Djali i presidentit amerikan, Hunter Biden së shpejti do të publikojë një libër me përpjekjet e tij kundër stubtancave narkotike, transmeton KultPlus.
Libri do të quhet “Beautiful Things” (“Gjëra të bukura”) dhe do të publikohet më 6 prill.
Titulli i këtij libri i referohet një shprehjeje që ai dhe vëllai i tij e përdornin pas diagnostikimit të Beua Biden – djalit tjetër të presidentit – me kancer në tru në vitin 2015. Këtë shprehje e përdornin me qëllim që të theksonin se çfarë është e rëndësishme në jetë.
Hunter Biden ka qenë disa herë i sulmuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa financat e tij kanë qenë objekt hetimi nga Departamenti i Drejtësisë.
Në njërin nga debatet më të fundit presidenciale në vjeshtë, Joe Biden e mbrojti të birin nga sulmet e Trumpit. “Djali im, si shumë njerëz, si shumë njerëz që njihni në shtëpi, ka pasur problem me drogën”, deklaroi ai.
“Ai e ka tejkaluar atë. E ka rregulluar. Ka punuar për të dhe jam krenar me të. Jam krenar me të birin tim”, tha Joe Biden.
Ndryshe, Hunter Biden është avokat dhe ish-lobues, puna e të cilit ka qenë ndihmë që çoi drejt hetimeve të para kundër Trumpit. /express/ KultPlus.com