Bebe Rexha, imazhi më i ri i atleteve të reja nga ‘Puma’ dhe ‘Deichmann’

“Puma” dhe “Deichmann” po lansojnë një koleksion të ri atleteve dhe kanë angazhuar këngëtaren dhe autoren e këngëve, Bebe Rexha, për një fushatë të re reklamuese.

Dy modele të reja atletesh dhe tri çanta janë rezultat i bashkëpunimit midis “Puma” dhe “Deichmann”. Femrat më të reja në veçanti duhet të adresohen me prerje të qarta dhe me ngjyrën rozë.

Një dëshmi e përshtatshme për këtë është Bebe Rexha, e cila tashmë ka pasur një numër të madh suksesesh në fushën e muzikës, dhe me sjelljen e saj me vetëbesim, dëshiron të inkurajojë gratë e reja në veçanti, transmeton KultPlus.

Fushata u zhvillua dhe zbatua nga Grey Germany, agjencia kryesore e “Deichmann”, së bashku me kompaninë e prodhimit të filmit “Tempomedia”. Mund të shihet në TV, në klipe të ndryshme në internet, në rrjetet sociale, në POS dhe në shtyp. 

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

Pas Dua Lipës, edhe një tjetër këngëtare shqiptare me famë botërore ka bashkëpunuar me markën e njohur të atleteve “Puma”.

Një grua me vetëbesim dhe shumë e suksesshme në muzikë: ajo është Bebe Rexha.

Këngëtarja e nominuar me çmim “Grammy” është shndërruar në ambasadoren e re të fushatës së “Deichmann”, zinxhiri më i madh i shitjes së veshmbathjeve në Evropë. Së bashku i kanë krijuar disa modele të atleteve me markën e njohur “Puma”, e që janë pjesë e koleksionit të titulluar “Power”.

“Çfarëdo që ju përshtatet”, kjo është motoja e fushatës e cila e mbështet emancipimin e grave.

Bebe Rexha, e cila u bë e njohur për shkrimin e këngëve për artistë të mëdhenj si Eminen, Rihanna dhe Selena Gomez, u shpreh e entuziazmuar për këtë bashkëpunim.

Koleksioni “Power” tashmë është në dispozicionin e publikut. Atë e gjeni në dyqanet “Deichmann” në Gjermani dhe vende tjera të Evropës, si dhe mund të porositet online./ KultPlus.com

Bebe Rexha publikon këngën e re (VIDEO)

Bebe Rexha ka publikuar këngën e re të titulluar “Sakrifice”.

Artistja ka publikuar këngën bashkë me videoklip.

Kënga është kompozuar nga vetë këngëtarja dhe përbën një nga këngët e albumit të saj më të ri, që pritet të dalë në treg shpejt.

Në videoklip Rexha shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese. / KultPlus.com

Bebe Rexha paralajmëron këngën e re në mënyrë të veçantë

Bebe Rexha po i shfrytëzon rrjetet sociale për ta paralajmëruar lansimin e këngës së re me titull, “Sacrifice”.

Dhe këngëtarja me prejardhje shqiptare e ka zgjedhur një mënyrë mjaft të mirë dhe inovative për ta bërë këtë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, këngëtarja ka zgjedhur që çdo ditë të vë në qendër të vëmendjes gra të ndryshme. Këtu do të përfshihen njerëz të cilët Bebe i ka për zemër, artistë të cilët i adhuron dhe gra të cilat e inspirojnë, e që aktualisht janë duke shënuar suksese të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës.

Këtë iniciativë interesante, Rexha e ka filluar me postimin e një fotografie të yllit të muzikës country, Dolly Parton, dhe një foto të nënës së saj, Buki Rexha.

Kënga “Sacrifice” do të publikohet të premten më 5 mars, dhe vjen pas videoprojektit të fundit të këngëtares, “Baby I’m Jealous”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Doja Cat, dhe që i numëron më shumë se 49 milionë klikime në platformën YouTube. / KultPlus.com

Bebe Rexha do të sjellë këngën ‘Sacrifice’ me 5 mars

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka paralajmëruar se projekti i saj i ri muzikor ‘Sacrifice’, do të lansohet këtë të premte, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë e ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

“Sacrifice do lansohet këtë të premte”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se kënga e fundit që Bebe ka sjellë për fansat e saj ishte “Baby I’m Jealous” në bashkëpunim me reperen Doja Cat./ KultPlus.com

Bebe Rexha e mrekullueshme në pozimin për revistën “L’Officiel Italia” (FOTO)

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka pozuar së fundmi për numrin e ri të revistës “L’Officiel Italia”, shkruan KultPlus.

Rexha shfaqet me një pamje të mahnitshme, teksa flokët e lëshuar ia shtojnë edhe më shumë bukurinë.

Fotografinë e sesionit, Bebe e ka ndarë me fansat e saj në rrjete sociale, teksa ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj. / KultPlus.com

Bebe Rexha do të sjellë këngën e re me 5 mars

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka paralajmëruar një projekt të ri.

Ajo përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kënga e saj më e re do të publikohet më 5 mars.

Nuk është bërë e ditur se si do të titullohet kënga derisa këngëtarja ka lënë të kuptohet që do të jetë një këngë shumë e gjallë, duke postuar edhe një fotografi të saj bashkë me lajmërimin për këngën, e në të cilën duket me dhëmbë jashtë.

Kënga e fundit që Bebe ka sjellë për fansat e saj ishte “Baby I’m Jealous” në bashkëpunim me reperen Doja Cat. / KultPlus.com

Bebe Rexha vallëzon nën ritmin e këngës ‘Bang’, reagon Ora: Të dua Bebe, gjithmonë

Këngëtaret shqiptare që tashmë kanë prekur edhe majat botërore nuk hezitojnë që të shfaqin përkrahjen kundrejt njëra tjetrës. Kështu ka bërë dhe Bebe Rexha me këngën e fundit të Rita Orës, shkruan KultPlus.

Rexha në Instagram ka publikuar një video ku shihet se ajo vallëzon me këngën “Bang” nga Rita Ora.

Por, kjo video nuk ka kaluar pa u parë dhe pa marrë reagimin e vetë këngëtares Ora. Kjo e fundit i ka shprehur mirënjohjen Bebe Rexhës.

“Të dua Bebe Rexha, gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se si Rita Ora, ashtu edhe Bebe Rexha janë duke punuar rreth albumeve të reja muzikore./ KultPlus.com

Enca i propozon Bebes bashkëpunim, një këngë me ritme shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka biseduar për disa minuta në një live video në Instagram me Encën, shkruan KultPlus.

Ishte Bebe Rexha, ajo e cila hyri live në Instagram dhe pastaj këngëtarja Enca iu bashkua dhe kështu realizuan një bisedë të shkurtër në këtë platformë sociale.

Enca e falënderoi artisten e njohur me famë botërore e cila ndihmoi një familje në Shqipëri duke  i ndërtuar një shtëpi pas tërmetit dhe e falënderoi që ka shkuar për vizite pas kësaj katastrofe: “Je dashuri dhe të gjithë ne Shqipëri e kanë pritur shumë mirë”, tha Enca.

Po ashtu, artistet diskutuan edhe për një mundësi bashkëpunimi dhe Bebe Rexha e pranoj më shumë dëshirë, madje ajo shtoi se në rast se do realizohej do dëshironte që në projektin muzikor të kishte muzikë tradicionale shqipe./ KultPlus.com

Bebe Rexha motivon fansat nëpërmjet fitores së Biden: Mos u dorëzoni

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar në Twitter disa postime në lidhje me fitoren e Joe Biden si President dhe Kamala Harris si Zëvendëspresidente, shkruan KultPlus.

Ajo shfrytëzoi përpjekjet e Biden përgjatë karrierës së tij politike dhe fitoren e tij, për ta kthyer në një motivim për fansat e saj.

“Vetëm desha t’ua rikujtoj se kurrë nuk është vonë për t’i arritur ëndrrat tuaja. Joe Biden është 78 vjeçar dhe sot është President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mos u dorëzoni!”, ka shkruar këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ndër të tjera ajo përmendi në restrospektivë vështirësitë e grave përgjatë historisë, teksa ka komentuar edhe për të arriturat e deritanishme gjinore.

“Kamala Harris u bë sot zëvendëspresidentja e parë në Amerikë përgjatë historisë. Janë vetëm 100 vite prej kur ne u lejuam të votonim. Kanë kaluar 49 vjet që kur na janë dhënë të drejta të barabarta. Dhe në vitet e fundit gratë kanë thënë të vërtetat e tyre dhe duke qëndruar të forta së bashku”, ka shkruar Rexha.

Dje u organizua inaugurimi i Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, teksa Kamala Harris hyri në histori si zëvendëspresidentja e parë në këtë superfuqi botërore. / KultPlus.com

Bebe Rexha bën një gjest human, ia dhuron albumin e saj vajzës që iu dogj shtëpia

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore Bebe Rexha njihet për aktivitetin e saj humanist e bamirës, por dhe mbështetjen për fansat e saj.

Pikërisht një fanse i ka shkruar në Twitter, se i ishte djegur shtëpia e bashkë me të dhe disku i këngëve “All your fault”, një album i vogël i këngëtares së famshme.

Sapo ka parë këtë status, këngëtarja shqiptare i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ka ende disa disqe “AYF (All of your fault)” në shtëpinë e saj, dhe do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar, sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka qenë mesazhi i shkruar nga fansja.

Ndërkohë Bebe Rexha i është përgjigjur: “O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”. /dp/ KultPlus.com

Bebe Rexha realizon bashkëpunim të interpretimit të këngëve me revistën ELLE (VIDEO)

Këngëtarja e famshme shqiptar, Bebe Rexha së fundmi ka shpërndarë performancën e saj muzikore në bashkëpunim me revistën e famshme ELLE, shkruan KultPlus.

Këngëtarja ishte caktuar që sapo të merrte disa fjalë, të gjente këngë në të cilat përmenden ato dhe t’i këndoj drejtpërdrejtë.

“Bëhu”, “Mirë”, “Ruaj” dhe shumë të tjera ishin fjalët të cilat bënë që Beben ta dëgjojmë duke interpretuar këngë prej më të ndryshmeve.

Ajo i dha zë këngëve të ndryshme, një ndër to edhe disa të Britney Spears, Madonnës dhe kënga e saj “Baby I’m Jealous”. / KultPlus.com

Kënga e Bebe Rexhës merr 1 miliardë dëgjime në platformën e famshme muzikore

Nëpër vende të ndryshme të botës, këngëtaret me origjinë shqiptare janë duke arritur suksese duke iu dëgjuar këngët në shifra rekorde, shkruan KultPlus.

Një lajm të mirë në këtë drejtim ka ndarë edhe artistja Bebe Rexha me artdashësit e saj.

Së fundmi, Rexha ka njoftuar opinionin e gjerë se kënga e saj “In the name of love”, e cila është një bashkëpunim me Martin Garrix, ka arritur të dëgjohet një miliardë here në platformën muzikore “Spotify”.

“Në ditën kur e kam bërë këtë këngë, e kam ditur se është speciale”, ka shkruar Bebe.

Ajo ka falenderuar bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e saj. / KultPlus.com

Bebe Rexha: Nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh patjetër vegetën

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka treguar gjithmonë në intervista se sa krenare është për origjinën e saj. Së fundmi, ajo ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka folur për gjërat e preferuara që ka në shtëpinë e saj, si çmimet e fituara në evente muzikore apo dhurata të ndryshme.

Ndër të tjera, Rexha ka ndarë me fansat edhe një nga erëzat më të veçanta që ka në shtëpi. Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi një gjë të tillë. Jo pak herë, artistja me origjinë nga Dibra ka folur për preferencat e saj për kulturën dhe kuzhinën tradicionale shqiptare.

“Kjo këtu quhet vegeta, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar”,– ka thënë Bebe Rexha.

Ndër të tjerash, përgjatë videos, 31-vjeçarja ka veçuar si një nga gjërat më me vlerë në shtëpinë e saj certifikimin “Diamond” për hitin e saj “Meant to be”, si dhe çmimin e fituar në MTV Video Music Awards 2019./ KultPlus.com

Bebe Rexha ndërton shtëpinë e njërës nga familjet që u dëmtua nga tërmeti në Shqipëri

Kanë përfunduar punimet e shtëpisë pas tërmetit në Shqipëri që Bebe Rexha kishte marrë përsipër.

Këtë e bëri të ditur për publikun vetë ajo me një postim në Instagram e cila tha se është shumë e gëzuar.

“Shtëpia e parë është ndërtuar! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve për tërmetin në Shqipëri! Faleminderit @ monika.kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për të parë. Vetëm në kohë për pushime !!! Dashuri për familjen Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!”, ka shkruar Bebe.

Ndryshe, menjëherë pas ngjarjes së tërmetit në Shqipëri  muajin nëntor të vitit të kaluar këngëtarja e njohur me famë botërore kishte marrë iniciativën me anë të një fondi humanitar për ndërtimin e disa shtëpive. E para është realizuar në fshatin Bubq të Shqipërisë.

Në videon që Bebe ka publikuar shihet shtëpia para tërmetit dhe pas. Familjarët e kanë falënderuar këngëtaren pa masë, madje në video shihet se kanë vendosur edhe fotografi të këngëtares brenda në shtëpi në shenjë falënderimi. / KultPlus.com

Bebe Rexha, e gatshme t’i paguajë faturat e fansave

Bebe Rexha bëri një veprim bujar. Viti 2020 solli shumë vështirësi tek disa kategori, të cilat u prekën nga kriza që e shkaktoi pandemia COVID-19.

Shumë njerëz mbetën pa punë, andaj kishin vështirësi të siguronin ushqimin dhe të paguanin faturat e qiranë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ashtu sikurse shumë vullnetmirë, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar disa persona në nevoj, transmeton KultPlus.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ftuar fansat e saj që t’i dërgojnë asaj faturat.

Bebe Rexha ju drejtohet fansave me një mesazh inspirues: Dikur nuk më pranuan në asnjë shkollë

Bebe Rexha është një nga këngëtarët më të suksesshme të momentit, mirëpo duket se fillimet e saj në muzikë nuk kanë qenë fare të lehta.

Këngëtarja ka treguar së fundmi se disa vjet më parë e kishte ëndërr të studionte në një ndër kolegjet më të mira të Amerikës për muzikë, por nuk u pranua kurrë. Me historinë e saj personale ajo u ka dhënë një mesazh të gjithë ndjekësve të rinj, që të mos demoralizohen, pasi nuk kanë nevojë për një kolegj fantastik për të qenë të suksesshëm, siç thotë ajo.

“Hey, nëse po aplikoni për kolegj dhe nuk pranoheni, thjesht doja t’ju bëja të ditur. Unë vdisja që të futesha në shkollën e muzikës në Manhattan dhe Julliard. Nuk u pranova në asnjërën prej tyre dhe bëra muzikë sipas mënyrës sime. Nuk keni nevojë për një kolegj fantastik që të jeni të suksesshëm”, ka shkruar Bebe në një postim në Twitter.

Kujtojmë se këngëtarja ka treguar më herët se në fillim ajo e ka pasur të vështirë të pranojë edhe origjinën e saj, por për këtë gjë e ka ndihmuar shumë Kim Kardashian.

“Po mendoj së fundmi se jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney, Christina e shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja e të isha si to. Ajo që dua të them është se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime dhe se prej nga vija sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje në media rreth kulturës tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj dhe ka treguar se nga vjen dhe kjo e ka bërë atë të jetë shumë e dashur për të gjithë. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua”, tregoi Bebe pak kohë më parë./ KultPlus.com

Bebe Rexha pjesë e koncertit që mbahet në shenjë falënderimi për profesionistët e kujdesit shëndetësor

Bebe Rexha ka konfirmuar pjesëmarrjen në koncertin virtual që mbahet më 29 dhjetor. Koncertetet e këtij viti kanë kaluar në një tjetër version, atë virtual, për shkak të pandemisë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e një koncerti, i cili mbahet në shenjë mirënjohëse për punën e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

“Jam e ngazëllyer që jam pjesë e koncertit virtual të Montefiore-Ajnshtajn “Në një shtet të mirënjohjes”, duke festuar për heronjtë e kujdesit shëndetësor të Nju Jorkut – infermierë, mjekë dhe të gjithë që kanë qenë kaq vetëmohues këtë vit ”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Koncerti në fjalë do të mbahet më 29 dhjetor, ndërsa bashkë me Bebe Rexhën, pjesëmarrës janë dhe Natalie Merchant, Anthony Ramos dhe Mary J. Blige./ KultPlus.com

Dua Lipa për Bebe Rexhën dhe Action Bronson: Jemi shqiptarë

Përderisa është duke gëzuar suksese të shumta, edhe interesimi për intervista me Dua Lipën është rritur, shkruan KultPlus.

Kështu ylli i muzikës pop është duke u shfaqur nëpër medie të ndryshme, duke shpalosur gjëra të reja.

Së fundmi, Lipa ka qenë e pranishme në “Web’s Most Searched Questions”, përgjatë së cilës ajo u përgjigj për pyetjet që iu bëheshin më së shumti nga fansat.

Një nder temat e prekura ishte edhe relacioni me Bebe Rexhën dhe Action Bronson, të cilët kanë prejardhje shqiptare.

Lipa në këtë pyetje u përgjigj me një ngrohtësi.

 “Jemi shqiptarë, në këtë mënyrë më duket se të gjithë shqiptarët e quajnë njëri tjetrit kushëri apo diçka e tillë. Nuk jemi të afërme, por flasim shqip dhe jam krenare që jam e atilë”, u shpreh ajo për Beben.

Në anën tjetër për Bronson ajo shkoj edhe përtej kësaj, duke thënë se e konsideron si vëlla të saj.

“E shoh si vëllanë tim, po ashtu ai më rekomandon restorantet më të mira ndonjëherë”, përfundoi Dua. / KultPlus.com

Bebe Rexha me vallëzim tradicional në emisionin amerikan: Ne i bëjmë dasmat kështu (VIDEO)

Bebe Rexha ka qenë e ftuar në një nga emisionet më të famshme në Amerikë, ‘Glamour’, ku ka ndjekur ‘cover-at’ që fansat e saj kishin realizuar me këngët e saj, shkruan KultPlus.

Teksa komplimentonte dhe theksonte vlerat e secilit prej tyre, Bebe Rexhës i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam.

Ndër versionet e ndryshme të këngëve të saj, Bebes i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i cili kishte realizuar këngën e saj të famshme ‘Say my name’ me tarabuka, me të cilën Bebe filloi menjëherë të kërcejë.

“Opaa, op, o pop”, dëgjohet Bebe Rexha duke thënë përgjatë videos, teksa hap krahët dhe vallëzon në stilin tradicional.

“Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe dhe unë e pëlqeva këtë”, thotë artistja me rrënjë shqiptare përgjatë videos.

Pjesën ku Bebe flet për vallëzimin tradicional, mund ta ndiqni nga minuta e 05:00./ KultPlus.com

Këngëtaret shqiptare pjesë e listës së 30 këngëve më të mira nga Billboard

Billboard ka shpalosur pjesën më të madhe të hiteve të këtij viti ju në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore, shkruan KultPlus.

Në listën e tridhjetë këngëve më të mira pop të vitit 2020 bëjnë pjesë edhe këngëtaret me renome botërore: Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rexha.

Përkatësisht këngët që pushtojnë top 30 të Billboard janë “Kings and Queens” të Ava Max, “Levitating” e Dua Lipës dhe “Baby, I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat./ KultPlus.com

Bebe Rexha këndon drejtpërdrejtë, transmetohet në Time Square

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha ka shpërndarë në rrjete sociale performancën e saj të drejtpërdrejtë, shkruan KultPlus.

Bebe ishte e pranishme në mëngjesin e sotëm në Serinë e koncerteve të ”Good Morning America”, e që performanca e saj u transmetua edhe në sheshin e famshëm të Nju Jorkut, Time Square.

Ajo interpretoi drejtpërdrejtë këngën e saj të njohur, “Baby I’m Jealous”, një sekuencë prej së cilës e ka shpërndarë në instagram.

 “E dua këtë version shumë 😭😭 Faleminderit @goodmorningamerica që më kishit sot në mëngjes për ta kënduar versionin e parë natyral për “Bab I’m Jealous. A duhet ta vendos në transmetim?”, ka shkruar Rexha.

KultPlus ua sjell videon ku ylli shqiptar performon mrekullueshëm:

https://www.instagram.com/p/CIY13tPF7vE/?igshid=2ypd9xze8y2l&fbclid=IwAR0-KHCgi6_8ZmENugROLdw2QiFriTAJuT7g3ZMCDx1aD1FcZvBfY0MgS94 . / KultPlus.com

Bebe Rexha: Kultura shqiptare më ka inspiruar dhe jam krenare për këtë

Bebe Rexha është njëra ndër këngëtaret e famshme shqiptare, e cila përveç që na bën krenarë, tenton ta promovoj edhe kulturën tonë, shkruan KultPlus.

Kështu së fundmi ajo nëpërmjet publikimit të disa videove në InstaStory fillimisht ka shpërndarë një këngë shqipe, duke thënë se tanimë kjo është e preferuara e saj. Tutje ajo ka vazhduar duke theksuar steriotipet të cilat krijohen për dukje në Amerikë, teksa ka shfrytëzuar rastin të flas edhe për prejardhjen e saj.

Ajo është shpreur se do të vazhdoj ta promovoj kulturën shqiptare.

“Do të ndaj me ju më shumë nga kultura ime njerëz, sepse më ka ndryshuar mua. Kultura shqiptare më ka inspiruar mua si artiste dhe jam krenare për këtë. Kështu që kjo është e gjitha që dua të them”, janë fjalët e këngëtares.

https://www.instagram.com/stories/beberexha/2456847768256722251/?igshid=1ft3f9buz4sek&fbclid=IwAR1D4lz4Y5hmeVPXP3hxhO7cSwYATBAKBqvW2DAES7-qsxjIiTRDSjE1OQk

Bebe Rexha së fundmi festoi festën e 28 Nëntorit në Nju Jork bashkë me mërgimtarët. / KultPlus.com

Festa vazhdon për familjen e Bebe Rexhës, kërcime me këngë tradicionale

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore herë pas here bën postimet ku tregon krenarinë e saj për origjinën nga Shqipëria.

Madje organizimi i saj për festën e Pavarësisë në Kaliforni ishte fantastik, ku makinat e shqiptarëve me flamuj “veshën” rrugët e qytetit.

Por festa për familjen e Bebe Rexhës nuk përfundon këtu. Bebe ka ndarë në Instagram disa video në të cilat shihet duke kërcyer me të afërmit e saj nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare. Familjarët e këngëtares shfaqen të gjithë të kapur përdore duke ja marrë valles në shtëpinë e tyre.

Ndërkohë kujtojmë se në 17 dhjetor, Bebe pritet të mbajë një koncert akustik online. Koncerti do të mbajë titullin “Një natë me Bebe Rexhën” dhe biletat e tij kanë dalë në shitje prej ditësh. / Diaspora shqiptare/ KultPlus.com

https://www.instagram.com/stories/beberexha/2453517855919359126/