‘Zoti e ruajt Dua Lipën’, AFP: Sunny Hill lehtësisht mund të ngatërrohet me Glastonbury

Mes një lumi xhinsesh të shkurtra, selfieve, temash dhe basi të fuqishëm, ambienti mund të ngatërrohet lehtësisht me “Coachella” ose “Glastonbury”.

Kështu e nis shkrimin e saj agjencia franceze e lajmeve AFP, të cilin më poshtë, Klankosova.tv e sjell të plotë.

Por festivali “Sunny Hill” në Prishtinë po ndihmon ta kthejë Kosovën në një destinacion të preferuar gjatë sezonit të festivaleve verore të Evropës, falë kryesisht themelueses së tij: Dua Lipa.

Për vite me radhë, Kosova ishte e lidhur me luftën e saj të përgjakshme kundër Serbisë, e cila vuri përballë kryengritësit shqiptarë etnikë kundër forcave serbe në fund të viteve 1990, duke lënë mijëra të vdekur dhe duke shkaktuar një krizë refugjatësh.

Por ardhja e Lipës në skenën ndërkombëtare të popit ka ndihmuar në shfaqjen e anën tjetër të Kosovës — të rinj, të talentuar dhe plot ambicie.

Me më shumë se 87 milionë ndjekës në Instagram dhe më shumë se 25 milionë albume të shitura, këngëtarja e lindur në Britani e me origjinë nga Kosova është një nga yjet më të mëdhenj të popit në botë.

Krahas një programi të pafund turnesh, roleve në film dhe organizimit të një podkasti të njohur, Lipa mbetet një nga promovuesit më të zëshëm të të gjitha gjërave në Kosovë.

I nisur në vitin 2018 me babanë e saj, festivali “Sunny Hill” që ajo krijoi ka sjellë disa nga emrat më të mëdhenj për të performuar në këtë cep të vogël të Ballkanit.

Pasditen e vonë të së enjtes, ndërsa notat e para jehonin nga skena kryesore, një turmë e re kaloi nëpër hyrje të festivalit, gjithnjë mirënjohës ndaj Lipës që solli një tjetër listë të mbushur me yje në kryeqytetin Prishtinë.

“Jam shumë e lumtur që ajo po promovon vendin tonë me këta artistë shumë të mëdhenj dhe po i sjell në vendin tonë”, tha Rita Ramadani, 19 vjeçe.

Për edicionin e tij të pestë, “Sunny Hill” krenohet me një listë interpretuesish që rivalizojnë festivalet më të njohura.

Kryesuesit e këtij viti përfshijnë sensacionin britanik të repit Stormzy dhe mbretin e arobeat, Burna Boy.

Bebe Rexha — e cila është gjithashtu me origjinë etnike shqiptare — elektrizoi turmën teksa këndoi hitin e saj global “Me, Myself and I”, ndërsa fliste shqip me publikun mes këngëve.

Flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës ishin të vendosur në skena dhe u shpërndanë nëpër publik gjatë shfaqjeve, ku pjesëmarrësit e festivalit rregullisht mbajnë dy duar të kryqëzuara në shenjën e shqiponjës shqiptare lart.

Në fund të fundit, ky është një festival në Kosovë.

“Jemi të gjithë shumë të lumtur që kjo po ndodh tani dhe njerëzit nga e gjithë bota kanë dëgjuar për Kosovën dhe për ‘Sunny Hill’. Falë Dua Lipës”, tha pjesëmarrësja e festivalit Nita Krasniqii.

E ndërsa festivali tërheq mijëra vendas, dashamirës të muzikës nga jashtë po bëjnë rrugën e tyre për në Prishtinë.

“Ne jemi këtu sepse ka muzikë të mrekullueshme”, tha Michael Maguire, i cili udhëtoi për në festival nga Brukseli me miqtë.

“Kosova është një vend i mrekullueshëm, plot me të rinj dhe shumë të gjallë”.

Por organizimi i një koncerti në Kosovë nuk ka qenë gjithmonë i lehtë.

“Në vitet e para ishte më e vështirë të ftoheshin artistë pasi menaxherët e tyre kërkonin në internet informacione për Kosovën dhe shihnin se mund të ishte e rrezikshme”, tha babai i Lipës dhe bashkëthemeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa për mediat lokale.

“Tani nuk e kemi atë problem se kemi ndërtuar një emër”!

Sipas organizatorëve, rreth 45 për qind e biletave të festivalit këtë vit janë shitur jashtë vendit.

Me çmim 200 euro një biletë — që është gati gjysma e pagës mesatare mujore në Kosovë — pak të rinj vendas janë në gjendje të përballojnë hyrjen në festivalin katër-ditor.

Për të ndihmuar në kontrollin e kostove, qeveria komunale e Prishtinës ofroi tokën, sigurinë, transportin dhe grumbullimin e mbeturinave falas.

“Është mrekulli që ndodh në Prishtinë”, tha për AFP kryebashkiaku Përparim Rama.

“Na ofron mundësinë fantastike për të shfaqur njerëzit tanë, kulturën tonë, trashëgiminë tonë”.

Edhe pse Lipa nuk është planifikuar zyrtarisht të performojë këtë vit pasi ajo e menaxhon festivalin nga anash dhe ndjek performancat nga seksioni VIP, vëmendja mbetet e fiksuar tek ajo.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës themi Zoti e ruajt Amerikën”, ka bërtitur reperi Mozzik për publikun gjatë setit të tij.

“Unë them ‘Zoti e ruajt Dua Lipën’”. 

E pasionuar pas Britney Spears, Bebe Rexha risjell këngën hit ‘Oops..I Did It Again’

Këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Bebe Rexha, së fundmi ka përpunuar njërën nga këngët e saj të preferuara ‘Oops..I Did It Again’, të interpretuar kohë më parë nga idhulli i saj, Britney Spears, shkruan KultPlus.

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga Bebe Rexha në Instagram:

Bebe Rexha flet pas goditjes që mori me telefon në fytyrë gjatë koncertit: Jam mirë

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka publikuar fotografi ku shihet syri i saj i mavijosur pas goditjes me telefon nga një pjesëmarrës në një koncert, shkruan KultPlus.

Këto fotografi Bebe Rexha i ka hedhur në rrjetin social, Instagram duke thënë se ‘Jam Mirë’.

Sot ajo gjatë një perfomance u sulmua me telefon, përderisa ishte duke e bërë me duar simbolin shqiptar, ‘shqiponjën dykrerëshe’, nga nga 27 vjeqari Nicolas Malvagna, i cili më pas edhe është arrestuar./KultPlus.com

Pas suksesit të “Bebe”, Era Istrefi paralajmëron një këngë të re

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë këngën e saj të re, shkruan KultPlus.

Istrefi, e cila po shijon suksese madhështore me hitin e saj “Bebe”, ka pyetur mbështetësit e saj në “Instagram”, në qoftë se dëshirojnë që kënga e rë të publikohet të premten ose të shtunën.

“TKRKT së shpejti.. A pe doni t’premten a t’shtunen”, ka shkruar Istrefi në rrjetin social “Instagram”.

“BEBE” deri më tani ka arritur 15 milionë shikime në “YouTube”, ndërsa mund të dëgjohet edhe përmes platformave të tjera muzikore. /KultPlus.com

Era Istrefi dhe rikthimi i madh, kënga ‘Bebe’ merr pëlqimin e madh të publikut

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka lansuar së fundmi këngën e saj “Bebe”, duke u rikthyer në muzikë pas një mungese të gjatë, shkruan KultPlus.

Ky projekt i realizuar nga artistja, u prit mirë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm.

Përpos pëlqimeve që mori nga Kosova, kjo këngë ritmike u bë virale dhe po qëndron në vendin e parë të renditjeve në Zvicër.

Era ka paralajmëruar në “Instagram” se është gati në realizimin e klipeve dhe këngëve të reja.

Ky projekt i artistes u prit mirë dhe për kaq kohë të shkurtër kaloi shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën YouTube. /KultPlus.com