Bebe Rexha: Në të ardhmen ndoshta do të vendos në këngë edhe fjalë shqipe

Bebe Rexha diskuton për realizimin e një këngë në gjuhën shqipe, në emisionin “Up close and personal” të Majk Adam, shkruan KultPlus.

Shqiptaro-amerikani, Majk Adam, është personalitet i radios dhe televizionit në SHBA. Majk, në botën shqiptare u bë i njohur, pasi i kërkoi dorën Rita Orës në emisionin e tij “Up close and personal”.

Kohë më parë, pjesë e emisionit të tij ishte edhe Era Istrefi, ndërsa siç thotë Majk, Bebe Rexha dhe Dua Lipa ka kohë që janë në listën e tij të shqiptareve që dëshironte t’i ketë në emision. Kështu ditë më parë Bebe Rexha ishte pjesë e këtij emisioni.

Bebe Rexhën përgjatë bisedës që kishin rreth albumit të saj debutues, ai e pyeti edhe nëse do të bëjë edhe ndonjë këngë apo album në gjuhën shqipe.

Ajo tregoi se tashmë në këngët e saj si “Self control” ose tek “I got you” ka influencë të tingujve, daulleve, por që nuk është se e di shqipen aq rrjedhshëm sa të bëjë një këngë apo album të plotë.

“Mund të vendos tinguj apo ndoshta edhe ndonjë fjalë, por nuk besoj që do të kem ndonjë këngët të plotë pasi që nuk e flas shumë mirë. Pra edhe po edhe jo do të ishte përgjigja”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka diskutuar edhe si është takuar për herë të parë me Rita Orën por edhe me Dua Lipën./KultPlus.com.

Singer Bebe Rexha in the Fresh 102.7 Radio.com Theatre with Mike Adam. (Photo: Joe Cingrana/Fresh 102.7)

https://fresh1027.radio.com/blogs/mike-adam/bebe-rexha-gets-close-personal-discusses-debut-album-family-more-fans-fresh-1027

Bebe Rexha publikon këngët e reja nga albumi i fundit (VIDEO)

Bebe Rexha vazhdon të publikojë projekte të reja muzikore nga albumi i ri “Expectations”.

Ajo ka sjellë këngën “Sad” që i dedikohet mendimeve që ka njeriu sa herë që qëndron në vetmi. Së bashku me të ka publikuar edhe “Pillow”, “Grace” dhe “Shining Star”.

E përkthyer në shqip “Sad” do të thotë ‘e mërzitur’. Tekstet janë shkruar nga vetë artistja mund të kenë lidhje me gjendjen e saj emocionale, por ende nuk është konfirmuar diçka e tillë.

Këngët janë vetëm në versionin audio dhe tekst, ndërsa nuk dihet nëse do vijnë me klip muzikor. Ka vetëm pak ditë që Bebe ka publikuar projektin “I’m a mess” në po të njëjtin version.

Duket se Bebe nuk do të ndalet dhe ky do të jetë viti i saj për sukseset në tregun e muzikës./ KultPlus.com

Bebe Rexha së shpejti sjellë videoklipin e këngës “I’m A Mess”

Bebe Rexha i është përveshur punës për të sjellë videoklipin për këngën “I’m A Mess”, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka vendosur që këngës “I’m A Mess” t’i realizojë edhe videoklip.

Ajo përmes një postimi në instagram ka ndarë me miqtë e saj një foto gjatë realizimit të videoklipit duke mos treguar më shumë detaje.

I’m a mess. I’m a loser. I’m a hater. I’m a user. #ImAMess #MusicVideo

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Kënga “I’m A Mess” deri tani ka arritur mbi 22 milion klikime në YouTube dhe është pjesë e këngëve të albumit “Expectations”./KultPlus.com

Performanca e fuqishme e Bebe Rexhës te ‘Jimmy Fallon’ (VIDEO)

Këngëtarja Bebe Rexha është paraqitur më këngën e saj të re “I’m A Mess”, e cila është pjesë e albumit të posapublikuar “Expectations”, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha luajti një shfaqje dramatike gjatë spektaklit Jimmy Fallon të hënën. Këngëtarja nisi këngën e cila të rrëmben shumë lehtë gjersa ishte e shtrirë në një shtrat spitalor, ndërsa një infermiere qëndronte pranë.

Në ndërkohë valltarët e veshur me rroba si doktorë dhe punonjës kërcenin së bashku me këngëtaren, duke pasqyruar temat e shtytjes dhe tërheqjes së këngës dhe duke kulmuar në një luftë me jastëkë në skenë, ku u shfaq edhe i gjithë konflikti.

Më poshtë mund të ndiqni performancën e plotë të këngëtares Bebe Rexha./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=u6RjOx_VVP4

Rita Ora jep përkrahje për albumin e ri të Bebe Rexhës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi albumin e saj të ri.

“Expectations” titullohet albumi i saj më i ri, i cili ka gjithsej 14 këngë përbrenda e tij.

“I’m a mess” është kënga e fundit që këngëtarja Rexha solli për fansat e saj, këngë e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Përkrahje për albumin e saj më të ri përveç fansave, kanë dhënë edhe kolegët e saj.

Rita Ora është njëra ndër mikeshat më të mira të këngëtares, e cila në një fotografi të publikuar në InstaStory, ka dhënë mbështetje për albumin e koleges së saj.

Kujtojmë që të dy shqiptaret këtë vit sollën së bashku edhe një bashkëpunim me Cardi B dhe Charli XCX, të titulluar “Girls”.

Bebe Rexha publikon albumin ‘Expectations’

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha tashmë ka publikuar albumin e saj “Expectations”, shkruan KultPlus. Këngëtarja 28 vjeçare ka publikuar albumin e saj “Expectations”, album ky i cili është edhe albumi debutues i saj dhe të gjithë tashmë kanë mundësi që ta blejnë apo shkarkojnë atë.

Albumi përfshinë disa nga këngët të cilat kohë më parë këngëtarja i publikoi si “Ferrari”, “I’m a Mess”, “2 souls on Fire”, “Meant to Be”, “I Got You”.

Këngëtarja ishte shprehur për albumin se përmban këngët të cilat janë të sinqerta dhe në të janë gërshetuar të gjitha gjërat që e frymëzojnë atë dhe që ajo i do./KultPlus.com

Bebe Rexha flet për takimin e parë me Eminemin, shumë kohë pas bashkëpunimit

Më 2013 këngëtarja shqiptare Bebe Rexha kishte filluar të shkruante këngën e quajtur “Monster Under My Bed” që ishte e destinuar për albumin e saj debutues.

“‘The Monster’ ishte ankthi dhe depresioni im. Është një këngë për mua kur kam thënë, ‘kjo jam unë. Nuk po ndryshoj, dhe duhet ta pranoj”, është shprehur Bebe Rexha për BBC.

Demo origjinale e përfshinte edhe Florence + The Machine, por këngëtarja kishte ndjenjën se atyre rreshtave më së miri shpirt do iu jepte reperi i mirënjohur, Eminem, për çka thotë se kishte të drejtë.

Ai e shndërroi këngën në një hit botëror, duke arritur numrin një në top listat e 23 vendeve. Gjithashtu edhe Rihanna e kishte zëvendësuar atë në refren.

Dhe përkundër këtij bashkëpunimi, Bebe Rexha nuk e kishte takuar Eminemin, dhe këtë e kishte bërë pas një kohe të gjatë.

“Në intervistat e mia të mëparshme njerëzit më pyesnin ‘si është Eminemi? dhe unë iu ktheja ‘nuk e di, s’e kam takuar’”, shprehet ajo.

Kjo më në fund ndryshoi në muajin maj të këtij viti, kur Eminemi e kishte ftuar atë të performonte në festivalin Coachella këngën “The Monster”.

“Ishte aq bukur. E shikoja atë në prova dhe thosha, ‘oh Zot! Është kaq bukur me të taku. Ai më tha, ‘nuk është bukur të më takosh mua’, dhe ia ktheva, ‘po është’”, shprehet Bebe Rexha./ KultPlus.com

Bebe Rexha për shqiptarët: Jemi si kuaj, mund të durojmë gjithçka!

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, ka dhënë një intervistë për BBC ku ka folur edhe për shqiptarët.

Njëra prej mediave më të mëdha në botë, shkruan se Rexha ka arritur të bëjë standard të mirë jete duke shkruar këngë hite për të tjerët, dhe nganjëherë duke kënduar edhe vet.

Rexha që u shpërngul nga Dibra në New York, ka marrë famë të madhe pasi kishte punuar në këngën e famshme të Eminem e Rihannas, the Monster, e po ashtu edhe me këngën Me Mylself and I për G-Easy.

Për momentin, ajo radhitet në Top 10-ëshen e këngëve më të dëgjuara në Britani të Madhe me këngën ‘Girls’ të cilën e ka publikuar në bashkëpunim me Rita Orën.

Edhe e tëra kjo, është një rezultat i një pune të zorshme 10-të vjeçare për t’ia dalë në industrinë e muzikës.

“Kam trokitur në disa dyer derisa duart e mia ishin të kaltra e të zeza, e edhe derisa mu gjakosën”, ka thënë 28 vjeçarja Rexha për BBC.

Sikurse Dua Lipa e Rita Ora, edhe Bebe ka prejardhje shqiptare, shkruan BBC.

“Ka diçka në ujin e shqiptarëve”, ka thënë me të qeshura ajo. “Ne jemi shumë të fortë. Jem si kuaj dhe mund të durojmë gjithçka”, ka deklaruar Bebe Rexha, në intervistën e saj të fundit.

Publikohet “I’m a mess” e Bebe Rexhës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Beba Rexha para disa orësh ka publikuar edhe këngën e saj më të re “I’m a mess”, shkruan KultPlus.

Rexha, që po dominon akoma në Amerikë me hitin “Meant to Be”, ka paralajmëruar që më 22 qershor, do të lansoj albumin e ri “Expectations”.

Në mesin e disa këngëve të përfshira është edhe kënga e saj e sapopublikuar “I’m a mess”./ KultPlus.com

Vdieoklipi më i ri i këngës së Rita Orës me Bebe Rexhën (VIDEO)

“Girls” titullohet kënga shumë e përfolur e Rita Orës me Bebe Rexhen, Charlie XCX dhe Cardi B, shkruan KultPlus.

Sapo është publikuar edhe videoklipi më i ri i kësaj këngë që lëviz në skena të ndryshme e shpërfaq lëvizjet dinamike të këngëtareve.

Rita Ora ka mbajtur një turne në vende të ndryshme të botës të titulluar “Girls”, ndërsa javën e kaluar është paraqitur me koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë, atje ku është pritur nga 250 mijë njerëz./ KultPlus.com

“CultureTrip”: Bota është mbushur me artistë shqiptarë

Bota është e mbushur me artistë të njohur dhe të famshëm nga Shqipëria ose me rrënjë shqiptare, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti.

Zbuloni disa prej artistëve, piktorëve dhe këngëtarëve shqiptarë më të famshëm, punët e të cilëve njihen në të gjithë botën:

Albania, Berat, Onufri Museum. Detail. Icon from the central area of the iconostasi of the church of the Annunciation in Berat; one of the apostoles.

Onufri
Onufri është piktori i ikonave më i famshëm nga Shqipëria. Ai ishte aktiv në shekullin XVI në jug të Shqipërisë, në perëndim të Maqedonisë dhe veri të Greqisë. Mendohet se Onufri ka lindur në Berat, një qytet i bukur që ndodhet në jug të Shqipërisë. Sot, Berati ka një muze shumë interesant të Onufrit, ku vizitorët mund të mësojnë për artistin dhe të admirojnë pikturat e tij. Vepra të tjera arti të Onufrit mund të gjenden në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe në shumë kisha përmes vendit.

Kolë Idromeno
Nikolla Kolë Idromeno, i njohur si Kolë Idromeno, ishte një piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatë epokës së Rilindjes në Shqipëri (periudha historike nga viti 1870 deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912). Idromeno kishte lindur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Ai kishte bërë studimet në Venecia në Akademinë e Arteve të Bukura, udhëtoi nëpër Europë dhe më pas u kthye në Shkodër, ku zbukuroi tavanin e Katedrales së Shën Stefanit. Shumë prej pikturave të tij tani ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ibrahim Kodra
Ibrahim Kodra është një prej piktorëve më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai studioi art në Milano dhe ishte mik me artistë të famshëm si Pablo Picasso. Punimet e tij prestigjioze ndodhen në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian në Romë, në Galerinë e Arteve të Kosovë në Prishtinë dhe në shumë koleksione private.

Adrian Paci
Adrian Paci është një prej artistëve bashkëkohorë më të famshëm në Shqipëri dhe Europë. I lindur në Shkodër, ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vajti në Milano, Itali. Punimet e tij, që shpesh herë prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund të admirohen në shumë muze dhe galeri artesh në botë. Paci ishte artisti i parë shqiptar që përfaqësoi Vendin e Shqiponjave në Bienalen e Venecias në vitin 1999.

Rita Ora
Rita Ora është një këngëtare britanike, aktore dhe modele e lindur nga pridnër shqiptarë në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Prindërit e saj u larguan nga Kosova kur ajo ishte vetëm një vjeç dhe vajtën në Londër, ku ajo u rrit me familjen e saj. Ajo u bë e famshme në vitin 2012 me këngën në bashkëpunim me “DJ Fresh”, “Hot Right Now”. Që prej asaj kohe ajo ka nxjerrë shumë hite që janë me famë botërore.

Dua Lipa
Një tjetër yll me origjinë shqiptare është e bukura Dua Lipa. Prindërit e saj migruan në Britani të Madhe në vitin 1990 për shkak të dhunës dhe shtypjeve dhe Dua u lind në Londër. Dua Lipa ka nxjerrë shumë këngë të bukura dhe të famshme në bashkëpunim me artistë të mëdhenj, si Sean Paul dhe Calvin Harris. Pa asnjë dyshim ajo është një nga artistet femër më premtuese në botë.
Immagini e contenuti protetti da copyright titolari: Anna Oxa ®
Oxarte ®

Anna Oxa
Ilirjana Hoxha, që njihet si Anna Oxa, është një këngëtare shqiptare, aktore dhe prezantuese televizive në Itali. Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjet dhe çmimet e marra në festivalin prestigjoz të Sanremo, festivali më i famshëm i muzikës në Itali.

Bebe Rexha
Këngëtarja, kompozitaroja dhe producentja amerikane, Bleta “Bebe” Rexha ka rrënjë Shqiptare. Prindërit e sajë janë me origjinë etnike shqiptare nga dy qytete të ndryshme në Maqedoni. Ata vajtën në Bruklin, Nju Jork, ku Bleta lindi në vitin 1989. Ajo ka shkruar shumë këngë për këngëtarë të famshëm, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Ajo ka publikuar gjithashtu shumë hite si “Meant to Be” dhe “I Can’t Stop Drinking About You.”

Era Istrefi
Era Istrefi është një këngëtare shqiptare dhe kompozitore e lindur në Prishtinë, Kosovë. Motra e saj Nora Istrefi është gjithashtu një këngëtare. Era Istrefi bëri debutimin e saj pesë vite më parë në vendin e saj dhe më pas në vitin 2016, ajo u bë e njohur në të gjithë botën me këngën “Bon Bon”, një këngë e shkruar në anglisht me fjali në shqip.

Ermal Meta
Ermal Meta është një këngëtar italo-shqiptar dhe kompozitor i lindur në qytetin jugor të Shqipërisë, Fier. Ai fitoi festivalin prestigjoz të Sanremos në shkurt 2018 me një këgë të bukur që i dedikohet viktimave të luftës. Ai morri pjesë edhe në festivalin e Eurovizionit duke përfaqësuar Italinë.

Action Bronson
Arian Asllani, i njohur ndryshe si Action Bronson, është një reper amerikan, yll i “reality show” dhe shef kuzhine që ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Nju Jorkut nga një baba shqiptar mysliman dhe një nënë amerikane hebreje. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me artistë të famshëm si Eminem, Wiz Khalifa, Prodigy, dhe Kendrick Lamar./ KultPlus.com

Bebe Rexha për Billboard: Jam e lumtur dhe nervoze për albumin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur për albumin e saj të ri dhe pse Jennifer Lopez është artistja që e inspiron.

Rexha, që po dominon akoma në Amerikë me hitin “Meant to Be”, thotë se do të dëshironte të bashkëpunonte sërish me grupin Florida Georgia Lines.

“Kam disa gjëra që jam duke i punuar. Nuk kam përjetuar kurrë dashurinë e tillë para se të merresha me zhanrin ‘country’ andaj jam shumë falënderuese dhe mendoj se është shumë e papritshme, e bukur dhe e mrekullueshme”, ka thënë ajo për “Billboard”.

Më 22 qershor, Rexha lanson albumin e ri “Expectations”. Ajo thotë se është e lumtur dhe nervoze në të njëjtën kohë për lansimin e këtij albumi.

“Jeta ka shumë të papritura, isha shumë e lumtur, isha e mërzitur, isha duke u rritur dhe duke mësuar gjëra të caktuara në jetë, dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe për këtë është albumi. Ka momente të lumtura e të mërzitshme. Andaj mendoj se është një perceptim i jetës”, ka thënë ajo.

Sa i përket yllit të saj të preferuar Jennifer Lopez, këngëtarja shqiptare ka thënë se ajo është e mahnitshme.

“Më pëlqen si performuese, qëndrimin që ka. Mendoj se është e jashtëzakonshme”, është shprehur ajo./ KultPlus.com

Dua Lipa dhe Bebe Rexha për herë të parë në një fotografi së bashku (FOTO)

Dy shqiptare mbrëmë kanë shkelur në tapetin e kuq të eventit Billboard Music Awards 2018 që u mbajt në Las Vegas, shkruan KultPlus.

Por, jo më herët është parë një fotografi e dy shqiptareve bashkë. Ato mbrëmë kanë realizuar një fotografi të cilën e ka publikuar në rrjetin social Instagram një faqe e fansave të Bebe Rexhës, shkruan KultPlus.

“Dua dhe Bebe”, është mbishkrimi i fotografisë.

Bebe Rexha dhe Dua Lipa dy këngëtare që po pushtojnë skenat ndërkombëtare, dje kanë shkëlqyer me dukjen e tyre në këtë ceremoni, ku kanë marrë pjesë edhe shumë emra të mëdhenj të industrisë muzikore./ KultPlus.com

Bebe Rexhën e befason një fans (VIDEO)

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Bukuroshja jonë po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme dhe koncerte anembanë globit.

Ajo së fundi ka qenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në “Billboard Awards”, ku ishin të pranishëm shumë yje botërore. Por, 28-vjeçaren në tapetin e kuq e priste një befasi që i kishte përgatitur një fans i saj i quajtur Mason Ramsey.

Going back home to @bear_rexha Thank you @bbmas for having me. Xoxo

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on


Ky i fundit me kërkesë të prezantueses në qilimin e kuq filloi të këndojë një këngë të shqiptares, e cila gjë e befasoi këndshëm Rexhën.

“Kur Mason Ramsey e këndon më bukur se unë këngën time”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Rexha.

When @lilhankwilliams sings your song better then you. 🙇🏼‍♀️

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on


Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikoj gjatë muajve të ardhshëm./ KultPlus.com

Bebe Rexha e emocionuar për albumin e ri “Expectations”

Këngëtarja shqiptare që ka arritur tashmë të njihet ndërkombëtarisht, Bebe Rexha para pak minutash ka paralajmëruar albumin më të ri me titull “Excpecations”, shkruan KultPlus.

Bebe Rexha përmes një postimi në Instagram ka shprehur emocionet e saj lidhur me albumin, për të cilin thotë se ka punuar aq shumë.

“Expectations po vjen”. Jam shumë e stresuar por dhe mjaft e entuziazmuar. Kam punuar shumë për këtë album dhe nuk di çfarë të pres. Do doja vetëm ta publikoj e pastaj të iki në një qytet të vogël të Evropës për disa muaj dhe pastaj të kthehem. Me shpresën që kur të kthehem ju do ta doni atë aq sa e dua unë”, ka shkruar Bebe Rexha në postimin e saj në Instagram.

Bebe Rexha javën e kaluar ka publikuar edhe këngën më të re “Girls”, në të cilën është e përfshirë edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora./ KultPlus.com

Të premten lansohet bashkëpunimi i Ritës me Beben

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, këtë të premte do të lansojnë këngën e re.

“Girls” titullohet kënga që përpos dyshes shqiptare ka bashkuar edhe këngëtaret Cardi B e Charli XCX.

Kënga “Girls” është pjesë e albumit të ri të Rita Orës, i cili pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti, ndërsa flet për marrëdhëniet shumë të afërta mes vajzave./ KultPlus.com

GIRLS – COMING FRIDAY 💕 @iamcardib @BebeRexha @charli_xcx

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Bebe Rexha do të performojë sonte te Ellen Show

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha është duke korrur mjaft sukses në skenën muzikore ndërkombëtare, veçmas me hitin e saj “Meant to be”.

Ajo së fundmi ka treguar se do të jetë pjesëmarrëse në shoun e njohur amerikan “The Ellen Show”.

Ajo sot ka publikuar një fotografi në Instragm me Ellen DeGeneres ndërsa i ka ftuar të gjithë fansat që ta ndjekin performancën e saj.

“Sonte. Mos e humbisni performancen time tek The Ellen Show”, ka shkruar këngëtarja Rexha.

Ajo së fundmi ka publikuar dy këngë të reja – “Ferrari” dhe “2 souls on fire”. / KultPlus.com

Ky është “Ferrari” i Bebe Rexhës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare sapo ka prezantuar Ferrarin e saj, shkruan KultPlus.

Po nuk bëhet fjalë për ndonjë makinë të re të Bebes, por është kënga e saj më e re që sapo është lansuar e që e ka titulluar me “ I’m A Ferrari”.

Këngën e saj e ka sjellë me audio, por në të njëjtën kohë ka sjellë edhe tekstin e kësaj kënge.
KultPlus ju sjellë këtë këngë, e cila është kënga e dytë që ka lansuar brenda një dite, duke përfshirë edhe këngën 2 Souls on Fire.


Bebe Rexha sjellë këngën më të re (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha sapo ka lansuar këngën e saj më të re, shkruan KultPlus.

“2 Souls on Fire”, është kënga më e re e Bebe Rexhës e cila e ka sjellë në bashkëpunim me Quavo. Kjo këngë tani për tani është prezantuar vetëm në verzionin audio, kurse për videoklip, ende nuk dihet se kur do të prezantohet.

KultPlus ju sjellë këtë këngë të fundit të Bebe Rexhës./KultPlus.com

Bebe Rexha në përkrahje të LGBT-së, mbulohet me flamurin shumëngjyrësh

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa pamje nga koncerti i saj më i fundit, Rexha vendosi t’i ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo në InstaStory ka publikuar disa fotografi nga prapaskena e koncertit, ku shfaqet e mbuluar me flamurin shumëngjyrësh, që identifikon komunitetin LGBTI.

E njëjta vazhdon ende të jetë pjesë e top listave botërore me projektin e saj të fundit shumë të suksesshëm “Meant to be”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Bebe Rexha sjell këngë me Ne-Yo (VIDEO)

Ylli i muzikës R&B ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me këngëtaren Bebe Rexha dhe Stefflon Don.

Kënga mban emrin “Push Back”.

“Më pëlqen kur një grua di si të lëvizë. Më pëlqen kur një grua është e pavarur, ka zemër dhe mendje. Është rahat me trupin e saj. Dhe, kur të lëshohet muzika ajo është e gatshme për lëvizje. Ajo u tregon sa me vetëbesim dhe rahat është. “Push Back”, flet për këto gra”, ka thënë Ne-Yo, transmeton Koha.net.

Kënga, gjithashtu pritet të futet në albumin e radhës që quhet “Good Man”, dhe pritet të lansohet më 8 qershor 2018./ KultPlus.com

Bebe Rexha iu mëson amerikanëve vallen shqiptare (FOTO)

Në ditëlindjen tipike amerikane të mikeshës së saj, Bebe Rexha ka menduar ta ngrohë atmosferën dhe t’i sjellë të pranishmëve energji duke u mësuar vallen shqiptare.

Të gjithë djemtë dhe vajzat që ndodheshin në festë u angazhuan për të mësuar vallen me dy hapa nën ritmet e këngës së famshme të Capital T, “Hatixhe”. Ata dëgjohen duke numëruar një, dy, tre.

Këngëtarja e famshme, e cila po korr mjaft sukses në tregun muzikor ndërkombëtar, ka postuar dy video në sotrien e “Instagram”-it ku tregon për këtë moment kaq të bukur./ KultPlus.com

Bebe Rexha thyen rekord, arrin vendin e dytë në Billboard

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha po arrin suksese të jashtëzakonshme në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i muzikës sapo ka thyer rekord, duke u renditur në vendin e dytë të “Billboard Charts” për herë të parë.

Ajo është këngëtarja e parë shqiptare që ka arritur këtë sukses. Me këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line, Bebe ka lënë pas shumë emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si Bruno Mars, Ed Sheeran, ndërsa vendin e parë e kryeson prej disa javësh Drake me “God’s plan”./ KultPlus.com