Revista “Variety”, më 14 prill 1993, në faqen 75 ka botuar intervistën e gazetares Deborah Young me aktorin e famshëm shqiptar, Bekim Fehmiun. Shkrimi është si më poshtë.
“I vetmi superyll i vërtetë i dalë ndonjëherë nga Jugosllavia, aktori i filmit dhe teatrit, Bekim Fehmiu, është i njohur më së shumti për karrierën e tij unike në Hollivud – si plejboj amerikano-jugor te ‘Aventurierët’ e ‘Paramount’-it më 1970.
Ai ishte gati për një kalim në Hollivud, pasi u bë yll ndërkombëtar me ‘Mbledhësit e puplave’. Ky shans i erdhi në momentin e fundit, kur një aktor rus, cigan i vërtetë, u largua.
Dy dekada më parë Fehmiu e vizitoi botën si superyll i ardhshëm. Tani përpiqet të mbijetojë në një Beograd të shkatërruar nga lufta, si shqiptar i izoluar dhe i rrethuar nga lufta.
Kur ‘Mbledëshit …’ morën çmim të madh në Kanë, dhe një audiencë amerikane më 1968, Fehmiu papritmas kërkohej. Gruaja e Dino De Laurentisit, Silvana Mangano, donte që ai të luante me të te ‘Edipi mbret’, por një angazhim tjetër e prishi atë projekt. Ndërkohë, gruaja dhe djali i Lewis Gilbertit panë ‘Mbledhësit …’ dhe regjisori i dha atij rolin e vrasësit të zonjave – Dax Xenos te ‘Aventurierët’.
Fatkeqësisht, kur gjithçka u tha dhe u bë, Fehmiu kaloi nga ‘Mbledhësi i lumtur’ në një fatkeq. Filmi prej 15 milion dollarësh – një nga më të shtrenjtët të realizuar deri në atë kohë – dështoi; Fehmiu mori përsipër një pjesë të madhe të fajit. Ai i shuajti shpresat e tij në Hollivud.
‘Gabimi i madh i Gilbertit ishte të qenit shumë besnik ndaj romanit të Harold Robbins’, thotë Fehmiu, duke u kthyer prapa në kohë. ‘E bëri atë sikur të ishte duke përshtatur ‘Luftën dhe Paqen’’.
Si 57 vjeçar, Fehmiu jeton në kryeqytetin serb, në Beograd. Edhe ai luajti rregullisht role dytësore në bashkëprodhime të huaja dhe pavarësisht se ishte ylli më i madh i Jugosllavisë në vitet 1960’70, një aksident i rëndë automobilistik e pengoi atë të interpretonte – nga viti 1978 deri në 1981. Edhe pse herë pas here ka xhiruar filma ose seriale televizive jashtë vendit, mendja e tij është fiksuar në luftën që ka copëtuar vendin e tij.
‘Nuk jam i interesuar të aktroj për momentin’, tha Fehmiu për ‘Variety’. ‘Jam shumë i shqetësuar për të gjithë situatën këtu’.
Ai aktualisht mbështet shkollimin e katër të afërmve të tij pasi lufta shkaktoi mbylljen e disa shkollave. ‘Duhet të bësh punën tënde në çdo mënyrë që mundesh’.
Fehmiu pranon se jeta nuk është e lehtë për të si shqiptar në Serbi. Ai jeton me gruan e tij dhe dy djem, njëri prej të cilëve, Uliksi, është aktor i ri në ngritje. Por, pavarësisht luftës dhe persekutimit të grupeve etnike, Fehmiu thotë se nuk do të largohet nga Beogradi. ‘Arratisja është gabimi më i madh. Ka serbë, shumë progresistë, por shumica e intelektualëve janë larguar nga vendi. Unë do të qëndroj dhe do të vdes këtu nëse kjo është e nevojshme”. /Darsiani/
“Variety” ka botuar, me 14 prill 1993, në faqen n°75, intervistën e Deborah Young me aktorin e famshëm shqiptar Bekim Fehmiun, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Humbur dhe gjetur
Emri: Bekim Fehmiu
Përshkrimi: Ylli më i madh i filmit në Jugosllavi
Parë për herë të fundit: Ballafaqimi me luftën
I vetmi superstar i vërtetë i prodhuar ndonjëherë nga Jugosllavia, aktori i filmit dhe teatrit Bekim Fehmiu është i njohur më së shumti për karrierën e tij unike në Hollywood si playboy amerikano-jugor në “Aventurierët” e Paramount-it në 1970.
Ai dukej gati për një “crossover” të Hollivudit, pasi ishte bërë një yll ndërkombëtar në “Unë madje takova disa ciganë të lumtur”.Kjo pjesë i erdhi atij në momentin e fundit kur një aktor rus cigan i vërtetë u hoq (largua) disa ditë para xhirimeve.
Ndërsa dy dekada më parë Fehmiu vizitoi botën si një superstar i ardhshëm, ai tani përpiqet të mbijetojë në një Beograd të shkatërruar nga lufta, një shqiptar i izoluar dhe i rrethuar nga lufta.
Kur “Ciganët” morën një Çmim të Madh në Kanë, dhe morën një audiencë amerikane në galeritë e artit në 1968, Fehmiu papritmas kërkohej. Gruaja e Dino De Laurentis, Silvana Mangano donte që ai të luante me të në “Edipi Mbret”, por një angazhim i mëparshëm e prishi atë projekt. Ndërkohë, gruaja dhe djali i Lewis Gilbert panë “Ciganët”, dhe regjisori i dha atij rolin e vrasësit të zonjave Dax Xenos në “Aventurierët”.
Fatkeqësisht, kur gjithçka u tha dhe u bë, Fehmiu kaloi nga “Cigani i lumtur” në një kampist fatkeq. Filmi prej 15 milion dollarësh – një nga më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë në atë kohë – dështoi, dhe Fehmiu mori përsipër një pjesë të madhe të fajit. Ai i shuajti shpresat e tij në Hollivud.
“Gabimi i madh i Gilbert ishte të qenit shumë besnik ndaj romanit Harold Robbins”, thotë Fehmiu, duke u kthyer prapa. “Ai e bëri atë sikur të ishte duke përshtatur ‘Lufta dhe Paqja’”.
57 vjeçar, Fehmiu tani jeton në kryeqytetin serb të Beogradit. Edhe pse ai luajti regullisht role dytësore në bashkëprodhime të huaja dhe ishte ylli më i madh i Jugosllavisë në vitet 1960 dhe 1970, një aksident i rëndë automobilistik e pengoi atë të interpretonte nga viti 1978 deri në 1981. Edhe pse herë pas here ka xhiruar filma ose seriale televizive jashtë vendit, mendja e tij tani është fiksuar në luftën që ka copëtuar vendin e tij.
“Nuk jam i interesuar të aktroj për momentin”, tha Fehmiu për Variety. “Jam shumë i shqetësuar për të gjithë situatën këtu”. Ai aktualisht mbështet shkollimin e katër të afërmve të tij pasi lufta shkaktoi mbylljen e disa shkollave. “Duhet të bësh pjesën tënde në çdo mënyrë që mundesh”.
Fehmiu pranon se jeta nuk është e lehtë për të si shqiptar në Serbi. Ai jeton me gruan e tij dhe dy djem, njëri prej të cilëve, Uliksi, është një aktor i ri në rritje. Por pavarësisht luftës dhe persekutimit të grupeve etnike, Fehmiu thotë se nuk do të largohet nga Beogradi. “Arratisja është gabimi më i madh. Ka serbë shumë progresistë, por shumica e intelektualëve janë larguar nga vendi. Unë do të qëndroj dhe do të vdes këtu nëse është e nevojshme”. – Deborah Young. / KultPlus.com
“Paris-presse” ka botuar, të premten e 20 tetorit 1967, në faqen n°10, një shkrim mbi reagimin asokohe të vajzave pariziene ndaj Bekim Fehmiut, pasi kishin parë filmin e tij “J’ai même rencontré des Tziganes heureux”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Parizienet do të çmenden pas tij
Po, të gjitha parizienet do të çmenden pas Bekim Fehmiut, yllit dhe talentit të zbuluar në filmin e Aleksandër Petroviçit. (Bëhet fjalë për filmin : “J’ai même rencontré des Tziganes heureux – Madje, kam takuar ciganë të lumtur ” – shqipëruar nga frengjishjta)
Në Kanë, kritikët thanë për të se ai duket si Sinatra (Frank), luan si Burton (Richard) dhe është tërheqës si Belmondo (Jean-Paul).
“Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, për të cilën Bekim Fehmiu e kishte lënë testament që të recitohej në mbledhjen komemorative në Prishtinë.
Unë kam shkelur në gjak deri në gju Dhe ëndrra më nuk kam. Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerë Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur. Unë jam i etshëm për ajër, qumësht Dhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi. Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë Dhe nuk kam ditur pse? Vëllanë armik të madh e kam quajtur Dhe jam sulur në errësirë përpara duke klithur Dhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami Fluturojnë në ferr. Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjeban Të dashurën grua ma përqafon Se si vërshima pullazin ma shpartallon Dhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem. Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumësht Dhe pakëz vesë, Vesë të bardhë mëngjesi Të tjerat i paqit për nder. / KultPlus.com
Burim Myftiu nga Prizreni vite më parë pati zbuluar se posedon makinën PEZHO 404 të cilën më 1968, aktori kosovarë me famë botërore, Bekim Fehmiu nga honorari i serialit “Tv Odiseja” ia kishte blerë nënës së vet Hedijes, që të mund ta vizitojë Bekimin kudo që ai xhiron, përcjellë KultPlus.
Myftiu thotë se makinën që nga vëllezërit e Bekimit e ka marrë më 1996 e ka shfrytëzuar disa vite por që nga përfundimi i luftës, ajo është në gjendje të mjerueshme dhe kërkon riparim të jashtëm. Makina gjendet në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren dhe shpreh gatishmërinë që atë dhuroj për ekspozim në ndonjë hapësirë në qendër të Prizrenit apo në kuadër të Muzeut kushtuar Bekim Fehmiut, që do të duhej të hapej në këtë qytet, si shenjë kujtimi të aktorit të madh.
“Për riparimin do të duhej të shfaq interesim Komuna e Prizrenit apo edhe firmat private e individ. Të interesuarit le të lajmërohen personalisht mua në Messenger”, pati shkruar Myftiu me shpresë se makina do të merrte trajtimin e duhur e do të zinte vendin e merituar.
Edhe sot, Burim Myftiu ka konfirmuar për KultPlus se situata është e njëjtë edhe më tej, dhe se për ruajtjen dhe investimin në këtë makinë të aktorit të madh Bekim Fehmiu, është duke pritur nga institucionet kulturore në nivel qëndror, por edhe nga Komuna e Prizrenit.
Por, kjo makinë e Bekimit deri më tani ka mbetur në mëshirën e kohës. Nga Komuna e Prizrenit është premtuar se makina do të riparohet e do të ekspozohet në qendër të qytetit, por kjo ende nuk ka ndodhur! / KultPlus.com
Uliks Fehmiu, në një tekst të botuar në ‘Filozofskimagazin.wordpress.com’, rrëfen shkurt dhe bukur historinë e të atit, aktorit të madh, Bekim Fehmiu e të cilin ju sjellim sot në njëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së aktorit.
Nga: Uliks Fehmiu
Për të folur për të atin tim, Bekim Fehmiun, më duhet së pari të flas pak për gjyshin tim Ibrahimin. I lindur në vitin 1982, në Gjakovë, në një familje tregtarësh dhe intelektualësh, ai ka përfunduar shkollën për mësues dhe medresen në Shkup. Biografia e gjyshit tim më shkurt mund të rrëfehet në shembujt e emrave të fëmijëve të tij të cilët i kishte emëruar personalisht, duke u munduar që këta emra të jenë shqiptar (në vend të emrave turqisht dhe arabisht, që ishin të zakonshëm), emra që në mënyrë simbolike flasin për idealet të cilat i kishte ndjekur.
E bija më e vjetër, Besa – fjalë e nderuar, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse te shqiptarët; Shpresa – shpresa për ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim – i biri i parë – bashkimi i popullit shqiptar; Arsim – edukimi i popullit; Fatmir – fati i mirë për popullin; im atë Bekim – bekim për popullin; Afërdita – mëngjesi është afër popullit shqiptar; Luljeta – lulja e jetës.
Me libër dhe me pushkë në dorë, ka qenë dora e djathtë e Bajram Currit, udhëheqësit të kryengritjes se shqiptarëve kundër turkut, në vitin 1912. Si njeri ndër mësuesit e parë shqiptar, i dedikohet edukimit të popullit dhe hapjes se shkollave si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë pushteti serbo – malazez e dënon me vdekje. Në kohën e Mbretërisë se Jugosllavisë, e ndjekin si mbështetës i Bajram Currit dhe i Fan Stilian Nolit. Gjyshin e ndjek edhe kryetari i Shqipërisë Ahmet Zogu, kërkon peng për kokën e tij mija dukat. Në vitin 1929 është arrestuar dhe izoluar në Valevë. Për këtë kohë, familja e tij jeton në Gjakovë, për t’u depërtuar të gjithë së bashku në Sarajevë, në vitin 1931, ku përveç tre fëmijëve të lindur, vijnë në jetë djemtë Arsimi, Fatmiri dhe, në vitin 1936, i ati im Bekimi.
Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga italianet, kalojnë në Shkodër ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku edhe i lind e bija Afërdita. Pas rënies se Mbretërisë se Jugosllavisë në vitin 1941 familja kthehet në Kosovë, në Prizren, ku ai vazhdon punën edukative dhe patriotike. E arrestojnë edhe gjermanët. As në kohën e re të Jugosllavisë Socialiste nuk ndalet rrethi i golgotës ndaj familjes Fehmiu. Gjyshin e arrestojnë dhe pas një procesi të montuar dënohet. Pas lirimit nga burgu vdes shpejt në vitin 1951.
Gjyshja ime Hedija, e lindur në Gjakovë në vitin 1908, ka ndjekur rrugën e gjyshit dhe të gjitha problemet. I ati im mendon se nuk ka gjetur mjaft fjalë adekuate për të përshkruar e gjithë atë që ka duruar dhe ka bërë nëna e tij. Gjenerata e babait tim Bekimit është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit e cila tërë shkollimin e ka kryer në gjuhën shqipe – nga shkolla fillore deri te gjimnazi. Pas gjimnazit babai bëhet anëtar i dramës shqipe në teatrin kombëtar rajonal – teatri i vetëm profesional në Prishtinë (përkatësisht në Kosovë). Akademinë e teatrit në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit dhe drejtorit të njohur Mate Milosheviq. Kalon provimin dhe pranohet me kushtin që të mësojë gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës i ndan bursë, por mallkimi të cilin e kanë shënuar “zotërat” politik në familjen Fehmiu e ka kapluar edhe babanë tim. Pas dy muajve ia ndërpresin bursën. Fal rektorit të Akademisë Dushan Matiq fiton shkollimin deri në fund të studimeve.
Shpejt e mëson gjuhën serbo-kroate, që në vitin 1960 të bëhet anëtari i rregullt i teatrit më të mirë – i teatrit të dramës jugosllave. Edhe në ditët e sotme profesorët në akademinë e teatrit (Fakulteti i arteve dramatike) e përmendin babanë tim si shembull i talentit të jashtëzakonshëm dhe pas gjithash student i çmuar, dhe unë si student i po të njëjtit fakultet i kam dëgjuar këto. Deri në vitin 1967, kur jep dorëheqje në teatrin e dramës jugosllave për shkak të trajtimit të keq, bëhet artist i lirë, ka luajtur më shumë se 40 episode, role dytësore dhe disa kryesore, duke përfshirë edhe rolet në Atelje 212. Dy herë ka qenë asistent i regjisë te profesori Milosheviq në Rikardin III dhe Otkriću Dobrice Ćosića. Xhiron edhe filmat Roj, Put, Tople godine, Protest, Deps, Pavle Pavloviq etj.
Pas suksesit të madh të filmit ‘Skupljači perja’ (Mbledhësi i puplave) me regji të Aleksander Petroviqit, ku luan rolin kryesor – Beli Bor (filmi është lauruar me dy çmime në festivalin e filmit Cannes në vitin 1967 dhe është nominuar për Oskar në vitin 1968), fillon karriera e tij ndërkombëtare dhe bëhet ylli i parë botëror nga ky rajon dhe nënshkruan marrëveshjen shumëvjeçare me producentin italian Dino de Laurentis. Bëhet krenaria e ish Jugosllavisë. Kryesisht xhiron në Evropë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Ka luajtur në gjuhën shqipe, serbo-kroatisht, maqedonisht, rome, turqisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën italiane.
Edhe sot shikohen filmat e njohur dhe serialet televizive në të cilat ka luajtur, siç janë Odiseja e Homerit me Irena Papas, Avanturistët me Candice Bergen dhe Olivia de Havilland, ku ka luajtur rolin kryesor – pleibojin Porfirija Rubiros, Dezerter me John Huston, me Richard Crenn, Chuck Connorsom; Licenca për të vrarë me Avom Gardner, Dirko Bogard, Timothyje Dalton…, Java e zezë e John Frankenheimera me Martheo Keller, Libera, dashuria ime me Claudio Cardinale, Salon Kitty me Ingrid Thulin, Helmut Berger…dhe shumë tjerë.
Për të fituar rolin kryesor në produksionin e filmit multibuxhetor të Paramountoves Avanturistët (The Adventurers, 1969), me regji të Lewis Gilbert i është dashur të mësoj gjuhën angleze për 10 javë. Rolin e ka fituar në vitin 1968, kur kam lindur unë. Në nder të babait tim është organizuar pritje e madhe në hotelin Pierre në New York ku është ai, në shoqërinë e yjeve tjerë të filmit Avanturistët (Me Olivia de Havilland, Candice Bergen, Anna Moffo, Ernest Borgine, Ferndando Reyom, Rossano Brazzije, Charles Aznavouro…), me ftesa të veçanta të zgjedhura është prezantuar si ylli i ri i filmit. Në këtë rast babai im ka mbajtur të stilizuar kostumin kombëtar shqiptar.
Ka xhiruar më shumë se pesëdhjetë filma në shumicën e tyre ka luajtur rolet kryesore. Në shenj proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe përhapjen e urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im në vitin 1987 demonstrativisht lëshon shfaqjen në Beograd Madam Kollontaj(Agnete Pleijel) ku demonstron rolin e Leninit dhe Stalinit dhe përshëndetët publikisht me aktivitetet artistike në ish Jugosllavi.
Roli i fundit të cilin e ka luajtur për televizionin italian ka qenë Josipi i shenjt në filmin Djali me emrin Isus (Un bambino di nome Gesù, 1987.) me regji të Franc Rossi, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan. Skenaristi dhe producenti Francesco Saardamagli ka thënë : “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet komuniste lindore i cili ka xhiruar në perëndim, përreth 20 vite, duke gdhendur perden e hekurt, deri te shfaqja e Gorbaçovit dhe rënia e murit të Berlinit.”
Filmi i fundit të cilin e ka xhiruar është Gjingis Kan(Gengis Khan, 1992.) me regji të Kena Annakin në të cilin ka luajtur edhe Charlton Heston.
Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e parë e shekullit XX, babai im aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shek XX.
Shpërbërja e Jugosllavisë, luftë e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi disavjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë kanë bërë më shumë që babai im të tërhiqet. Është tërhequr nga skena, çka për aktorin është agjenti më i fuqishëm dhe më i bukur. Është tërhequr në heshtje – në protestë, Hamleti kishte thënë “…ka mbetur heshtja”./ Përktheu: Saranda Rugova / KultPlus.com
Aktori Bekim Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 Qershor 1936. Rrjedh nga një familje e njohur gjakovare. Babai i tij, Ibrahim Fehmiu, ishte patriot i shquar, njëri ndër mësuesit e gjeneratës së parë në Kosovë dhe propagandues i madh i arsimit në gjuhën shqipe, shkruan KultPlus.
Gjurmët e tij në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare nuk janë të vogla dhe sot në njëmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së tij ai vazhdon të kujtohet si një prej aktorëve më të mëdhenjë shqiptarë me famë botërore.
Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.
Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.
Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë.
Në vitin 1972 e ka vizituar Shqipërinë dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të.
Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.
Pas disa kohësh mori dhe vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore.
Kohë më parë në Jugosllavi është botuar edhe libri me kujtime i Bekim Fehmiut, “Shkëlqim dhe frikë”, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithëçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.
“Njeriu nuk duhet të fajësojë për diçka që i ndodhë as babanë as vëllezërit, as fqinjën, as perënditë, por vetëm veten. Njëra nga tragjeditë tona lidhet me atë, që duke jetuar për shekuj së bashku nuk kemi mësuar nga njëri-tjetri, por dhe kur e kemi bërë këtë, kemi mësuar vetëm të keqen” – shprehet ai.
Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklaratave të para, u njoftua se ai kishte kryer vetëvrasje. Në atë kohë ai ishte 74 vjeçar. / KultPlus.com
Kino Armata është vendi që u zgjodh për tu mbajtur një aktivitet shumë i veçantë. Ceremonia përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së aktorit kosovar me famë botërore, Bekim Fehmiu, përcjell KultPlus.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili në fjalimin e tij Fehmiun e cilësoi si një ndër figurat qendrore të identitetit tonë kulturorë. Ai u zotua se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e kulturës, me kujdes do ta kurojnë një program vjetor dhe të përhershëm për nder të tij.
Aty gjithashtu u ndanë çmimet vjetore për kinematografi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Çmimi Kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” iu nda Afrim Spahiut, kurse çmimin vjetor për kinematografi e mori More Raça.
Ndërsa Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku bëri të ditur vendimin mbi emërimin e grupit punues për hartimin e planit shtetëror për nderimin, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e veprimtarisë së Bekim Fehmiut.
Në këtë ceremoni gjithashtu fjalën e morën: Agon Fehmiu, përfaqësues i familjes Fehmiu, miku i ngushtë i aktorit Milazim Salihu dhe aktori Enver Petrovci./ KultPlus.com
Bekim Fehmiu paraqet personalitet që zakonisht një populli mund t’i ndodhë vetëm një herë gjatë një shekulli, e pastaj të vazhdoj të jetojë për shumë shekuj.
Ai madje pat refuzuar të ndryshonte emrin e tij për dhjetëra miliona dollarë nga një shtëpi e njohur producente italiane filmash, e cila kërkoi që talentin e tij ta paraqes si talent italian. I vetmi nga e gjithë Evropa Lindore, ai luajti në shumë filma amerikanë e evropianë me shumë yje botërore.
Bekim Fehmiu kishte një personalitet unik, por zotësia e tij artistike ishte e tillë që ai të mund të luante dy personazhet e pazgjedhur. Në pyetjen: Çfarë korrelacioni mendoni se keni me personazhet Cagliostro dhe Balsamo, ai u përgjigj: Ne të gjithë mbajmë maska të ndryshme për arsye të ndryshme. Ne mbajmë disa maska, sepse ato përfaqësojnë vërtet atë që duam të jemi. Të tjerët, ne i veshim ato, sepse nuk kemi guximin të përballemi me atë që është me të vërtetë poshtë ose sepse je ajo që dikush tjetër do të kishte nevojë që ne të jemi.
Përveç zotësisë së tij, Bekimi ishte edhe shumë i saktë dhe i disiplinuar, kur merrte ndonjë rol qoftë ai kryesor apo edhe dytësor, ai duhet ta perfeksiononte atë deri në përsosshmëri.
Bekimi ishte i përkushtuar në punë. Ai aty garonte me të gjithë por dhe me veten e tij. Kur duhej të luaj në film tek burri i artistes Michel Morgann, atëherë një muaj mësoi intensivisht gjuhën frënge. Por projekti dështoj. Për filmin ” Aventurierët” duhej të mësoj të luaj golf, sport i rëndë dhe i rrezikshëm.
Ishte aq i qëndrueshëm, por edhe mbahej për gjërat që për të ishin thelbësore. Kur e thirri Dino de Laurentis për filmin “Odiseu”, regjisori Francesco Rossi ishte kundër zgjedhjes së tij.
U shpreh: Nuk vie në konsideratë. Është i ri.
E Dino e ndërpreu dhe ia ktheu: Perënditë përherë janë të ri.
Bekim Fehmiu u përket aktorëve të rrallë vendorë që shijuan famën botërore. / KultPlus.com
Në nderim të jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut, emblemës teatrore dhe kinematografike të Kosovës, do të organizohet ceremoni përkujtimore në 85 vjetorin e lindjes së tij, shkruan KultPlus.
Ceremonia e cila organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të mbahet nesër me filim nga ora 17:30 në objektin e Kino Armatës në Prishtinë ku do të përkujtohet jeta dhe vepra e Bekim Fehmiut./ KultPlus.com
Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu edhe pas kaq vitesh vazhdojnë të jenë ndër figurat kryesore në artin skenik shiptar dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.
Bota e artit me këta dy artistë mori kthesë të madhe, duke i bërë kështu gjurmët e tyre të pashlyeshmë në këtë botë aq të veçantë.
Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.
Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.
Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë.
Ndërkaq, si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.
Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).
Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj.
KultPlus ju sjell një video kur Bekim Fehmiu e intervistonte Faruk Begollin, një intervistë kjo që e emocionon shumë këtë të fundit, teksa shprehet: Isha i përgatitur për këtë intervistë, por jam shumë i emocionuar që po intervistohem nga një artist siç është Bekimi, thotë ndër të tjera Begolli. / KultPlus.com
Bekim Fehmiu paraqet personalitet që zakonisht një populli mund t’i ndodhë vetëm një herë gjatë një shekulli, e pastaj të vazhdoj të jetojë për shumë shekuj. Ai madje pat refuzuar të ndryshonte emrin e tij për dhjetëra miliona dollarë nga një shtëpi e njohur producente italiane filmash, e cila kërkoi që talentin e tij ta paraqes si talent italian. I vetmi nga e gjithë Evropa Lindore, ai luajti në shumë filma amerikanë e evropianë me shumë yje botërore.
Bekim Fehmiu kishte një personalitet unik, por zotësia e tij artistike ishte e tillë që ai të mund të luante dy personazhet e pazgjedhur. Në pyetjen: Çfarë korrelacioni mendoni se keni me personazhet Cagliostro dhe Balsamo, ai u përgjigj: Ne të gjithë mbajmë maska të ndryshme për arsye të ndryshme. Ne mbajmë disa maska, sepse ato përfaqësojnë vërtet atë që duam të jemi. Të tjerët, ne i veshim ato, sepse nuk kemi guximin të përballemi me atë që është me të vërtetë poshtë ose sepse je ajo që dikush tjetër do të kishte nevojë që ne të jemi.
Përveç zotësisë së tij, Bekimi ishte edhe shumë i saktë dhe i disiplinuar, kur merrte ndonjë rol qoftë ai kryesor apo edhe dytësor, ai duhet ta perfeksiononte atë deri në përsosshmëri.
Bekimi ishte i përkushtuar në punë. Ai aty garonte me të gjithë por dhe me veten e tij. Kur duhej të luaj në film tek burri i artistes Michel Morgann, atëherë një muaj mësoi intensivisht gjuhën frënge. Por projekti dështoj. Për filmin ” Aventurierët” duhej të mësoj të luaj golf, sport i rëndë dhe i rrezikshëm.
Ishte aq i qëndrueshëm, por edhe mbahej për gjërat që për të ishin thelbësore. Kur e thirri Dino de Laurentis për filmin “Odiseu”, regjisori Francesco Rossi ishte kundër zgjedhjes së tij.
U shpreh: Nuk vie në konsideratë. Është i ri.
E Dino e ndërpreu dhe ia ktheu: Perënditë përherë janë të ri.
Bekim Fehmiu u përket aktorëve të rrallë vendorë që shijuan famën botërore. / KultPlus.com
Aktori i njohur shqiptar, Bekim Fehmiu, përgjatë vitit 1972 kur kishte vizituar Shqipërinë, kishte shuar edhe në Muzeun Historik të Krujës.
Përmes një dokumentari të krijuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” është shkëputur një pjesë nga vizita e aktorit Bekim Fehmiu në Muzeun Historik në Krujë.
Gjatë vizitës në Shqipëri aktori i njohur shprehu gëzimet e tij për arritjet e kinematografisë shqiptare dhe uroi për suksese më të mëdha në të gjitha fushat e kulturës dhe të artit.
Kur e pyetën Bekim Fehmiun nëse do të kishte dëshirë të luante një film shqiptar, ai u përgjigj në mënyrë shumë kuptimplote: “Do të isha i lumtur”.
Tri muaj më vonë, në prill 1972 Bekim Fehmiu do të vizitonte sërish Shqipërinë, kësaj radhe qytetin e Shkodrës.
“Jam i lumtur që mbas 30 vjetëve gjendem në Shkodër, në qytetin ku kam kaluar vitet e para të fëmijërisë sime, rrënjët kishin qenë të thella dhe të pashpërngulta”, është shprehur aktori gjatë vizitës tij. /dp/ KultPlus.com
“Stampa Sera” ka botuar, të mërkurën e 11 janarit 1978, në faqen n°22, intervistën ekskluzive të gazetarit Lamberto Antonelli me aktorin e famshëm shqiptar Bekim Fehmiun, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Fehmiu në një skenar të bazuar në një roman të Pirandellos Uliksi 10 vite më vonë
Romë – A ju kujtohet Bekim Fehmiu, Uliksi magjepsës i televizionit ? Do ta shohim së shpejti, gjithmonë në TV, por kësaj here në rolin e një personazhi të Pirandellos. Në fakt, ai është një nga aktorët kryesorë të një skenari me pesë pjesë, me regji të Marco Leto-s, bazuar në romanin “I vecchi e i giovani – Të moshuarit dhe të rinjtë” i Luigi Pirandello-s.
Kështu që, gati dhjetë vite më vonë (“Odisea” e Franco Rossi-t daton që nga viti 1968), Fehmiu, i cili bëri të flitej shumë për të, kthehet në shtëpitë tona në një rol krejt të ndryshëm. Pse pas kaq shumë kohësh? Aktori beson se nuk ka pasur raste të tjera. Tani ai luan rolin e Aurello Costa-s, një njeri i zakonshëm i adoptuar nga bankieri Salvo dhe i cili me ndihmën e tij bëhet inxhinier. Ai bie në dashuri me Nicoletta Spoto-n, ikën me të dhe së bashku ata vdesin gjatë një trazire siçiliane.
“I vecchi e i giovani – Të moshuarit dhe të rinjtë” është një roman historik dhe ideologjik, i shkruar në 1909, ku ngjarja zhvillohet në Siçili në kohën e Giolitti-t. A ishte e lehtë të përqendrohej në pesë episode nga një orë për secilin ?
“Faktikisht me romanin, regjisori mund të kishte bërë një skenar shumë më të gjatë, prej dhjetë apo njëzet orësh. Ai duhej të bënte zgjedhje dhe, me sa di unë, Pirandello gjithashtu është interpretuar lirisht”.
Meqenëse personazhet janë të shumtë dhe komploti është kompleks, cilën rrugë ka zgjedhur regjisori për ta thjeshtuar veprimin dhe për ta bërë atë më të kuptueshëm për audiencën e televizionit?
“Rrëfehen fitoret e dy familjeve në dy histori që kryqëzohen. Familja e princit Laurentano (i luajtur nga aktori francez Alain Cuny) dhe familja e bankierit Salvo (i luajtur nga Gabriele Fersetti) të cilës unë i përkas. E para është në rrugën e saj drejt fundit, ndërsa e dyta është në rritje”.
Situata na kujton “Il Gattopardo” të Tomasi di Lampedusa, ku shtëpia e princit të Salinës po degradohet dhe ajo e Don Sedara-s po afirmohet dhe ka një martesë midis dy familjeve.
“Ka gjithashtu një martesë midis dy familjeve në romanin e Pirandello-s, pra edhe këtu, bashkimi midis dy familjeve përfaqëson kalimin e pushtetit nga familja aristokrate në atë borgjeze. Me pak fjalë, aristokracia i lë vendin borgjezisë, por që tranzicioni të mos jetë shumë i papritur, ekziston ndërmjetësimi i një martese”.
A është e vërtetë që një vepër e tillë korale kërkon një përpjekje të konsiderueshme, jo vetëm artistike, por edhe financiare?
“Shumë të lartë. Unë e kuptoj që kostoja totale është rreth një miliard. Por nëse do të ishte bërë me sistemin kinematografik dhe jo me atë më të matur të televizionit do të kishte kushtuar shumë më tepër, ndoshta dy herë më shumë. Të gjithë, nga teknikët te aktorët te regjisori, kemi ulur pretendimet tona (për pagesën). Duhet të keni parasysh se ekziston një kast mbresëlënës: 54 aktorë”.
Ai, në skenar, është i lidhur me Nicoletta Spoto-n. Kush e luan këtë rol ?
“Është një aktore e re angleze, Stephanie Beacham, të cilën, regjisori pas kërkimëve të gjata, e gjeti në një libër vjetor të filmit britanik.”
Nicoletta është një vajzë siçiliane. Atëherë, përse të zgjidhej një angleze ?
“Është një pyetje që duhet t’i drejtohet regjisorit. Në çdo rast, unë e kuptoj që Stephanie plotëson kërkesat : ajo është e re dhe e shkathët, për mua është një zgjedhje e mirë”.
A e njihnit romanin e Pirandellos?
“Jo. Në fillim lexova skenarin dhe më pas, gjatë xhirimeve, desha gjithashtu të lexoja romanin, por për njohuritë e mia personale”.
Dhe sipas jush, a ndryshon skenari nga romani?
“Ka një interpretim shumë të ndryshëm, edhe nëse shpirti, personazhet dhe vendosja (ambienti) janë të njëjta. Marco Leto duhej të hollohej shumë, të hollohej dhe të thjeshtohej, për ta bërë historinë (ngjarjen) moderne dhe më televizive”.
A kishte ndonjë vështirësi me trashëgimtarët e shkrimtarit dhe dramaturgut për transferimin (dhënien) e të drejtës së autorit?
“Ky nuk është një fakt që ka të bëjë me mua drejpërdrejt. Por kam dëgjuar se ka pasur vështirësi fillestare”.
Ka nga ata që argumentojnë se bëhet fjalë për pretendime ekonomike të larta.
“No comment”.
A ka ndonjë ofertë tjetër pune për ju në Itali?
“Për momentin, jo. Por shpresoj të vijnë. Të mos kalojë aq shumë kohë sa midis Homerit dhe Pirandellos”.
‘Shtetrrethimi’ nga autori Albert Kamy dhe nën regjinë e Fatos Berishës, vjen si premierë në teatrin e qytetit të Prizrenit, ‘Bekim Fehmiu’, shkruan KultPlus.
Premiera do të shfaqet më datë 30 dhjetor, duke filluar nga ora 16:30. Ndërkaq, në njoftimin e faqes zyrtare të teatrit në rrjetin social Facebook, bëhet thirrja që të respektohen masat AntiCovid.
Në shfaqje do të luajnë: Ernest Malazogu, Edona Sopak. Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Rifat Smani, Liridona Shehu, Alban Cela, Zana Duraku, Alban Morina, Besëlidhje Bytyqi, Hajat Toçilla dhe Valmira Hoti. / KultPlus.com
Dhjetë vjet pas vdekjes së aktorit të njohur të epokës jugosllave Bekim Fehmiu, trashëgimia e shqiptarit të Kosovës vazhdon të frymëzojë një festival arti në Beograd që kërkon të promovojë tolerancë dhe bashkëpunim ndërkufitar.
Nga Milica Stojanovic
Kur festivali “Mirëdita, Dobar Dan!” të hapë dyert e tij të enjten në mbrëmje në Beograd, tashmë do të jetë bërë më shumë se një dekadë që kur frymëzimi i tij, aktori Bekim Fehmiu, ndërroi jetë në Beograd.
Në festival emri i të cilit do të thotë “mirëdita” në shqip dhe serbisht, shfaqen filma, pjesë teatrale dhe art i Kosovës për një audiencë në Beograd, por gjithashtu në të zhvillohen debate për çështje të rëndësishme bashkëkohore.
Fehmiu mbetet një figurë kryesore për festivalin – “një simbol i marrëdhënieve të ndërlikuara midis serbëve dhe shqiptarëve në dekadat e fundit, por gjithashtu një hallkë që lidh dy hapësira kulturore në një tërësi të vetme”, tha Fiona Jelici nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut Serbi, që është një nga organizatorët.
“Deri në orën e fundit, Bekimi ishte dhe mbeti një aktor jugosllav në kuptimin më të mirë të fjalës. Pas vdekjes së tij, djali i tij Uliks Fehmiu tha se Bekimi kaloi vite duke shkuar në Kosovë duke mbrojtur serbët dhe duke mbrojtur shqiptarët në Serbi, gjë që në një farë mënyre ne e bëjmë sot duke organizuar festivalin ‘Mirëdita, Dobar Dan!’ në Beograd dhe Prishtinë”, tha Jelici për BIRN.
Gjatë shtatë viteve të fundit që nga fillimi i festivalit të përvitshëm, ai ka treguar se “bashkëpunimi dhe dialogu është i mundur midis të rinjve të cilët, edhe kur nuk mendojnë njëlloj, gjejnë një mënyrë për të dëgjuar dhe për t’u njohur me njëri-tjetrin”, tha ajo.
Fehmiu vrau veten në vitin 2010 dhe kujtimi e tij mbetet i gjallë në Serbi, si dhe roli i tij i rëndësishëm në lidhje me marrëdhëniet serbo-shqiptare.
Gruaja e tij serbe, aktorja Branka Petriç, tha në një intervistë për BIRN në vitin 2012 se ai “i dha fund jetës së tij ashtu si e jetoi atë”, me vendosmëri.
Fehmiu luajti në më shumë se 40 filma, seri televizive dhe vepra teatrale në Jugosllavi dhe jashtë saj. Filmi i tij më i njohur ishte “I Even Met Happy Gypsies” (fillimisht i titulluar “Skupljaci Perja”) i vitit 1967, i cili u nominua për një Palmë të Artë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe gjithashtu për Çmim Oskar si filmi më i mirë në gjithë të huaj.
Por ai gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në shoqërinë jugosllave, veçanërisht gjatë ngritjes së nacionalizmit në vitet 1980, kur përballja midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës u shtua. Në vitin 1987, ai u largua nga skena gjatë shfaqjes së një vepre në Beograd, në shenjë proteste për shtimin e dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Në atë kohë, në vitet 1980, në Serbi nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit po fillonte propaganda antishqiptare. Ai braktisi teatrin dhe, në vitet 1990, edhe karrierën e tij ndërkombëtare në kinematografi”, tha Branka Petriç për BIRN.
Bashkëshortja tha se ajo ishte një periudhë tepër e vështirë për bashkëshortin e saj: “Ai kishte shumë besim te njerëzimi dhe në atë moment, ai besim filloi të shkërmoqej.”
Jelici tha se ishte “një veprim jashtëzakonisht i guximshëm të merrje dhe mbroje një pozicion të tillë në mes të Beogradit nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit”.
“Ne jemi të vendosur të sjellim atë që e tronditi thellë Fehmiun në atë kohë, dhe që është ende një temë aktuale në të dy shoqëritë, në nivelin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit frymëzues”, deklaroi ajo.
Që kur Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut lajmëroi datat kur do të mbahet festivali, disa organizata politike të krahut të djathtë kanë bërë thirrje që ai të ndalohet.
“Mund të gjejmë lumturi te bashkëjetesa”
Në vitin 2016, për të shënuar 80-vjetorin e lindjes së aktorit, kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama, bënë një deklaratë të përbashkët në të cilën ata vlerësuan trashëgiminë e Fehmiut.
“Bekim Fehmiu la një gjurmë të jashtëzakonshme si për shqiptarët ashtu edhe për serbët. Jeta dhe arti i tij dëshmojnë se ne mund të komunikojmë, kuptojmë dhe mësojmë nga njëri-tjetri. Jeta dhe arti i tij tregojnë se ne mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë dhe mund të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat që do të vijnë”, thanë Vuçiç dhe Rama në deklaratë.
Megjithatë, publiku i Kosovës nuk dinte aq shumë për karrierën e tij ose rolin e tij në shoqërinë serbe, kështu që në vitin 2016 në shtatë qytete atje u organiza shfaqja e filmave të tij.
“Reagimet ishin shumë të mira, por organizatorët donin t’i drejtoheshin një publiku më të gjerë, me fjalë të tjera që filmat të shiheshin nga më shumë se 200 njerëz, sa mund të mbanin kinematë, dhe për këtë arsye një përzgjedhje e filmave të tij u shfaq në televizionin kombëtar KTV në vjeshtën e vitit 2019”, tha Jelici.
KTV transmetoi tetë filma të kohës së Jugosllavisë si pjesë e një programi të titulluar “Një javë me Bekim Fehmiun” – të gjithë në gjuhën serbe.
“Reagimet ishin të ndara, sepse kjo përmbledhje ngjalli entuziazëm në mesin e një pjese të publikut për shkak të aktrimit të saj mjeshtëror dhe cilësisë së filmave që u shfaqën, ndërsa gjuha serbe në filmat e realizuar gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë, që u shfaqën në televizionin në Kosovë, shkaktuan komente negative”, shpjegoi Jelici.
Autobiografia e Fehmiut u botua në vitin 2001 dhe atë vit ai foli për emisionin radiofonik “Pescanik”. “Askush nuk mund të ma marrë lirinë”, tha Fehmiu.
“Mund të ma marrë vetëm pasi të më heqë kokën, por unë jam një njeri i lirë.” / KultPlus.com
Në kabinetin e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshit, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për Kinematografi, ku veç tjerash u premtua edhe mbështetje nga ana e MKRS-së për filmin, shkruan KultPlus.
Juria profesionale ka vendos që për kontributin e tyre në kinematografi, çmimi për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” t’i ndahet dramaturgut dhe regjisorit Ekrem Kryeziu, ndërsa çmimi vjetor për Kinematografi, regjisorit Samir Karahoda.
Juria ishte e përbërë nga Arbnesha Grabovci-Nixhës, Burbuqe Berisha, Kimete Berisha, Agron Vula dhe Blerta Basholli. Kryetarja e Jurisë, Arbnesha Grabovci-Nixha foli në emër të jurisë për arsyet e marrjes së një vendimi të tillë. Ajo u shpreh se ndarja e këtyre çmimeve përben një gërshetim të shkëlqyeshëm mes Kryeziut dhe Karahodës, si dy gjenerata që kanë kontribuar për filmin shqiptar. Ajo teksa e vlerësoj Kryeziun si “Heminguej i Kosovës”, vazhdoj: “Isha kthyer shumë kohë më parë, që në kohën e teatrit të Pejës, dërrasat e Pejës kur për herë të parë doli një djalosh i pashëm ku e rrëmbeu zemrën e publikut pejanë”.
Ndërkaq për kolegun tjetër, regjisorin Samir Karahoda ajo u shpreh se “na zbardhi fytyrën” në qarqe ndërkombëtare kinematografike, duke kujtuar konkurrencën e parë të Kosovës në Festivalin e Berlinales nëpërmjet filmit “Në mes”.
“Ka bërë studimet e tij në Stamboll, Turqi dhe gjithë atë njohuri e ka sjellur dhe elaboruar me projektet tona ku në vazhdimësi ka qenë si në cilësinë e skenaristit, regjisorit, drejtor fotografie e kameramanit”, theksoj kryetarja e Jurisë për Karahodën.
Më pas ministrja Dumoshi nën prezencën e anëtarëve të jurisë ndau çmimet për Ekrem Kryeziun dhe Samir Karahodën. Lulet të cilat iu bënë dhuratë nga Dumoshi, Kryeziu vendosi t’ia jap bashkëshortes së tij, duke thënë se pas çdo njeriu të suksesshëm qëndron një grua.
Kryeziu në fjalimin e tij theksoj se të qenurit regjisor është një punë e vështirë, mirëpo që bashkëpunëtorët e kanë lehtësuar këtë rrugëtim. Duke i falënderuar ata, ai e vlerësoj veten se është një pikë në kuadër të atij deti.
“Për mua është një kënaqësi e madhe sepse për herë të parë në Kosovë e kam marr një çmim, dhe pikërisht për këtë e çmoj shumë më tepër se është çmimi më i mirë prej të gjitha çmimeve që i kam marr deri tash sepse e kam marr nga njeriu jonë”, u shpreh fituesi i çmimeve ndërkombëtare e vendore të kinematografisë.
Pikërisht gërshetimi i gjeneratave bëri që ndarja e çmimeve të bëhej për dy profesionistë të filmit. Profesori Kryeziu iu drejtua Karahodës duke i uruar sukses për emrin e tij dhe të Kosovës.
“Të tregosh se edhe këtu ka art, se arti është në ato botëra, në atë kokërr qiell të ndrydhun, vetëm prej ndrydhjes del arti”.
Fituesi i çmimit vjetor për kinematografi, Samir Karahoda nga të gjitha çmimet që ka marrë dhe nga prezenca e tij në 60 shtete të botës, veçoj këtë që e morri nga institucionet e vendit të tij.
“Sidomos kur vie nga institucionet shtetërore është një vlerë tjetër, që vlerësohet puna që e kemi bërë dhe njëkohësisht është një motivim për projektet tona të ardhshme”, u shpreh Karahoda.
Tutje, ai shpalosi punët e ardhshme filmike, ndër të cilat e cilësoj si të suksesshme një projekt në ardhje, i cili është blerë nga një televizion me renome botërore ende pa u përfunduar i tëri. / KultPlus.com
Pas dymbëdhjetë viteve, blockbuster-i i parë televiziv “Odisea” vjen më në fund me ngjyra. Protagonist ishte një aktor jugosllav, Bekim Fehmiu. Ai u transformua shpejt në një yll. Por suksesi nuk i solli fat. Madje as interpretuesvë të tjerë. Me përjashtim të besnikes dhe të përkushtuarës Penelope, Irene Papas-it. – Burimi : Radiocorriere (1980)
Nga Aurenc Bebja, Francë – 20 Shtator 2020
“Radiocorriere” ka botuar, më muajin janar të 1980, në faqet n°32-34, një shkrim të gazetares Stefania Barile me rastin e kthimit në ekran me ngjyra të serialit të famshëm botëror “Odisea”, me aktor kryesor Bekim Fehmiun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Kthimi i Uliksit
nga Stefania Barile
Një udhëtim i gjatë dhjetë vjet–Historia është tre mijë vjeçare.Homeri i verbër e ka rrëfyer atë por kritikët preferojnë të besojnë se këtë e ka transmetuar (rrëfyer) tradita popullore. Është historia e kthimit të Uliksit dhe legjenda e dinakërisë së tij.Mbreti ishte krijuesi i atij kali që shkaktoi rënien e Trojës.Pastaj kthimi në shtëpi, i cili për arsye të mallkimeve të perendive, qe i hidhur :fazat e tij janë të gjitha vuajtje dhe tortura.Por edhe shumë arratisje (frekuentime) me shumë gra, nga Culipvo te Circe, tek e ëmbla Nausicaa.Dhe më në fund në Itakë ku do të jetojë me Penelopën besnike që e kishte pritur dhe me djalin Telemakun. Si në një përrallë. – Burimi : Radiocorriere (1980)
Romë, janar.
Ai ishte ylli i parë televiziv. Pas tij vetëm Sandokani ka ngjallur të njëjtin entuziazëm fanatik tek shumë vajza.
Në një garë hipotetike indiani Sandokan (Kabir Bedi) dhe ai do të përfundonin njëkohësisht në foto-finish.Bekim Fehmiu, jugosllav pothuajse grek, ose Uliksi.Ishte viti 1968. Dhe shikuesve italianë të mësuar me lotët e shumë romancave, të xhiruara në studio me vetëm pak të huaj dhe me shumë aktorë me një fytyrë të qetë italiane, u ndodhi të shikonin “Odisenë”.Ata që ishin dyshues e gjetën veten para një filmi të madh (blockbuster-i). I pari i prodhuar nga televizioni.
Ishte një kasting i ngjashëm me Hollywood-in :ishte Juliette Mayniel, yll i ri (nouvelle vague) ;ishte Scilla Gabel e jona dhe një modele atëherë shumë në modë, Barbara Bach.Dhe pastaj disa të panjohur.Ndër të cilët ai, protagonisti, Bekim Fehmiu.Por sapo u shfaq ndodhi suksesi i madh.Vështrimi magnetik dhe i ëmbël, i vuajtur dhe i zymtë, i magjepsi të gjithë.Siç kishte magjepsur ndrikullën e tij, Silvana Mangano-n.
“Ishte ajo që e kishte parë në Kanë”, kujton regjisori Franco Rossi, “me intuitën e të gjitha grave. Ajo kishte të drejtë. Mjaftoi t’i vinim një mjekër dhe doli jashtë ky vështrim”.Ai ishte në Kanë sepse ishte protoganist i një filmi jugosllav, “Ciganët e lumtur”, i cili luftoi për Palmën e Artë deri në fund me Antonionin.Dhe atje znj. De Laurentiis (gruaja e producentit i cili po ndërtonte filmin e madh me TV-në) nuk ishte e vetmja që e vuri re atë : thuhet se Shirley MacLaine, e fiksuar pas tij, i ra të fikët.
Ndryshe nga Uliksi homerik, ai nuk është me të vërtetë grek. “Unë kam lindur në Sarajevë në ’36. Sidoqoftë, kam jetuar shumë në Shqipëri. Nuk ka asnjë vështirësi për tu bërë Uliksi grek :meqenëse jam profesionist, menjëherë e gjeta veten grek”.Ka filluar të recitojë në moshën 19 vjeçare, së pari në Prishtinë (“Unë qëndrova atje për një vit në Repertoire Théâtre”),pastaj në Beograd (“këtu kam studiuar me Mara Millosheviçin, një nga artistet më të mëdha jugosllave”)Debutimi nisi në ’58: me pjesë të vogla në Teatrin Sperimentale dhe me Grupin 212.Dhe së fundmi kinemaja:në ’62 “Sasha” të Radenco Ostovjiç, “me të cilin u vlerësova nga kritika”.
Vitin tjetër akoma teatër në Jugosllavi: të Harold Pinter “The Guardian – Roja”.
Dhe së fundi Uliksi. Një triumf jo vetëm në Itali, por edhe në Gjermani dhe, mbi të gjitha, në Francë. “Këtu”, kujton Rossi, “në fillim ishte planifikuar një herë në 15 ditë dhe jo në mbrëmje. Pas episodit të parë, u planifikua në mbrëmje dhe dy herë në javë”.Gjithçka sugjeronte që aktorët dhe regjisori do të kishin një të ardhme me triumfe. Sidomos ai, Uliksi i bukur, ndoshta ai ishte i destinuar të ishte Omar Sharif-i i ri.
“Unë e fillova këtë karrierë në një mënyrë shumë hollivudiane, në vitin 1968 me filmin “Aventurierët”. Regjisori ishte Lewis Gilbert, ai i “Alfie”, suksesi i madh i Michael Caine.Dhe kisha partnerë Candice Bergen, Olivia de Havilland dhe Ernest Borgnine. Në fakt ndodhi ndryshe. Filmi nuk pati sukses.Dhe unë, pavarësisht Uliksit, u ktheva mbrapa. Më ka mbetur teatri, në Jugosllavi.”
Atëherë, keqardhje?“Jo, natyrisht, unë do të bëja sërish gjithçka që kam bërë. Edhe Odisenë. Me kënaqësi.Kam një kujtim kaq të bukur!Në fillim kishte shumë vështirësi, sepse trupa përbëhej nga italianë, francezë dhe gjermanë, ne nuk mund ta kuptonim njëri-tjetrin.Atëherë gjithçka u bë e lehtë. Ndoshta meqë xhirimet bëheshin në shtëpi, në Jugosllavi”.Dhe ai ka shumë kujtime.Gjithashtu sepse atëherë, në ato skena, ato të rrezikshmet, ai nuk kishte një dublues.“Në skenën e Polifemit u hodha me të vërtetë në det nga gjashtë metra lartësi.Dhe kështu në skenën e stuhisë deti dhe stuhia ishin vërtet reale.Për më tepër, ishte muaji dhjetor. Ekzistonte rreziku për t’u prekur nga pneumonia”.
Guximtar, e kujton Franco Rossi :“Kur në fund zhvillohet lufta me pretendentët e Penelopës, mendova se ai do të vriste vërtet disa.Por papritmas duke parë gjakun e rremë që dilte nga plagët e një aktori u ndal dhe filloi të qante.Pyes veten pse”.Mbase këto ankthe vënë në pah sharmin e tij.Megjithatë, duke e parë atë në realitet (dhe kjo konfirmohet edhe nga të gjitha intervistat që ka dhënë ndër vite) ai është një njeri i qetë, pothuajse banal.Vetëm magnetizmi i syve është i ndryshëm: “Këtë e thonë tashmë të gjithë”, thotë ai në mënyrë agresive.Sa për pjesën tjetër është i njëjtë me shumë të tjerë, madje edhe me shijet :në muzikë, preferon klasiken, të Beethovenit;këngët e Tom Jones; në sport : notin, tenisin, basketbollin (dhe boksin të cilin gjithashtu e ka praktikuar);në kuzhinë, gatimin klasik të nënës dhe për tu argëtuar, të zakonshmet si vallëzimin (ballon) dhe kinemanë.Me pak fjalë, një i qetë : megjithatë mund të imagjinohej ndryshe, të paktën i munduar, në “kërkimin e furishëm për të…”.
Përkundrazi ai nuk po kërkon as dhe një grua. Edhe në dashuri është një njeri i qetë.“Dashuria ime e pare”, kujton ai, “quhej Drava, ajo ishte e vogël dhe brune. Isha pesë vjeç”. Dhe pastaj në moshën 30-vjeçare, dashuria e vërtetë.Branka Petriç, bjonde me sy blu.Ndoshta gruaja edhe nëse këtë nuk e konfirmon.Me pak fjalë, njeriu tërheqës është ndoshta një burrë i qetë.Aq paqësor saqë ka humbur rrugën e tij drejt famës dhe suksesit.Dhe, siç thamë, edhe aktorët e tjerë të “Odisesë” nuk kanë fituar famë me kalimin e kohës :francezja Kira Bester-Calipso është zhdukur.“Nuk di asgjë për të”, thotë Franco Rossi.Po të tjerët ? “Telemakun – Renaud Verley nuk e mbaj më mend.Edhe Juliette Mayniel u harrua gjithashtu.Rezistuan vetëm ata që tashmë kishin në farë lloj drite të caktuar artistike”.Dhe mes këtyre Irene Papas.Së pari aktore elitare, pastaj shumë e njohur (popullore).Diva e angazhuar e Costa Gavras-it (Z, orgjia e pushtetit)dhe tani Ifigjenia e Cacoyannis.Dhe akoma është një aktore e filmave televizivë (me Rosin në “E in Crista si è fermato a Eboli”).Por mbase për publikun e gjerë mbetet ende Penelope.Dhe me Uliksin me ngjyra provon sërish popullaritetin.
“Radiocorriere” ka botuar, më 17 gusht të 1968, në faqet n°34-35, një shkrim të gazetarit Gianni di Giovanni në lidhje me marrëdhënien speciale të regjisorit Lewis Gilbert me Bekim Fehmiu gjatë xhirimeve të filmit “Aventurierët”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Uliksi përgatitet të bëhet Rubirosa
nga Gianni di Giovanni
Ai është duke xhiruar një film mbi jetën e playboy-it të famshëm: një mundësi e jashtëzakonshme për të arritur sukses në Shtetet e Bashkuara ku ata duan ta lançojnë atë si “egërsira që u pëlqen grave”.Ai do të ketë përkrah aktorë të njohur, nga Ernest Borgnine te Olivia De Havilland. Megjithatë ai ende ndihet i lidhur sentimentalisht me heroin homerik.
Romë, gusht.
“Ai është i çmendur”, bërtiti regjisori Lewis Gilbert, tani jashtë shpresës së Zotit, “ai është një i çmendur, po ju them”. Sekretarët e produksionit, zyrtarët e shtypit, ndihmësit e drejtorëve tundën kokën në shenjë pranimi.Por regjisori Lewis Gilbert tha se nuk i interesonte pëlqimi i të tjerëve.Ai tha sërish me një zë të ngjirur: “Nesër, e dua këtu në Romë të gjallë apo të vdekur. U kuptuam?Po, zotëria ka vendosur se në mendjen e tij është me të vërtetë Uliksi, televizioni ia ka ngulitur në tru këtij greko-shqiptari-jugosllav, le ta marrë djalli”. I rraskapitur, regjisori Lewis Gilbert u ul në një kolltuk. Gruaja e tij Hilda u ul në krahun e tij dhe i tha me zë të ulët, “I dashur (Darling), mos u bë i paduruar do të shohësh se do ta gjejnë” dhe i ledhatoi butësisht dorën. Por burri nuk i kushtoi vëmendje.
Një djalë i mirë
“Gjithë faji yt,” shpërtheu ai, “po, zonjë, është i gjithë faji yt.Ti u dashurove marrëzisht me atë djalë. Ah Lewis, ti duhet absolutisht të shohësh atë film, kjo është ajo që më the.Djali ka atë hijeshi magnetike (tërheqëse) që u pëlqen grave, ma përsërite këtë.Dhe unë si një idiot që të dëgjon të shkoj me ty në atë kinema në Paris, ku kishe parë “Ciganët e lumtur”,të zhytesh në Itali për të lançuar Bekim Fehmiun, Uliksin e televizionit, për një film që do t’i kushtojë produksionit shumë para. Të mjafton kjo tani.”
Uliksi ka fluturuar sërish dhe bravo kush e gjen. “Po si”, dhe regjisori amerikan i mbante duart në kokë, sikur t’i kishte plasur kafka, “po si?Unë e dërgoj atë në Londër për të mësuar anglisht, kësaj race fshatare dhe çfarë bën ai?Ai largohet dhe nuk e di më se ku ka shkuar.Unë e pres atë që prej tre muajsh dhe nuk jam aspak i gatshëm ta pres, duke endur kanavacën për njëzet vjet si Penelopa. Producentët e mi, producentët e filmit, nuk kanë durimin e personazheve të Homerit. Ata njerëz ia mbështjellin leckën rreth qafës, për ta mbytur”.
Për një kohë të gjatë britmat e regjisorit bënin që muret e kartonit të teatrit të dridheshin, pastaj pasi po errësohej, ndërsa amerikani i kërkonte falje gruas së tij për ulëritjen, bie zilja e telefonit në dhomën e rezervuar për regjisorin Gilbert në një hotel të madh të Romës.
“Alo Gilbert!”. Ishte Londra në telefon: “E gjetëm. Po sonte, me pak fjalë, vetëm tani, në një pub. Si thua? Po, ai është pak i hutuar por me pak fjalë ende qëndron në këmbë. A doni të dini se çfarë ka bërë? Epo mund të mos e besoni por Bekimi e ka kaluar gjithë këtë kohë pa marrë as edhe një orë të vetme leksioni anglishteje.Jo, Lewis mos bërtit, dëgjo. Ai ka bërë xhiro rreth Londrës tërë ditën, nga City në Docks për të mësuar të gjitha nuancat e gjuhës. Po, po pas gjithë kësaj Uliksi ynë është një djalë i mire”.
Disa ditë më vonë, në Cinecittà, ndodhi ky rit. “Ju nuk jeni më Uliksi, harrojeni atë”, tha regjisori, duke i dhënë goditjen e parë të gërshërëve mjekrës së zezë e të trashë që akoma zbukuronte fytyrën e heroit homerik të ekraneve të televizionit italian. “Dhe diçka tjetër Beky: nga ky moment emri juaj nuk është më Fehmiu, një emër që amerikanët kurrë nuk do të ishin në gjendje ta shqiptonin, por Feymu, Beky Feymu: është e qartë?”, Feymu i ri, tani pa flokë, tund kokën në shenjë pranimi. “Mirë, në rregull unë do të bëj siç thua ti”. Dhe sigurisht që nuk mund ta kishte kuptuar në atë moment që shpesh roli e përcakton aktorin deri në pikën që e bën atë të identifikohet plotësisht me karakterin që i dha jetë, në skenë, në ekran apo para kamerave. “Beky”, përgjigjen në Cinecittà ndaj atyre që pyesin për të, “Beky, dhe kush është ky Beky? Ah, doni Uliksin e televizionit? Dhe po, natyrisht që unë e njoh atë, dreq. Shko pak më tej, po lexon (përsërit) pjesën”.
Mirënjohje
Bekimi kthehet nga prapa, i përkulur mbi një skenar por përgjigjet menjëherë, pothuajse automatikisht: “Po, unë jam Uliksi”.Ai bën një gjest me dorën e tij, buzëqesh dhe i shkel syrin regjisorit.“Nëse ky atje më dëgjon, më vret.Vetëm këtë mëngjes ai më tha:Beky, për publikun italian ju jeni dikush, në rregull, por për publikun amerikan jeni më pak se zero, një i panjohur.Por është më mirë në këtë mënyrë, e di ?Sepse unë do të të lançoj me këtë parullë: Beky, egërsira që pëlqejnë gratë. Eh, çfarë mendon ?”.
Fehmiu hedh skenarin e filmit dhe bëhet i gjallë, duke bërë disa lëvizje. “Kini parasysh, unë nuk i jap goditje fatitdhe nëse ata duan të më lançojnë në Amerikë si James Dean i viteve shtatëdhjetë, unë them: në rregull.Por unë nuk mund të ndryshoj brenda natës, kjo nuk mundet. Unë nuk jam kukull. Ata thonë se Uliksi përfundimisht do të më kushtëzojë dhe unë përgjigjem: me pak fjalë, unë u diplomova në shkollën e Artit Dramatik të Beogradit duke luajtur pjesën e Uliksit, pata suksesin më të madh në jetën time duke luajtur Uliksin në televizion, çfarë duhet të bëj tani, të harroj që kam luajtur shumë teatër grek para se të mbërrija në kinema?Ata vazhdojnë të më thonë se në këtë film do të kem përkrah meje Candice Bergen, Olivia De Havilland, Ernest Borgnine, James Mason, Charles Aznavour dhe Rossano Brazzi.Unë përgjigjem se jam i nderuar dhe i lumtur, dhe e them këtë pa ironi, e kundërta nuk do të ishte mirë.Të luash lojën aventureske të një playboy të stilit të lartë si Porfirio Rubirosa para kamerës nuk është punë e vogël.Por, për sa kohë që jam në Itali, unë mbetem romantikisht i lidhur me atë personazh që më zbuloi para miliona spektatorëve.Jo, jo, reagimi im nuk është sentimentalizëm, mbase është realizëm, mbase mirënjohje :le ta quajmë atë që na pëlqen por pse duhet të harroj papritur suksesin tim?”.
Polemika është ndoshta pak e tepruar dhe duket vërtet gratis (falas) nëse nuk merrni parasysh dramën e këtij njeriu që në këto ditë duhet të heqë qafe me forcë jo vetëm personazhin që e bëri atë një aktor të suksesshëm, por edhe të një skeme mendore në të cilën deri tani u përshtat me lehtësi.Përballë gjykimit të publikut amerikan, duke mos zhgënjyer pritjet e regjisorit dhe producentëve: këto janë problemet që shqetësojnë ish-Uliksin dhe e mbajnë atë të tensionuar dhe nervoz.Një ankth (stres) që aktori nuk dëshiron t’i rrëfejë as vetes.
Një gjykim
Bekim Fehmiu, një dhe dy: pranë, me mjekrën e Uliksit; më sipër, në aspektin e tij më të fundit, i kërkuar nga regjisori i filmit mbi jetën e Porfirio Rubirosa-s. Për ta lançuar në Amerikë, ata gjithashtu do të ndryshojnë emrin e tij: do të bëhet Beky Feymu, më e lehtë për shqiptimin anglo-sakson. – Burimi : Radiocorriere (1968)
“Nuk i mbyll sytë ndaj suksesit. Unë kam lindur i varfër, në Serajevë, prindërit e mi ishin nga Prizreni, një fshat shqiptar, në atë kohë. Unë isha i shtati nga tetë fëmijët. Ata më thirrën Bekim, që përkthehet Benedetto, dhe si djalosh thanë se kisha djallin në trupin tim.Por fakti është që unë doja të dilja nga fshati dhe mjerimi dhe kur në vend erdhi një kompani, vendosa që me çdo kusht të bëhesha aktor dhe ia dola mbanë.Kam punuar shumë por gjithçka më ka shkuar mirë. Tani më intereson të jem vetvetja.”
Shihet se Fehmiu po reciton tani.Suksesi ka rëndësi për të, me të vërtetë: ai e nuhat atë, e sheh atë, e ndjek me kokëfortësi.Ai përsërit me krenari gjykimin që Lewis ka për të:“Ai është aktori më profesional dhe më i disiplinuar nga të rinjtë që kam takuar ndonjëherë.Jam i bindur që do të ketë një sukses të qëndrueshëm në ekran.Feymu është lloji i njeriut modern, me gjallëri dhe forcë të madhe karakteri, por me një nuancë mërzie dhe vetmie që ndjen trishtim.Përmbledhja e gjithë kësaj së bashku në një personazh filmi është e mundur vetëm për një aktor të shkëlqyeshëm dhe unë besoj fuqimisht se Feymu është ky aktor”.
Ndoshta regjisori nuk vuri re një gjë: që nën lëkurën e një njeriu të vrazhdë, burrit të fortë, Uliksit të guximshëm, është një i ri i qetë, i ndrojtur, i etur për t’u ndjekur, kuptuar, dëgjuar. / KultPlus.com
“Radiocorriere” ka botuar, më 23 mars të 1968, në faqet n°32-33, një shkrim të gazetarit Antonio Lubrano në lidhje me bisedën e tij me Bekim Fehmiun pas mbarimit të xhirimeve të serialit televiziv “Odisea”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
I solli nënës së tij mjekrën e Uliksit
Antonio Lubrano
Takime pa kamera
Bekim Fehmiu, aktori i ri që luajti heroin homerik, vjen nga teatri dhe kinemaja. “Odisea” do të ketë fytyrën e tij në të gjithë botën.
Romë, mars.
Në këtë orë, Bekim Fehmiu, Uliksi i televizionit, tashmë po qarkullon nëpër rrugët e Prizrenit pa mjekër. Në fund të shkurtit, puna e Odisea-s përfundoi në Romë, aktori, para se të nisej, bëri dy telefonata, njërën me Branka Petriç, të dashurën në Beograd dhe tjetrën me nënën e tij që jeton në Prizren, një qendër e Serbisë Jugperëndimore.“Kthehu me mjekrën”, i kërkoi mama Hedije. “Unë dua të shoh me të vërtetë se si je”. Dhe Bekimi e mbajti premtimin e dhënë. Ai ia solli mjekrën dhe pastaj e preu.
Nga ana tjetër, ai nuk është tipi që ndjek modën me çdo kusht, sot mjekra duket shumë rebeluese tek të rinjtë por ai e ka lënë atë të rritet vetëm për nevoja profesionale, për hir të vërtetës homerike.“Shpresoj se është hera e parë dhe e fundit”, më thotë ai. “Sinqerisht kjo më shqetëson. Sapo shkoj në shtëpi, zac !…” dhe ai bën gjestin e rruajtjes.Mbase ia vlen të argumentohet se mund t’i hyjë në punë herën tjetër :në fakt, është thënë se një regjisor italian do të donte t’ia besonte Bekim Fehmiut rolin e protagonistit në një film për “Che” Guevara-n dhe revolucionari kuban kishte gjithashtu një mjekër.
Fehmiu ka një fytyrë të drejtë, me rroba civile sigurisht që nuk duket si Uliksi dinak.Me gjatësi mesatare, shpatulla të forta, një unazë ari në gisht,ai ka mënyrën e thjeshtë të njerëzve që kanë besim në vetvete, edhe nëse në sipërfaqe duken jashtëzakonisht të kujdesshëm.Ai dëgjon me kujdes secilën pyetje dhe para se të përgjigjet, hedh sytë sikur duhet të mprehë shikimin.Ai i shoqëron fjalët me një mimikë thelbësore dhe gjallërohet vetëm kur flet për teatrin dhe Prizrenin, qytetin ku ai jetoi më gjatë dhe që në mesjetë ishte kryeqyteti i shtetit serb.(Gjatë Luftës së fundit Botërore, qendra u pushtua për tre vjet nga trupat italiane, nga 1941 deri në shtator të 1943).
“I madhi Le Corbusier”, citon ai me krenari, “shkroi se vetëm katër vende në botë janë të mrekullueshme. Tre të parët nuk më vijnë në mendje tani por i katërti quhet Prizren. Në kohë, ai të kujton Venecian tuaj të lezetshme, edhe atje në fakt ka shumë kanale, madje dhe të vegjël. Shtëpitë janë të rrethuara me kopshte dhe secili kopsht është mbjellë me lule nga njëra anë dhe fruta nga ana tjetër. Një parfum, një heshtje …”.
Bekim Fehmiu është 32 vjeç. Me origjinë shqiptare, ai lindi në Serajevë më 1 qershor 1936, i gjashti nga një grup prej tetë fëmijësh, katër djem dhe katër vajza.“Por së shpejti e gjithë familja u zhvendos në Prizren, unë isha vetëm dy vjeç”.Babai Ibrahim dha mësim në një shkollë shqipe dhe do të donte që Bekimi të bëhej një prift (hoxhë) islamik.Ai pothuajse kishte vendosur ta dërgonte në Egjipt për të studiuar teologji, kur një mbrëmje – djaloshi 15 vjeçar – Bekimi u kthye nga kinemaja dhe i tha : “Baba, dua të bëhem aktor si Aleksandër Mojsiu”. “Mojsiu ? Por a e kupton që Moisiu ishte aktori më i madh shqiptar dhe ndoshta një nga më të njohurit në botë?”.Por ai nuk e kundërshtoi, përkundrazi e dërgoi në Prishtinë, një qytet gjashtëdhjetë kilometra larg, pikërisht në kufirin shqiptar, ku kishte një shkollë të mirë teatri.
“Më bëri përshtypje,” thotë Bekim Fehmiu sot, “protagonisti i “Zemrës së çmendur”, një film anglez. Pas një kohe të gjatë emri është zhdukur nga kujtesa, por aftësia e tij ishte një pranverë për mua, atë mbrëmje zbulova profesionin tim të vërtetë”.
Udhëtimi nga Prishtina për në Beograd është mjaft i gjatë, por Bekimi i ri është i vendosur të përparojë.Ai tani është 18 vjeç dhe niset.Së pari, ai duhet të kapërcejë vështirësinë e gjuhës, ai di vetëm shqip dhe në Akademinë e Artit Dramatik ata nuk mund ta pranojnë atë.Pas gjashtë muajsh ai mësoi me përsosmëri gjuhën sllave dhe filloi të ndiqte shkollën prestigjioze.Në vitin 1956 ai dha provimin e parë, duke interpretuar “Antigonën” e Sofokliut.Nga më shumë se dyqind studentë që mbushin klasat e Akademisë, vetëm pesëmbëdhjetë pranohen çdo vit në kurset e mjeshtrit të madh të aktrimit Mata Millosheviç, dhe Bekim Fehmiu bën pjesë ndër këta fatlumë.Në vitin 1960 ai u diplomua si aktor dhe Millosheviçi e çoi për të aktruar në Teatrin e Dramës Jugosllave, institucioni më i rëndësishëm artistik në Beograd, skena në të cilën kalojnë aktorët më të mirë në vend.“Unë gjithashtu mund ta konsideroj veten”, thotë ai pas një pauze, “si shqiptari i parë që është pjesë e atij teatri të famshëm”.
Shansi i madh
Nga momenti i debutimit të tij, Fehmiu ka korrur një seri suksesesh :ai fiton çmimin e parë në Festivalet e Teatrit Avangardë në Beograd, kinemaja e kupton menjëherë dhe për pak më shumë se gjashtë vjet ai xhiron njëzet e një filma njëri pas tjetrit, shumë prej tyre si protagonist.“In Clacson”, kisha si partnere Branka Petriç, të fejuarën time.Në fiksioni kinematografif ajo ishte gruaja ime”.Pastaj në Festivalin e fundit të Filmit në Kanë ai fitoi vëmendjen ndërkombëtare me filmin e Aleksandër Petroviç, “Unë gjithashtu kam takuar ciganë të lumtur”,i cili së shpejti do të shfaqet në ekranet italiane.Përfundimisht në vitin 1967 ai fitoi një çmim në Festivalin Bergamos si interpretues i Profesta-s.
Sidoqoftë, mundësia e madhe iu paraqit atij vetëm pak se një vit më parë me Dino De Laurentiis.Ishte pikërisht producenti italian që i ofroi Bekim Fehmiut rolin kryesor, atë të UIiksit, në Odisean,seriali i parë evropian me ngjyra i porositur nga RAI-TV dhe i blerë tashmë nga kompanitë televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë Perëndimore dhe Francë.Emri i tij së shpejti do të zgjojë kureshtjen e audiencës familjare në të gjithë botën.Një rast i rrallë, mbase që nuk ekzistonte më parë në televizion.Ai është krejtësisht i vetëdijshëm për këtë dhe thjesht zbulon shqetësimin e tij :“Mund të jetë gjithashtu një shembje (rrëzim)”, thotë ai me kujdes.“Por është një rrezik për të cilin jam i apasionuar, e kam përballuar atë me entuziazëm menjëherë, që kur, tetë muaj më parë, fillova të xhiroja nën drejtimin e Franco Rossi-t. Më pëlqen të luftoj, i dua gjërat e vështira”.
Durim dhe guxim
Ai nuk ndërmerr hipotezën e kundërt, të suksesit të plotë dhe të menjëhershëm kudo që do të transmetohet shfaqja, por në thelb vetëdija se ka punuar me angazhim të thellë lejon që Fehmiu ta formulojë atë, të paktën brenda tij.Megjithatë, pas kësaj, publiku do të identifikojë lehtësisht karakterin homerik me aktorin e ri.Në të vërtetë, pse nuk përpiqemi të shohim nëse në të vërtetë ka ndonjë pikë të përbashkët midis Uliksit dhe Bekim Fehmiut?Dinakëria, për shembull, është arma më e mirë e Uliksit.Në rrjedhën e aventurës së tij, protagonisti shpesh u drejtohet shpërfytërimëve dhe gënjeshtrave për të shpëtuar veten dhe shokët e tij.A i pëlqen interpretuesit televiziv stili i Uliksit?“Besoj se jam njeri i sinqertë. Ndër cilësitë e karakterit tim preferoj dy veçanti: durimin dhe guximin”. Por a është Fehmiu, një person i durueshëm? “Varet nga rrethanat. Unë nuk jam i paduruar, por jo dhe e kundërta”.
Çfarë lloj sirene preferoni? “Unë i dua të gjitha sirenat, përveç sirenave të alarmit ajror. Seriozisht, unë jam i bindur se gruaja vlen gjithmonë diçka më shumë se gjithçka që ekziston”.
Uliksi zbret në Hades (Ade) për të mësuar për të ardhmen e tij. A jeni këshilluar ndonjëherë me një fallxhore? “Po, më kanë lexuar dorën, kohë më parë. Më thanë se do të vdes në moshën 32 vjeçare. Po e arrij. Por jam i sigurt se do të arrij të nëntëdhjetat”.
A ju pëlqen të udhëtoni si Uliksi?“Sigurisht, por unë preferoj Prizrenin tim nga çdo vend tjetër. Unë nuk e kam parë atë që prej një viti”.
Një vit larg? Epo, gjithnjë e më pak se Uliksi.
Antonio Lubrano
Episodi i parë i Odisesë transmetohet të dielën e 24 marsit, në orën 21:00 në Programin Kombëtar të televizionit. / KultPlus.com
“Paris-presse” ka botuar, të dielën e 3 marsit 1968, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me rolin e ri që do të luante asokohe Bekim Fehmiu në kinema, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Jeta e Rubirosa-s bëhet film me Bekim Fehmiun, yllin e “Ciganëve të lumtur”
Jeta e diplomatit të njohur playboy Porfirio Rubirosa, i cili u vra në një aksident automobilistik në korrik të 1965, do të bëhet film i realizuar nga Leëis Gilbert (regjisori i “Jetojmë vetëm dy herë”, i fundit i James Bond-it).
Bekim Fehmiu, ylli i “Madje, kam takuar ciganë të lumtur” dhe i krahasuar si “Belmondo jugosllav”, do të luajë rolin e Rubirosa-s.
Skenari është i Jean Anouilh, bazuar në një roman të Harold Robbins me titull “The aventurers – Aventurierët”.
Charles Aznavour, Jean Sorel, Mireille Darc, Marie Dubois, Olga Georges – Picot do të jenë miqtë e Rubirosa-s.
Xhirimet do të fillojnë në shtator në Paris, Santo-Domingo, Neë York dhe Spanjë.
“L’Unità” ka botuar, të premten e 13 nëntorit 1987, në faqen n°20, një shkrim të gazetares Silvia Garambois në lidhje me filmin e ri “Un Bambino di nome Gesù” të Bekim Fehmiut dhe mendimin e tij për të, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Fehmiu, Ungjilli sipas Jozefit
Ai është Uliksi. Ajo është një fotomodele e njohur. Së bashku, në shkretëtirën e Tunizisë, ata luajtën historinë e 1987 viteve më parë: arratisja nga Herodi e Jozefit dhe Marias. Një fëmijë me emrin Jezus është filmi televiziv që Franco Rossi (regjizori i Odisesë) sapo ka përfunduar xhirimet për Canale 5 me Bekim Fehmiun, Maria del Carmen San Martin dhe Matteo Bellinën e vogël. Protagonisti na flet për të.
Romë. Historia e një fëmije që njeh frikën, i cili ndihet ndryshe. Një fëmijë i çuditshëm gjithmonë në arrati. I ndjekur dhe i persekutuar. Por sikur të mos ishte për fatin e tij, historia e Jezusit të vogël, marrëdhëniet e tij me nënën, vetmia, shkelja, nuk i përkasin së kaluarës. “Përkundrazi, duket një histori moderne. Rruga në të cilën Jozefi dhe Maria udhëtojnë me fëmijën e tyre është plot me pengesa për arsye politike, në një situatë të turbullt botërore si sot.” Bekim Fehmiu është Jozefi: “Unë nuk do të jem njeriu i mirë që ecën mbas gomaricës, ashtu si në ikonografinë klasike ku Francesco Scardamaglia-s, i cili shkruajti për këtë subjekt, ka treguar përkundrazi për një njeri të aftë për të mbrojtur të birin, dhe gjithashtu e pashë atë si një njeri të fortë për kapacitetin që qenia njerëzore ndonjëherë duhet të fitojë një forcë të jashtëzakonshme përballë vështirësive.”
Pesëdhjetë e një vjeç, tridhjetë në skenë dhe në seriale, Bekim Fehmiu “kthehet” në kinema dhe televizion pas një mungese të gjatë: “Situata e kinemasë në Evropë ka qenë e errët për shumë vite. Kjo është arsyeja pse unë zgjodha të aktroja vetëm në teatër. Kur Franco Rossi, me të cilin kisha punuar tashmë në Odisenë, më ofroi këtë rol, vendosa të rifilloj. Unë isha duke luajtur “Lenini dhe Stalini në Zonjën Kollonlaj” të vënë në skenë në Beograd para se të bëhesha Shën Jozefi dhe nëse nuk më ofrojnë më filma të tjerë të mirë si ky, do të kthehem sërish në teatër.”
Në këtë periudhë, ka shumë filma me frymëzim fetar, nga “Misioni da Thèrese”, nga “Inchiesta a L’ultima tentazione di Gesù Cristo”, projekti i Martin Scorsese. A i lexuat përsëri shkrimet e shenjta përpara se të ballafaqoheshit me personazhin e Jozefit ? “Ky nuk është një film fetar. Është më tepër një film, i cili, në mënyrë indirekte, i përket edhe të tashmes. Sa për mua, dua të shtoj se jam mysliman. Por figura e Shën Jozefit është gjithashtu në Kuran.”
Filmi tregon historinë e jetës së Jezusit nga lindja deri në moshën shtatë vjeçare, arratia në Egjipt, një periudhë e përshkruar mbi të gjitha në Ungjijtë apokrifë, e sjellur për herë të parë në kinema. “Një periudhë që po përballet edhe në një mënyrë të re dhe të rrezikshme, shton Fehmiu – Jo në kuptimin që do të ‘shokojë’ publikun, por mbase do t’a befasojë atë. Për shembull, Jozefi im, i cili di të jetë aq i fortë përballë fatkeqësive, gjithashtu ka momente dobësie. Si çdo njeri. Dhe të gjithë personazhet në film kanë të njëjtën sjellje normale, nga Maria deri tek Jezusi, psikologjia e së cilës është ajo e një fëmije të zakonshëm, të etur për përkëdheljet e nënës.”
Përndjekësi (persekutuesi) i Jozefit dhe i familjes së tij është Sefiri, i dërguari i Herod Antipas-it, një njeri që përfundimisht do të jetë i fiksuar nga dhuna e persekutimit dhe nga ai fëmijë të cilin e ka ndjekur kaq gjatë. Dhe kur më në fund arrin të burgosë Jezusin dhe Marinë, Sefiri, tani i pushtuar nga çmenduria, do të vendosë t’i lërë ata të shpëtojnë.
“L’Unità” ka botuar, të hënën e 30 gushtit 1993, në faqen n°8, bisedën telefonike të aktorit të famshëm shqiptar Bekim Fehmiut me gazetarin italian Alberto Crespi.
Aventura e vërtetë e Uliksit
Një ditë më parë, Raitre filloi të shfaqë Odisenë e vjetër të Franco Rossi-it. Kështu, keni mundur të shihni Uliksin, ose Bekim Fehmiun, një aktor që u bë shumë i njohur 25 vite më parë falë kësaj “shfaqje – drame” të shkëlqyeshme dhe me fat. Por çfarë ndodhi me Bekim Fehmiun ? Ai jeton në Beograd, dhe si një shqiptar nga Kosova, i lindur në Sarajevë, jeta e tij nuk është e lehtë në Serbinë e sotme. Le ta dëgjojmë sesi e tregon atë.
…Biseda me të nëpërmjet telefonit ishte njëkohësisht emocionuese dhe frustruese: “Familja ime vjen nga Kosova, nga një qytet që ka dy emra : një shqiptar, Gjakovë dhe një “sllav”, Giakovica. Babai im ishte fëmijë i vetëm dhe pati studiuar në Shkup, Maqedoni. Ai ishte mësues. Gjatë gjithë rinisë së tij ai luftoi kundër turqve, si me pushkë, ashtu edhe me libra. Qëllimi i tij, si mësues, ka qenë gjithmonë t’iu japë njerëzve tanë njohuri, krenarinë e identitetit të tyre kulturor. Ai gjithmonë ka punuar për të hapur shkolla ku mund të studiohet gjuha jonë shqipe. Në 1972 shkova në Shqipëri dhe në një arkiv në Shkodër zbulova se babai im ishte dënuar me vdekje nga serbët dy herë, në 1914 dhe 1917. Më 1929 u martua me nënën time dhe dy javë më vonë ata u internuan (u dëbuan). Të gjithë familjen e futën në një tren, dhe e dërguan në Sarajevë. Unë kam lindur atje, në qytetin që sot është simbol i hipokrizisë botërore.
Babai dhe nëna ime ishin me fat në krahasim me të tjerët : ata mbijetuan. Kur isha tre vjeç, në 1939, u kthyem në Shqipëri, dhe në 1941 u transferuam në Kosovë, në Prizren, i cili sipas Le Corbusier ishte qyteti më i bukur në botë. Më në fund ishim në tokën tonë. Aty u rrit familja jonë : tetë fëmijë, katër djem dhe katër vajza. Jeta ishte e qetë për shumë vite. Babai im jepte mësim, unë flisja shqip në familje, por kurrë, nuk them kurrë se i shoh serbët dhe malazezët si armiq. Unë gjithmonë kam menduar se ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqij në të gjitha racat dhe të gjitha fetë, dhe unë ende mendoj kështu.
Asnjëherë nuk më është dashur të fshihem se jam shqiptar, dhe kur shkova në Beograd në vitin 1957 më duhej të mësoja më mirë gjuhën serbo-kroate për të hyrë në Akademi, por isha i pari aktor shqiptar që recitoja (aktroja) në historinë e teatrit jugosllav. Beogradi ishte një qytet i bukur dhe një metropol i shkëlqyeshëm, i hapur për të gjitha ndikimet më moderne dhe të gjalla kulturore. Nje shembull ? The Caretaker e Pinter-it (Harold) pati shfaqjen e tij të parë jashtë vendit, jashtë Londrës, në Beograd në 1959, dhe unë interpretova atje, në Atelier 212, teatrin ku unë punoja. Sot, Beogradi është një qytet i trishtë. Të rinjtë dhe intelektualët largohen. Më të bukurit, më inteligjentët, largohen. E gjithë puna jonë, puna e të gjithë artistëve, është shkatërruar.
Megjithatë unë jam këtu. Dhe nuk po iki. Nga viti 1981 e tutje jeta ime ka qenë ferr. Sepse atëherë filloi urrejtja, në Kosovë, ndaj shqiptarëve, por atëherë askush jashtë vendit nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte, askush nuk kujdesej për Kosovën! Por ne e dinim shumë mirë se çfarë do të ndodhte. Tragjedia ishte në rritje, ngadalë, në mënyrë të pashpjegueshme, nuk mund të punoja më. As që mund të mendoja për aktrimin. Hyra në një periudhë depresioni shumë të rëndë. Kam menduar shumë herë të vras veten. Mbase, ti vë flakën vetes në shesh! Ndoshta do të kishte ndihmuar, ose mbase jo, kush e di? Depresioni sapo përfundoi. Këtu në Beograd jeta për një shqiptar nuk është e lehtë, por nuk mund ta mohoj se, duke qenë aktori më i famshëm në këtë vend, unë jetoj më mirë se të tjerët. Unë mbështes fëmijët e të afërmve të mi në shkollë, të cilët përndryshe nuk do të kishin mundësi të studionin.
Ndihem si dikush që ka udhëtuar nëpër ferr, si Dante. Tani jam në purgator. Por ferri vazhdon rreth meje. Disa ditë më parë isha në Kosovë për të vizituar të afërmit e mi. Situata është absurde. Mund të shpërthejë në çdo moment. Në çdo moment jeni në prag të masakrës. Shqiptarët trajtohen si skllevër, pushohen nga puna, nuk kanë për të ngrënë. Por, duket e jashtëzakonshme, ekziston të paktën një gjë e bukur në Kosovë, për mendimin tim. Nuk ka urrejtje. Ndoshta serbët po e kuptojnë ngadalë se shqiptarët nuk janë “armiku”.Ka atje 50.000 policë, por nuk ka incidente. Ndoshta shqiptarët do të jenë të mençur si në fund të Luftës së Dytë Botërore, ku pati masakra dhe hakmarrje në Bosnje dhe Kroaci, por jo në Kosovë. Shpesh mendoj i lehtësuar se Nënë Tereza e Kalkutës është shqiptare, dhe se mbase nuk është rastësi.
Është gjithashtu e vështirë për ne të shpjegojmë se çfarë ndodhi në vendin tonë. Frojdi na mëson se instinkti për të vrarë është gjithmonë i pranishëm te njeriu, por Jung dhe Adler thonë të kundërtën, unë mendoj se njeriu është një krijesë e re, krahasuar me epokën e këtij planeti. Ne sapo kemi filluar të çlirojmë veten nga instinktet e kafshëve. Por unë gjithashtu mendoj se bota është hipokrite. Se kushdo që përfiton nga këto masakra është hipokrit. Evropa dhe bota po lejojnë diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë: që Sarajeva është rrethuar prej dy vitesh, Sarajeva, qyteti i tre feve dhe të tre racave, të cilat ende jetojnë së bashku, dhe ky është paradoksi. Utopia e Sarajevës nuk ka vdekur, sepse unë njoh shumë njerëz atje, që janë të racave dhe feve të ndryshme dhe që vazhdojnë, edhe në këto kohë të errëta, të respektojnë njëri-tjetrin.
Unë nuk kam një shpjegim politik. Sigurisht, pyes veten se kush dëshiroi ta shkatërrojë këtë vend, Jugosllavinë, që ishte maja e ekuilibrit midis Lindjes dhe Perëndimit. Edhe nëse nuk jam politikan, i përgjigjem vetes në këtë mënyrë: kishte vetëm një imperializëm në Evropë, ai Sovjetik. Gorbaçovi e rrëzoi atë dhe si mund ta mbajë (luajë) rolin e saj Rusia e re? Duke filluar (nxitur) një luftë në Evropë. Nëse kjo luftë do të përfundojë, Rusia është jashtë loje. Nëse vazhdon, Rusia e ruan fuqinë, duke e mbajtur Serbinë në orbitën e saj ndërsa Kroacia tani është një vend satelitor i Gjermanisë. Është si në 1912. Ne u kthyem pas një shekull. Gjithmonë është loja e fuqive të mëdha në lëkurën e njerëzve të varfër, dhe është vetëm fillimi, bota është e vogël dhe koha është e shkurtër, dhe nuk dua të dukem kërcënues, por është e qartë se Italia është fqinji ynë më i afërt. Nuk duhet të mbyllni sytë. Nuk duhet të bëni sikur kjo luftë nuk ju përket!
Sa për mua, nuk aktroj më. Djali im, Uliksi, aktron. Padyshim quhet kështu sepse lindi në 1968, gruaja ime ishte shtatzënë dhe më priste ndërsa unë luaja Odisenë, ajo ishte me të vërtetë Penelopja ime. Unë gjithashtu kam një djalë tjetër 17 vjeç, emri i tij është Hedon, një emër arab që do të thotë “dhuratë nga Zoti”, i mbështes ata dhe nuk pendohem për kohërat kur isha yll. Sigurisht, unë isha aktori i parë jugosllav që u bëra i famshëm në të gjithë botën, isha “lumturia” dhe krenaria e vendit tim, ndihesha po aq ambasador, sa artist. Kam plot kujtime, kam parë botën, kam njohur kultura, kam mësuar gjuhë, kam miq në të pesë kontinentet dhe e di mirë që bota është e vogël dhe se njerëzit janë të gjithë njerëz, dhe nuk mund t’i besoj kufijtë e rinj që lindin në shtetin tim.” / KultPlus.com
Një shkrim antologjik mbi Bekim Fehmiun, për miqtë e dashamirët e tij, por më shumë për kritikët e tij. Shkrimi gjendet në monografinë “BEKIM FEHMIU-Odiseu i Kosovës” (2015).
Autor: Hysë Shkreli
I nderuar dhe i dashur Bekim Fehmiu,
Na thanë se ke vrarë veten. E pabesueshme! Ti Bekim nuk mund ta vrisje Bekim Fehmiun. Ai ishte i madh për tu vrarë. E deshe ti atë apo nuk e deshe, ai nuk ishte vetëm yti. Ishte edhe yni. Ti linde në një qytet tragjik, ku filloi një luftë botërore e disa të tjera ballkanike. Ti linde në një kohë të pakohë, kur shqiptarët nuk kishin film, as ekran e as shtet të konsoliduar. Linde me shumë lindje shqiptare. Ato ishin lindje plotë dhembje, disa edhe të përgjakshme. Ndaj u detyrove, njësoj si Uliksi, të rrugëtoje e shpërnguleshe nga njëri qytet në tjetrin: nga Sarajeva, Shkodra, Prizreni, Prishtina… Udhëtove nga njëra kulturë në tjetrën, nga njëri front në tjetrin. Fole në shumë gjuhë, e megjithatë disa nuk të kuptuan. Ti zgjodhe të jetosh në një skenë e vend të turbullt. Kjo ishte beteja jote, në të cilën ishe i gatshëm për sulme e plagë. Ti nuk zgjodhe skenarin e jetës sate. Atë ta shkroi e imponoi koha e gjeneratës sate. Jeta jote ishte plotë shkëlqim e dallgë, guxim e frikë, sfida e fitore.
I ngjan fatit të shqiptarit. I ngjan historisë sonë. Si komb, ne përherë ishim në luftë mbrojtëse, ashtu siç ishe ti. Gjatë historisë, ndonjëherë në lidhëm edhe aleanca të gabuara, mirëpo arritëm edhe shkëlqime në civilizimin evropian. Megjithëkëtë, shpesh na bënë fajtor. Ishim të akuzuar, ishim të abuzuar. Jo rrallë e zgjodhëm tkurrjen si mbrojtje.
Ti jetove në Beograd, në kryeqytetin e vuajtjeve shqiptare. Aty ku shqiptarët i quajtën “sharrëxhinj”, “njerëz me bisht”, “primitivë”… Në qytetin ku shqiptarët përherë ishin të përbuzur e nënçmuar. Aty ku shpesh u morën vendime të kobshme për shqiptarët. Mirëpo, ti dëshmove se ne nuk ishim njerëz me bisht, por njerëz me njëqind shpirtra. Nuk ishim sharrëxhinj, por vetë sharra: ajo që hapë udhë edhe aty ku nuk ka. U ngrite mbi urrejtjen e përbuzjen në një yll hollivudian. Na bëre të ndihemi krenarë edhe atje ku s’na njihnin ose ku s’na donin. I munde përçmimet që iu bënë kombit tënd. U tregove edhe armiqve të kulturës sonë se shqiptarët kanë talent dhe mund të ngrihen edhe mbi kulturën e tyre. U dëshmove atyre se ne kemi kulturë edhe për kulturën e tyre. U bëre idol i tyre dhe yni.
Kritikët e tu të qortuan pse zgjodhe Beogradin si qytet tëndin akademik. Po ç’ zgjidhje tjetër kishe? Ta studioje filmin në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj?!… Kosova asokohe nuk kishte shkollë për ty. Ndoshta mund të zgjidhje Tiranën. Po të zgjidhje Tiranën, s’ka dyshim se rruga jote jetësore do të ishte tjetër. Mirëpo, asokohe Tirana ishte e ndaluar për ty e për ne. Madje, edhe kineastët më të njohur të Shqipërisë në ato vite shkolloheshin në Rusi. Ndaj mbase Beogradin e pate një udhë të imponuar nga rrethanat, në të cilat jetove. Disa shtruan pyetjen e kundërt: pse jo Beogradin?
Ne kishim intelektualë të shquar në të gjitha qendrat e Ballkanit. Nëse kishim një Moisi në Vjenë, një Gjika në Bukuresht, një Luaras në Sofje, një Frashër në Selanik, pse të mos kishim edhe një Bekim në Beograd? Në atë qytet jetuan dikur, e jetojnë edhe sot, më dhjetëra mijë shqiptarë. Në Beograd u shkolluan edhe intelektualë të shquar shqiptarë, si Anton Çeta, Idriz Ajeti e deri të Mark Krasniqi… Beogradi gjendet në Ballkan, e ky Ballkan u takon edhe shqiptarëve.
Të kritikuan pse nuk u shpërngule. Pse nuk e lëshove Beogradin, atëherë kur edhe intelektualë serbë u larguan në shenjë proteste për politikën e luftën që u udhëhoq e u drejtua nga ky qytet. Vendimi yt mbase ishte protesta jote. Apo lufta jote kundër tkurrjes shqiptare. Në të kaluarën ne u shpërngulëm me mijëra nga Bujanoci, Nishi, Beogradi. Mjaft na shpërngulën! Ndoshta është koha të rrimë e mbijmë aty ku duam për të dëshmuar praninë tonë në të katër anët e Ballkanit.
Gjithnjë dëshiruam te të shihnim në një film shqiptar, mirëpo kjo nuk ndodhi. Sigurisht që nuk ishe kundër filmit shqiptar, mirëpo ishe kundër provincializmit primitiv shqiptar, i cili nganjëherë preku kulturën tonë. Ne kishim heronj e role për ty, mirëpo nuk kishim filma për ty. Sepse ti ishe më i madh se filmat që bënim. Kosova nuk mundte të ofronte atë që nuk e kishte. Ndaj na kritikove e të kritikuam. Donim te të shihnim të përsosur, doje të na shihje më të mirë. Kritikat, ngado që erdhën, nuk ta humbën madhështinë. Ti mbete vigan në artin tënd e kulturën tonë. Kosova nuk ka intelektualë për të gjykuar apo hedhur.
Jeta jote ishte një rrjetë sfidash. Ti rrënove ose kapërceve shumë mure. Vizitove Shqipërinë në një kohë të turbullt, kur të tjerët e kishin të ndaluar. E theve kështu murin shqiptaro-shqiptar për të dëshmuar burimin e gjakut tënd. Shkove në Francë dhe me suksesin tënd në Kanë theve murin filmik midis Evropës Komuniste dhe Evropës Perëndimore, të cilat i kishte ndarë lufta e po i bashkonte arti. Më vonë, me filmat tu theve edhe murin kulturor midis Evropës Lindore dhe Hollivudit. Edhe atje ishe shqiptar.
Deshën të ta ndryshojnë emrin për shqiptim më të lehtë, ose qëllime komerciale, mirëpo ti nuk pranove. Emri yt kishte kuptim vetëm në gjuhën tënde. Mbete Bekim Fehmiu në çdo ekran ku zure jetë. Ti hyre në Hollivudin e Xhon Belushit, në kohën kur akoma nuk dihej se edhe ai ishte shqiptar. Pas Elena Qiriqit ti ishe i pari emër shqiptar në dyert e Hollivudit.
Bekim, ti nuk e vrave Bekim Fehmiun. Nuk mund ta vrisje. Nuk kishe fuqi vrasësi për të vrarë Bekim Fehmiun. Dikush apo diçka vetëm u dha fund dhembjeve e vuajtjeve të trupit tënd. Shpirti yt gjallëron e inspiron.
Ty, apo trupin tënd, e vrau koha e ligë, koha e dhunës, koha e kobit, të cilën e sollën ata që deshën një Ballkan tjetër. Ty të vrau dëshpërimi, vetmia, zhgënjimi, politika… Ty të vranë ata që plagosën Evropën, ata që ngulfatën Ballkanin, ata që dogjën Kosovën, ata që shpërndanë vdekje nga Kroacia deri në Kosovë. Ty të vrau shovinizmi serb, primitivizmi Ballkanik, dhuna mbi humanizmin, urrejtja midis njerëzve. Ty të vranë armiqtë e artit tënd. Ata të gjithë së bashku nuk mund te të vrisnin me një plumb, ndaj të vranë me zymtësinë, me errësirën e tmerrin që krijuan rreth teje.
Ti besove se kultura është mbi politikën, mirëpo politika shpesh e dhunoi kulturën. Ti besove se arti është mbi ndasitë midis njerëzve, mirëpo njerëzit krijuan kufi gjaku. Ty të vrau rrënimi i kalasë sate të paqes. Ty të vrau lufta pa luftëtarë. Të vrau paqja që nuk ishte. Të vrau koha e pakohë. Të vranë… apo besojnë se të kanë vrarë!
Ti jetove në dy brigje që nuk takoheshin dot, sepse urat rrënoheshin çdo ditë. I besove kohës në të cilën jetove, mirëpo ajo të zhgënjeu ty dhe ne. Zgjodhe heshtjen si armë kundër armiqve të tu, zgjodhe izolimin si protestë, mbylljen si mburojë. Ishin këto armë shumë njerëzore e të civilizuara për armiqtë e tu primitivë. Ti vendose ta bëje këtë luftë i vetmuar. Megjithëkëtë ne ndihemi fajtorë: të lamë të vetmuar atëherë kur më së tepërmi kishe nevojë për miq. Ne të kishim ty në ekran, mirëpo ti nuk na kishe pranë.
Të kërkojmë ndjesë. Ti e le Kosovën si Uliksi Penelopën për të luftuar për artin tënd. Kosova të priti me vite. Po kthehesh nga Troja jote në Kosovë hi e shpirt, yll e famë. Vdekja jote na kujton kohën kur kolosë të kulturës sonë vinin në arkivole nga dheu i huaj.
Ti le porosi të kremohesh. Ndoshta pse trupi yt ishte në flakë prej vitesh. Ndaj varri yt nuk do të jetë në Beograd, as në Prishtinë, në Tiranë, as në Holivud. Varri yt do të jetë në qiell, atje ku pushojnë yjet. Sepse ti ishe një yll. Atje të pret Aleksandër Moisiu e emra të tjerë shqiptarësh të bekuar. Në historinë tonë nuk është hera e parë që yjet shqiptarë lindin ose vdesin në dhe të huaj. E rëndësishme është që ata shkëlqejnë mbi tokën e tyre. Ne, jo rrallë u kemi dhënë krijues e heronj edhe kulturave të tjera, ashtu siç bën bota e civilizuar.
Ti ishe një shkollë e Moisive të rinj. Familja jote ishte një universitet shqiptar: tempulli i Ibrahim Fehmiut. Sot familja jote, jemi të gjithë adhuruesit e filmit tënd. Thanë se jetove 74 vjet. Themi se jetove më mijëra vjet e do të bësh edhe shumë jetë të tjera në të katër anët e botës, kudo që do të arrijnë filmat e tu. Prizreni të dha djalërinë, ti po i jep emrin: Bekimin.
Ti nuk po i kthehesh tokës së Kosovës, ajo ka varre tepër. Po i kthehesh qiellit të Kosovës. Engjëjt dhe artistët jetojnë në qiell. Prej sot ai qiell ka një yll më tepër. Të gjithë ata që ëndërrojnë Olimpin tënd le të shikojnë kah ai yll. Të qoftë i kaltër qielli i Kosovës! Qoftë e pafund bota e artit tënd! Qoftë i ndritshëm ylli yt në atë qiell!