Sot duke filluar nga ora 20:00, Behide Hasanaj me vendbanim në Zvicër do të jetë e pranishme në KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.
Behide Hasanaj e cila njihet për humanizmin e saj përgjatë shumë viteve, e cila konsiderohet edhe si një urë lidhëse mes diasporës dhe Kosovës, po në këtë mbrëmje do të prezantojë edhe katër libra të saj, të cilat i ka botuar nëpër vite, si: “Një jetë veprimtari humane”, Libri i paqes”, “Sytë e përlotur”, ku libri i fundit vjen edhe në gjuhën angleze dhe gjermane.
Hasanaj në këtë promovim do të shoqërohet edhe me një delegacion zviceran, dhe përpos librave të saj, në këtë mbrëmje do të ketë fokus edhe rrugëtimi i saj humanitar për të ndihmuar vendin e saj Kosovën, duke përfshirë edhe shitjen e shtëpisë së saj, vetëm për të ndihmuar familjet në nevojë. Po ashtu në këtë mbrëmje do të bëhet edhe promovimi i revistës së parë “11 Maji”/ KultPlus.com