Bebe Rexha pas videos ku shihet duke vallëzuar për mrekulli me “Vallen e Rugovës”, ajo vendos të tregoj një pjesë tjetër të shqiptarëve. Kësaj radhe ajo ndanë me ndjekësit e saj në Instagram një video teksa promovon ushqimin tradicional shqiptar ‘speca me gjizë’, shkruan KultPlus.
Këngëtarja tregon që ky ushqim është i preferuari i saj dhe përveç në gjuhën angleze, ajo e thotë edhe në atë shqipe: speca me gjizë.
“Ok, ju mund të thoni se çfarë është ky? Ky është një
ushqim shqiptar, që quhet speca me gjizë ose speca me djathë si të doni.
Shërbehet me bukë të freskët dhe më besoni, është nga ushqimet më të mira që
mund t’i shijoni në jetën tuaj”, thotë Bebe teksa shfaq në videon
ushqimin.
Dashuria për vendin e origjinës tek Bebe është e madhe dhe
shpesh ajo mundohet ta shfaqë atë në forma të ndryshme .
Më pas ajo ka ndarë me gjithë ndjekësit e saj edhe recenten se si gatuhet ky ushqim shqiptar. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shprehet gjithmonë krenare për rrënjët e saj.
Sa herë që pyetet për prejardhjen e saj në intervista, Bebe Rexha, nuk heziton që të tregojë se ka origjinë shqiptare.
Ndonëse jeton me familjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, artistja shqiptare nuk i harron traditat dhe zakonet shqiptare.
Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)
Ajo madje pëlqen shumë muzikën popullore shqiptare, ndërsa nuk heziton të marrë vallen sa herë dëgjon ritmet e saj.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi në ditëlindjen e 26-të të vëllait të saj, Florentit.
Ka qenë mamaja e këngëtares, Bukurije Rexha, ajo e cila ka publikuar një video nga festa në InstaStory, ku shfaq momente kur familja kërcejnë nën tingujt e këngës shqiptare.
Aty shihet edhe Bebe Rexha e cila ‘e ndez’ atmosferën me këngën “Vallja e Rugovës”, në versionin e interpretuar nga Motrat Mustafa.
Rexha duket e lumtur ndërsa vallëzon me familjarët e saj plot ritëm dhe buzëqeshje. /KultPlus.com
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max është nominuar për herë të parë për MTV Video Music Awards. Autorja e hitit “Sweet but Psycho” është bërë pjesë e kategorisë ‘Artisti i ri më i mirë’.
Ndonëse ky është një zhvillim i rëndësishëm për karrieren e 25 vjeçares, gara në këtë kategori paraqitet e fortë për shqiptaren, pasi favoritë konsiderohen Billie Eilish apo Lil Nas X.
Në listën e VMA janë përfshirë edhe shqiptaret Bebe Rexha dhe Dua Lipa.
Të dyja janë pjesë e kategorisë ‘Best Dance’, me Beben e nominuar për dy këngë: “Call You Mine” dhe “Say My Name”, ndërsa Dua me “Electricity”.
Rita Ora nuk është bërë pjesë e VMA, ndonëse ka publikuar këngë të shumta përgjatë vitit të kaluar, të cilat janë vlerësuar nga kritikët.
Lista e VMA dominohet këtë vit nga Ariana Grande dhe Taylor Swift me nga 10 nominime secila, të ndjekura nga Billie Eilish dhe Lil Nas X me nëntë dhe tetë nominime.
Lista e plotë
VIDEO OF THE YEAR 21 Savage ft. J. Cole – “a lot” Billie Eilish – “Bad Guy” Ariana Grande – “thank u, next” Jonas Brothers – “Sucker” Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” Taylor Swift – “You Need to Calm Down”
ARTIST OF THE YEAR Cardi B Billie Eilish Ariana Grande Halsey Jonas Brothers Shawn Mendes
SONG OF THE YEAR Drake – “In My Feelings” Ariana Grande – “thank u, next” Jonas Brothers – “Sucker” Lady Gaga & Bradley Cooper – “Shallow” Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” Taylor Swift – “You Need to Calm Down”
BEST NEW ARTIST, presented by Taco Bell® Ava Max Billie Eilish H.E.R. Lil Nas X Lizzo ROSALÍA
BEST COLLABORATION Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” Lady Gaga & Bradley Cooper – “Shallow” Shawn Mendes & Camila Cabello – “Señorita” Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco – “ME!” Ed Sheeran & Justin Bieber – “I Don’t Care” BTS ft. Halsey – “Boy With Luv”
PUSH ARTIST OF THE YEAR Bazzi CNCO Billie Eilish H.E.R. Lauv Lizzo
BEST POP 5 Seconds of Summer – “Easier” Cardi B & Bruno Mars – “Please Me” Billie Eilish – “Bad Guy” Khalid – “Talk” Ariana Grande – “thank u, next” Jonas Brothers – “Sucker” Taylor Swift – “You Need to Calm Down”
BEST HIP HOP 2 Chainz ft. Ariana Grande – “Rule the World” 21 Savage ft. J. Cole – “a lot” Cardi B – “Money” DJ Khaled ft. Nipsey Hussle & John Legend – “Higher” Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” Travis Scott ft. Drake – “SICKO MODE”
BEST R&B Anderson .Paak ft. Smokey Robinson – “Make It Better” Childish Gambino – “Feels Like Summer” H.E.R. ft. Bryson Tiller – “Could’ve Been” Alicia Keys – “Raise A Man” Ella Mai – “Trip” Normani ft. 6lack – “Waves”
BEST K-POP BTS ft. Halsey – “Boy With Luv” BLACKPINK – “Kill This Love” Monsta X ft. French Montana – “Who Do You Love” TOMORROW X TOGETHER – “Cat & Dog” NCT 127 – “Regular” EXO – “Tempo”
BEST LATIN Anuel AA, Karol G – “Secreto” Bad Bunny ft. Drake – “MIA” benny blanco, Tainy, Selena Gomez, J Balvin – “I Can’t Get Enough” Daddy Yankee ft. Snow – “Con Calma” Maluma – “Mala Mía” ROSALÍA & J Balvin ft. El Guincho – “Con Altura”
BEST DANCE The Chainsmokers ft. Bebe Rexha – “Call You Mine” Clean Bandit ft. Demi Lovato – “Solo” DJ Snake ft. Selena Gomez, Ozuna & Cardi B – “Taki Taki” David Guetta, Bebe Rexha & J Balvin – “Say My Name” Marshmello & Bastille – “Happier” Silk City & Dua Lipa – “Electricity”
BEST ROCK The 1975 – “Love It If We Made It” Fall Out Boy – “Bishops Knife Trick” Imagine Dragons – “Natural” Lenny Kravitz – “Low” Panic! At The Disco – “High Hopes” twenty one pilots – “My Blood”
VIDEO FOR GOOD Halsey – “Nightmare” The Killers – “Land of the Free” Jamie N Commons, Skylar Grey ft. Gallant – “Runaway Train” John Legend – “Preach” Lil Dicky – “Earth” Taylor Swift – “You Need to Calm Down”
BEST DIRECTION Billie Eilish – “Bad Guy” – Directed by Dave Meyers FKA twigs – “Cellophane” – Directed by Andrew Thomas Huang Ariana Grande – “thank you, next” Directed by Hannah Lux Davis Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” – Directed by Calmatic LSD ft. Labrinth, Sia, Diplo – “No New Friends” – Directed by Dano Cerny Taylor Swift – “You Need to Calm Down” – Directed by Drew Kirsch & Taylor Swift
BEST VISUAL EFFECTS Billie Eilish – “when the party’s over” – Visual Effects by Ryan Ross, Andres Jaramillo FKA twigs – “Cellophane” – Visual Effects by Matt Chandler, Fabio Zaveti for Analog Ariana Grande – “God is a Woman” – Visual Effects by Fabrice Lagayette, Kristina Prilukova & Rebecca Rice for Mathematic DJ Khaled ft. SZA – “Just Us” – Visual Effects by Sergii Mashevskyi LSD ft. Labrinth, Sia, Diplo – “No New Friends” – Visual Effects by Ethan Chancer Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco – “ME!” – Visual Effects by Loris Paillier & Lucas Salton for BUF VFX
BEST EDITING Anderson .Paak ft. Kendrick Lamar – “Tints” – Editing by Elias Talbot Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” – Editing by Calmatic Billie Eilish – “Bad Guy” – Editing by Billie Eilish Ariana Grande – “7 Rings” – Editing by Hannah Lux Davis & Taylor Walsh Solange – “Almeda” – Editing by Solange Knowles, Vinnie Hobbs, Jonathon Proctor Taylor Swift – “You Need to Calm Down” – Editing by Jarrett Fijal
BEST ART DIRECTION BTS ft. Halsey – “Boy With Luv” – Art Direction by JinSil Park, BoNa Kim (MU:E) Ariana Grande – “7 Rings” – Art Direction by John Richoux Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus – “Old Town Road (Remix)” – Art Direction by Itaru Dela Vegas Shawn Mendes & Camila Cabello – “Señorita” – Art Direction by Tatiana Van Sauter Taylor Swift – “You Need to Calm Down” – Art Direction by Brittany Porter Kanye West and Lil’ Pump ft. Adele Givens – “I Love It” – Art Direction by Tino Schaedler
BEST CHOREOGRAPHY FKA twigs – “Cellophane” – Choreography by Kelly Yvonne ROSALÍA & J Balvin ft. El Guincho – “Con Altura” – Choreography by Charm La’Donna LSD ft. Labrinth, Sia, Diplo – “No New Friends” – Choreography by Ryan Heffington Shawn Mendes & Camila Cabello – “Señorita” – Choreography by Calvit Hodge, Sara Biv Solange – “Almeda” – Choreography by Maya Taylor, Solange Knowles BTS ft. Halsey – “Boy With Luv” – Choreography by Rie Hata
BEST CINEMATOGRAPHY Anderson .Paak ft. Kendrick Lamar – “Tints” – Cinematography by Elias Talbot Billie Eilish – “hostage” – Cinematography by Pau Castejon Ariana Grande – “thank you, next” – Cinematography by Christopher Probst Shawn Mendes & Camila Cabello – “Señorita” – Cinematography by Scott Cunningham Solange – “Almeda” – Cinematography by Chayse Irvin, Ryan Marie Helfant, Justin Hamilton Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco – “ME!” – Cinematography by Starr Whitesides
Dy shqiptaret me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, kanë kënduar së fundmi në festivalin e organizuar nga “Isle of Music MTV”, në Maltë.
Artistet me prejardhje shqiptare kanë ‘elektrizuar’ publikun me performancën e tyre, duke interpretuar disa nga hitet e tyre më të fundit.
Kjo është hera e parë që ato vizituan ishullin e Maltës, ndërsa kanë shijuar gjatë ditës udhëtimin në këtë ishull.
Bebe Rexha interpretoi hitet më të mëdha të saj si: “I’m a mess”, “Meant to be”, “In the Name of love”, etj.
Këtë të fundit, artistja shqiptare pati mundësinë ta performojë krah DJ-të më të famshëm në botë, Martin Garrix, i cili ishte gjithashtu një nga performuesit e mbrëmjes.
Ndërkohë, Ava Max ishte ndër të parat që u ngjit në skenë, teksa këndoi dy këngët e saj shumë të suksesshme: “Sweet but Psycho” dhe “So am I”.
Duket se dy këngëtaret shqiptare kanë filluar tashmë të jenë prezente kudo në Evropë, dhe në mbarë botën. /Telegrafi/KultPlus.com
Ish zonja e parë amerikane Michelle Obama i ka dërguar një letër këngëtares së njohur shqiptare Bebe Rexha.
Bëhet fjalë për “2019 College Singing Day”, që është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkujaruar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.
Pas performancës së Bebes, Michelle Obama i shkroi një letër asaj duke e falënderuar për përkrahjen që i dha këtij eventi. Duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të kenë mundësi të punojnë së bashku, Michelle dhe Barack Obama i urojnë më të mirat Bebe Rexhës./ 27.Al/ KultPlus.com
Bebe Rexha gjithmonë e ka vënë në pah lidhjen e saj me traditën shqiptare dhe këtë e ka bërë publike përmes rrjeteve sociale dhe intervistave të ndryshme.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e pëlqen shumë muzikën shqipe, e në veçanti atë popullore.
Ajo nuk heq dorë nga vallëzimi nën ritmet e muzikës shqiptare dhe e shijon këtë gjë sa herë që i jepet mundësia.
29-vjeçarja i ka publikuar disa video në InstaStory ku shfaqet duke vallëzuar me këngë popullore shqipe.
Ndryshe, Bebe Rexha, emri i vërtetë i të cilës është Bleta, ka lindur në Brooklyn të New Yorkut nga prindër shqiptarë me origjinë nga Maqedonia.
Bebe Rexha gjithmonë e ka vënë në pah lidhjen e saj me traditën shqiptare dhe këtë e ka bërë publike përmes rrjeteve sociale dhe intervistave të ndryshme.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e pëlqen shumë muzikën shqipe, e në veçanti atë popullore.
Ajo nuk heq dorë nga vallëzimi nën ritmet e muzikës shqiptare dhe e shijon këtë gjë sa herë që i jepet mundësia.
29-vjeçarja i ka publikuar disa video në InstaStory ku shfaqet duke vallëzuar me këngë popullore shqipe.
Ndryshe, Bebe Rexha, emri i vërtetë i të cilës është Bleta, ka lindur në Brooklyn të New Yorkut nga prindër shqiptarë me origjinë nga Maqedonia.
Bebe Rexha ka marr sërish vëmendjen pas paraqitjes së saj të fundit për ‘Voir Fashion Magazine’.
Këngëtarja e hitit “Say My Name” është shfaqur me një kostum transparent ku duket tejet bukur.
E veshur e tëra në rozë, ajo duket e mahnitshme gjersa në fotografinë e radhës për Voir u shfaq në një fustan të shkurtër ngjyrë neon.
Javën e kaluar, Bebe pati një paraqitje të veçantë në ceremoninë e ‘The Fragrance Foundation Awards’, ku dhuroi një çmim për një nga pjesëmarrësit në eveniment.
Theksojmë se Rexha po vazhdon të jetë shumë aktive në industrinë e muzikës, qoftë me projekte apo edhe me koncerte e pjesëmarrje të shumta në festivale. / KultPlus.com
Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, protestoi fuqishëm javë më parë projektligjin që u zotua në Alabama, për shndërrimin e abortit si proces ilegal.
Si rrjedhojë, Bebe Rexha në një prej koncerteve të saj ishte
shfaqur në skenë me një bluzë, në të cilën shkruhej: “Vagina ime, zgjedhja
ime”.
“Më vjen keq, unë thjeshtë e dua këtë bluzë të cilën e
krijova”, kishte shkruar 29-vjeçarja në rrjetin social Instagram.
Ndërkohë, së fundmi ajo ka bërë të ditur se bluzat me një dizajn të tillë kanë dalë në shitje dhe janë të disponueshme që tani.
Grupi The Chainsmokers dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.
“Call you mine” mbanë emrin bashkëpunimi i
tyre e cila është publikuar edhe me klip veçse nuk është e çasshme në vendin
tonë, njofton Klan Kosova.
Që në orët e para të publikimit, kënga ka
arritur të ketë vërtet sukses dhe ë shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale
dhe platformat muzikore.
Një hapësirë e veçantë asaj i është dedikuar
edhe në një prej ‘billboard’-eve të sheshit “Times Square” në New York.
Ka qenë vet artistja shqiptare ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje të ‘billboard’-it ku promovohet kënga e saj e re. Ky reklamim i është mundësuar nga platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.
Çmimet BMI janë ceremoni vjetore për kompozitorë në zhanre të ndryshme të organizuara nga Broadcast Music, Inc., duke nderuar autorët e këngëve dhe këngëtarët interpretues.
Çmimi kryesor i muzikës pop u themelua në vitin 1952, gjersa këtë vit festohet edicioni i 67-të i tij.
Këngëtari i famshëm Sting, është nderuar për këngën e tij hit “Every Breath You Take”, e cila është bërë kënga më e dëgjuar në katalogun BMI të mbi 14 milionë veprave muzikore.
Ngjarja është zhvilluar në Hotelin Beverly Wilshire në Los Angeles, duke nderuar kompozitorët dhe prodhuesit e këngëve popullore më të suksesshëm të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë eveniment e pranishme ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Ajo është shpërblyer me çmimin “Kënga më e performuar e zhanrit POP”, për vitin 2018, për këngën “Meant to be”.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet artistja teksa ka publikuar disa imazhe të trofeut në InstyaStory, duke u ndjerë falënderuese ndaj eventit që e nderoi me këtë çmim.
Bebe Rexhës i jepet çmim “Kënga më e performuar e zhanrit POP” në BMI Awards (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)
“Meant to be” përndryshe ka qenë një ndër hitet më të mëdha në karrierën e Bebe Rexhës, që deri më tani numëron mbi 760 milionë shikime vetëm në kanalin YouTube.
Është pikërisht ky projekt muzikor në bashkëpunimin me grupin Florida Georgia Line, që i ka dhuruar asaj nominime në disa çmime ndërkombëtare si: Grammy, MTV Vma, AMA, MTV Ema, etj.
Ndonëse artistja shqiptare në fillim të këtij viti deklaroi se u nda e zhgënjyer nga shumë prej tyre që nuk e vlerësuan me çmim këngën “Meant to be”, ajo arriti që gjatë këtij viti të marrë çmim në “Billboard Music Awards” dhe “iHeart Radio Music Awards”, për këngën në fjalë. /Telegrafi/KultPlus.com
Bebe Rexha në “Grammy Awards” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)
Bebe Rexha ka treguar shpesh se është shumë krenare për origjinën e saj dhe nuk ka lënë rast pa e thënë këtë gjë.
Pavarësisht se është rritur në Amerikë, ajo dhe familja e saj i kanë ruajtur me përpikmëri traditat shqiptare. Megjithatë së fundmi ajo u ka bërë një kritikë publike të gjithë shqiptarëve dhe mund të themi se Bebe ka plotësisht të drejtë.
“Unë e dua kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dua, sepse me të u rrita. Por, ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit. Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija. Kjo më konfuzon, sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe ta mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë shumë kritikë”.
“Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin”.
Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se megjithatë ka shumë fansa dhe miq shqiptarë që embështesin dhe ndjehen krenare për të, shkruan lapsi.al, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, Bebe nuk është e para që e thotë këtë gjë, sepse dhe shumë artistë të tjerë e kanë konstatuar si një të metë te shqiptarët./KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdon karrierën e saj të suksesshme duke u kthyer në një emër të rëndësishëm në industrinë e muzikës botërore.
Rexha së fundmi ka befasuar studentët në Universitetit të
Tampas në Florida, duke performuar para tyre në atë njihet si “Dita e Këndimit
në Kolegje”.
Këngëtarja shqiptare ka qenë njëra ndër të ftuarit e nderit e organizatores
Michelle Obama, bashkëshortja e ish-presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, që
qeverisi në SHBA përgjatë viteve 2009-2017.
Teksa është takuar dhe fotografuar me ish-zonjën e parë,
Bebe Rexha publikoi një fotografi në rrjetin social nga ky takim, në
mbishkrimin e së cilës i ka dhënë një epitet të veçantë Michelles.
“Me presidenten time të ardhshme, zonjën Michelle Obama”, janë fjalët e
këngëtares shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.
Mesa duket Bebe Rexha shpreson se ashtu si bashkëshorti i saj, edhe Michelle të ketë një të ardhme të ndritur në politikë./KultPlus.com
Është mbajtur në mbrëmjen e 1 majit nata e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Billboard Music Awards”.
Ky festival shpërbleu me më së shumti çmime rap-artistët Cardi B dhe Drake, të cilët njëherësh ishin edhe më të nominuarit.
Në “Billboard Music Awards” këtë vit pati edhe një fituese shqiptare, e ajo ishte Bebe Rexha, kënga e së cilës u nderua me çmimin “Top këngët më të mira të zhanrit country”.
Bebe Rexha (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)
Bëhet fjalë për këngën “Meant to be”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me Florida Georgia Line – këngë e cila qëndroi gjatë në top listat amerikane, madje vitin e kaluar ajo u shpall nga Billboard si kënga e tretë me kërkuar e vitit.Lexo po ashtu:Të gjitha çmimet në “Billboard Music Awards 2019”
Ishte pikërisht kjo këngë, e cila i ka dhënë nominimet këngëtares edhe në ngjarjet e tjera të rëndësishme si “Grammy”, “MTV Video Music Awards”, “MTV EMA”, “iHeart Radio Music Awards”, etj.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare nuk mundi të jetë prezente për të tërhequr çmimin e saj, megjithatë përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo tregoi se u ndje shumë e lumtur dhe e nderuar për këtë çmim.
Në kategorinë “Top këngët më të mira të zhanrit country”, “Meant to be” e artistes shqiptare Bebe Rexha, la pas këngët si: “Heaven” nga Kane Brown, “She Got the Best of Me” nga Luke Combs dhe këngët “Speechless” dhe “Tequila” nga Dan + Shay. /Telegrafi/ KultPlus.com
Në shoun e njohur televiziv amerikan “Jonathan Ross Show”, e ftuar për këtë javë ishte këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha e cila gjatë emisionit shpalosi shumë gjëra nga jeta e saj, shkruan KultPlus.
Këngëtaret shqiptare që po bëjnë karrierë në botë, shumë
shpesh po pyeten edhe rreth kombësisë së tyre. Edhe kësaj radhe Bebe nuk i shpëtoi
kësaj pyetje.
Ajo u pyet nga moderatori se a është me rrënjë shqiptare dhe
a flet shqip. Bebe pohoi se di të flas në gjuhën shqipe po jo aq mirë sa në
anglisht.
“Po jam shqiptare dhe flas shqip nganjëherë, por më mirë e flas gjuhën angleze.”
Ajo tutje foli edhe për
prindërit e saj dhe përkrahjen e vazhdueshme që merr nga ta.
“Prindërit e mi më përkrahin shumë, ata janë shqiptarë dhe
vizitojnë shumë shpesh trojet shqiptare”, tregoi Bebe duke u ndjerë krenare për
prejardhjen e saj.
Këngëtarja shqiptare gjatë kësaj interviste, foli tutje edhe për paraqitjet e saj skenike dhe për problemet që kishte me dizajnerët e modës.
Ajo tregoi se për qilimin e kuq të Grammys, shumë dizajnerë
refuzuan ta vishnin për këtë event shumë të rëndësishëm për karrierën e këngëtares,
për arsye se e konsideronin atë me përmasa shumë të mëdha trupore. Por Bebe
vendosi të vishej me fustanin që ajo ndihej mirë pa i interesuar komentet e
dizajnerëve. Ajo thotë që në fustanin e
kuq u ndje si princeshë.
Bebe Rexha me këtë rast dha një mesazh për të gjitha vajzat.
“Pavarësisht a janë mbi peshë ose jo, femrat dhe gratë duhet ta pëlqejnë trupin e tyre sido qoftë”, tha Rexha. / KultPlus.com
Bebe Rexha është emri pas së cilit gjithmonë po qëndron një sukses, shkruan KultPlus.
Ajo sapo ka njoftuar që është bërë pjesë e numrit më të ri të revistës amerikane “Nylon”. Në revistën e muajit prill ballina është “rrëmbyer” nga këngëtarja shqiptare.
Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur këtë
lajm dhe është shprehur e lumtur që është bërë imazh i kësaj reviste.
“Shikojeni vajzën tuaj në coverin e këtij muaji të Revistës Nylon. AHHH më pëlqen shumë💎”.
Përveç fotografisë së
ballinës KultPlus ka siguruar edhe fotografi të tjera të realizuar për këtë
revistë të njohur amerikane.
Kujtojmë se së fundmi këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar versionin akustik të këngës “Last Hurrah”. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka treguar gjithmonë se është e lidhur ngushtë me rrënjët e saj.
Me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë, artistja ka bërë të pamundur që të promovojë shqiptarë kudo nëpër botë, duke u krenuar gjithmonë me vendin e saj.
Ajo është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por flet shumë mirë shqip.
Madje, në një video të fundit të publikuar në rrjetet sociale, ajo ka arritur t’ua dëshmojë fansave të saj shqiptarë se di edhe shumë mirë që të këndojë në shqip.
Ka qenë grimeri shqiptar me famë ndërkombëtar, Mario Dedivanoviç, i njohur ndryshe edhe si njeri u besuar i Kim Kardashianit, ka publikuar një video të artistes shqiptare duke kënduar një këngë shqipe, transmeton telegrafi.
Teksa po i realizonte grimin Bebe Rexhës në prapaskenat e një emisioni, ai i ka kërkuar asaj që të këndojë në shqip, dhe artistja Rexha nuk ka refuzuar. /FaktePlus
Këngëtaret shqiptare Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë kthyer në emrat më të njohur e të komentuar të muzikës në mbarë botën dhe talenti i tyre s’mund të kalonte pa tërhequr edhe vëmendjen e shtetit fqinj, Greqisë.
Revista e njohur greke “Voice of Athens” i ka kushtuar një artikull të tërë këngëtareve shqiptare me famë botërore, ku i përgëzon për talentin dhe ndër të tjera përmend faktin që në Greqi, shqiptarët mundohen t’a fshehin origjinën e tyre, pasi trajtohen në një mënyrë që s’mund të ecin përpara.
Megjithatë, në vendet e mëdha ato s’kanë nevojë t’a fshehin
origjinën shqiptare dhe vajzat mund t’ja dalin me talent, shkruan media e huaj.
“Aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur dhe si jeni rritur:, shkruan ndër të tjera në revistë. /KultPlus.com
Mbrëmjen e djeshme Bebe Rexha arriti të rrëmbente një çmim mjaft të rëndësishëm në eventin e “iHeartRadio Music Awards”.
Mes emrave të tjerë të njohur, Bebe Rexha u shpall fituese në kategorinë “Kënga më mirë e muzikës country” me “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Pasi mori trofeun, Bebe u shfaq shumë e lumtur për këtë arritje të radhës në karrierën e saj.
Përveç kësaj ajo pati mundësinë të takonte një nga grupet më të njohur dhe të dëgjuar të viteve ’90, Backstreet Boys. Këngëtarja publikoi në ‘Instagram” një video, në të cilën shihet tejet e entuziazmuar që pati fatin të njihej nga afër me djemtë e grupit. “Sinqerisht njerëzit më të mirë që kam takuar. Sikur Bebe e re ta dinte që do i ndodhte kjo gjë një ditë. Meqë ra fjala dështova keq”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.
Backstreet Boys janë ndër grupet më të njohura që vazhdojnë ende dhe sot, pas më shumë se 20 vitesh, të korrin sukses njësoj si ditën e parë. Ndërkohë kujtojmë se një vit më parë Bebe Rexha fitoi një tjetër çmim në “iHeartRadio Music Awards” me po të njëjtën këngë. / KultPlus.com