Aktori i madh shqiptar Bekim Fehmiu, në disa pamje të rralla në vitin 1972 në Shqipëri.
Përmes një dokumentari të krijuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” në vitin 1972, në këtë vizitë, Bekim Fehmiu, shprehu gëzimet e tij për arritjet e kinematografisë shqiptare dhe uroi për suksese më të mëdha në të gjitha fushat e kulturës dhe të artit, përcjell KultPlus.
Përpos artistëve Bekim Fehmiu shkoi edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku u takua me kryetarin e saj dhe disa shkrimtarë të tjetër shqiptarë, ndër ta në këto incizime duket të jetë edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare.
Ky dokumentar përfshin shumë vende që vizitori Bekim Fehmiu. Ai në Krujë vizitoi Kalanë dhe Muzeun Historik. Ndërsa kur e pyetën Bekim Fehmiun se a do të kishte dëshirë të luante një film shqiptar, ai u përgjigj në mënyrë shumë kuptimplote: “Do të isha i lumtur”.
Po sjellim në vijim dokumentarin e plotë të kësaj vizite të gjatë të Bekim Fehmiut në Shqipërinë e vitit 1972./ KultPlus.com
Bekim Fehmiu, një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë që pati famë kudo nëpër botë, në vitin 2001 ka dhënë një intervistë për gazetën serbe “Vreme”. Aty ai ka biseduar edhe për besën, virtyt ky që dallon te shqiptarët.
“Jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë shqiptarët, besa është vlera më e lartë etike njerëzore. Besa ishte më e fortë se cilado qoftë marrëveshje. Për shkak të besës, shqiptarët nëpër histori kanë paguar me kokë edhe për shkak të lajthitjeve të veta. Besa ishte tipari që cilësoi shqiptarët dhe i bëri ata të çmueshëm në raport me botën që rrethonte ata…”, ka thënë ai.
Gjurmët e Bekim Fehmiut në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare janë të mëdha. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.
Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odiseu”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra. Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë.
Në anën tjetër revista njëjavorshe “Vreme” u publikua për herë të parë më 29 tetor në vitin 1990. Shumica e stafit në gazetën me qendër në Beograd, ishin gazetarë nga Politika dhe NIN. Ajo karakterizohet si “një revistë pa gënjeshtra, urrejtje ose paragjykim” dhe ka kundërshtuar mobilizimin nacionalist për luftërat jugosllave. / KultPlus.com
”Sot bëhen dhjetë vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut, aktorit shqiptar me famë botërore, i cili la gjurmë në kinematografinë botërore e shqiptare. Bekimi me talentin e tij të pashembullt në aktrim arriti të depërtojë në skenën ndërkombëtare të filmit.
Numri i roleve në të cilët ka luajtur ai është shumë i madh. Në secilin rol që është angazhuar, Bekimi i ka dhënë vlerë të shtuar secilit film dhe përkushtimi e angazhimi me shpirt në secilin rol që ka jetësuar e kanë bërë të famshëm Bekimin, me të cilin jemi rritur, jemi gëzuar, jemi emocionuar e kemi qenë dhe do të jemi përherë krenar.
Mbeten të paharruara performancat e tij filmike në “Mbledhësit e Puplave”, “Odissea”, “Avanturieri” e shumë e shumë projekte të tjera që mbeten kryevepra të kinematografisë.
Unë si ministre dhe institucioni të cilin e udhëheq, e përkujtojmë dhe nderojmë figurën e Bekim Fehmiut dhe ndjehemi jashtëzakonisht keq që për shkak të rrethanave të pandemisë COVID-19, nuk mund ta shënojmë përvjetorin e tij të vdekjes ashtu siç e meriton Bekim Fehmiu me trashëgiminë që la pas. Organizimi i ndarjes së çmimit i cili është i përcaktuar me rregullore, do të bëhet në një formë tjetër ditëve në vijim.
Ne e kujtojmë me pietet dhe nuk do të harrojmë kurrë Bekim Fehmiun, në artist kaq të madh që popujt do ta ëndërronin ta kishin.
I paharruar do të jetë emri i tij dhe ne do ta kujtojmë, vlerësojmë dhe nderojmë gjithmonë figurën dhe emrin e të madhit Bekim Fehmiu.
Sinqerisht, Vlora Dumoshi Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit” / KultPlus.com
“Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, për të cilën Bekim Fehmiu e kishte lënë testament që të recitohej në mbledhjen komemorative në Prishtinë.
Unë kam shkelur në gjak deri në gju Dhe ëndrra më nuk kam. Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerë Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur. Unë jam i etshëm për ajër, qumësht Dhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi. Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë Dhe nuk kam ditur pse? Vëllanë armik të madh e kam quajtur Dhe jam sulur në errësirë përpara duke klithur Dhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami Fluturojnë në ferr. Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjeban Të dashurën grua ma përqafon Se si vërshima pullazin ma shpartallon Dhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem. Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumësht Dhe pakëz vesë, Vesë të bardhë mëngjesi Të tjerat i paqit për nder. / KultPlus.com
Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë me famë botërore, Bekim Fehmiu.
Gjurmët e tij në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare nuk janë të vogla. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.
Është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra.
Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shou, Dirk Bogart, Irene Papas e të tjerë. Në rolet e tij, Fehmiu ka interpretuar në disa gjuhë. / KultPlus.com
Bekim Fehmiu ose më qartë aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit në krah të Irene Papas, njohur nga shqiptarët më vonë si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972.
Ishte akoma një kohë “liberalizmi” dhe akoma nuk kishte filluar goditja vdekjeprurëse artit dhe kulturës në Shqipëri nga Enver Hoxha, e në këtë fazë, është lejuar edhe vizita e një aktori të tillë të madh, në vëndin më të izoluar ndoshta të të gjithë botës. Në një fletë të muzeut të atëhershëm në Shkodër, në datën 30 prill 1972, aktori i madh shqiptar shkruan me dashuri për Shkodrën: Jam i lumtur që mbas tridhjetë e nji vjetë të gjindem në Shkodër, në qytet ku kam kaluar vitet e para të fëminisë s’ime, rrajët kishin qënë të thella dhe të pa shpërngulta…..Bekim Ibrahim Fehmiu….Shkodër me 30-Prill. 1972.
Një gjuhë e bukur në një shqipe të veriut dhe sidomos shprehja “ të pa shpërngulta” në atë kohë ishin shumë domethënëse për të gjithë ato që kishin mundësi ti lexonin. Një dedikim dhe përshtypje e ndjerë e një kosovari “gjysëm shkodran” me origjinë nga Gjakova, që kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij dhe fillimin e shkollës në qytetin e Shkodrës. I jati tij Ibrahim Fehmiu, i lidhur me patriotët anti serbë, por edhe me një përndjekje të gjatë, ka qenë një mësues si në vitet 20-të, por edhe një qytetar i Shkodrës në vitin 39-të dhe drejtor didaktik i shkollave fillore.
Sikundër thotë dhe djali i aktorit të madh që tashmë nuk jeton Uliksi, emrat e fëmijëve të Ibrahimit ishin vënë kështu: Vajza më e madhe u quajt Besa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin; Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës.
Afërdita është edhe vajza që ka lindur në Shkodër. Por një pjesë e madhe e fëmijëve kanë qënë në shkollë në qytetin e madh verior në shkollën “Skanderbeg” të lagjes Rus. Bekimi është larguar nga Shkodra në vitin 41 dhe në këtë mënyrë ai shkruan i qartë dhe mungesën prej 31 vitesh në qytetin ku ka mësuar për herë të parë të lexojë.
Në Shkodër në atë kohë, edhe pse me një kujdes të madh nga ana e autoriteteve si të partisë e cila kontrollonte gjithshka dhe më në prapavijë atyre të sigurimit, e kanë pritur me një gëzim dhe respekt të madh njerzit, sidomos ato të kulturës dhe artit. E gjithë trupa e teatrit “Migjeni” dhe pjesët intelektuale të qytetit, por dhe kulturës në veçanti, kanë mundur të jenë afër tij. Shoqëruesi i përhershëm i Fehmiut ka qënë drejtori i atëhershëm i teatrit Jovan Vojushi që nuk jetom më. Fehmiu i veshur në mënyrë të kohës, por tepër serioz, ka dalë në disa dhjetra foto me të ndjerët Serafin Fanku e Tano Banushi, Vitore Nino e Bep Shiroka, por edhe Bik Pepa e Mërgim Muhja si dhe të tjerë, të cilët nuk janë më. Janë në foto në një gëzim të veçantë shumë artistë të skenës shqiptare, letrarë dhe kompozitorë e këngëtarë të Shkodrës.
Janë në foto me Fehmiun, Fadil Kraja, Esat Kola, Ymer Bala dhe Katrina Biga, Bik Ndoja dhe Mark Kaftalli, Paulin Preka dhe i riu Zef Deda në atë kohë, e vogla e asaj kohe Violeta Zefi, por dhe Bruno Shllaku etj etj. Me aktorin e madh janë shumë e shumë artistë, dhe patjetër Fehmiu ka takuar ose më mirë të themi është lejuar të takojë edhe qytetarë të ndryshëm në rrugët e Shkodrës. Ai ka takuar edhe bashkëshorten e Bajram Currit dhe familjen e saj në Shkodër, ka vizituar Muzeun e Shkodrës, dhe ka takuar shumë njerëz të historisë dhe letrave, në mes tyre edhe prof Karahman Ulqinin, por edhe shumë të tjerë, dhe është interesuar në mënyrë të veçantë për historinë. Në një nga sektorët ku ka qënë edhe historia e Gjergj Kastriotit, Fehmiu i emocionuar shumë, ka kujtuar se “duhet një film i madh i luajtur nga një shqiptar për Skënderbun” dhe nga kjo batutë, ka dalë edhe e thëna e asaj kohe, se Bekim Fehmiu, ka kërkuar të luajë Skënderbun.
Në fakt, Fehmiu ka treguar se nuk ka një film për Skënderbeun, të luajtur nga një shqiptar, duke ditur se aktori i filmit të realizuar kryesisht nga sovjetikët, ishte një aktor gjeorgjan. Vizita e Fehmiut, ka bërë një bujë të madhe në qytetin e Shkodrës dhe duhet thënë se në atë kohë një aktor i tillë, i përmasave të mëdha, që kishte luajtur një nga filmat më të realizuar për “Odisenë”, është parë edhe me interesin e madh të një “lirie” dhe kontakti me botën. Fehmiu ka vizituar edhe në shtëpinë e dikurshme, dhe është interesuar edhe për të dhëna të tjera mbi familjen dhe sidomos të jatin e tij.
Është interesuar për të shkuarën e familjes dhe miqësitë e dikurshme, apo edhe për emra të komshive. Bekim Fehmiu në atë kohë pinte shumë cigare, dhe në një rast i kanë afruar një cigare nga markat e reja të prodhimit të fabrikës së Shkodrës, e batuta e asaj rradhe ka qënë sipas njerzve prezent në takimet me të: Ky po, që është duhan i fortë, dhe i pastër si vetë ky qytet. Një ditë mbas Bekim Fehmiu mori pjesë në tribunë në paradën e “1 Majit” në Tiranë dhe normalisht që tërhoqi vëmëndjen e madhe të njerzve, që vizitën e tij, e shikonin si një premisë të një lëshimi nga diktatura.
Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (kënishëz), që thonë se ashtu lindin njerëzit me fat. Më 1939 u transferua në Shkodër, kurse kah mesi i vitit 1941 në Prizren.
Si nxënës i gjimnazit të Prizrenit i bëri hapat e parë të aktrimit në Shoqërinë “Agimi” dhe Teatrin e qytetit, kurse më 1955 u pranua si aktor profesional në Teatrin Popullor Krahinor në Prishtinë. Ëndërronte të bëhej aktor i madh dhe i njohur në botë, prandaj në vjeshtë të vitit 1956, pas dhënies së provimit pranues, regjistrohet në Akademinë për Teatër e Film në Beograd, në klasën e profesorit Mata Millosheviq, ku diplomon më 1960, me notën më të lartë dhe bëhet aktori i pare shqiptar me akademi.
Menjëherë u pranua në Teatrin Jugosllav të Dramës, në Beograd, ku në një konkurrencë tejet të madhe nuk ishte lehtë që një shqiptar të fitonte role të mëdha, por edhe ato dytësore që i luante, shquhej me talentin e tij të rrallë. Rolet e personazheve më të njohura të dramave: Hamletin, Riçadrin e tretë, Otelon, etj…i luante në banesë, vetëm, pa publik.
Roli i romit ‘Beli Bora’, në filmin “Mbledhësit e puplave”, në festivalin e Kanës, më 1967, i nominuar edhe për Çmimin “Oskar”, ia hapi dyert e kinematografisë botërore, kurse seriali televiziv ODIESU (1968) e bëri të famshëm, për çka edhe kërkohej nga regjisorë e producentë të njohur në filmat e të cilëve luajti role kryesore bashkë me aktorë më të mëdhenj të filmit.
Ishte aktori i pare që e shpërtheu perden e hekurt të diktaturës komuniste të Evropës Lindore, dhe luajti në shumë filma e seriale televizive. Aktori në shumë gjuhë në ish republikat jugosllave, Itali (ku ishte më i njohur), SHBA, Gjermani, Francë, Çekosllovaki, Tunizi… Ndërsa filmat e tij u shfaqen në të gjitha kontinentet dhe të titulluar në gjuhë të ndryshme. E arriti kulmin në profesion dhe u bë njëri nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të filmit në shekullin XX, me përmasa botërore. Por nuk aktroi në shqip që mbeti ëndrra e tij e parealizuar.
Kishte jetë të Odiseut. E luajti aktin e fundit të dramës që quhet JETË, (15.06.2010) por prapa perdes, pa publik: skenarist, regjisor dhe aktor kryesor i së cilës ishte ai vet!!!
Dhe serish u kthye në Prizren, prej nga u mis në vjeshtën e vitit 1956, në urnën me hirin e trupit që, sipas dëshirës së tij, të hidhet në lumin Bistricë, përmes tij do të derdhej në Drin e Bunë dhe të arrijë në Detin Adriatik, dhe detet e oqeanet tjera të botës… ODISEU iu kthye Itakës: UJIT, DHEUT dhe QIELLIT të PRIZRENIT të cilin e ka dashur aq shumë, por ai nuk ia ktheu këtë dashuri… Ishte kjo estetika e jetës dhe e vdekjes së aktorit të madh…
Mbeti HESHTJA me të cilën BEKIMI ka jetuar gjatë 20 viteve të fundit. Dhe kujtimi i amshueshëm por edhe injorimi i çuditshëm, që vazhdon t’i bëhet atij nga pushtetet e nivelit lokal e qendror të Kosovës, edhe në këtë vit jubilar! Shqiptarët ta falin çdo gjë, por suksesin JO. Të vetin e vrasin dy herë (të gjallë e të vdekur), kurse të huajin e lartësojnë në majat më të larta!
Por shkëlqimi i figurës dhe veprës së Bekimit nuk do të zbehet kurrë. Me fat ditëlindja e Bekimit të gjithë dashamirëve dhe adhuruesve të tij./ Fahri Musliu / KultPlus.com
Dokumentari kushtuar 10-vjetorit të ikjes nga jeta të aktorit Bekim Fehmiu do të lansohet me 15 qershor, në ditën e largimit të aktorit nga kjo botë.
Ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu”, në një konferencë për media, tha se procesi i realizimit të këtij dokumentari ka filluar në vitin 2016, por për shkak të mungesës së fondeve nuk është përfunduar deri tash.
Skenaristi i dokumentarit, njëherësh gazetari Fahri Musliu, tha se dokumentari do të jetë i metrazhit të gjatë.
“Pas bisedave të shumta në vitin e kaluar pranova ta shkruaj skenarin, për mua ishte hera e parë që po merrem me film që po shkruaj skenar, me të thënë të drejtën isha pak skeptik se të shkruash skenar për Bekim Fehmiun ndoshta ka qenë bekim i madh në çdo aspekt edhe profesional edhe njerëzor edhe intelektual edhe patriotik nuk është leht ë, mirëpo e kreva me që kam shkruar edhe monografi për bekimin, jam shoqëruar me të me vite të tëra, me dekada, e kam njohur bukur mirë dhe skenarin edhe regjisori edhe njerëz të tjerë e kanë vlerësuar si të mirë, të suksesshëm. Skepticizmi im ishte te ana materiale sepse të realizohet një film i tillë kërkon një angazhim të madh, mirëpo dëshira dhe përkushtimi për ta realizuar këtë film ndoshta do t’i tejkaloj të gjitha këto barriera. Filmi do të jetë i metrazhit të gjatë më tepër se 60 minuta, 90 minuta dhe planifikojmë të rrumbullakojmë diku me xhirime dhe montazh në fund të majit që të jetë i gatshëm për 15 qershor, në ditën e largimit fizik të Bekimit nga kjo botë”, tha Musliu, raporton Kosovapress.
Musliu u shpreh i zhgënjyer për faktin se Qendra kinematografike e Kosovës i ka mbështetur katër projekte të huaja, por jo edhe projektin për aktorin e njohur Bekim Fehmiu.
Ndërsa, regjisori i dokumentarit ‘Bekim Fehm iu’, Valmir Tertini, tha se për realizimin e këtij dokumentari ka ndihmuar Qendra kinematografike e Shqipërisë, pasi ajo e Kosovës nuk i ka sponsorizuar.
“Nga viti 2016 e nisëm skenarin që plotësisht është marrë Fahri Musliu me Skenarin edhe nga viti 2017-18, edhe intensivisht punuam, në vitin 2019 aplikuam në qendrën kinematografike në Kosovë dhe nuk fituam por gjatë kësaj kohe ne kemi pasur hapësirë për të aplikuar edhe nëpër qendra të tjera siç është Qendra kombëtare e kinematografisë në Shqipëri, e cila ka sponsorizuar filmin, po ta sponsorizonte Kosova do të ishte më mirë, sepse tash do të kishim xhirimet, të cilat kanë nisur nga mesi i muajit të kaluar, e kemi skenarin po përmbushet ashtu siç e kemi shkruar, xhirimet kanë nisur në Beograd për të vazhduar në vendlindjen e Bekimit në Sarajevë”, deklaroi Tertini.
Tertini u shpreh krenar për realizimin e këtij dokumentari, që sipas tij Bekim Fehmiu e meriton plotësisht t’i kushtohet një punë të tillë.
Ndryshe, Bekim Fehmiu është aktori i parë shqiptar që ka luajtur me sukses në filma gjatë kohës së ish-Jugosllavisë. Ndër rolet më të njohura të tij janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, të cilat përmenden si kryevepra. / KultPlus.com
Bekim Fehmiu është padyshim emër i madh i artit shqiptar, i cili arriti të krijoi karrierë ndërkombëtare dhe të marrë pjesë në shumë filma, shkruan KultPlus.
Së
fundmi për figurën e tij do të realizohet një film dokumentar.
Këtë
të enjte, ekipi i filmit dokumentar për Bekim Fehmiun do të mbajë konferencë për
shtyp me ç’rast do të flitet për realizmin e këtij filmi.
Në hapësirat e Teatrit Kombëtar të Kosovës duke filluar nga ora 10 do të flasin regjisori Valmir Tertini dhe skenaristi Fahri Musliu /KultPlus.com
Bekim Fehmiu, aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë, një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, mbetet ndër figurat më të dalluara të kinematografisë shqiptare, shkruan KultPlus.
Përpjekja për
të realizuar një dokumentar për jetën dhe karrierën e Bekim Fehmiut, ndonëse nuk
u mbështet nga Komisioni vlerësues i Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK), ajo
nuk pranoi të mbetej në sirtar. Regjisori Valmir Tertini vazhdoi përpjekjet për
të arritur deri të realizimi i këtij dokumentari me metrazh të gjatë të
titulluar “Bekim Fehmiu”.
Mbështetur
nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë, tashmë kanë nisur xhirimet
e këtij filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së aktorit shqiptar, film ky
që për qëllim ka shfaqjen e premierës në 10 vjetorin e vdekjes së aktorit.
Me një ekip
të përthekuar mirë, filmi ka nisur xhirimet në Beograd dhe Sarajevë e për të
vazhduar tutje në Zagreb.
Me skenar të
gazetarit Fahri Musliu dhe nën regjinë e Valmir Tertinit, ky film do të shpalos
në 60 minuta intervista nga personazhet më me ndikim në jetën e Bekimit,
familjarë e bashkëpunëtorë të afërt.
Për KultPlus
regjisori Tertini ka treguar se xhirimet do të zhvillohen edhe në vende të
tjera.
“Xhirimet
nisën në Beograd, Sarajevë për të vazhduar në Zagreb, Kosovë, Shqipëri, Itali,
Francë dhe Amerikë. Dokumentari ka një trajtim opservativ, pa narracion, me
intervista nga personazhet më me ndikim në jetën e tij”.
Ai tutje e
ka quajtur skandaloze faktin se si një dokumentar i tillë si ky për Bekim
Fehmiun nuk është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Mosmbështetja
nga ana e tyre është skandaloze, përgjegjës është drejtori dhe juria”, ka
pohuar Tertini.
Përmes një fotografie, regjisori ka lajmëruar që në dokumentar do të përfshihet edhe bashkëshortja e Fehmiut, aktorja Branka Petriq e cila do të sjellë një rrëfim ekskluziv për aktorin.
Skenaristi i
dokumentarit, Fahri Musliu, ka njoftuar se filmi do të realizohet në tri gjuhë
dhe premiera pritet të shfaqet më 15 qershor 2020, në ditën e shuarjes së
aktorit, në Prizren, Tiranë dhe Beograd, kurse në ditët në vazhdim edhe në
qytetet tjera të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë e
Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi.
“Filmi ka nisur rrugëtimin e vet pas përgatitjeve të gjata, me vullnet të mirë dhe vendosmëri të realizuesve të tij, por pa mjete të duhura financiare. Prandaj, për realizimin e suksesshëm dhe me kohë të këtij projekti filmik me vlerë dhe karakter mbarëkombëtar, bukur të vështirë e të komplikuar, ju drejtohemi me lutje, institucioneve qendrore e lokale të pushtetit në Kosovë, organizatave e fondacioneve të ndryshme vendore e ndërkombëtare, ndërmarrjeve publike e private, grupeve të ndryshme, individëve dhe qytetarëve të vullnetit të mirë dhe dashamir e simpatizant të figurës dhe veprës së Bekimit, si dhe përfaqësive diplomatike në Kosovë, që sipas mundësive, të japin ndihmë financiare”, ka kërkuar mbështetje në këtë mënyrë Musliu. / KultPlus.com
Edicioni i 48-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Beograd, do t’i kushtojë edicion të veçantë një prej aktorëve më të mëdhenj në kinemanë jugosllave, Bekim Fehmiut me rastin e shënimit të një dekade nga vdekja e tij, shkruan KultPlus.
Në kujtim të atij gjigandi të teatrit, Edicioni i 48-të i këtij Festivali ka realizuar një retrospektivë të filmave të Fehmiu, raporton mediumi serb Seecult.
Lindur si shqiptar në Sarajevë, i rritur në Kosovë, studion në Beograd, dhe duke punuar në të gjithë Jugosllavinë, Bekim Fehmiu ishte një simbol i Jugosllavisë dhe një njeri që ata pa dashur e donin dhe respektonin në të gjithë rajonin dhe në të gjithë Evropën, thuhet ndër të tjerash në portalin serb.
Ai ishte një nga figurat e pakta në jetën publike që u rebelua kundër nacionalizmit në rritje dhe luftërave vëllavrasëse të viteve 1990, duke protestuar kundër tërheqjes së tij të plotë nga publiku. Në qershor 2010, ai e mbylli jetën me një armë gjahu në Beograd, dhe sipas dëshirës të tij, hiri iu shpërnda në lumin Bistrica në Prizren, në vendin ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë.
Ai ishte aktori i parë i Evropës Lindore që luajti një film në Hollyëood gjatë Luftës së Ftohtë – Aventurat (1970) të Louis Gilbert. Ai ka bashkëpunuar me regjisorët Dean de Laurentis dhe John Houston, dhe partnerët e tij në ekranin e madh kanë qenë Olivia de Heville, Ava Gardner, Dirk Bogart, Charles Aznavour dhe yje të tjerë botërorë.
Kritikët dhe historianët e artit të filmit e kanë vlerësuar atë si një aktor që ndryshoi historinë e kinemasë jugosllave, kryesisht për shkak të rolit të Bela Bora-s në një prej filmave kryesorë të valës së zezë – arritja e kultit të “Pendëve Gatherers” të Alexander Sasha Petrovic, i cili u dha çmimin e Jurisë së Madhe në Kanë , dhe Bekimi shtyu në krye të teatrit vendas dhe evropian.
Fehmiu ishte gjithashtu frymëzim për festivalin “Mirdita, ditë të mbarë”, i cili përfaqëson skenën bashkëkohore të Kosovës në Beograd dhe anasjelltas, por prej vitesh është shoqëruar me tensione.
Festivali do të mbahet nga 28 shkurti i këtij viti, deri më 8 mars dhe siç u njoftua më herët, ylli më i madh do të jetë aktori amerikan John Malkovich, producent, dramaturg dhe regjisor, i cili gjithashtu do të marrë çmimin Fituesi i Beogradit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në film art. / KultPlus.com
“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 7 shkurtit 1970, në faqen n°20, intervistën ekskluzive të aktorit të talentuar shqiptar, Bekim Fehmiut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Djali i Uliksit (18 muajsh) quhet Uliks, në kujtim të serialit “Odiseja”
Është e
vështirë të njohësh në Uliksin me mjekër, heroin e “Odisesë”, serialin që
transmetohet dy herë në muaj në kanalin e 2-të që do të shihni sonte, Bekim
Fehmiun, yllin e “Kam takuar madje ciganë të lumtur”, një film që fitoi çmimin
special të jurisë në 1967 në Kanë.
Belmondo jugosllav (krahasim me aktorin e famshëm francez Jean-Paul Belmondo)
Megjithatë
së shpejti Bekim Fehmiu, 33 vjeç, nuk do të kalojë më pa u vënë re në rrugë :
filmi i tij i parë ndërkombëtar, “Meshkujt”, i frymëzuar nga jeta e
diplomatit-playboy të famshëm latino-amerikan Porfirio Rubirosa, ku ai luan
rolin e tij, del në mars në Shtetet e Bashkuara, në prill në Britaninë e Madhe,
dhe në shtator në Francë. Ndërkohë, ai ka luajtur një western, “Shtylla
kurrizore e Djallit”, dhe në shkurt të 1966 u martua me Branka Petriç, një
aktore jugosllave.
“ Djali ynë,
18 muajsh, quhet Uliks për shkak të rolit tim në serial. Në fakt, unë kam një
grua dhe një të dashur. Po, po, shkruajeni : është e njëjta. Unë vazhdoj
ta konsideroj gruan time si të dashurën time sepse ne të dy jemi kundër
martesës. Ne nënshkruam një kontratë për shkak të së ardhmes së djalit tonë,
dhe pastaj, këtë kontratë, e harruam. Oh ! po, dashuria ime për të (Brankën)
nuk ka kufi !”
Kur ai erdhi
për të prezantuar tri vite më parë në Kanë “Ciganët e lumtur”, Bekim Fehmiun e
quajtën unanimisht “Belmondo jugosllav”.
“— Duhet të
jetë sepse ne ndodhemi në Francë, thotë ai. Belmondo është marrë me boks dhe
unë gjithashtu. Këtë e dëshmon hunda e tij dhe e imja.”
Bekim Fehmiu
është një nga tetë fëmijët e një familje shqiptare, shumë e bashkuar, dhe
asnjëherë nuk është marrë me ndonjë punë tjetër përveç komedisë.
“— Kur
mbusha 16 vjeç, thotë ai, pashë një film në anglisht. Ishte ky moment kur
unë vendosa të bëhem aktor. Pas shkollës së mesme, shkova në Akademinë e
Arteve, por më duhej të prisja një vit për të hyrë aty : Unë flisja vetëm shqip
dhe frëngjisht dhe në akademi, tekstet thuheshin (lexoheshin) në serbisht.”
Ai dëshiron të ketë dymbëdhjetë fëmijë
Ai ka
luajtur gjithçka, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e dy trupave të vendit të
tij, të Teatrit Kombëtar që ngjason me Komedinë-Franceze, dhe të një teatri
avangard. Ndër autorët (personazhet) e shumtë që ka interpretuar bëjnë pjesë:
Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Molieri, Racine, Sartrë, Vojnesko, Pinteri dhe
Dostojevski.
Padyshim,
dhe kjo e bën atë të qeshë shumë, ai u zgjodh çdo vit aktori më i mirë i ri në
Jugosllavi, vend të cilin e përfaqësoi në Teatrin e Kombeve në Sarah-Bernhardt
në 1964.
Problemi i tij i vetëm, aktualisht : ai ka vendosur të ketë dymbëdhjetë fëmijë. Gruaja e tij preferon të ndalet tek i gjashti. / J.W. / KultPlus.com
Java e filmit shqiptar. I ftuar… Mbahej për herë të parë “Java e filmit shqiptar” në Beograd në Shtëpinë e Rinisë. Mezi arrita të shoh fundin e projektimit të njërit prej filmave. Takoj Abdurrahman Shalën, regjisorin e ri Besim Sahatçiu… Më njohën me dy regjisorë të rinj nga Shqipëria, Piro Milkani dhe Dhimitër Anagnosti.
– A do të kishit ardhur tek ne si i ftuar? – më pyet Dhimitri, ai shtatshkurtri me tipare të zeza, i cili studimet e kameras dhe të regjisë i kishte kryer në Leningrad dhe në Moskë.
– Me shumë dëshirë, nëse më ftoni!
Atelie 212. Jam i ulur në bufe me kolegët. Hyn Borisllav Mihajlloviq – Mihizi, një nga intelektualët më të mëdhenj të vendit. “Dëgjova se do të shkosh në Shqipëri. Atje jeton një shkrimtar i madh. Quhet Ismail Kadare. Ka shkruar një roman të mrekullueshëm, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’. Shiko nëse mund të ma sjellësh”.
Erdhi ftesa që të jem i ftuar i “Kinostudios”. Ditë e zymtë. Udhëtova me atë karakatinën e JAT-it. Nga avioni mund të shihet plani urbanistik i Tiranës të projektuar në mënyrë të tillë që të mund të ndjekë rendin e fjalëve “Duçe” (kështu është quajtur Musolini). Aerodromi? Tipik për një vend të vogël dhe të varfër.
Për herë të parë në Tiranë. Procedura me kufitarët e ashpër dhe me doganierët, të cilët ngjasin me aerodromin, shkoi pa vështirësi, sepse më prisnin Dhimitër Anagnosti dhe Pirro Milkani si dhe drejtori i “Kinostudios”.
– A flisni shqip? A njihni njeri në Shqipëri që do të dëshironit të takonit?
Më ndihmuan të sistemoj valixhen time të udhëtimit në bagazhin e automjetit tip “Lada”. Gjatë udhëtimit për në Tiranë, drejtori më pyet përsëri.
– A keni ndonjë dëshirë që do të mund t’ua plotësonim sa jeni në Shqipëri?
– Kam dy. E para, t’i përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga ana e nënës sime, bashkëshortes së Bajram Currit, Dervishe Hanëmit. E dyta, të shoh dashurinë time të parë.
U stepën.
– Ju keni një dashuri të parë në Shqipëri? Si quhet? Prej nga është?
– Nga Shkodra. Quhet Bukuroshe Tahiri. Ka një vëlla, i cili quhet Riza dhe një motër me emrin Safete.
– Mirë! Do të shohim! Më sistemuan në hotel “Dajti” në qendër të qytetit. Më pëlqeu heshtja, pa atë zhurmën e qarkullimit të automjeteve, vetëm ndonjë biçikletë. Tirana duket e bukur. Bulevarde të gjëra, me shumë lule, me pemë anash… Monumenti i Gjergj Kastriotit dominon tërë qendrën. Mikpritësit kishin organizuar shfaqjen e filmit “Odiseja”. Salla e kinemasë e mbushur plot e përplot me të ftuar të përzgjedhur. Duartrokitje dhe pritje njëlloj sikur presin një njeriun e tyre. Me krenari, me gëzim, me ngrohtësi. Filluan vizitat zyrtare. Në Lidhjen e Shkrimtarëve, krahas me të tjerët, njihem me Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin… Ismail Kadareja, intelektual tipik, me syze me skelet metalik, duke dalë më thotë:
– Do të doja t’ju dhuroj romanin tim “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, por kam vetëm versionin në gjuhën frënge.
– Do të më bëhej shumë qejfi.
Më dhuroi bestsellerin e tij me dedikim. Vizitova Akademinë e Arteve. “Kinostudion”. Biseda të thjeshta. Pyetjet, profesionale. Ndjehet kërshëria e tyre, dëshira për të ditur sa më shumë. Pyetjet i bëjnë të përzgjedhurit. Jashtë në rrugë më drejtohet një djalosh me trup atleti, me sy të zinj dhe të mëdhenj, me flokë të zinj të dendur:
– A mund të më jepni një autograf? Unë jam student i vitit të tretë të Akademisë së teatrit. Quhem Timo Flloko. Kam një motër në Jugosllavi. Njerëzit e mi janë nga Peja…
Ata që më shoqëronin ma bënin me shenjë që të nxitoja.
– Ju do të jeni Omar Sharifi shqiptar! – i them djaloshit kur u ndamë.
Durrësi
Durrësi. Teatri. Në hyrje, busti i Aleksandër Moisiut. Marr pjesë për herë të parë në një koncert me këngë e valle. Zëra madhështorë, të shkolluar. Bukuria e atyre valleve të ngadalta për nga ritmi, por dinjitoze dhe, menjëherë më pas shumë të gjalla. Valltarët e veshur me kostume popullore shumëngjyrëshe. Jam i emocionuar, thuajse më zihet fryma dhe jam shumë krenar që po më jepet rasti të shoh këtë bukuri. Më shpunë të njihem me anëtarët e Ansamblit. I përgëzoj dhe i falënderoj që më bënë të përjetoj këtë ndjesi të paharrueshme. Nuk e kisha ditur se në Durrës kishte një amfiteatër, madje edhe i madh sa ai i Koloseut romak. Është zbuluar vetëm një e treta. Shoqëruesit më takuan me arkeologun amator. Dridhet nga emocioni, duke më treguar një varëse të hollë prej ari, ku ishte varur në figurë në formën e gjethes së duhanit. Dridhet sa herë që e prek. Çfarë thesari! Thesar i vërtetë kulturor, shpirtëror. Me sugjerimin e atyre që më shoqëronin, më dhuroi si pa qejf, një kopje të Afërditës të shekullit IV-V p.e.s.
Kruja
Vendlindja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Cili është ky gjeni, i cili arriti që për një çerek shekulli të ndalë fuqinë e pandalshme të Perandorisë Osmane dhe të mos e lejojë depërtimin e saj drejt Perëndimit. Kalaja e Skënderbeut, e cila dominon në tërë kodrën e qytetit, është e rikonstruktuar nga disa pjesë të saj të shekullit XIV.
– Përse përkrenarja e Skënderbeut ka një kokë dhie? – e pyes ciceronin e muzeut.
– Gjatë një beteje Skënderbeu lidhi pishtarë pishe në brirët e dhive, të cilat pastaj i lëshoi para ushtrisë së tij. Turqit u frikësuan “nga kjo ushtri e madhe që po vinte drejt tyre” dhe u tërhoqën. Në shenjë përkujtimi për këtë betejë ai e zbukuroi përkrenaren e tij me kokën e dhisë me brirë.
Sapo hymë në kështjellë, e pyes:
– Përse keni ndërtuar një muze prej alumini e qelqi në një ambient të rrethuar me gurë qindravjeçarë? Keni futur Amerikën në kështjellë.
Në Shkodër
Shkodër. Qytetin nga i cili kam disa kujtime të gjalla, nuk e njoha fare. Hoteli? Një ndërtesë njëkatëshe, një shtëpi e bukur me çardak, oborr dhe bahçe. Më kujtoi shtëpinë e Shaip Pashës në Prizren. Më shpunë tek një zonjë e vjetër, e veja e Bajram Currit, e cila më priste. Shtëpia e saj mbushur me kushërinj dhe miq të ftuar. Dervishe Hanëmi, e dashur dhe e ngrohtë, qëndronte ulur në minder. Në mur, sipër kokës së saj, fotografia e të shoqit. Iu afrova dhe i putha dorën.
– Hedija, gruaja e Ibrahim Fehmiut, së bashku me fëmijët e saj ju dërgojmë përshëndetjet e tyre të përzemërta dhe mu lutën t’ju përqafoj.
Fytyra e saj ndriste si shenjtëreshë. Përqafimi i saj, i butë dhe erëmirë, tamam si prej plake. Më uli afër vetes, duke më mbajtur dorën ndërmjet duarve të saj.
– Cili je ti? – më tha.
– Ai më i vogli, Bekimi – i thashë.
Më pyeti për Dijen dhe të gjithë të tjerët emër për emër. E rrëmbyen kujtimet për të shoqin, për babain tim, e në mënyrë të veçantë për Dijen dhe ato kohë të stuhishme. Fytyrat e të pranishmëve si të përskuqura. Kur u ndamë, bëmë një fotografi për kujtim. Ditë e re. Dolëm për të bërë një shëtitje nëpër Shkodër. Shkodra është e pastër si të gjitha qytetet. Duke shëtitur na afroheshin njerëz. Turma që na shoqëronte po bëhej gjithnjë e më e madhe…
– Çfarë është bërë me dashurinë time të parë, Bukuroshen?
– Për fat të keq nuk arritëm ta gjenim. Nuk ka në Shkodër ndonjë familje me mbiemrin Tahiri.
Duke ecur, vura re dy rrathë të përkryer: njëri me perimetër më të madh dhe tjetri më i vogël brenda tij.
Parada e 1 Majit
Shokët më thonë se duhet të jem i pranishëm në tribunën ku do të jetë edhe Enver Hoxha. Më pyesin nëse pranoj, duke pasur parasysh se mund të kem probleme në vendin ku jetoj. 1 Maji i vitit 1972. Në tribunën para hotel “Dajtit”, ja ku jam edhe unë në rreshtin e parë, i rrethuar nga qindra kinezë të veshur me rroba doku dhe të kopsitura deri në grykë. Nga ana ime e majtë, rreth njëzet metra, Enver Hoxha përshëndet me dorë ata që parakalojnë. Parakaloi edhe ushtria me uniforma ngjyrë kaki dhe e “armatosur” me automatikë. Qëndrimi i tyre ushtarak, rreshtat, nuk më pëlqyen. Përkundrazi. Fytyrën e Enver Hoxhës nuk arrita ta shoh.
Dita e fundit. Teksa shëtisim nëpër bulevard, shokët më flasin për konfliktin dhe ndarjen me Hrushovin dhe BRSS-në, për shkak të të cilit për pak sa nuk kishin vdekur nga uria. Kishin qenë të detyruar ta blinin me ar grurin në Kanada.
– A e patë shokun Enver. Ja tek është. Vetëm dy shoqërues.
E vështrova. Një zotëri i vjetër, veshur me kostum ngjyrë bezhë. Pa kravatë, borselino në kokë, duart pas kurrizit, shëtit ngadalë nëpër bulevardin e zbrazët.
– Përse nuk ka ndonjë sigurim të veçantë?
– Jo! Nuk është nevoja. Nuk ka asnjë rrezik. Populli e do. Shoku Enver banon këtu.
Më treguan një vilë të rrethuar me gjelbërim e lule. Hymë edhe në dy banesa private. Në banesën e parë, të mobiluar thjesht, Dhimitër Anagnosti më njeh me të shoqen, një artiste bukuroshe. Miku i familjes sonë, Ramadan Sokoli, të cilin nuk e njihja, një intelektual i jashtëzakonshëm dhe i cili nuk ishte fort i dashur për regjimin, më dhuroi shiritat e magnetofonit me regjistrime të monologëve të Aleksandër Moisiut. Çfarë dhurate! /KultPlus.com
Nga: Bekim Fehmiu (Pasazhe nga libri me kujtime, “Shkëlqim dhe tmerr” Përktheu: Xhelal Fejza
Memorie.al publikon raportin sekret të Sigurimit të Shtetit i realizuar nëpërmjet Drejtorisë së Zbulimit, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme (Drejtoria e V-të) i cili mban datën 15 maj 1972, ku agjentët e shërbimit të fshehtë survejuan, përgjuan dhe incizuan (me teknikë operative) të gjitha bisedat e aktorit të famshëm shqiptar nga Kosova, Bekim Fehmiu, gjatë periudhës trejavore që ai qëndroi në Shqipëri.
Raporti i Sigurimit të Shtetit për Bekim Fehmiun është si më poshtë:
“Dikur koleksionoja pulla poste. Isha i apasionuar. Prej tyre mësova gjeografinë, historinë. Kisha kuriozitet të mësoja mbi shtete të ndryshme. Por, edhe ishin shumë të bukura. Më pas hoqa dorë, nuk më ngjallnin më interes. Ndërkaq studiova për grafikë, u diplomova në Akademinë e Arteve dhe vijova punën time, fokusuar te grafika, por jam marrë edhe me pikturë e qeramikë. Dikush më tregoi për konkursin e hapur nga Posta Shqiptare dhe unë mora pjesë, fitova dhe kështu nisi ky rrugëtim. Ishte si një rikthim te pasioni i dikurshëm, por në një tjetër formë”, tregon Petraq Papa, që sot është zëvendësdekan në Fakultetin e Arteve Pamore.
Ai nuk di të thotë se sa është numri i pullave që ka realizuar, por e kujton atë të parën, një pullë me katër pamje mbi gjetjet më të reja arkeologjike. Ka preferuar të cekë tema nga më të ndryshmet, por edhe të përzgjedhë. Madje, ai ka realizuar imazhin e pullave të emetuara me rastin e ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri, në vitin 2014. Asokohe ishte “Papa që bëri Papën”. Përtej kënaqësisë që i jep puna, ajo vepër arti në miniaturë shërben për të lidhur njerëzit dhe kjo është një vlerë e shtuar.
Por, një sfidë më vete janë monedhat dhe kartëmonedhat. E nisi me numizmatikën dhe falë një ftese të 10 viteve më parë, provoi edhe kartëmonedhat. Me siguri e keni parasysh kartëmonedhën dy mijë lekëshe, atë ngjyrë violë, që ka për imazh portretin e Gentit, mbretit ilir. Ndryshe nga imazhi i çdo figure tjetër, ai i Gentit nuk ishte edhe aq i thjeshtë për t’u realizuar.
“Realizimi i një imazhi shoqërohet gjithnjë nga një studim paraprak. Skicimi është momenti i fundit. Nuk skicoj çfarë më vjen në mendje. Mund të mendoj shumë gjatë për të, i skicoj në kokë. Janë lexime, konsultime me studiues, historianë, arkeologë… Në rastin e Gentit nuk ishte aq e thjeshtë, pasi nuk ekziston një imazh i tij. Ndaj më duhej të studioja periudhën, mënyrën se si vishej sëra e tij, si e mbanin kapelën. Një punë që zgjati 2-3 muaj. Në ndihmë më erdhi vetëm një kopje e një monedhe shumë të vogël bronzi, që quhet mulazh, e cila, e gërryer nga koha, jepte vetëm një siluetë të zbehtë të tij. Por unë e imagjinova dhe ndërtova një imazh dhe u pëlqye”.
Petraq Papa na zbulon ca “sekrete” mbi imazhet e kartëmonedhave. Është një komision në Bankën e Shqipërisë, që merr vendimin për hedhjen në qarkullim të një monedhe apo kartëmonedhe me një vlerë të caktuar, përcakton imazhin, madje edhe ngjyrën. Për këto të fundit, sipas tij, është preferuar t’i qasen euros. Pas dy mijë lekëshit, Petraq Papa ka fituar konkursin e një tjetër prerjeje, kësaj here më të madhe. Bëhet fjalë për atë me vlerë 10 mijë lekë dhe që pritet të hidhet në qarkullim.
“Tashmë mund ta them, nuk është më sekret. Dhjetë mijë lekëshi do të dalë me imazhin e Asdrenit. Kishte kohë që diskutohej dalja e kësaj prerjeje dhe u rikthye sërish si ide dhe u zgjodh imazhi i poetit. Po ashtu kam mësuar se shumë shpejt do të hidhet në qarkullim gjithë seria e kartëmonedhave, e rifreskuar. Janë të njëjtët personazhe, por disi më e moderuar. Duke qenë se janë krijuar në periudha të ndryshme, kishte një lloj papërputhshmërie, kurse tani ato dalin më të unifikuara në prerje, dizajn”, thotë ai.
Ndoshta për shumicën e njerëzve nuk ka rëndësi se çfarë imazhesh ka leku, mjaft që t’i hyjë në punë, por Papa thotë se e ka një lidhje psikologjike me ngjyrën apo imazhin e tij. Ndaj dhe ai kujdeset që gjithçka të jetë e menduar deri në detaje, të dukshëm dhe të padukshëm. Në gjithë morinë e kartëmonedhave, vlerëson shilingën austriake, që për të ishte një perlë, lirën, dhrahminë, mbushur me elementë të kulturës dhe historisë së vendeve të ndryshme. Sa i takon kartëmonedhave të para ’90-ës, Papa thotë se “pavarësisht elementeve ideologjikë, patetizmave me kallëza gruri, aksioniste, traktorë, ka pasur edhe kartëmonedha të mira, si 10-lekëshi apo 50-lekëshi.
Por, pavarësisht propagandës, më pëlqenin se kishin unicitet dhe kualiteti i printimit ka qenë shumë i mirë. Deri sa mbanim marrëdhënie të mira me Kinën, ato prodhoheshin atje. Deri në vitet ’90 shtypeshin edhe këtu”.
Mes kartëmonedhave e pullave të postës ka edhe nga ato që nuk janë shpallur fituese, megjithatë ai i trajton si vepra arti dhe ndonjë ditë do t’i ekspozojë. Sidomos pullat e postës, do t’i mbledhë në një ekspozitë dedikuar studentëve. “Dua të bëj një ekspozitë shumë të mirë. Qëllimi im nuk është që të vlerësohet puna ime, por që ata të shohim se ka edhe një tjetër mundësi ku ata të mund të provojnë… Nuk merren fare me filateli dhe do të ishte mirë të drejtoheshin edhe aty, të merrnin pjesë nëpër konkurse. Duket sikur janë vetëm dy emra që i kanë marrë në dorë… Por nuk ka vetëm çmime të para. Nxitja nuk mungon”.
Ndër mjeshtrit e dizenjimit të pullave, për elegancën, linjën, ai vlerëson piktorin Naxhi Bakalli, mësuesin e tij, por shpreson shumë edhe te studentët, te ata që do të jenë edhe trashëgimtarët e “zanatit”. /“Sekrete mjeshtërie – ”Ministria e Kulturës e Shqipërisë/ KultPlus.com
Bekim Fehmiu, në karrierën e tij ka luajtur role të natyrave të ndryshme, përcjell KultPlus.
Fehmiu luajti mes tjerash në një film ku ai dallon për natyrën e performancës.
Filmi erotik Salon Kitty, i vitit 1976, me regji të Tinto Brass, sjell aktorin shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu në rolin e Piloti të forcave ajrore gjermane (Luftwaffei), me temë Luftën e Dytë Botërore, një koproduksion i shtetit italian, francez dhe ish-Gjermanisë perëndimore.
Krahas Fehmiut, në
film luajnë edhe Helmut Berger, Ingrid Thulin, Teresa Ann Savoy, Stefano Satta
Flores, Sara Sperati etj.
Filmi 130 minutësh
tregon mbi fenomenin e salloneve të prostitucionit, të shfrytëzuar nga grupi SS
si infiltrim për marrjen e informacioneve dhe asgjësimin e pjesëtarëve të
ushtrisë naziste.
Bekim Fehmiu në këtë film të Tinto Brass-it paraqitet në rolin e pilotit të forcës ajrore gjermane (Luftwaffei) dhe të dashurit të Margherita-s, që e vizitonte sallonin prej kohës, dhe aventurat që i kalonte aty.
I bazuar në romanin me të njëjtin emër nga Peter Norden që mbulon ngjarjen reale të incidentit në Sallonin e prostitucionit Kitty, ku shërbimi i inteligjencës së SS-ve mori bordelin dhe të gjitha prostitutat u zëvendësuan me spiune të infiltruara për marrjen e informacioneve të antarëve të partisë dhe ushtrisë naziste dhe personaliteteve të huaja, që frekuentonin aty. Kitty, pronarja e sallonit është e detyruar dhe pajtohet që vajzat e salloni të dëbohen dhe të zëvendësohen me ato që zyra e partisë naziste kishte vendosur.
Margherita (Teresa Ann
Savoy) pasi e zbulon projektin e SS-ve, ku rezultonte me vdekjen e Hans Reiter
(Bekim Fehmiu), ajo planifikon me Kitty-n që ta shpëtonin pilotin e forcave
ajrore, Hans Reiter-in dhe Wallenbergun (komandanti nazist) ta vendosin në
kurth, duke e bërë që të shprehët se gjithçka tek nazistet është e fëlliqur,
dhe që synon që hierarkinë e lartë të partisë naziste ta eliminoi dhe të krijoj
sistem të ri në parti.
Monthly Film Bulletin e vlerësoi filmin erotik të regjisorit Tinto Brass si një skenar që përmban vlera estetike, por që përmban edhe perversion të vazhdueshëm, duke kërkuar që të braktiset kjo temë./KultPlus.com
Publicisti dhe gazetari Fahri Musliu, miku i aktorit shqiptar që luajti në filmat e hapësirës së ish Jugosllavisë, Bekim Fehmiu, yllit të parë nga Evropa Juglindore në Hollywood gjatë Luftës së Ftohtë, pas promovimit të monografisë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” në Shkup, ka folur për të arriturat e aktorit shqiptar, sfidat, shkakun e vetëvrasjes së tij në moshën 74-vjeçare si dhe respektimin e emrit të tij në ditët e sotme.
Musliu, i cili për një kohë të gjatë ka raportuar nga
Beogradi për mediat ndërkombëtare dhe ato shqipe, po ashtu ishte i pari që
raportoi për vdekjen e Bekim Fehmiut. Ai me Fehmiun është njohur në vitet e
80-ta, ndërsa shoqërimi i tij më i ngushtë ka filluar në vitet e 90-ta e deri
në vdekjen e në vitin 2010.
Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Musliu thotë se
jeta e aktorit shqiptar është interesante, sepse ka lindur në Sarajevë në vitin
1936, është shpërngulur në Shkodër, ka jetuar në Prizren, ka filluar karrierën
e tij në Prishtinë dhe ka arritur kulmin e sukseseve në Beograd.
“Është interesante jeta e Bekimit, sepse ka lindur në
Sarajevë, ku ka emigruar familja e tij pasi ka qenë e përndjekur prej pushtetit
të atëhershëm jugosllav, por pastaj edhe prej Mbretit Zog të Shqipërisë, për
shkak të aktiviteteve politike që i ka bërë babai i tij, Ibrahim Fehmiu, i cili
ka qenë punëtor i madh i arsimit dhe një njeri me vizione të përgjithshme
humane”, shprehet Musliu.
Pasi në vitin 1955 kalon nga Prizreni në Prishtinë, ku
pranohet si aktor profesionist i teatrit të atëhershëm krahinor, me ndihmën e
vëllait të tij, i cili ishte student në Beograd, Fehmiu bindet që në vitin 1956
të regjistrojë Fakultetin e Dramës dhe Filmit në Beograd, ku pas katër vitesh
arrin të përfundojë studimet me sukses. Menjëherë pas studimeve, ai punësohet
si aktor profesionist në teatrin jugosllav të dramës, ndërsa në vitin 1966
shkëputet nga teatri dhe fillon të orientohet në film dhe me filmin “Mbledhësit
e Puplave” (Skuplači Perja) atij i hapen dyert e perëndimit dhe famës botërore,
film i cili vitin e kalur në 50 vjetorin e tij u shpall filmi më i mirë
jugosllav i kohërave.
Musliu shpjegon se edhe pse miku i tij arriti në Hollywood,
atje ai nuk u afirmua edhe aq sa priste për shkaqe politike dhe mbështetjen që
kishte aktori për pushtetin komunist jugosllav.
“Për shkak të kritikës filmike të gazetarëve amerikanë dhe
për shkaqe politike Bekimi nuk ia arriti që të depërtojë në Hollywood në
mënyrën si e mendonte ai, edhe pse ai e ka arritur kulmin e vet në film çfarë
nuk e kanë arritur aktorët e ish-sistemeve komuniste. Bekimi është aktori i parë
nga bota komuniste i cili depërton të luaj në perëndim”, tha Musliu, duke
shtuar se nga kritika e mediave amerikane Fehmiu u vlerësua si aktor i cili nuk
heq dorë nga “ideologjia komuniste”, thotë Musliu.
Fehmiu kërkoi të luajë filmin e Skenderbeut, por roli iu refezua dhe iu dha një rusi
Siç thotë Musliu, Fehmiu i cili ka luajtur në rreth 50
filma, më tepër është i preferuar në filmat italianë, ku ka luajtur më shumë
filma, por thekson se ai ka luajtur edhe filma tjerë duke interpretuar në nëntë
gjuhë, si në produksione jugosllave, gjermane, polake, spanjolle e arabe.
Mirëpo, aktori shqiptar nuk arriti të luaj në asnjë film në
gjuhën e tij amtare, sepse sipas Musliut, në produksionet shqiptare ka munguar
profesionalizmi dhe vullneti i mirë, gjë që ka penguar Fehmiun të luaj në filma
shqip, edhe pse në dy filma ka filluar, por më pas ka hequr dorë.
“Bekimi nuk ka mundur të pranojë që të luaj diku ku ka
improvizime, ku nuk ka profesionalizëm, ndershmëri e përgjegjësi. Ai ka bërë
një përpjekje të luaj në filmin ‘Kur pranvera vonohet’, shtatë muaj ka punuar
në atë film si aktor dhe regjisor, por duke i parë lojërat që janë bërë pas
perdes ai ka hequr dorë. Ai ka bërë përpjekje të luaj edhe në një film tjetër
‘Njeriu prej dheut’, por përsëri edhe ajo ka qenë një lojë ku qëllimi ka qenë
përfitimi material”, thekson Musliu.
Më tej, duke u shprehur se Fehmiut i ka interesuar vetëm
profesionalizmi dhe cilësia e punës, Musliu thotë se Fehmiu ka pasur dëshirë të
madhe dhe ka kërkuar që të luaj filmin e Skenderbeut, por një gjë e tillë i
ishte refuzuar.
“Dëshira e tij tjetër ka qenë të luaj Skenderbeun, mirëpo
qeveria shqiptare në vitet e 70-ta nuk pranoi për shkaqe ideologjike, sepse
Bekimi ka kritikuar politikën e atëhershme në Shqipëri dhe ka lavdëruar
politikën e Jugosllavisë, për shkak të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe të
gjitha fushave të jetës”, thekson Musliu.
Fehmiu nuk njihet nga rinia shqiptare, sepse veprat e tij
nuk shfaqen në hapësirat shqiptare
Musliu thekson se Fehmiu ndërkombëtarisht njihet mjaftueshëm,
por se në hapësirat shqiptare nuk njihet aq sa duhet pasi që në publikun
shqiptar nuk shfaqen filmat e tij. Ai shton se “asnjë televizion shtetëror, as
në Shqipëri, as në Kosovë, as në Maqedoni, nuk shfaqin filmat e Bekim Fehmiut”.
“Fatkeqësisht Bekim Fehmiu në qarqe ndërkombëtare, ato
jugosllave po flas Serbi, Kroaci dhe Bosnjë, qarqet evropiane, sidomos në
Itali, vlerësohet jashtëzakonisht lart si një ndër aktorët më të mëdhenj të
Ballkanit. Mirëpo, në hapësirën shqiptare nuk vlerësohet dhe në një farë mënyrë
injorohet, sidomos nga pushteti, qoftë ai qendror apo lokal. Rinia shqiptare
kudo qoftë nuk e di se kush është Bekim Fehmiu”, thotë Musliu.
Sipas tij, rinisë shqiptare duhet t’i ofrohen informacione
që të njohin Bekim Fehmiun, pasi kjo rini ka dëgjuar emrin Bekim Fehmiu, por
nuk i dinë veprat e tij dhe me çfarë profesioni është marrë.
Libri i autobiografisë së Fehmiut duhet të përkthehet në
gjuhën turke
Rreth nëntë muaj para se Fehmiu të kryejë vetëvrasje, pësoi
një sulm në tru, gjë e cila ndikoi në të pamurit e tij dhe në aftësinë për t’u
kujdesur për veten. Sipas Musliut, Fehmiut i pengonte të jetë barrë e dikujt
tjetër dhe kjo gjë ndikoi që ai të kryejë vetëvrasjen.
“Unë jam dëshmitar i drejtpërdrejtë pasi disa minuta pasi ka
ndodhur tragjedia kam biseduar me gruan e tij dhe i pari e kam dhënë lajmin në
të gjitha mediat shqiptare. Ai e ka përgatitur vdekjen në mënyrë profesionale.
E ka përcjell gruan të shkojë në parukeri dhe ndërkohë ka përgatitur shtratin
dhe dy letra lamtumirëse. Ka rënë në shtrat, është mbuluar, e ka vendosur
pistolën në kokë dhe kur është kthyer gruaja pas një ore e ka gjetur të
vdekur”, shpjegon Musliu.
Bekim Fehmiu, thotë Musliu, nuk ka dashur të varroset si çdo
njeri tjetër, por ka kërkuar të varroset pa kurrfarë ceremonie, trupi i tij të
digjet dhe pluhuri të derdhet në lumin Lumbardhi të Prizrenit, nëpërmjet të
cilit “trupi dhe shpirti i tij të udhëtojë në mbarë botën”. Kështu që, familja
e tij e respektuan dëshirën e Fehmiut dhe trupi i tij përfundoi në këtë mënyrë.
Prizreni është qyteti i prejardhjes së Fehmiut. Musliu thotë
se edhe pse ishte aktor jugosllav ai asnjëherë nuk e ka mohuar se është me
prejardhje shqiptare nga Prizreni, por edhe e ka lavdëruar këtë qytet duke e
krahasuar me Parisin. Në librin autobiografik të tij “E shkëlqyer dhe e
tmerrshme” përmendet qyteti i Prizrenit, i cili vlerësohet si një qytet
multietnik dhe multikulturor.
“Unë do të insistoj që ai libër të botohet në gjuhën turke,
për arsye se aty përmend shumë figura, doktorë e profesorë që janë shokë të
tij, por në ndërkohë kanë shkuar në Turqi dhe atje jetojnë. Ai libër duhet të
përkthehet edhe në gjuhën turke, ku Prizreni prezantohet si një qytet multikulturor
dhe multietnik”, tha Musliu.
Kush ishte Bekim Fehmiu?
Bekim Fehmiu ka lindur më 1 qershor të vitit 1936, ndërsa u
nda nga jeta më 15 qershor të vitit 2010. Ai ishte një aktor jugosllav me
prejardhje shqiptare dhe aktori i parë i Evropës Lindore që luajti në Hollywood
gjatë Luftës së Ftohtë.
Ai lindi në Sarajevë ku jetoi dy vite në një familje
shqiptare nga Gjakova e Kosovës. Gjatë rrugës për t’u kthyer në vendlindje,
familja Fehmiu u ndal në Shkodër ku jetoi disa vjet, ndërsa në vitin 1941 u
zhvendos në Prizren, ku Bekimi e kaloi fëmijërinë e tij. Ai ishte pjesë e
aktrimit në shkollën e mesme në Prizren dhe pas diplomimit u bë anëtar i
Teatrit Popullur të Qarkut në Prishtinë. Në vitin 1960 ai u diplomua në
Fakultetin e Arteve të Dramës në Beograd.
Në vitet e 60-ta, ai arriti suksese të mëdha duke luajtur në
filmat “Even Met Happy Gypsies”, Dino De Laurentiis, “The Odyssey”, me të cilat
ka fituar çmime të shumta dhe është propozuar për Oscar. Në karrierën e tij ka
luajtur në rreth 50 filma ndërsa filmi i fundit ishte ai “Genghis Khan” në
vitin 1992, por ai nuk përfundoi për shkaqe të problemeve financiare.
Fehmiu u martua me aktoren serbe Branka Petrić. Çifti kishte
dy djem, Hedon dhe Uliks dhe banonin në Zvezdara të Beogradit. Uliks Fehmiu po
ashtu është aktor.
Thënie të Bekim Fehmiut mbi jetën, punën, profesionin, karakteret njerëzore…të nxjerra nga libri i tij autobiografik “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, që përgatiti Fahri Musliu.
“Kur për herë të parë erdha në Beograd nga Prizreni, njëra
nga detyrat e mia ka qenë ta luftoj famën e cila akoma kishte mbetur nga e
kaluara tek disa njerëz, se shqiptari mund të jetë vetëm ‘shqiptar’ hamall i
qymyrit, pastrues, se as mund të jetë edhe aktor akademik. Duke shkuar në botën
e jashtme, kam dashur ta kundërshtoj famën mbi Jugosllavinë, e cila ka qenë rezultat
i anës së propagandës jo qëllimmirë. Kam dashur të tregoj se ne nuk ecim me
thika në bel dhe në opinga, porse krejt normal mund të gjendemi edhe në ‘të
mirat’ e asaj bote të tyre”, shkruan sot Koha Ditore.
“Qëllimi im ka qenë që t’i tregoj botës se edhe një shqiptar
i vogël mund të jetë njeri i mirë dhe punëtor i mirë. Mirëpo këtë nuk e kam
marrë në mënyrë fantastike e të krenohem tash se kush e di çfarë bëra, jo.
Qëllimi im ka qenë ta bind dikë se mund të ecim ne përpara, të zhvillohemi dhe
t’i japim kontribut shoqërisë, prandaj dihet se kontributin tim edhe po të dojë
dikush nuk mund ta mohojë”.
“Unë e gjenerata ime kemi pasur ideale, e kemi pasur cakun
përpara dhe ia kemi parashtruar vetes: ta arrijmë atë me qëllim që t’ia bëjmë
të mirën vetes e po ashtu edhe kombit”.
“As bomba atomike s’është më e fuqishme se dituria. Nëse
bëhemi të ditur mund ta zotërojmë edhe bombën atomike. S’është më violenca,
pushka e thika jo, vetëm dituria, e për të arritur deri te ajo duhet punë”.
“Unë jam i dashuruar i teatrit, jo i teatrit në vetvete, por
i teatrit si krijimtari artistike që jeton konstant. Dhe pikërisht duke e pasur
këtë ndjenjë, atë çast kur qysh moti, moti e hetova se faktorët artistikë po
nisin ta thyejnë dashurinë time ndaj teatrit, e kam braktisur. E që do të
thoshte Sartri ‘kush humb, fiton’, ndoshta edhe kam humbur për faktin që nuk
kam luajtur 17 vjet, por kam fituar me atë që e kam ruajtur atë dashuri të
madhe – teatrin”.
Roli i romit ‘Beli Bora’, në filmin “Mbledhësit e puplave”, në festivalin e Kanës, më 1967, i nominuar edhe për Çmimin “Oskar”, ia hapi dyert e kinematografisë botërore, kurse seriali televiziv ODISEU (1968) e bëri të famshëm, për çka edhe kërkohej nga regjisorë e producentë të njohur në filmat e të cilëve luajti role kryesore bashkë me aktorë më të mëdhenj të filmit, shkruan KultPlus.
Ishte aktori i pare që e shpërtheu perden e hekurt të diktaturës komuniste të Evropës Lindore, dhe luajti në shumë filma e seriale televizive. Aktori në shumë gjuhë në ish republikat jugosllave, Itali (ku ishte më i njohur), SHBA, Gjermani, Francë, Çekosllovaki, Tunizi… Ndërsa filmat e tij u shfaqen në të gjitha kontinentet dhe të titulluar në gjuhë të ndryshme.
Por jo njëjtë kishin menduar deputetët e Kuvendit të Kosovës, që në krye me Jakup Krasniqin patën refuzuar të mbanin një minutë heshtje për vdekjen e aktorit të përmasave të mëdha. Një arsyetim që patën nxjerrë në atë kohë, ishte se propozimet e tilla duhet të kalojnë nëpër procedura. /KultPlus.com
“Njeriu këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, për të cilën Bekim Fehmiu e kishte lënë testament që të recitohej në mbledhjen komemorative në Prishtinë.
Unë kam shkelur në gjak deri në gju Dhe ëndrra më nuk kam. Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerë Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur. Unë jam i etshëm për ajër, qumësht Dhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi. Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë Dhe nuk kam ditur pse? Vëllanë armik të madh e kam quajtur Dhe jam sulur në errësirë përpara duke klithur Dhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami Fluturojnë në ferr. Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjeban Të dashurën grua ma përqafon Se si vërshima pullazin ma shpartallon Dhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem. Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumësht Dhe pakëz vesë, Vesë të bardhë mëngjesi Të tjerat i paqit për nder.
Aktori shqiptar Bekim Fehmiu i cili ishte një aktor me përmasa ndërkombëtare, shumë herë ka marë vëmendjen e kolegëve të tij, shkruan KultPlus.
Në këtë video të realizuar më herët shihet duke kënduar aktori i njohur Rade Serbedzija dhe Miroslav Tadic, këngë kjo e cila i dedikohet aktorit të madh Bekim Fehmiu. Kjo këngë titullohet “Pjesma za Bekima”, dhe tingujt e kësaj kënge janë mjaftë melankolike/KultPlus.com
Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë, që thonë se ashtu lindin njerëzit me fat. Më 1939 u transferua në Shkodër, kurse kah mesi i vitit 1941 në Prizren. Si nxënës i gjimnazit të Prizrenit i bëri hapat e parë të aktrimit në Shoqërinë “Agimi” dhe Teatrin e qytetit, kurse më 1955 u pranua si aktor profesional në Teatrin Popullor Krahinor në Prishtinë.
Ëndërronte të bëhej aktor i madh dhe i njohur në botë, prandaj në vjeshtë të vitit 1956, pas dhënies së provimit pranues, regjistrohet në Akademinë për Teatër e Film në Beograd, në klasën e profesorit Mata Millosheviq, ku diplomon më 1960, me notën më të lartë dhe bëhet aktori i pare shqiptar me akademi. Menjëherë u pranua në Teatrin Jugosllav të Dramës, në Beograd, ku në një konkurrencë tejet të madhe nuk ishte lehtë që një shqiptar të fitonte role të mëdha, por edhe ato dytësore që i luante, shquhej me talentin e tij të rrallë. Rolet e personazheve më të njohura të dramave: Hamletin, Riçadrin e tretë, Otelon, etj…i luante në banesë, vetëm, pa publik.
Roli
i romit ‘Beli Bora’, në filmin “Mbledhësit e puplave”, në festivalin e Kanës,
më 1967, i nominuar edhe për Çmimin “Oskar”, ia hapi dyert e kinematografisë
botërore, kurse seriali televiziv ODISEU (1968) e bëri të famshëm, për çka edhe
kërkohej nga regjisorë e producentë të njohur në filmat e të cilëve luajti role
kryesore bashkë me aktorë më të mëdhenj të filmit. Ishte aktori i pare që e
shpërtheu perden e hekurt të diktaturës komuniste të Evropës Lindore, dhe
luajti në shumë filma e seriale televizive. Aktori në shumë gjuhë në ish
republikat jugosllave, Itali (ku ishte më i njohur), SHBA, Gjermani, Francë,
Çekosllovaki, Tunizi… Ndërsa filmat e tij u shfaqen në të gjitha kontinentet
dhe të titulluar në gjuhë të ndryshme.
E
arriti kulmin në profesion dhe u bë njëri nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë
të filmit në shekullin XX, me përmasa botërore. Por nuk aktroi në shqip që
mbeti ëndrra e tij e parealizuar.
Kishte jetë të Odiseut. E luajti aktin e fundit të dramës që quhet JETË, (15.06.2010)
por prapa perdes, pa publik: skenarist, regjisor dhe aktor kryesor i së cilës
ishte ai vet!!!
Dhe serish u kthye në Prizren, prej nga u mis në vjeshtën e vitit 1956, në
urnën me hirin e trupit që, sipas dëshirës së tij, të hidhet në lumin Bistricë,
përmes tij do të derdhej në Drin e Bunë dhe të arrijë në Detin Adriatik, dhe
detet e oqeanet tjera të botës… ODISEU iu kthye Itakës: UJIT, DHEUT dhe QIELLIT
të PRIZRENIT të cilin e ka dashur aq shumë, por ai nuk ia ktheu këtë dashuri…
Ishte kjo estetika e jetës dhe e vdekjes së aktorit të madh…
Mbeti
HESHTJA me të cilën BEKIMI ka jetuar gjatë 20 viteve të fundit. Dhe kujtimi i
amshueshëm por edhe injorimi i çuditshëm, që vazhdon t’i bëhet atij nga
pushtetet e nivelit lokal e qendror të Kosovës, edhe në këtë vit jubilar!
Shqiptarët ta falin çdo gjë, por suksesin JO.
Të vetin e vrasin dy herë (të gjallë e të vdekur), kurse të huajin e lartësojnë
në majat më të larta!
Por shkëlqimi i figurës dhe veprës së Bekimit nuk do të zbehet kurrë. Bekim Fehmiu ka vdekw pikwrisht më 15 qershor, para nëntë viteve në Beograd./KultPlus.com
“Njeriu
këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, për të cilën Bekim Fehmiu e kishte
lënë testament që të recitohej në mbledhjen komemorative në Prishtinë.
Unë kam shkelur në gjak deri në gju Dhe ëndrra më nuk kam. Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerë Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur. Unë jam i etshëm për ajër, qumësht Dhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi. Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë Dhe nuk kam ditur pse? Vëllanë armik të madh e kam quajtur Dhe jam sulur në errësirë përpara duke klithur Dhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami Fluturojnë në ferr. Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjeban Të dashurën grua ma përqafon Se si vërshima pullazin ma shpartallon Dhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem. Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumësht Dhe pakëz vesë, Vesë të bardhë mëngjesi Të tjerat i paqit për nder.
Uliks Fehmiu, në një tekst të botuar në ‘Filozofskimagazin.wordpress.com’, rrëfen shkurt dhe bukur historinë e të atit, aktorit të madh, Bekim Fehmiu.
Për të folur për të atin tim, Bekim Fehmiun, më duhet së pari të flas pak për gjyshin tim Ibrahimin. I lindur në vitin 1982, në Gjakovë, në një familje tregtarësh dhe intelektualësh, ka përfunduar shkollën për mësues dhe medresen në Shkup. Biografia e gjyshit tim më shkurt mund të rrëfehet në shembujt e emrave të fëmijëve të tij të cilët i kishte emëruar personalisht, duke u munduar që këta emra të jenë shqiptar (në vend të emrave turqisht dhe arabisht, që ishin të zakonshëm), emra që në mënyrë simbolike flasin për idealet të cilat i kishte ndjekur.
E bija më e vjetër, Besa – fjalë e nderuar, betim dhe një
lloj shenje mbrojtëse te shqiptarët; Shpresa – shpresa për ditë më të mira për
popullin shqiptar; Bashkim – i biri i parë – bashkimi i popullit shqiptar;
Arsim – edukimi i popullit; Fatmir – fati i mirë për popullin; im atë Bekim –
bekim për popullin; Afërdita – mëngjesi është afër popullit shqiptar; Luljeta –
lulja e jetës.
Me libër dhe me pushkë në dorë, ka qenë dora e djathtë e Bajram Currit, udhëheqësit të kryengritjes se shqiptarëve kundër turkut, në vitin 1912. Si njeri ndër mësuesit e parë shqiptar, i dedikohet edukimit të popullit dhe hapjes se shkollave si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë pushteti serbo – malazez e dënon me vdekje. Në kohën e Mbretërisë se Jugosllavisë, e ndjekin si mbështetës i Bajram Currit dhe i Fan Stilian Nolit. Gjyshin e ndjek edhe kryetari i Shqipërisë Ahmet Zogu, kërkon peng për kokën e tij mija dukat. Në vitin 1929 është arrestuar dhe izoluar në Valevë. Për këtë kohë, familja e tij jeton në Gjakovë, për t’u depërtuar të gjithë së bashku në Sarajevë, në vitin 1931, ku përveç tre fëmijëve të lindur, vijnë në jetë djemtë Arsimi, Fatmiri dhe, në vitin 1936, i ati im Bekimi.
Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga italianet,
kalojnë në Shkodër ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku
edhe i lind e bija Afërdita. Pas rënies se Mbretërisë se Jugosllavisë në vitin
1941 familja kthehet në Kosovë, në Prizren, ku ai vazhdon punën edukative dhe
patriotike. E arrestojnë edhe gjermanët. As në kohën e re të Jugosllavisë
Socialiste nuk ndalet rrethi i golgotës ndaj familjes Fehmiu. Gjyshin e
arrestojnë dhe pas një procesi të montuar dënohet. Pas lirimit nga burgu vdes
shpejt në vitin 1951.
Gjyshja ime Hedija, e lindur në Gjakovë në vitin 1908, ka ndjekur rrugën e gjyshit dhe të gjitha problemet. I ati im mendon se nuk ka gjetur mjaft fjalë adekuate për të përshkruar e gjithë atë që ka duruar dhe ka bërë nëna e tij. Gjenerata e babait tim Bekimit është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit e cila tërë shkollimin e ka kryer në gjuhën shqipe – nga shkolla fillore deri te gjimnazi. Pas gjimnazit babai bëhët anëtar i dramës shqipe në teatrin kombëtar rajonal – teatri i vetëm profesional në Prishtinë (përkatësisht në Kosovë). Akademinë e teatrit në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit dhe drejtorit të njohur Mate Milosheviq. Kalon provimin dhe pranohet me kushtin që të mësojë gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës i ndan bursë, por mallkimi të cilin e kanë shënuar “zotërat” politik në familjen Fehmiu e ka kapluar edhe babanë tim. Pas dy muajve ia ndërpresin bursën. Fal rektorit të Akademisë Dushan Matiq fiton shkollimin deri në fund të studimeve.
Shpejt e mëson gjuhën serbo-kroate, që në vitin 1960 të bëhet anëtari i rregullt i teatrit më të mirë – i teatrit të dramës jugosllave. Edhe në ditët e sotme profesorët në akademinë e teatrit (Fakulteti i arteve dramatike) e përmendin babanë tim si shembull i talentit të jashtëzakonshëm dhe pas gjithash student i çmuar, dhe unë si student i po të njëjtit fakultet i kam dëgjuar këto. Deri në vitin 1967, kur jep dorëheqje në teatrin e dramës jugosllave për shkak të trajtimit të keq, bëhët artist i lirë, ka luajtur më shumë se 40 episode, role dytësore dhe disa kryesore, duke përfshirë edhe rolet në Atelje 212. Dy herë ka qenë asistent i regjisë te profesori Milosheviq në Rikardin III dhe Otkriću Dobrice Ćosića. Xhiron edhe filmat Roj, Put, Tople godine, Protest, Deps, Pavle Pavloviq etj.
Pas suksesit të madhë të filmit ‘Skupljači perja’ (Mbledhësi i puplave) me regji të Aleksander Petroviqit, ku luan rolin kryesor – Beli Bor (filmi është lauruar me dy çmime në festivalin e filmit Cannes në vitin 1967 dhe është nominuar për Oskar në vitin 1968.), fillon karriera e tij ndërkombëtare dhe bëhet ylli i parë botëror nga ky rajon dhe nënshkruan marrëveshjen shumëvjeçare me producentin italian Dino de Laurentis. Bëhët krenaria e ish Jugosllavisë. Kryesisht xhiron në Evropë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Ka luajtur në gjuhën shqipe, serbo-kroatisht, maqedonisht, rome, turqisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën italiane.
Edhe sot shikohen filmat e njohur dhe serialet televizive në
të cilat ka luajtur, siç janë Odiseja e Homerit me Irena Papas, Avanturistët me
Candice Bergen dhe Olivia de Havilland, ku ka luajtur rolin kryesor – pleibojin
Porfirija Rubiros, Dezerter me John Huston, me Richard Crenn, Chuck Connorsom;
Licenca për të vrarë me Avom Gardner, Dirko Bogard, Timothyje Dalton…, Java e
zezë e John Frankenheimera me Martheo Keller, Libera, dashuria ime me Claudio
Cardinale, Salon Kitty me Ingrid Thulin, Helmut Berger…dhe shumë tjerë.
Për të fituar rolin kryesor në produksionin e filmit
multibuxhetor të Paramountoves Avanturistët (The Adventurers, 1969), me regji
të Leëis Gilbert i është dashur të mësoj gjuhën angleze për 10 javë. Rolin e ka
fituar në vitin 1968, kur kam lindur unë. Në nder të babait tim është
organizuar pritje e madhe në hotelin Pierre në New York ku është ai, në
shoqërinë e yjeve tjerë të filmit Avanturistët (Me Olivia de Havilland, Candice
Bergen, Anna Moffo, Ernest Borgine, Ferndando Reyom, Rossano Brazzije, Charles
Aznavouro…), me ftesa të veçanta të zgjedhura është prezantuar si ylli i ri i
filmit. Në këtë rast babai im ka mbajtur të stilizuar kostumin kombëtar shqiptar.
Ka xhiruar më shumë se pesëdhjetë filma në shumicën e tyre ka luajtur rolet kryesore. Në shenj proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe përhapjen e urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im në vitin 1987 demonstrativisht lëshon shfaqjen në Beograd Madam Kollontaj(Agnete Pleijel) ku demonstron rolin e Leninit dhe Stalinit dhe përshëndetët publikisht me aktivitetet artistike në ish Jugosllavi.
Roli i fundit të cilin e ka luajtur për televizionin italian
ka qenë Josipi i shenjt në filmin Djali me emrin Isus (Un bambino di nome Gesù,
1987.) me regji të Franc Rossi, i cili është shfaqur edhe në televizionin
amerikan. Skenaristi dhe producenti Francesco Saardamagli ka thënë : “Bekim
Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet komuniste lindore i cili ka
xhiruar në perëndim, përreth 20 vite, duke gdhendur perden e hekurt, deri te
shfaqja e Gorbaçovit dhe rënia e murit të Berlinit.”
Filmi i fundit të cilin e ka xhiruar është Gjingis
Kan(Gengis Khan, 1992.) me regji të Kena Annakin në të cilin ka luajtur edhe
Charlton Heston.
Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e parë e
shekullit XX, babai im aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë
të shek XX.
Shpërbërja e Jugosllavisë, luftë e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi disavjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë kanë bërë më shumë që babai im të tërhiqet. Është tërhequr nga skena, çka për aktorin është agjenti më i fuqishëm dhe më i bukur. Është tërhequr në heshtje – në protestë, Hamleti kishte thënë “…ka mbetur heshtja”./KultPlus.com
Bekim Fehmiu ose më qartë aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit në krah të Irene Papas, njohur nga shqiptarët më vonë si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972.
Ishte akoma një kohë “liberalizmi” dhe akoma nuk kishte filluar goditja vdekjeprurëse artit dhe kulturës në Shqipëri nga Enver Hoxha, e në këtë fazë, është lejuar edhe vizita e një aktori të tillë të madh, në vëndin më të izoluar ndoshta të të gjithë botës. Në një fletë të muzeut të atëhershëm në Shkodër, në datën 30 prill 1972, aktori i madh shqiptar shkruan me dashuri për Shkodrën: Jam i lumtur që mbas tridhjetë e nji vjetë të gjindem në Shkodër, në qytet ku kam kaluar vitet e para të fëminisë s’ime, rrajët kishin qënë të thella dhe të pa shpërngulta…..Bekim Ibrahim Fehmiu….Shkodër me 30-Prill. 1972.
Një gjuhë e bukur në një shqipe të veriut dhe sidomos shprehja “
të pa shpërngulta” në atë kohë ishin shumë domethënëse për të gjithë ato që
kishin mundësi ti lexonin. Një dedikim dhe përshtypje e ndjerë e një kosovari “gjysëm
shkodran” me origjinë nga Gjakova, që kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë së
tij dhe fillimin e shkollës në qytetin e Shkodrës. I jati tij Ibrahim Fehmiu, i
lidhur me patriotët anti serbë, por edhe me një përndjekje të gjatë, ka qenë
një mësues si në vitet 20-të, por edhe një qytetar i Shkodrës në vitin 39-të
dhe drejtor didaktik i shkollave fillore.
Sikundër thotë dhe djali i
aktorit të madh që tashmë nuk jeton Uliksi, emrat e fëmijëve të Ibrahimit ishin
vënë kështu: Vajza më e madhe u quajt Besa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj
shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të
mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të
shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin;
Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër
për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës.
Afërdita është edhe vajza që ka lindur në Shkodër. Por një pjesë e
madhe e fëmijëve kanë qënë në shkollë në qytetin e madh verior në
shkollën “Skanderbeg” të lagjes Rus. Bekimi është larguar nga Shkodra në vitin
41 dhe në këtë mënyrë ai shkruan i qartë dhe mungesën prej 31 vitesh në qytetin
ku ka mësuar për herë të parë të lexojë.
Në Shkodër në atë kohë, edhe pse me një kujdes të madh nga ana e
autoriteteve si të partisë e cila kontrollonte gjithshka dhe më në prapavijë
atyre të sigurimit, e kanë pritur me një gëzim dhe respekt të madh njerzit,
sidomos ato të kulturës dhe artit. E gjithë trupa e teatrit “Migjeni” dhe pjesët
intelektuale të qytetit, por dhe kulturës në veçanti, kanë mundur të jenë afër
tij. Shoqëruesi i përhershëm i Fehmiut ka qënë drejtori i atëhershëm i teatrit
Jovan Vojushi që nuk jetom më. Fehmiu i veshur në mënyrë të kohës, por tepër
serioz, ka dalë në disa dhjetra foto me të ndjerët Serafin Fanku e Tano
Banushi, Vitore Nino e Bep Shiroka, por edhe Bik Pepa e Mërgim Muhja si dhe të
tjerë, të cilët nuk janë më. Janë në foto në një gëzim të veçantë shumë artistë
të skenës shqiptare, letrarë dhe kompozitorë e këngëtarë të Shkodrës.
Janë në foto me Fehmiun, Fadil Kraja, Esat Kola, Ymer Bala dhe Katrina
Biga, Bik Ndoja dhe Mark Kaftalli, Paulin Preka dhe i riu Zef Deda në atë kohë,
e vogla e asaj kohe Violeta Zefi, por dhe Bruno Shllaku etj etj. Me aktorin e
madh janë shumë e shumë artistë, dhe patjetër Fehmiu ka takuar ose më mirë të
themi është lejuar të takojë edhe qytetarë të ndryshëm në rrugët e Shkodrës. Ai
ka takuar edhe bashkëshorten e Bajram Currit dhe familjen e saj në Shkodër, ka
vizituar Muzeun e Shkodrës, dhe ka takuar shumë njerëz të historisë dhe
letrave, në mes tyre edhe prof Karahman Ulqinin, por edhe shumë të tjerë, dhe
është interesuar në mënyrë të veçantë për historinë. Në një nga sektorët ku ka
qënë edhe historia e Gjergj Kastriotit, Fehmiu i emocionuar shumë, ka kujtuar
se “duhet një film i madh i luajtur nga një shqiptar për Skënderbun” dhe nga
kjo batutë, ka dalë edhe e thëna e asaj kohe, se Bekim Fehmiu, ka kërkuar të
luajë Skënderbun.
Në fakt, Fehmiu ka treguar se nuk ka një film për Skënderbeun, të luajtur
nga një shqiptar, duke ditur se aktori i filmit të realizuar kryesisht nga
sovjetikët, ishte një aktor gjeorgjan. Vizita e Fehmiut, ka bërë një bujë të
madhe në qytetin e Shkodrës dhe duhet thënë se në atë kohë një aktor i tillë, i
përmasave të mëdha, që kishte luajtur një nga filmat më të realizuar për
“Odisenë”, është parë edhe me interesin e madh të një “lirie” dhe kontakti me
botën. Fehmiu ka vizituar edhe në shtëpinë e dikurshme, dhe është interesuar
edhe për të dhëna të tjera mbi familjen dhe sidomos të jatin e tij.
Është interesuar për të shkuarën e familjes dhe miqësitë e dikurshme, apo edhe për emra të komshive. Bekim Fehmiu në atë kohë pinte shumë cigare, dhe në një rast i kanë afruar një cigare nga markat e reja të prodhimit të fabrikës së Shkodrës, e batuta e asaj rradhe ka qënë sipas njerzve prezent në takimet me të: Ky po, që është duhan i fortë, dhe i pastër si vetë ky qytet. Një ditë mbas Bekim Fehmiu mori pjesë në tribunë në paradën e “1 Majit” në Tiranë dhe normalisht që tërhoqi vëmëndjen e madhe të njerzve, që vizitën e tij, e shikonin si një premisë të një lëshimi nga diktatura.