Nesër fillon Beerfest Kosova – 12 deri me 15 korrik

Ketë të premte (nesër) me datë 12 korrik fillon Beerfest Kosova dhe do të zgjas deri me 15 korrik. Gjatë 4 netëve sa zgjatë festivali do të ketë program fantastik me organizim madhështor.

Burak Yeter, Stealth & Vinz (Hellbanianz), Yll Limani, Geasy, Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Kida, Buta, Ardi dhe Mirdoni, Diona Fiona, Grupi 403, Blerando, La Fazani, Gillepsie, Zwada dhe Haliband, janë artistët dhe bendet që do të performojnë në festival. Përveç këtyre emrave festivali është pasuruar edhe me  promo artistët: Redon Berani, Young Arti, Leyla, Angler.

Biletat mund t’i blini edhe fizikisht në Sheshin “Ibrahim Rugova”

Blerjen e biletave mund ta bëni edhe fizikisht në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë. Ekipa e beerfest ju pret në kioskën e brenduar të beerfest prej orës 17:00 deri në ora 22:00.

Ndërsa rezervimin online të biletave, mund ta bëni këtu: Bli bileten

Birra vendore dhe ndërkombëtare dhe skenë madhështore

Festivali do të ketë laramani aktivitetesh për të gjithë vizitorët, duke përfshirë degustimin e birrave të shumta vendore dhe ndërkombëtare nga më shumë se 12 brende, një kënd ushqimi dhe pije jo alkoolike, si dhe surpriza tjera të shumta.

Madhështia e këtij edicioni është po ashtu skena gjigante më e madhja deri sot ne beerfest, rreth 30 metra me 16 metra lartësi, me një zërim me efekte.

Tashmë në shitje janë edhe biletat ditore, ku ju mund ta blini biletën tuaj ditore dhe ta shfrytëzoni në cilën ditë që ju e zgjidhni të shkoni.

Beerfest Kosova 2024, organizohet nga data 12 deri më 15 korrik 2024, prapa Pallatit të Rnisë në Prishtinë.

Për më shumë informacione rreth agjendës së aktiviteteve dhe për të rezervuar biletën tuaj në kohë, na ndiqni në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Bëhu pjesë e festës më të madhe n’vend!/KultPlus.com

Përmbyllet me sukses edicioni i vitit 2023 i BeerFest Kosova, më shumë se 20 mijë vizitorë

BeerFest Kosova 2023 u përmbyll të martën, nën tingujt e programit artistik të përzgjedhur me shumë shije, me një sukses të jashtëzakonshëm.

Përgjatë katër netëve të festivalit, në skenën artistike u prezantuan emrat më të mëdhenj të muzikës, nga të gjitha zhanret muzikore. Skena madhështore e vitit 2023, sistemi i zërimit, ekipa organizatore dhe vet pjesëmarrësit, ishin dëshmitarë të mbi 20 mijë vizitorëve, të cilët këtë vit, nuk u sfiduan nga rradhët e gjata në festival si rezultat i implementimit të sistemit “Cashless” respektivisht pagesave të realizuara në mënyrë elektronike me byzylyk.

BeerFest 2023 e ndihmuan brendet pjesëmarrëse Lasko, Morea, Tuborg, Carlsberg, Somersby, Golden Eagle, Relax, Natural, Alcaline, Frix, Pasta Fasta, Pizza Crust, Station, Vitaminka, 2U, PM, Artmotion, AMC Corporation, PR Solutions, Blendi shtypshkronja, Telegrafi, Glam Radio, Katrori.info, Kosovapress, KultPlus, Paper Radio, Urban FM, Kanal10.

Në katër netët e festivalit, në skenë u prezantuan:

Dafina Zeqiri, Mc Kresha dhe Lyrical Son,  Ledri Vula, Alban Skenderaj, Yll Limani, Dren Abazi, Nita Latifi, Shpat Deda, Diona Fona, Offchestra, David Dreshaj, Caboo, Ya Nina, Dandara, Erëza Çerkini, Secret 47 & Groove Soldiers, Zanzi Band, Adrian & Xhurim Dema, Shpend Hysa, La Baresha, Ndriçim Gazija, Nardi and Friends dhe Biggby

Organizatorët e këtij festivali falënderuan Komunën e Prishtinës për bashkëpunimin e mirë dhe Policinë e Kosovës të cilët janë përkujdesur për sigurinë në bashkëpunim me kompaninë e sigurimit Besa Security, duke mundësuar që festivali të përmbyllet pa asnjë incident.

“Falënderimi kryesor shkon për më shumë se 20 mijë pjesëmarrësit e festivalit të cilët kanë treguar se dinë të argëtohen, ta madhështojnë festivalin dhe ta bëjnë Kosovën qendër të argëtimit në rajon” tha Ekrem Tahiri, bashkë-organizator i Beerfest Kosova, nga kompania EVENTURE.

Për sa i takon planifikimeve për edicionin e ardhshëm, organizatorët e komunikuan datën 5 korrik. / KultPlus.com

Anulohet ‘BeerFest Kosova’

BeerFest Kosova ka njoftuar se edicioni i sivjetmë i BeerFest është anuluar.

Përmes një postimi në Facebook BeerFest Kosova ka njoftuar se edicioni i sivjetmë i BeerFest është anuluar për shkak të rrezikut të shpërndarjes së koronavirusit, shkruan KultPlus.

Postimi i plotë:

Anulohet Beerfest Kosova, edicioni 10

Të dashur qytetarë të Kosovës, me keqardhje ju njoftojmë se Beerfest. Kosova, edicioni 10, nuk do të mbahet.

Kjo vjen pas një vendimi të Policisë së Kosovës, që thotë se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët!

Ne si organizatorë nuk jemi dakord me këtë vendim dhe mendojmë që, Beerfest. Kosova në esencë nuk dallon nga aktivitetet dhe festivalet që po mbahen këto ditë në vendin tonë.

Përveç kësaj, ne i kemi marrë të gjitha masat e parapara dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura që ky eveniment të mbahet në përputhje edhe me direktivat nga Ministria e Shëndetësisë dhe pëlqimet nga institicionet tjera sa i përket mbajtjes së aktiviteteve publike.

Sido që të jetë, duke e parë edhe rritjen e madhe dhe drastike në ditët e fundit të rasteve me Covid-19, nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të respektojmë këtë vendim dhe ta pezullojmë mbajtjen e Beerfest.

Shpresojmë që në të ardhmen e afërt do të kemi ndryshime të rrethanave dhe do të krijohen kushtet për mbajtjen e këtij evenimenti.

Duke ju uruar secilit nga ju shëndet, ju inkurajojmë që të vaksinoheni dhe urojmë të shihemi së shpejti./KultPlus.com

Shtyhet “Beerfesti”

Festivali tashmë tradicional i Birrës “Beerfest Kosova” i cili ka pasur të fillojë sot është shtyrë për një ditë tjetër. Kjo sipas organizatorëve për shkak të motit me shi.

“Ju njoftojmë që Beerfest nuk do të filloje sot siç ishte paraparë, kjo për shkak të motit me shi që po mbretëron. Shumë shpejtë do të ju njoftojmë për datën e re!”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Beerfest.

Në këtë edicion të BeerFest, për herë të parë në Kosovë do të vijë grupi DAFT PUNK Official Tribute Shoë, të cilët njëkohësisht do ta bëjnë edhe hapjen e festivalit. Daft Punk, janë duo që sjellin muzikë elektronike ndërsa janë fitues të çmimeve të ndryshme e po ashtu edhe çmimeve Grammy.

Ndërkohë, në BeerFest, përpos pijeve me çmime promovuese do të performojnë edhe këngëtarë e grupe të tjera vendore. Ndër ta janë NR, Genta Ismaili, Genc Prelvukaj, e të tjerë. /KultPlus.com

Daft Punk Official Tribute Show hapin festivalin BeerFest Kosova 8

Më 25 korrik deri më 29 korrik në Prishtinë vjen edicioni i tetë i BeerFest Kosova, shkruan KultPlus.

Për herë të parë në Kosovë, në këtë edicion të BeerFest, do të vijë grupi DAFT PUNK Official Tribute Show, të cilët njëkohësisht do ta bëjnë edhe hapjen e festivalit. Daft Punk, janë duo që sjellin muzikë elektronike ndërsa janë fitues të çmimeve të ndryshme e po ashtu edhe çmimeve Grammy.

Ndërkohë, në BeerFest, përpos pijeve me çmime promovuese do të performojnë edhe këngëtarë e grupe të tjera vendore. Ndër ta janë NR, Genta Ismaili, Genc Prelvukaj, e të tjerë.

BeerFest Kosova, mbahet te Parkingun i Pallatit të Rinisë dhe nisë me fillim nga ora 17:00./ KultPlus.com

Sonte nis BeerFest Kosova

Festivali më i madh i birrës në Kosovë, nis sonte edicionin e tij të shtatë tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë, shkruan KultPlus.

Ky festival do të mbahet deri më datën 30 korrik, ku do të sjellë birrat më të njohura me çmime promovuese.

“Në 7 vjetorin e ‘BeerfestKosova’, në lokacionin e ri, e gjithë hapësira do të transformohet me krijimin e shtandeve impozante dhe vizualisht të mrekullueshme të kompanive prezente. Skenë gjigante të kompletuar me zërim të përmasave të festivaleve të mëdha, të mbushur me efekte speciale vizuele dhe program artistik shumë të larmishëm dhe të pasur për të gjitha shijet”, tha Leart Zeqa, drejtor organizativ.

“Do të jenë prezentë birrat më të njohura dhe më të dëshirueshme për vizitorët e BeerFest Kosova nga të cilat edhe 4 birra vendore dhe të gjitha këto do të jenë në dispozicion për adhuruesit e birrës me çmime promovuese. Nuk do të mungojnë edhe ushqimi e pijet joalkoolike si dhe lojërat argëtuese e shpërblyese”, përfundoi Zeqa.

Organizatorët njoftuan se edhe sivjet, sikurse në edicionin e kaluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe koordinim të plotë me Komunën e Prishtinës, janë koordinuar që për të gjithë qytetarët t’iu ofrohet një festë shumë mirë e organizuar dhe gjithë përfshirëse.

Si festival i birrës, kjo ngjarje është e hapur vetëm për personat e moshës mbi 18 vjet, dhe për t’u futur në hapësirat e festivalit do të nevojitet letërnjoftimi. / KultPlus.com