Suksesi i jashtëzakonshëm i vajzave shqiptare në arenën e muzikës ndërkombëtare po mahnit botën, shkruan KultPlus.
Televizioni kombëtar italian këtë javë i ka dedikuar një
speciale yjeve të famshëm të Kosovës si Dua Lipës, Rita Orës, Ava Max, Bebe
Rexhës e Era Istrefit.
Gjatë këtij reportazhi theksohet fakti se si yjet shqiptare
janë shumë të lidhura me vendin e tyre dhe e potencojmë gjithmonë prejardhjen
shqiptare.
Për të parë reportazhin, po juaj sjellim videon në vazhdim. / KultPlus.com
Megjithëse Rexha nuk ka triumfuar në kategorinë ku fitoi Dua, ajo ka falënderuar gjithë akademinë.
“Faleminderit shumë Rcording Academy për mbrëmjen më të pabesueshme dhe nderin që më nominuat në dy kategori me artistë të tillë të talentuar dhe të respektuar. Unë po bëj ndejë ‘të fitores ose të humbjes’ sonte – sepse për mua, fitorja është në nominimi”, ka shkruar me këtë rast 28-vjeçarja.
Kujtojmë se biondina ka qenë e nominuar edhe në “Best Country Duo/Group Performance”, ku fituan Dan and Shay me këngën “Tequilla”.
Ndryshe, Lipa ka triumfuar edhe në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike” në saje të hitit të suksesshëm “Electricity”. /Telegrafi/ KultPlus.com
Bebe Rexha e Dua Lipa janë në mesin e të nominuarve për herë të parë në Grammy, percjell KultPlus.
Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.
Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, mes tyre edhe këngëtaret e njohura shqiptare, Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Të dyja janë të nominuara në kategorinë “Best New Artist”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet mbrëmjen e së dielës (10 shkurt) dhe do transmetohet në CBS.
Shikoni listën e plotë:
1. Bad Bunny i nonimuar në kategorinë “Record of the Year” me këngën “I Like It”;
2. Chloe x Halle të nominuara në kategoritë “Best New Artist” dhe “Best Urban Contemporary Album” për albumin e tyre “The Kids Are Alright”;
3. Luke Combs në kategorinë “Best New Artist”;
4. Greta Van Fleet të nominuar në 3 kategori: “Best New Artist”, “Best Rock Performance” me këngën “Highway Tune” dhe “Best Rock Album” me albumin “From the Fires”;
5. H.E.R është nominuar në pesë kategori: “Best New Artist”, “Album of the Year” me “H.E.R.”, “Best R&B Performance” me “Best Part”, “Best R&B Song” me “Focus” dhe “Best R&B Album” me “H.E.R.”;
6. Dua Lipa në dy kategori: “Best New Artist” dhe “Best Dance Recording” me këngën “Electricity”;
7. Margo Price është nominuar në kategorinë “Best New Artist”;
8. Bebe Rexha është nominuar në kategoritë “Best New Artist” dhe “Best Country Duo/Group Performance” me këngën “Meant to Be”.
9. Jorja Smith është nominuar në kategorinë “Best New Artist”;
10. Post Malone është nominuar në katër kategori: “Record of the Year” me “Rockstar”, “Album of the Year” me “Beerbongs & Bentleys”, “Best Pop Solo Performance” me “Better Now” dhe “Best Rap/Sung Performance” me “Rockstar”;
11. Ella Mai është e nominuar në kategoritë “Song of the Year” dhe “Best R&B Song” me “Boo’d Up”;
12. Shawn Mendes është nominuar në kategoritë “Song of the Year” me “In My Blood” dhe “Best Pop Vocal Album” me “Shawn Mendes”;
13. 21 Savage është nominuar në kategoritë “Record of the Year” me “Rockstar” dhe “Best Rap/Sung Performance” me “Rockstar”;
14. Camila Campbello është nominuar në kategoritë “Best Pop Vocal Album” me “Camila” dhe “Best Pop Solo Performance” me “Havana (Live)”;
15. Mac Miller është nominuar në kategorinë “Best Rap Album” me “Swimming”;
16. Nipsey Hussle është nominuar në kategorinë “Best Rap Album” me “Victory Lap”;
17. Fever 333 është nominuar në kategorinë “Best Rock Performance” me “Made An America”;
18. Dan dhe Shay janë nominuar në kategorinë “Best Country Duo/Group Performance” me “Tequila”;
19. Florida Georgia Line është nominuar në kategorinë “Best Country Duo/Group Performance” me “Meant to Be”;
20. J Balvin është nominuar në kategorinë “Record of the Year” me “I Like It”;
21. Ashley Mcbryde është nominuar në kategorinë “Best Country Album” me “Girl Going Nowhere”./oranews
Vajzat shqiptare edhe një herë kanë rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e tyre
të radhës, kësaj radhe në një event shumë të rëndësishëm.
Bukuroshet shqiptare ishin prezente në
para-festën e Grammy Awards organizuar nga Clive Davis.
Në këtë para-festë ishin të ftuar emra
të njohur të skenës muzikore botërore, në vigjilje të ngjarjes më të madhe
muzikore.
Rita zgjodhi një fustan të bardhë në Jason Rembret, kurse ajo mahniti të gjithë me sharmin e elegancën, duke qenë biondja më e bukur e mbrëmjes Rita Ora nuk është e nominuar për asnjë çmim në Grammy, por të nominuara janë Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Këto dy të fundit mbrëmë shkëlqyen me dukjen e tyre. Dua Lipa kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të kaltërt i cili i shkonte shumë dhe dukja e saj ishte shumë elegante, ndërsa Bebe Rexha e veshur në një fustan të kuq ka tërhequr gjithashtu vëmendje.
Ceremonia e 61-të e Grammy Awards mbahet mëngjesin e të hënës sipas kohës tonë. /KultPlus.com
Bebe Rexha do jetë dublante e filmit të animuar “Ugly Dolls”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare do jetë dublante e një prej personazheve në film, së bashku me Kelly Clarkson, Nick Jonas, Wanda Sykes, Gabriel Iglesias, Pitbull, Wang Leehom, Blake Shelton, Janelle Monae, Emma Roberts, Bebe Rexha, Charli XCX dhe Lizzo.
Kelly Clarkson do dublojë zërin e personazhit kryesor Moxy, që udhëton me miqtë e saj UglyDoll në qytetin e Përsosmërisë, ku të gjithë janë të përsosur, shkruan “oranews”.
Ata takohen me Lou (Nick Jonas), i cili i rekruton dhe i trajnon kukullat që të bëhen të përsosura me shpresën se fëmijët do t’i marrim për të luajtur.
“Ky film ka një mesazh kaq të bukur dhe unë mezi po pres që ju të gjitha ta shihni”, tha Bebe.
“Ugly Dolls” do jepet në kinema më 3 maj. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është befasuar me mbështetjen që kishte marrë pas kritikave që ajo iu kishte bërë dizajnerëve.
Ditë më parë Bebe Rexha kishte kritikuar publikisht disa stilistë të cilët kishin refuzuar t’i jepnin asaj veshje për “Grammy Awards” për shkak të masave të saj trupore, transmeton Koha.net.
Përveç fansave që i dhanë mbështetje ishin edhe yjet që e bënë këtë, përfshirë këtu edhe Demi Lovaton.
“Vetëm doja të ndaja ngjarjen time dhe sa shumë isha e frustruar. Kurrë s’kam pritur të marrë gjithë atë mbështetje dhe dashuri”, ka thënë ajo për People.
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me tri këngëtaret tjera të famshme po ashtu shqiptare.
Ajo ka përmendur se do të dëshironte që të bënte bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin (Armanda Koçi), transmeton Koha.net.
“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin”, ka shkruar këngëtarja 29 vjeçare në Twitter, ku pas shkrimit ka bashkëngjitur dy rrathë – njërin me ngjyrë të kuqe e tjetrin me të zezë, kështu duke simbolizuar ngjyrat kombëtare shqiptare. /KultPlus.com
Këngëtarja me renome botërore, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona njerëz anë e mbanë globit për këngët e saj.
Ajo e ka nisur karrierën shumë e re, gjersa debutimin më të suksesshëm e pati në vitin 2014 si kompozitore e këngës “The Monster” të këngëtarëve Rihanna dhe Eminem.
Në po të njëjtin vit, ajo nxjerr në treg klipin e saj “I can’t stop drinking about you”, me të cilin dalë nga dalë ngjitet majave të top listave ndërkombëtare.
Në atë kohë, Bebe Rexha kishte pozuar edhe për fotografin e mirënjohur, Fadil Berisha, i cili jeton dhe vepron në New York.
Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram një imazh të këngëtares shqiptare me famë botërore, të realizuar në fillimet e saj.
Aso kohe, Bebe Rexha i mbante flokët në ngjyrën e saj origjinale, teksa me kalimin e viteve u shndërrua në bionde.
Bebe Rexha (Foto: John Sciulli/Getty Images/Guliver)
Tani, ajo numëron plot hite e bashkëpunime të suksesshme në Amerikë, gjersa për herë të parë këtë vit, ajo është nominuar për dy çmime “Grammy”. /Telegrafi/KultPlus.com
Do të jetë një natë magjike për këngëtaren shqiptare, prandaj ajo dëshironte që ta kuronte veten në detaje.
Bebe Rexhën nuk e kemi parë në ndonjë situatë teksa ankohet
dhe akuzon dikë tjetër.
Këngëtarja ka reaguar publikisht në
kurriz të disa prej kreatorëve të modës, të cilët po refuzojnë t’i qepin
veshjet me rastin e “Grammy Awards”.
Biondina ka pohuar se stilistët po e refuzojnë pasi që trupi i saj është i madh dhe nuk ka përmasa të një modele.
Artistja 27-vjeçare nuk e duroi këtë gjë
dhe i ofendoi publikisht përmes një video të publikuar në llogarinë personale
në Instagram.
“Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë
këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk
mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave.
Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me
veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”.
Ndryshe, 28-vjeçarja është e nominuar në dy kategori të ndryshme të kësaj ngjarje madhore muzikore – “Best New Artist” dhe “Best Country Duo/Group Performance”. /KultPlus.com
Ajo siç duket nuk e pëlqen presidentin republikan që ka 2 vjet që është në krye të presidencës së Shteteve të Bashkuara.
Këngëtarja e famshme amerikane, por me prejardhje shqiptare,
është tallur me presidentin Donald Trump, duke e xhiruar atë gjatë një fjalimi
në televizion.
Derisa Trump po fliste në ekran,
Rexha e ka xhiruar presidentin e saj, duke i vënë më pas filtrat e snapchat, nga
ato më të famshmet.
Fillimisht Rexha ka lozur duke i vënë në fytyrë presidentit veshët dhe hundën e qenit, më pas një palë syze të animuara e plot filtra të tjerë. / KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore e origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar një video emocionuese.
Rexha ka postuar në Instagram një video, të cilën ia kishin përgatitur disa nga fansat e saj.
Në atë video, disa fansa të flaktë të këngëtares kanë treguar dashurinë që kanë për këngëtaren.
“Nuk mund të gënjej. Po qaj. Nuk mund të besoj që unë bëj muzikë dhe ju kam juve njerëz. Ju më bëni të vazhdoj, ju jeni drejtuesit e mi, ju më jepni diçka për të jetuar. Faleminderit që më jepni kuptim në jetën time”, ka shkruar këngëtarja 29 vjeçare. /KultPlus.com
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të angazhuara shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë ka sjell një numër të projekteve muzikore si dhe po vazhdon të mbajë disa koncerte.
Por, ajo nuk po i lë pas vetes edhe të afërmit dhe miqtë sidomos familjarët, të cilëve iu rikthehet edhe me mesazhe përmes rrjeteve sociale.
Në disa mesazhe të ndryshme në llogarinë personale në Instagram, këngëtarja shqiptare ka shkruar “Të rritësh fëmijë nuk do të thotë thjesht t’i ushqesh dhe t’u vendosësh një çati mbi kokë. Duhet t’u mësosh dashuri, dhembshuri, të drejtën nga e gabuara”, shkroi fillimisht biondina.
Këngëtarja shton se nëna e saj i ka bërë këto gjëra, madje thotë se kjo është puna më rëndësishme që bëjnë të gjitha nënat.Lexo po ashtu:
Bebe Rexha ‘elektrizon’ publikun në Çikago, shfaqet atraktive në të bardha në koncertin e fundit
“Kjo në vetvete është një punë me kohë të plotë. Mamaja ime i ka bërë të dyja. Një duartrokitje për Bukie Rexha. Të dua mami”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, artisja është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm kalendarik. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha kohët e fundit është një ndër artistet më të kërkuara në treg.
Ajo vijon që të jetë e angazhuar me jetën e saj artistike nëpër koncerte të ndryshme.
Mbrëmjen e së mërkurës ajo ka performuar në Chicago, e cila falënderon të gjithë fansat e saj teksa shfaqet duke e shijuar momentin e këndimit, transmeton Vizion plus.
“Zemra dhe shpirti. Faleminderit Chicago”, shkruan ajo.
Në publikimin e sukseseve të këtij viti, Bebe ishte në mesin e artisteve me më së shumti kërkime në Spotify.
Për herë të parë, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u nominua për çmimin “Grammy”. Emri i saj renditet mes konkurrentëve pretendentë për kategorinë “Artisti i ri më i mirë”, krahas Dua Lipës.
Mirëpo, për “This is Insider” Bebe Rexha nuk e meriton të renditet në këtë kategori, pasi ajo nuk është një artiste e re që është njohur me publikun së fundmi. Sipas gjigandit mediatik, Rexha ka vite në skenë duke u prezantuar tek publiku me hite si “Me, Myself and I” në bashkëpunim me G-Eazy apo ai me Martin Garrix “In the Name of Love”.
“Duke qënë se Bebe ka qënë në skenën ndërkombëtare që në vitin 2014, ta quash ‘artiste të re’ është një gjest shumë bujar” – shkruan revista siç raporton insajderi.com
Artistët e tjerë si Dua Lipa, Chloe Halle, H.E,R, apo dhe Jorja Smith që janë në këtë kategori, duket se e meritojnë më së miri sipas revistës “This is Insider”./KultPlus.com
Rita Ora ka shfrytëzuar instagram-in për të uruar këngëtaren shqiptare Bebe Rexha për dy nominimet e saj në garën prestigjioze Grammy, shkruan KultPlus.
Mirëpo këngëtarja në postimin e saj nuk ka përmendur edhe shqiptaren tjetër të nominuar, Dua Lipën. Lipa është nominuar për kategorinë artisti i ri më i mirë si dhe në kategorinë për vallëzimin më të mirë.
Në anën tjetër në kategorinë për artisti i ri më i mirë është nominuar edhe këngëtarja Bebe Rexha. Ajo po ashtu është nominuar edhe për kategorinë bashkëpunimin më i mirë country.
“Shume urime në muajin shkurt”, ka shkruar Ora duke aluduar në ndarja e çmimeve “Grammy Awards” më 10 shkurt të vitit 2019, ceremoni e cila do të transmetohet drejtpërsëdrejti në “CBS”./ KultPlus.com
Platforma më e madhe muzikore, Billboard ka publikuar listën e 10 këngëve më të dëgjuara gjatë vitit 2018.
Aty kryeson reperi Drake me projektin “God’s Plan”, i ndjekur nga artistë të tjerë me famë botërore. Ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha.
Bashkëpunimi i saj “Meant to be” me Florida Georgia Line renditet në vendin e tretë dhe ka arritur mbi 650 milionë
klikime në YouTube.
Këngëtarja Bebe Rexha shprehet se është ende e tronditur dhe nuk mund ta besojë suksesin e arritur gjatë këtij viti. /a.a/ KultPlus.com
Bebe Rexha është njëra ndër këngëtaret shqiptare që po bën bujë në botë e qe po krahasohet me shumë ikona të muzikës për shkak të zërit që veçantë që ajo ka.
Pikërisht zëri dhe paraqitjet e saj kanë bërë që ajo të ftohet për të performuar në “Victoria Secret Fashion Show”, gjë e cila ka qenë ëndërr e kamotshme e saj, shkruan “zëri.info”.
Se kjo gjë ka qenë ëndërr e saj e ka bërë të ditur vet Bebe Rexha në një postim në “Instgram”.
“Gjithmonë e kisha ëndërr të madhe të performoj në “Victoria’s Secret Fashion Show” dhe në fund po ndodh nesër!! Kështu që mos e humbisni!!! Më shikoni duke lëvizur trupin pa pushim në atë pistë”, ka shkruar ajo, duke ftuar ndjekësit që ta shikojnë atë./ KultPlus.com
Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kohë e fundit.
Dy yjet e muzikës shihen pothuajse në çdo ngjarje muzikore bashkë dhe mbështesin njëra-tjetrën.
Së fundmi, Dua dhe Bebeja janë shfaqur së bashku në ndarjen e çmimeve të Variety Hitmakers Brunch 2018 pasditen e së shtunës (1 dhjetor) në West Hollywood.
Bebe Rexha u vlerësua me çmimin e rëndësishëm “Tekstshkruesja e vitit” ndërsa Dua Lipa u nderua me “Artistja më e suksesshme e vitit”.
Lipa, që u paraqit në një fustan që zbulonte shumë pjesë të trupit të saj, ndau me publikun çfarë ka mësuar nga fansat e saj dhe dëgjuesit në mbarë botën.
“Asnjëherë mos bëni kompromise. Gjithmonë bëni atë në çka besoni, bëni vetëm gjëra për të cilat ndiheni komod, gjëra me të cilat jeni krenar t’ua vëni emrin tuaj”, ka thënë këngëtarja.
Artistja tjetër me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, u emocionua shumë derisa e mori çmimin.
“E jetojmë jetën dhe ndonjëherë dëshirojmë më shumë, më shumë, më shumë e më shumë. Dua të besoj se ky është një çmim Grammy… nëse nuk nominohem, ky do të jetë Grammy im”, tha tekstshkruesja që theu rekorde me këngën “Meant to Be”, duet me Florida Georgie Line.
“Dikur e krahasoja veten me shumë njerëz, dhe gjëja e vetme për të cilën ndihem krenare më së shumti është aftësia ime e shkrimit të teksteve. Është gjëja e vetme që do ta kem përgjithmonë”, potencoi ajo, transmeton Koha.net.
Ndërkaq, Dua publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqet duke përqafuar Beben. Dy këngëtaret duken shumë mike njëra-tjetrën dhe janë bërë të pandashme./ KultPlus.com
Pak javë më parë, David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin publikuan bashkëpunimin e ri “Say my name”.
Kjo këngë u publikua në versionin vetëm video me tekst, gjersa është pëlqyer shumë nga publiku, duke kaluar shifrën e 40 milionë klikimeve në YouTube në pak javë.
Së fundmi, treshja kanë realizuar edhe klipin e këngës “Say my name”, regjisore e të cilit është Hannah Lux Davis.
Videoja përmban shumë skena neoni me veshjet e frymëzuara të viteve ’80 dhe lule të ndritshme në manikyrin e thonjve.
Si në çdo paraqitje tjetër, edhe këtë herë këngëtarja shqiptare është shfaqur atraktive dhe provokuese me performancën e saj në klip.
Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të David Guettas me titull “7 (Seven)”.
Ndërkohë, album këtë vit ka sjell edhe Bebe Rexha me titull “Expectations”, një album nga i cili dolën shumë hite dhe u cilësua shumë i suksesshëm.
“Say my name” pritet të jetë një tjetër bashkëpunim i suksesshëm mes Bebe Rexhës dhe David Guettas, kjo pasi edhe bashkëpunimi i tyre i parë “Hey mama” është pritur shumë mirë nga publiku. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është një ndër emrat më të njohur sot në industrinë e muzikës. Duke qenë se ka shumë fansa në rrjete sociale, Bebe njihet si artiste që është e hapur mjaft për publikun.
Këtu mund ta shihni videon.
Ajo publikon foto dhe video dhe foto nga koncertet dhe eventet e shumta, në të cilat merr pjesë. Së fundmi, ajo në instagram ka hedhur disa storie, në të cilat shihet që teksa është duke u rregulluar argëtohet me këngë shqipe, shkruan rtv21.tv.
Në mesin e këngëve, të cilat shihet duke i dëgjuar këngëtarja shqiptare janë: “Bomba” e Sinan Hoxhës, “Vullkan” nga Sinani dhe Seldi, “Valle Kosovare” nga Shpat Kasapi dhe jo vetëm.
Së fundmi në ceremoninë e CMA, Bebe ka qenë e nominuar në kategorinë për këngën e vitit me “Meant To Be”. Ajo gjithashtu performoi në skenë për të nderuar muzikën më të mirë “Country”./ KultPlus.com
Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë udhëtuar në Francë, për të qenë të pranishme në ceremoninë prestigjioze të “NRJ Awards”.
Këngëtaret do të realizojnë edhe performanca në skenën e kësaj ceremonie, ndërsa para pak minutash kanë parakaluar në tapetin e kuq.
Dua kishte zgjedhur një fustan të gjatë, në të cilin kishte zbuluar shpinën, ndërsa dukej tejet tërheqëse, ndërsa Bebe shkëlqente në veshjen e saj me shkëlqim dhe ngjyrë të gjelbër.
Kjo e fundit hodhi edhe një fotografi në instagram ku shfaqen krahë njëra tjetrës. /KultPlus.com
file:///C:/Users/nokjeta/Desktop/Bebe%20Rexha%20(@beberexha)%20%E2%80%A2%20Instagram%20photos%20and%20videos.html
Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë dy shqiptaret që mbrëmë “pushtuan” MTV EMA 2018 që u mbajt në Spanjë, shkruan KultPlus.
Dua Lipa e cila ishte e nominuar në katër kategori, doli nga kjo ngjarje e madhe me trofeun e “Best pop”, ndërsa Bebe Rexha elektrizoi mbrëmjen me një performancë të mahnitshme të këngës “I’m A mess”.
Pas mbrëmjes të dy shqiptaret kanë vazhduar mbrëmjen së bashku me miqtë e tyre, ku kanë hedhur valle shqipe duke krijuar një atmosferë të veçantë.
Dua Lipa, ylli nga Kosova që po shndërrohet në një sensacion muzikor në botë, Dua Lipa sonte ka rrëmbyer çmimin “Best Pop” në MTV EMA, shkruan KultPlus.
Menjëherë pasi fjalëve të saj falënderuese dhe pranimin e çmimit, në skenë është ngjitur këngëtarja tjetër shqiptare Bebe Rexha me një performancë të mahnitshme.
E veshur ne të kuqe, e rrethuar me valltarët me rroba të bardha, ajo ka përcjellë një energji të jashtëzakonshme derisa ka interpretuar hitin e saj të ri “I’m a mess”.
Dua Lipa ka qenë e nominuar për katër çmime kurse Bebe Rexha për çmimin “Best song”. Po ashtu, atje është edhe këngëtari tjetër shqiptarë Ermal Meta.
“MTV EMA 2018” po zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, në Spanjë./ KultPlus.com