë me Paul-in, ku ai tha, se ”Beatles” do ta ndalnin bashkëpunimin, pak para publikimit të albumit të tij të parë solo.

Pa arritur aq larg sa të njoftojë qartë përfundimin e grupit, Paul, i pyetur në lidhje me rifillimin e bashkëpunimit të tij me John Lennon-in, u përgjigj thatë “jo”.

“McCartney prishet me ‘Beatles-at”, ishte titulli i “New York Times” /KultPlus.com

50 vite pas ndarjes “Beatles” më popullorë se kurrë

Ata thyen miliona zemra kur u ndanë në fillim të viteve 1970, por, gjysmë shekulli më vonë, ”Beatles” nuk kanë humbur asnjë nga popullariteti i  tyre dhe ende mbizotërojnë skenën botërore të muzikës pop.

10 prill 1970, dita fatale e ndarjes.

Paul McCartney njofton se “Fab Four” (Katër të Mrekullueshmit – shën. i përkth.) nuk do të regjistronin më asgjë së bashku.

“Beatles’ konsiderohen aventura më përrallore e shekullit XX, askush nuk mund të parashikonte se një sukses i tillë i jashtëzakonshëm do të vazhdonte edhe në shekullin tjetër,” tha historiani i grupit, Mark Lewisohn.

“50 vjet pas ndarjes së tyre, ‘Beatles’ mbeten artistikisht të patejkalueshëm dhe shtyjnë krijuesit të shtyjnë kufijtë”, nënvizon autori i librit “Beatles: All these years”.

10 prilli i vitit 1970 shënohet përgjithmonë me rreth të zi për ithtarët e grupit: atë ditë u shfaq një intervistë me Paul-in, ku ai tha se ”Beatles” do të ndalnin së punuari së bashku, pak para lëshimit të albumit të tij të parë solo.

Pa arritur aq larg sa të njoftojë qartë përfundimin e grupit, Paul, i pyetur në lidhje me rifillimin e bashkëpunimit të tij me John Lennon-in, u përgjigj thatë “jo”.

“McCartney prishet me ‘Beatles-at”, ishte titulli i ”New York Times”.

Prishja e lidhjeve të tyre të biznesit pak më vonë, në një gjykatë britanike, vulosi përfundimisht edhe ndarjen e tyre./ atsh/ KultPlus.com

“Abbey Road” i “The Beatles” kryeson top-listën britanike në 50-vjetor

Klasiku i vitit 1969 i Beatlasave, “Abbey Road”, sot ka bërë një rikthim ngadhënjyes në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe grupi ka thyer rekordin e vet në proces.

Edicionet e përvjetorit të 50-të të albumit e kanë kthyer atë në maje, sipas rangimit të Official Charts Company, 49 vjet e 252 ditë që prej kryesimit 17-javor që përfundoi me 31 janar 1970.

Kjo i tejkaloi 49 vjet e 125 ditë ndërmjet përfundimit të qëndrimit në krye të albumit “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” dhe rikthimit të tij në maja në përvjetorin e vet të 50-të në qershor të vitit 2017.

Paul McCartney ka komentuar lajmin duke thënë: “Është vështirë të besosh se ‘Abbey Road’ ende mbahet pas gjithë këtyre viteve. Por prapë është një album tepër i mirë”. Rreth 9 mijë nga totali i shitjeve të kombinuara kanë ardhur në vinyl, duke e bërë atë numër një.

Historia e tabelës së “Abbey Road” në Mbretërinë e Bashkuar është e gjatë dhe interesante, me qëndrime të shumta në bestsellerë. Ka debutuar në vendin e parë në listën që mban datën 4 tetor 1969./koha.net/ KultPlus.com

Drake bën tatuazh ‘Beatles’, kuptimi i tij nxiti debat në rrjete sociale (FOTO)

Këngëtari i njohur Drake bëri tatuazh grupin e njohur nga Liverpool Beatles në dorën e tij, kjo pasi reperi kanadez ka thyer rekordin e mbajtur nga grupi legjendar.

Për këngëtarin Drake kjo është vetëm një nga tatuazhet e shumtë që ka ai.

Në vitin 1964 ‘The Beatles’ kishin thyer rekord në ‘Billboard’ ku 11 këngët e tyre renditeshin të parat në ‘Top 10’ ndërsa tani reperi ka tejkaluar këtë shifër ku me 12 këngë renditet i pari në ‘Top 10’.

Pas këtij suksesi Drake bëri tatuazh foton e njohur të Beatles-ave duke ecur në rrugë dhe ka paraqitur edhe veten duke i udhëhequr grupin legjendar, kjo fotografi nxiti debate në rrjete sociale. / Insajderi / KultPlus.com

Paul McCartney ka problem me memorizimin e disa prej hiteve të “Beatles”

Paul McCartney duhet të kujtohet se si t’i interpretojë hitet e tij të vjetra me “The Beatles”, sepse ato “janë jashtëzakonisht shumë” për t’u mbajtur mend.

Duke folur për gazetën britanike “Daily Mirror”, 77-vjeçari reflektoi për katalogun e tij të gjerë, ku përfshihet karriera gjashtëdekadëshe e kantautorit, shkruan KOHA Ditore. Dhe duke folur për mënyrën se si ai ballafaqohet me memorizimin e këngëve për koncertet e tij, krijuesi i hitit Let It Be rrëfeu se ai mbështetet në anëtarët e bendit të tij për ta ndihmuar atë që ta ringjallin kujtesën e tij.

“Më duhet të rimësoj gjithçka. Unë kam kompozuar shumë, nuk mund t’i mbash mend të gjitha”, tha ai. “Shkojmë në prova dhe unë them ‘Oh po, kështu shkon.””

Kur u pyet nëse ai beson se këngët janë “mjaft të mira”, ylli i hitit Hey Jude u përgjigj: “Besoj, vërtet besoj. Për disa nga këngët e vjetra do të thoshit: “Oh, kjo është e zgjuar, nuk do ta kisha bërë atë.”

“Është emocionuese të mendosh që kjo ende funksionon. Ne ishim një bend i vogël rock and rolli nga Liverpooli, dhe ky bend thjesht vazhdoi”, buzëqeshi ai. / KultPlus.com

Grupi ”Beatles” feston 50 vjetorin e albumit ”White”

Sivjet festohet 50-vjetori i albumit të famshëm ”White”, kompozuar nga grupi ”Beatles”. Stili i grupit anglez ndikoi në publik, duke u shpërhapur dhe duke u kthyer gjithashtu në mënyrë jetese.

Plot 50 vite më parë, kur disku doli në shitje, ishte një kryevepër absolute e historisë së rrymës ”Rock”. Një disk i pasur, kompleks, kaotik dhe surprizues, që shenjoi edhe fillimin e fundit të historisë së grupit; por hapi gjithashtu fazën e fundit legjendare të prodhimit të tyre me pjesët e famshme: ”Abbey Road” dhe ”Let It Be”.
Viti 1968 për ”Beatles”-at nisi në Indi, me udhëtimin historik në ”Rishikesh”, i kryer nën shtysën e George Harrison. Ai udhëtim frymëzoi një gjeneratë të tërë për t’u interesuar për muzikën, kulturën, fetë orientale dhe spiritualizmin lindor.

Bëhej fjalë për një botë, që nga ajo periudhë u bë familjare për një pjesë të madhe të Perëndimit, që nuk i kishte konsideruar kurrë mjaftueshëm nuancat muzikore të lindjes.

Disku përmban një përzierje mes ”Pop”-it, muzikës akustike dhe asaj elektrike, spiritualitetit dhe politikës, ëmbëlsisë dhe nervozizmit, ”Rock”-ut dhe rrymës ”Psychedelik”.

Pra, 50 vite në distancë e gjejmë veten duke celebruar ende, jo vetëm historinë e tyre, por edhe aktualitetin e jashtëzakonshëm të muzikës ”Beatles”-iane.

Një çështje që ende edhe sot habit, emocionon dhe argëton. Historia e karrierës së 4 miqve, që lëvizen nga periferia e Liverpoolit të ”armatosur” me kitara dhe bateri, për të pushtuar botën me muzikën e tyre, duke arritur të bëhen në fare pak kohë, banda me suksesin më të madh në planet. /a.a/KultPlus.com

One Direction thyen rekordin e Beatles

Grupi i njohur One Direction sapo u barazua me Beatles si grupi i vetëm me tre anëtarë që kanë arritur të performojnë si solistë në SHBA.

Ata mund të jenë ndarë , por janë duke kryesuar akoma në tabelat e Billboard në SHBA.

Barazimi erdhi pasi Niall Horan kryesoi listat me debutimin e tij, Flicker, i cili shiti 152,000 kopje javën e kaluar.

Ai ndjek Harry Styles dhe Zayn Malik , duke barazuar rekordin e The Beatles, i cili ka qëndruar si i tillë që nga viti 1971.

E tjerë të grupit, Louis Tomlinson dhe Liam Payne nuk kanë realizuar ende albumet e tyre solo, që do të thotë që mbase ata mund të arrijnë të kalojnë rekordin e Fab Four./ KultPlus.com