Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, për disa herë me radhë ka shprehur haptas krenarinë për rrënjët nga vjen.
Madje, për më tepër, Bebe nuk e kursen as mbështetjen për këngëtaret shqiptare dhe këtë e tregon para botës.
Me anë të një postimi në Instagram, artistja shpërndau këngën e re të yllit në ngritje, Enisës.
“Mbështes motrën time shqiptare @iameinsa”, ka shkruar Bebe në atë postim, që e ndau me miliona fansat e saj.
Kujtojmë se Enisa është emër që çdo ditë po shënon suksese në profesionin që ka zgjedhur. Ajo gjatë ditës së djeshme (e enjte) ka publikuar këngën “Dumb Boy”. /KultPlus.com
Bebe Rexha një nga prezantueset e mbrëmjes së djeshme në “People’s Choice Awards 2020”, u shfaq në tapetin e kuq me flokët të kuqe të zjarrtë dhe një fustan të zi vezullues nga “Dsquared2”. Ajo ishte më se entuziaste të ishte e pranishme për mbrëmjen, shkruan E Online, transmeton KultPlus.
Lajmi se ajo do të jetë pjesë e një filmi është bërë i ditur pak javë më parë. Këngëtarja tha se po bëhet gati për debutimin e saj në film, dhe na tregoi më shumë se si po përgatit për rolin.
“Kam xhirime këtë javë”, zbuloi ajo. “Kështu që Kristen Bell dhe Vince Vaughn, shpresoj se nuk do e dreqos”, vazhdoi këngëtarja duke qeshur.
Ajo tha se ishte e vështirë të manovrosh mes aktrimit dhe këndimit, por ka qenë një bletë punëtore duke u përkushtuar në mësime përmes platformës “Zoom”.
“Kam një pjesë në makinë, do e drejtoj makinën”, tha ajo. “Është shumë qejf”.
Së bashku me rolin e saj në film, Rexha ka punuar me shumë zell edhe në muzikë. Ajo së fundmi bashkëpunoi me Doja Cat për këngën hit, “Baby, I’m Jealous”./ KultPlus.com
Joe Biden fitoi mbi 270 vota elektorale ditën e djeshme duke u shpallur President i SHBA’së. Ai pati një mbështetje të gjerë popullore dhe nga shumë personazhe të njohur, që e kanë pritur me festë lajmin për fitoren e tij.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar pamje nga atmosfera festive në Hollywood ku ajo jeton.
Ajo thotë se njerëzit po bërtasin për Biden dhe se Los Angeles është shumë i lumtur në këto momente.
“Ky është Hollywood Hills në këto momente! Njerëzit duke brohoritur për Biden.
Los Angeles është shumë i lumtur tani”, ka shkruar këngëtarja e njohur me famë botërore./ KultPlus.com
Këngëtarja 31-vjeçare me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e ka fituar një rol në filmin e ardhshëm “Queenpins”.
Kështu, ajo e shënon debutimin në film të metrazhit të gjatë duke luajtur në projektin e zhanrit krim dhe komedi, ku përveç Rexhës luajnë edhe aktoret yje, Kristen Bell dhe Leslie Jones.
Në filmin e studios “STXfilms”, Bebe do të portretizojë një eksperte kompjuterësh të quajtur, Tempe Tina, transmeton Koha. Ngjarja e këtij projekti shtjellohet rreth dy grave amvise, të portretizuara nga Bell dhe Jones, të cilat e krijojnë një skemë kuponësh të falsifikuar e cila rritet në një sipërmarrje kriminale prej 40 milionë dollarësh.
Filmi thuhet se ngjason me projektet e kaluara kinematografike, “Thelma & Louis” dhe “I, Tonya”, si dhe bazohet në ngjarje të vërtetë.
Adam Fogelson, kryetari i studios “STXfilms Motion Picture Group” citohet të ketë thënë: “Ky është një film I përkryer për Bebe Rexhën që ta shënojë debutimin e saj në aktrim. Ajo është një talent i jashtëzakonshëm dhe një yll ndërkombëtarë i muzikës, të cilën e kemi pëlqyer shumë për portretizimin e rolit të Tempe Tina, një hakere e çuditshme kompjuterësh e cila i ndihmon protagonistet tona në misionin e tyre. Ne e dimë se ajo do ta pasurojë këtë project dhe do ta bëjë punën sa më argëtuese, falë talentit dhe personalitetit të saj të veçantë”.
Skenarin dhe regjinë e filmit do ta bëjnë çifti i martuar, Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly, dhe në të pritet të luajnë edhe aktorët Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.
Bebe Rexha në të kaluarën ka bashkëpunuar me studion “STXfilms”, duke e huazuar zërin për një personazh të filmit të animuar të vitit 2019, “Ugly Dolls”.
Ylli i hitit “I’m A Mess” përveç se ka qenë shumë e zënë gjatë karantinës për të krijuar muzikë të re, po ashtu së fundmi ka folur për jetën e saj personale duke thënë se po ndihet shumë me fat që e ka gjetur dashurinë e sinqertë, tek i dashuri i saj aktual Keyan Safyari. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha do të bëjë debutimin në filmi “Queenpins”, përkrah aktores amerikane, Kristen Bell.
Kompanitë që qëndrojnë prapa kësaj komedie janë Bad Moms, Hustlers dhe STX, pjesë e së cilës do jenë edhe: Kirby Hoëell-Baptiste, Vince Vaughn dhe Paul Walter Hauser.
Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly po ashtu qëndrojnë prapa kësaj ngjarjeje, të cilët njëherësh kanë shkruar edhe skenarin.
“Ky është një film perfekt për Bebe për të bërë debutimin e saj. Ajo është një femër talente e jashtëzakonshme dhe një super yll ndërkombëtar dhe ne e duam atë për këtë rol si Tempe Tina. Ne e dimë që ajo do të shtojë kaq shumë argëtim, talent dhe personalitet në këtë kast”, tha kryetari i STX, Adam Fogelson.
Në anën tjetër, Bebe Rexha mezi po pret për këtë bazuar në një postim që ka ndarë në Instagram./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat.
Kënga u prit shumë mirë nga fansat dhe për javë të tëra është duke qëndruar mirë e renditur në top listat evropiane dhe ato amerikane.
31-vjeçarja ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e famshmëm “Tonight With Jimmy Fallon” për të interpretuar live këngën e saj më të fundit së bashku me Doja Cat.
Teksa kanë dhuruar një performancë elektrizuese për publikun, në sy ra edhe dukja e bukurosheve.
Bebe Rexha u duk mjaft tërheqëse me ndryshimin e ri në pamje, pasi i ngjyrosi flokët e saj të kuqe edhe me dy shirita të verdhë anash.
Këtë dukje fansat e saj po ia krahasojnë me logon e rrjetit të famshëm të ushqimeve “MC Donald’s”, shkaku i formës M të vijës së verdhë në mesin e flokëve të kuqe.
Vet Bebe Rexha me të parë këtë e shpërndau në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram, duke treguar se po i pëlqen ky krahasim dhe se ka qeshur me të parë foton. /Insajderi.org / KultPlus.com
Kënga e re artistes me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka pushtuar çartet.
Disa ditë më parë këngëtarja publikoi bashkëpunimin e saj me reperen Doja Cat. Kënga e titulluar “Baby I’m Jealous” u publikua në You Tube, ndërsa në klip merrnin pjesë dhe disa yje të TikTok, si Charli D’Amelio dhe Avani Gregg.
“Baby, I’m Jealous” aktualisht është kënga e parë në listën e këngëve “top trend” të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
Lajmin e dha vet “Spotify Charts” duke publikuar në rrjetin social Twitter një infografikë, të 10 këngëve më në trend për momentin në botë.
“Bebe Rexha dhe Doja Cat, ‘Baby, I’m Jealous’ është numër një në top 10 debutimet globale. Këto këngë kanë bërë hapjen më të madhe të fundjavës rreth e rrotull botës”, bëri me dije Spotify Charts.
Kënga gjithashtu renditet lart edhe në top listat britanike dhe amerikane.
Adhuruesit kanë mirëpritur projektin e ri të Bebe Rexhës. Kënga e saj numëron rreth 10 milionë klikime në Youtube./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zënë vend në njërin nga ekranet më të famshme në botë, atë të Times Square-t që gjendet në New York, shkruan KultPlus.
Kënga e saj e fundit“Baby I’m jealous”, bashkëpunim me Doja Cat është promovuar në ekranet e New Yorkut.
Lajmi është bëri i ditur nga vetë Rexha e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar disa fotografi të ekraneve.
“Çmenduri… Times Square! Faleminderit @spotify”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram./ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, përmes rrjeteve sociale ka thënë se nesër do të bëjë një njoftim special.
“Kam një njoftim special nesër”, ka shkruar shkurt ajo, derisa ka shpërndarë me fansat e saj edhe një foto.
Sipas “Music News & Rumors” bëhet fjalë për konfirmimin e këngës së saj të re.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se Bebe Rexha do të konfirmojë se më 9 tetor do ta lansojë këngën “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me DojaCat./ KultPlus.com
Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj profesionale.
Ajo ka njoftuar fansat se janë shitur dhjetë milionë kopje të këngës së saj “Meant to Be” – njëherësh projekti që e ka ngritur dhe e ka bërë të ketë famë të jashtëzakonshme si këngëtare.
Lajmin e ka ndarë me fansat përmes një postimi të publikuar në llogarinë personale.
“Dhjetë milionë kopje janë shitur të Meant to Be”/ Diamond. Faleminderit shumë për Florida George Line dhe për fansat e mi të mrekullueshëm. Faleminderit shumë për përkrahjen. Kjo është çmenduri. Faleminderit shumë shumë”, ka shkruar biondja nga Dibra – e cila po ashtu ka etiketuar të gjithë bashkëpuntorët e këngës.
Në një tjetër postim të ndarë në InstaStory 31 vjeçarja shtoi, “vetëm 39 këngë të tjera kanë fituar këtë pllakatë diamanti në histori”. / KultPlus.com
Deri vonë shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist).
Tani këtyre u janë shtuar edhe disa këngëtarë.
Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues në muaj në Spotify, tashmë një platformë e njohur muzikore. Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka qenë gjykatëse në “X Factor”. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në 2018. Njomza Vitia, një kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë po ashtu ndjekje e suksese globale.
Kënga solo e Ava Max “Sweet but psycho” konsiderohet botërisht më argëtuese se sa “Albania Challenges Hrushchev Revisionism” e Hoxhës.
Të gjithë këta yje të trashëgimisë shqiptare përveç Istrefit u rritën në diasporë.
Znj. Lipa, Max, Rexha dhe Znj.Vitia u lindën përkatësisht në Londër, Milwaukee, Brooklyn dhe afër Stuttgart. Vetëm zonja Max ka rrënjët në Shqipëri; pjesa tjetër janë me prejardhje kosovare, përveç zonjës Rexha, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i artistes Lipa, shqiptarët janë dërrmuar, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “duke pasur rastin, ne shkëlqejmë”.
Yjet e diasporës shpesh interpretojnë edhe në vendlindje, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.
“Zemra ime ka gjak shqiptar”, tha Rexha në një vizitë në Shqipëri. Në korrik, Lipa iu bashkangjit peticionit të kosovarëve për kompaninë Apple, për shkak të hartës së tyre – ku shteti i Kosovës nuk gjendej askund.
Prindërit e yjeve që u rritën jashtë vendit u larguan nga Ballkani në fillimet e trazuara të viteve 1990. Por nuk ishte gjithmonë një histori e leckave të refugjatëve deri në pasuri. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës së Kosovës. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të lartë të artit në Londër.
Yjet e muzikës pop, së bashku me një tufë futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore në të gjithë Evropën, luajnë një “rol tepër të rëndësishëm” për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve nga një konflikt, thotë Petrit Selimi, një ish-ministër i jashtëm i Kosovës.
Në vitin 2016, një femër e pazakontë – këngëtarja Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.
Sukseset e këtyre vajzave vazhdojnë akoma dhe gjithnjë e më lartë. /economist/ KultPlus.com
Mbrëmjen e kaluar në Show-in e famshëm botëror ‘Late Late Show’, prezente ishte edhe artistja shqiptare Bebe Rexha, shkruan KultPlus.
Bebe perfomoi së bashku me këngëtaren Alicia Keys këngën e njohur të kësaj të fundit ‘Gramercy Park’. Performancë kjo që nxiti komente shumë pozitive të fansave drejtuar Bebes.
Poashtu vlen të ceket se Bebe ishte e ftuara speciale e Keys.
Bebe publikoi një pjesë të kësaj performancë në rrjetin social Instagram ku u shpreh të jetë shumë e nderuar për ftesën e këngëtares.
‘Alicia Keys më ftoi që të këndoja me të këngën e saj ‘Gramercy Park, natën e kaluar në Late Late Show dhe ndjehem e nderuar Një këngë e bukur e performuar për një turmë të vogël makinash. Urime për albumin e ri Alicia, të dua’, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimin në rrjetin social Instagram. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, nuk i harron zakonet shqiptare, madje ajo i promovon edhe tek ndjekësit e saj, shkruan KultPlus.
Kësaj radhe, ajo ka mbjellë në oborrin e shtëpisë së saj në LA perime të ndryshme si speca, domate e tranguj, teksa kërkon edhe këshilla se si të kujdeset për to.
Përmes një video të publikuar në InstaStory ajo tregon pamjet e ‘bahçes’ së saj teksa bashkë me tezen i ujisin.
Komunikimit mes tyre shpesh zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Kjo dëshmon se përkundër famës, Bebe nuk i harron traditat e zakonet shqiptare. / KultPlus.com
Bebe Rexha, ndër artistet shqiptare që dita ditës po na bëjnë krenarë, sot feston 31 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.
Bebe ka filluar karrierën në moshë shumë të re por vazhdon të mbetet ndër emrat më me ndikim në skenën ndërkombëtare të muzikës.
Ndonëse këtë vit këngëtarja nuk ka qenë shumë aktive në skenën muzikore, ajo ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e fansave duke qenë tejet aktive në rrjete sociale.
Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dy prindër shqiptarë.
Babai i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, kurse nëna e saj vjen nga Gostivari.
E njëjta ka filluar te merret me muzikë qysh herët, por famën më të madhe e arriti si kompozitore e “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem, që më pas i hapën rrugë të madhe drejt një karriere të bujshme në tregun ndërkombëtar.
Ndër këngët më të njohura të saj, janë: “Meant to Be”, “I Got You”, “Say my my name”, “In the Name of Love”, “I’m a mess”, “Me, Myself & I”, “The Way I Are”, “I’m Gonna Show You Crazy”, “Last Hurrah”, “Harder”, “You Can’t Stop the Girl”, “Not 20 Anymore”.
Bebe poashtu ka qenë pjesë e evenimenteve të mëdha të muzikës dhe ka rrëmbyer çmime të shumta. / KultPlus.com
Të flitet për sukseset e vajzave shqiptare është bërë mëse e zakonshme. Rita Ora, Ava Max, Dua Lipa e Bebe Rexha, tashmë kanë vendosur një vulë të madhe në muzikën ndërkombëtare, ku secila prej tyre numëron me miliona fansa, shkruan KultPlus.
Vajzat shqiptare, kësaj radhe do të pushtojnë skenën e MTV Video Music Awards, njëra si prezantuese dhe dy të tjera të nominuara në këtë event që konsiderohet tejet i rëndësishëm në botën e muzikës.
Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.
Por këtë vit shfaqjes i bashkohet edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha. Artistja 30-vjeçare ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se do të jetë një nga të ftuarat speciale të mbrëmjes, për të prezantuar një çmim ose një performancë.
Vitin e kaluar Bebe Rexha fitoi një çmim VMA për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.
Ajo është shqiptarja e dytë që e fiton këtë çmim pas Rita Orës, e cila fitoi një çmim MTV VMA në vitin 2018. / KultPlus.com
Njëra ndër fytyrat e prezantuesve në MTV Video Music Awards 2020 do të jetë edhe shqiptarja Bebe Rexha.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, shkruan KultPlus.
Keke Palmer do t’i udhëheq çmimet e Video Muzikës MTV për këtë vit të Dielën më 30 Gusht, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt nëpër vende të ndryshme të Nju Jorkut në orën 20:00.
BTS do të shfaqin performancën e tyre të parë televizive të këngës së tyre në gjuhën angleze “Dynamite”, ndërsa Lady Gaga dhe Ariana Grande do të shfaqen me “Rain On Me” në skenë për herë të parë në TV që nga publikimi i No.1.hit.
Kujtojmë që Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.
Dita e diele do të japë mundësinë t’i shohim vajzat shqiptare në një nga eventet më të mëdha të muzikës në botë. / KultPlus.com
Artistët shqiptarë tash e disa vite kanë arritur që të shfaqin talentin e tyre jashtë vendit e madje me këtë talent edhe të korrin suksese të mëdha. Artistet shqiptare që tashmë kanë arritur famën botërore, Bebe Rexha, Dua Lipa e Ava Max e Rita Ora, kanë dëshmuar shumë herë që mund të arrini gjëra të mëdha pavarësisht nga vendi që vini e nga ai që jetoni.
Por suksesi i artisteve shqiptare dhe fama që kanë marrë ato jo çdo herë mirëpritet nga njerëzit. Së fundmi në rrjetin social Twitter, një përdoruese e quajtur Bethany Joan nëpërmjet një statusi ka akuzuar vajzat shqiptare se fama e tyre është arritur nëpërmjet pagesave me shuma të mëdha parash.
“Ju mund të keni vërejtur një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një shtyrje të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në territoret e ShBA-së dhe Evropës. Këto artiste përfshirë: Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin dhe Rita Orën, nuk erdhën rastësisht, shuma të mëdha parash janë dhënë për t’i bërë ato të famshme. Pse?”, shkroi ajo.
Ndërkaq në një status tjetër ku ajo kishte publikuar një fotografi të përbashkët të vajzave shqiptare dhe krahas kësaj foto kishte vendosu edhe një tjetër të disa djemve me maskë me simbole kombëtare duke shkruar: “Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”.
Statusit të Bethany Joan i është kundërpërgjigjur artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Ajo ka ironizuar me faktin se dikush mund të mendojë që tregu i huaj arrihet nëse vetëm ke para.
“Sinqerisht kjo është budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo atë që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka shkruar Bebe Rexha në Twitter. / KultPlus.com
Këngëtarët shqiptarë me famë ndërkombëtare, kanë reaguar përmes postimeve të ndryshme duke i kërkuar kompanisë së madhe botërore ‘Apple’ që të vendos Kosovën në hartën e saj, shkruan KultPlus.
Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë.
Mirëpo, Rita Ora, ka reaguar përsëri duke ftuar kështu edhe këngëtarë të tjera shqiptare që të marrin pjesë në këtë iniciativë.
Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka ftuar Dua Lipën, Dafina Zeqirin, Era Istrefin, Bebe Rexhën e Ava Max.
‘Do të doja shumë që Apple të përhapte vetëdije tek masa duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova kanë talente shumë të madha dhe unë jam aq krenare për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexha Dua Lipa Era Istrefi Dafina Zeqiri Ava Max dhe shumë të tjera‘, ka shkruar Ora. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka bërë të ditur se po e shtynë lansimin e albumit të saj të ri.
Duke treguar se është e vetëdijshme që fansat e saj janë zemëruar që nuk ka lansuar muzikë të re qe një kohë të gjatë, këngëtarja ka treguar se dëshiron të pres derisa bota të jetë një vend më i mirë dhe i sigurt, për ta lansuar albumin e radhës.
“E di që fansat e mi janë të frustruar me mua, sepse duan muzikë të re. por, ju premtoj që unë bashkë me ekipin tim kemi punuar më shumë se kurrë, në realizimin e këngëve të reja. Nuk jemi ndalur duke punuar çdo ditë dhe çdo javë. Mund t’iu them se ky është projekti më i mirë në të cilin kam punuar deri më tani. Mezi prej t’i dëgjoni këngët e këtij albumi. Por, nuk mendojmë se tani është koha e duhur për të lansuar muzikë të re. Në momentin që bota do të bëhet një vend më i mirë për të gjithë, ne do ta lansojmë albumin. Thjeshtë po e presim momentin e duhur. Ju premtoj se ia vlen të prisni për këtë incizim,” ka shkruar Rexha në një mesazh të postuar në Twitter.
Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë qenë shkaktaret kryesore që Apple Music së fundi ka krijuar platformën muzikore, ‘Shqip Vibes’, shkruan KultPlus.
Platforma përfshin edhe këngë nga Kosova dhe Shqipëria.
”Këngëtar me origjinnë shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa e kanë futur shtetin e tyre në hartën globale, dhe poashtu të gjithë ato talente të cilët janë të gatshëm për të marrë vëmendjen. Përzierja e tyre urbane/pop ritmike e këngë të reja dhe të kohëve të fundit sjell ritme shqip, për një natë me miqtë në shtëpi ose për të filluar festën shumë kohë përpara se të shkoni në klub.”, thuhet në platformën muzikore për muzikën shqipe / KultPlus.com
Pas tërmetit të datës 26 nëntor, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha vizitoi fshatin e Bubqit në të cilin premtoi rikontrukturimin e një prej shtëpive të dëmtuara, me paratë e mbledhura në një kohë rekord.
Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka qenë Bes Kallaku ai i cili ka zbuluar se puna për rindërtimin e shtëpisë ka nisur.
“Ka nisur ndërtimi i shtëpisë së Musait.
U shemb një shtëpi e larë me lot dhe dhembje prej fatkeqsive dhe me bekimin e zotit po ngrihen themelet e reja mbi guret e buzëqeshjes dhe gëzimit të zemrës. Faleminderit @beberexha bekuar qofsh”, ka shkruar Kallaku krah pamjeve në ‘Instagram’.
Kujtojmë se shumë emra të njohur dhanë kontributin e tyre gjatë tragjedisë së orëve të para të mëngjesit më 26 nëntor, duke ndihmuar të gjithë ata që kanë pasur nevojë. / KultPlus.com
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka konfirmuar se prindërit e saj kishin koronavirusin.
Në muajin mars, krijuesja e hitit “Meant to be” përmes Twitterit, kishte bërë të ditur se një mik i saj kishte vdekur nga virusi vdekjeprurës dhe kishte kërkuar nga fansat që të mbajnë distancën, si formë e parandalimit të përhapjes së pandemisë.
Në fund të muajit maj, Bebe Rexha, ka bërë të ditur se prindërit e saj ishin të prekur me COVID-19.
“U sëmurën dhe kishin probleme tre javë rresht dhe unë isha pa qejf”, ka thënë këngëtarja për emisionin “Extra”, transmeton KOHA.
30-vjeçarja jeton në Los Angeles ndërsa prindërit në New York. Gjatë emisionit ka pranuar se po mendonte të voziste veturën me qëllim që të jetë me prindërit.
“Mendoja të vozisja krejt kohën që të shkoja të kujdesesha. Ata nuk u pajtuan që të shkoja me vëllain, por në fund u këndellën”, ka thënë Bebe Rexha.
Gjatë izolimit, këngëtarja ka shfrytëzuar kohën për të gatuar dhe për të bërë receta të reja. Mirëpo ka konfirmuar se do të vazhdojë punën muzikore, aty ku e ka lënë.
“Në dy vjetët e fundit kam punuar dhe ndodhi koronavirusi. Çdo gjë është bllokuar. Fansat e mi janë të pakënaqur, por u kam premtuar se do t’ia vlejë. Albumin e ri e dua më shumë se të tjerët”, ka thënë Bebe Rexha. / KultPlus.com