Bebe Rexha në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor: Mos kini turp të kujdeseni për mendjen tuaj

Dje është shënuar Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Këtë ditë të rëndësishme për shëndetin mendor e ka shënuar edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Përmes një postimi që ka bërë për fansat e saj në llogarinë e Instagramit, artistja e njohur ka shpërndarë disa nga thëniet më të rëndësishme në lidhje me shëndetin mendor dhe disa nga shenjat e tij.

“Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Këtu janë disa nga postimet e mia të preferuara që kam gjetur në Instagram. Është e rëndësishme të dini se mund të keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të mirë mendor dhe të mos keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të dobët mendor. Mos kini turp të kujdeseni për mendjen tuaj. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e postimeve. / KultPlus.com

(Photo by Christopher Polk/Getty Images for NARAS)

Bebe Rexha përkrah boksierin shqiptar, Reshat Mati për ndeshjen e radhës

Bebe Rexha tregon gjithmonë me shumë krenari për prejardhjen e saj, prandaj këngëtarja e njohur nuk heziton që të tregoi mbështetje për personazhe të suksesshme shqiptare në botë, nga cilado fushë që vijnë.

Edhe së fundi, 32-vjeçarja përmes një postimi në InstaStory, ka treguar përkrahjen e saj për boksierin shqiptar, Reshat Mati.

Mati do të zhvillojë meçin e radhës më 1 tetor në qytetin italian, Milano, ndërsa po merr mbështetjet të madhe nga shqiptarët, e po ashtu edhe nga ylli i muzikës botërore, Bebe.

“Le të shkojmë”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotografisë ku paralajmërohej meçi i boksierit. Të njëjtin foto e ri-postoi edhe Reshati. “Faleminderit kushërirë”, ka shkruar Mati sipër imazhit.

Ditë më parë postoi edhe një video të boksierit tjetër shqiptar, Florian Markut, i cili triumfoi ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, për t’u bërë kampion në ‘welterweight’ IBF International. / KultPlus.com

Bebe Rexha: Shfaqni emocione, merreni kontrollin dhe bëni atë që dëshironi

Bebe Rexha ka shfrytëzuar Instagramin për të diskutuar për fenomenin e njohur si “bullying” dhe për tu dalë në përkrahje grave, shkruan KultPlus.

Këngëtarja ëshët shprehur se ofendimi i meshkujve ndaj gratë duhet që të përfundoj. Njëlloj sic duhet që të përfundoj edhe të folurit keq për gratë dhe cilësimi i grave si diva. Dicka të tillë ajo ka kërkuar edhe nga fansat.

“Kjo nuk është vetëm për gratë në industrinë e muzikës por për të gjitha gratë rreth botës, të cilat kanë ëndrra. Ndiqni ëndrrat e juaja. Bëhuni shefe të vetvetes suaj. Mos e lejoni një mashkull që të ju ndalojë, bëni më të mirën tuaj. Shfaqni emocione, merreni kontrollin, bëni atë që dëshironi”, është shprehur ajo.

Tutje ajo është shprehur se nuk dëshiron që të dëgjojë të tjerët që të flasin keq për artiste të tjera. Madje ajo ka kërkuar që të mos flasin fare për të tjerët nëse nuk kanë diçka pozitive për të thënë.

“Ne duhet të mbështesim njëra-tjetrën dhe ta duam njëra-tjetrën po ashtu”, është shprehur ajo./ KultPlus.com